Tag: Vlorë

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 12.7%.
    Bashkia Vlorë: 8.26%
    Bashkia Berat: 12.79%
    Bashkia Cërrik: 18.3%
    Bashkia Mat: 28.46%
    Bashkia Tepelenë: 24.96%
    Klikoni këtu për të parë rezultatet në kohë reale

    Top Channel

  • Zgjedhje nën ujë! Rilindja kërkon të qeverisë Vlorën mes kaosit e përmbytjeve

    Zgjedhje nën ujë! Rilindja kërkon të qeverisë Vlorën mes kaosit e përmbytjeve

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe zona të banuara, duke krijuar kaos në qarkullim dhe vështirësi serioze për qytetarët.

    Përveç rrugëve kryesore të qytetit, uji ka depërtuar edhe në disa qendra votimi, ku qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të ushtruar të drejtën e votës.

    Situata ka ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në këto zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Vlorës.

    LEXO EDHE: Të moshuarit në Vlorë të zhgënjyer: S’votojmë më, po lozim domino në lulishte

    Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të përmbytura dhe qendra votimi ku uji ka hyrë brenda ambienteve, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.

    LEXO EDHE: 30 vjet pa rrugë dhe kanalizime, banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë

    Në një ditë që duhet të garantonte transparencë dhe normalitet në procesin zgjedhor, Vlora është zhytur nën ujë, ndërsa “Rilindja” kërkon të vazhdojë të qeverisë qytetin edhe mes përmbytjes dhe kaosit.

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa është numri i votuesve për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 14:00

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa është numri i votuesve për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 14:00 ishte 13.39 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:
    Berat – 14.16%
    Votues të regjistruar – 82.161 votues

     
    Vlorë – 9.62 %
    Votues të regjistruar – 171.895 votues
    Cërrik – 20.38%
    Votues të regjistruar – 38. 724 votues
    Mat – 31.13%
    Votues të regjistruar – 29. 092 votues
    Tepelenë – 26.67%
    Votues të regjistruar – 12.667 votues
     

  • Ç’po ndodh në Vlorë, vetëm 9.24 % kanë votuar?!

    Ç’po ndodh në Vlorë, vetëm 9.24 % kanë votuar?!

    Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në pesë bashki, Vlorë, Mat, Berat, Cerrik, Berat dhe Tepelenë. Por deri në ora 14.00 në Bashkinë e Vlorës ka votuar vetëm 9.24 %, një gjë e pandodhur ndonjëherë, kur priten edhe 3 orë që mbyllen qendrat e votimit.
    Ndërkohë i shqetsuar ka qenë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka postuar një status ku bën thirrje për të dalë në votime, por duke iu kujtuar se votoni për kandidatët e PS. Ka reaguar menjëherë kreu i KQZ, Celibashi i cili ka thënë se sot nuk lejohet asnjë thirrje për të votuar kandidatë të caktuar.
    Sido të jetë fakti që Vlora ka 9.24 % votues deri më tani, ka alarmuar partitë politike në Tiranë.

  • Java politike në Shqipëri: Vendimi për Veliajn, publikimi i buxhetit 2026 dhe miratimi i ‘Barazisë Gjinore’

    Java politike në Shqipëri: Vendimi për Veliajn, publikimi i buxhetit 2026 dhe miratimi i ‘Barazisë Gjinore’

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës!
    Gjykata Kushtetuese rrëzoi me 5 vota pro dhe 3 kundër dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Në arsyetimin e bërë nga Gjykata thuhet se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë shkelur Kushtetutën kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muajsh.
    Një ditë pas vendimit të Kushtetueses reagoi edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën X. Rama theksoi se kushdo që ka në dorë të ndihmojë zgjidhjen e ngërçit në Bashkinë e Tiranës duhet të ketë parasysh se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim. Pak ditë më pas reagoi edhe vetë Veliaj me një mesazh në rrjetet sociale. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.

    Pas vendimit të Kushtetueses, Rama thirri një mbledhje urgjente në selinë rozë me deputetët e Tiranës, ku iu kërkoi që të jenë gati në çdo kohë për zgjedhjet në kryeqytet. Këtë javë, KQZ-ja publikoi shpenzimet e partive politike për zgjedhjet e 11 majit. Raporti i KQZ-së zbuloi se Partia Socialiste ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, ndërsa Partia Demokratike ka shpenzuar 213,060,301 lekë.
    Ndërkohë, u zbulua edhe shifra e pagesës për Chris LaCivitën, si konsulent i opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Ai është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Fatura e tij ndezi debat publik lidhur me shpenzimet e bëra, përfshirë hotelin dhe shërbime ekstra si masazhi.
    Gjithashtu, këtë javë qeveria publikoi buxhetin për vitin 2026. Projektbuxheti është programuar në vlerën 8.8 miliardë lekë, rreth 1 miliard euro më shumë se në vitin 2025.
    Nga kjo shifër, 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, 135 milionë euro për rimbursimin e medikamenteve, ndërsa fondi për rindërtimin do të jetë 50 milionë euro. Pas publikimit të projektbuxhetit reagoi Rama, i cili u shpreh se nga janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit paga minimale do të shkojë 700 euro.
    Të enjten, SPAK publikoi dosjen penale për ministren e Infrastrukturës dhe njëkohësisht zëvendëskryeministren Belinda Balluku, lidhur me tenderin për Tunelin e Llogarasë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku e kishte të përcaktuar fituesin e tenderit për tunelin, që ishin dy kompani turke, të cilat u shpallën fituese me ofertë rreth 170 milionë euro.
    E gjithë skema është zbuluar përmes komunikimet mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, përmes aplikacionit Signal. Sipas SPAK, komunikimet mes tyre kanë vërtetuar se Balluku ka “mbikëqyrur” çdo hap deri në shpalljen e fituesit të tenderit.
    SPAK e ka njoftuar Ballukun për akuzën penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.” Këtë javë u mbajt seanca në Parlament, ku u miratua me 77 vota pro projektligji për “Barazinë Gjinore”.
    Ky projektligj “ndezi” Kuvendin, pasi opozita deklaroi se ai dëmton thelbin e familjes, ndërsa mazhoranca sqaroi se ligji njeh vetëm burrë dhe grua. Ndërkohë që brenda zhvillohej seanca, jashtë ambienteve të Parlamentit qytetarët protestuan kundër këtij projektligji, duke argumentuar se ai cenon familjen tradicionale.
    Ndërsa sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki: Vlorë, Mat Tepelenë, Berat dhe Cërrik, ku 334,539 votues do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj për këto bashki./ZËRI

  • Çifti shqiptar: Erdhëm nga Italia për të votuar në Vlorë, por emri ynë nuk gjendet në listat e votuesve

    Çifti shqiptar: Erdhëm nga Italia për të votuar në Vlorë, por emri ynë nuk gjendet në listat e votuesve

    Një çift emigrantësh, banues vetëm 100 metra larg shkollës 9 Vjeçare 28 Nëntori, nuk mund të ushtronte të drejtën e votës, edhe pse ka votuar çdo herë në këtë qendër.
    Çifti kishte ardhur enkas nga Italia për të votuar në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Vlorë, por u njoftua se emri i tyre nuk gjendej në listat e votuesve.
    Ata shprehen të zhgënjyer pasi nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kishin te drejtë për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.
    ‘Erdhëm këtu për të votuar, por emri ynë nuk gjendet në listën e votuesve. Do kthehemi në Itali pa votuar’- tregojnë ata.
    Sipas tyre, ky incident tregon probleme serioze në administrimin e zgjedhjeve, që mund të ndikojnë në besimin e qytetarëve ndaj procesit dhe në pjesëmarrjen masive.
    Ylli Meçaj  është artist vlonjat i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora, apo të Skënderbeut.

  • Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

    Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore është e ulët. Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ, deri në orën 14:00 votuan 13.82% e zgjedhësve ose 29 948 qytetarë.
    Mati është bashkia me numërin më të lartë të pjesëmarrjes me 31.50% të zgjedhësve, ndërsa Vlora është bashkia me numrin më të ulët, ku kanë votuar vetëm 9.38% e zgjedhësve.
    Mati ndiqet nga Tepelena ku kanë votuar 27.7% e zgjedhësve, ndërsa në Cërrik pjesëmarrja është 20.35%, në Berat 14.3%.
    Nga të dhënat e ndara nga KQZ, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim i përkasin grumpmoshës plus 65. Vihet re një interes i ulët i të rinjve për të votuar.

  • Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit

    Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit

    Qytetarët në pesë bashki të vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat nisën sot në orën 07:00. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja ka arritur 13.39%, ndërsa pritet që rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00 për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bashkia Mat ka deri në këto momente pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, e ndjekur nga bashkia Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Vlorë.
    Numri i qytetarëve me të drejtë vote në secilën bashki është për Vlorën 172 mijë, Beratin mbi 82 mijë, Cërrikun rreth 39 mijë, Mat mbi 29 mijë dhe Tepelenë mbi 12,600.
    Në këto zgjedhje, kandidatët kanë hedhur votat e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë masivisht. Gjatë deklaratave për media, edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka raportuar për një proces të qetë dhe pa problematika.
    Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini  përballë Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, si dhe anëtarit të këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.
    Për bashkinë e Beratit, në garë sot janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i mbështetur nga opozita Pavlo Shkarpa.
    Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socilaist Altin Bojni dhe Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.
    Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me dy kandidatët e pavarur, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
    Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.
    Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë një mandat njëvjeçar e gjysmë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.

  • Zgjedhjet e pjesshme/ Balla ndan foton e veçantë me vajzën e tij dhe u bën thirrje qytetarëve: Dilni votoni kandidatët tanë

    Zgjedhjet e pjesshme/ Balla ndan foton e veçantë me vajzën e tij dhe u bën thirrje qytetarëve: Dilni votoni kandidatët tanë

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe votë për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me vajzën e tij Melani, Balla u thekson se prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës ‘po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë’.
    “Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, tha Balla.
    Sipas Ballës, qeveria dhe mazhoranca socialiste po zbatojnë një plan të qëndrueshëm për përmirësimin e standardit të jetesës, duke e përkthyer këtë në rezultate konkrete për qytetarët.
    “Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht”, deklaroi Balla në postimin e tij shoqëruar me një foto me të bijën, që simbolizon të ardhmen.
    Në vijim, kreu i grupit parlamentar të PS-së ftoi qytetarët që të dalin në votime dhe të mbështesin kandidatët socialistë në pesë bashkitë ku sot zhvillohet procesi:
    Brunilda Mersini (Vlorë)
    Ervin Ceca (Berat)
    Florenc Doka (Cërrik)
    Altin Bojni (Mat)
    Gramoz Sako (Tepelenë)
    Ai e mbylli duke thënë “Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

    Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

    Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%.

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.
    “Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pa shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar probleme që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13%.Pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.
    Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket grupmoshës 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm.
    Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të Qendrave të votimit. Ishte një diskutim për një lokal në Mat pranë QV por janë bare që nuk janë zyra të partive politike, e kemi sqaruar ketë situatë me përfaqësuesit”-u shpreh Celibashi.

    Top Channel