Tag: vlora

  • Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

    Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

    Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.

  • Rama nxjerr pamjet nga Vlora: Këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

    Rama nxjerr pamjet nga Vlora: Këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

    Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje nga Vlora dhe thotë se të dielën, më 9 nëntor, do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie.
    “Dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Kandidati i pavarur, Gjergji Nika paralajmëron: Do ketë surpriza të mëdha në Bashkinë Vlorë

    Kandidati i pavarur, Gjergji Nika paralajmëron: Do ketë surpriza të mëdha në Bashkinë Vlorë

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, është shprehur se në zgjedhjet e 9 nëntorit do të ketë surpriza. Nika tha se nëse do të ketë një ndërgjegjësim qytetar, Vlora thyhet kollaj.
    Nika tha gjithashtu se në garën për Bashkinë e Vlorës mbështetet nga qytetarët, nga demokratët dhe militantët e PD-së, si dhe nga gjithë struktura e Partisë Demokratike.
    Ai shtoi po ashtu se ka pasur lojëra dhe presione politike në mënyrë që ai të mos regjistrohej në zgjedhje, por në fund sipas tij, Kolegji Zgjedhor vendosi 5 me 0 që ai të vijonte garën.
    “Unë kam një mision për të fituar Bashkinë e Vlorës, nuk kam mision për të thyer as njërin e as tjetrin. Kanë qenë presionet politike që e kanë çuar KQZ dhe KAS në atë vendimmarrje, pasi rasti im ishte i pastër që unë duhet të regjistrohesha duke qenë anëtar i Këshillit Bashkiak.
    Lojërat e tyre teknike, por Kolegji Zgjedhor vendosi sot 5 me 0 për të më futur në garë dhe për të vazhduar garën. Unë besoj se Vlora, nëse qytetarët janë të ndërgjegjësuar, mund të thyhet. Në 27 vite Vlorën e kanë drejtuar rreth 15 vite doktorë dhe nuk ka nevojë sërish për një doktor. Vlora ka nevojë për një analizë shumë të thellë.
    Në këtë garë më mbështesin qytetarët, demokratët dhe gjithë struktura e PD-së. Unë ta garantoj që Vlora do ketë supriza të këndshme positive dhe ta garantoj që nëse ka një ndërgjegjësim qytetar, nëse zgjedhjet bëhen në mënyrë korrekte dhe nuk ka abuzime dhe manipulime me votat, Bashkia e Vlorës thyhet shumë kollaj”, tha mes të tjerash Nika.

  • Gjergji Nika: Do ketë surpriza të mëdha në Vlorë, më mbështet gjithë struktura e PD-së

    Gjergji Nika: Do ketë surpriza të mëdha në Vlorë, më mbështet gjithë struktura e PD-së

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, është shprehur se në zgjedhjet e 9 nëntorit do të ketë surpriza.
    Komentet Nika i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se nëse do të ketë një ndërgjegjësim qytetar, Vlora thyhet kollaj.
    Nika tha gjithashtu se në garën për Bashkinë e Vlorës mbështetet nga qytetarët, nga demokratët dhe militantët e PD-së, si dhe nga gjithë struktura e Partisë Demokratike.
    Ai shtoi po ashtu se ka pasur lojëra dhe presione politike në mënyrë që ai të mos regjistrohej në zgjedhje, por në fund sipas tij, Kolegji Zgjedhor vendosi 5 me 0 që ai të vijonte garën.
    “Unë kam një mission për të fituar Bashkinë e Vlorës, nuk kam mision për të thyer as njërin e as tjetrin. Kanë qenë presionet politike që e kanë çuar KQZ dhe KAS në atë vendimmarrje, pasi rasti im ishte i pastër që unë duhe të regjistrohesha duke qenë anëtar i Këshillit Bashkiak.
    Lojërat e tyre teknike, por Kolegji Zgjedhor vendosi sot 5 me 0 për të më futur në garë dhe për të vazhduar garën. Unë besoj se Vlora, nëse qytetarët janë të ndërgjegjësuar, mund të thyhet. Në 27 vite Vlorën e kanë drejtuar rreth 15 vite doktorë dhe nuk ka nevojë sërish për një doktor. Vlora ka nevojë për një analizë shumë të thellë.
    Në këtë garë më mbështesin qytetarët, demokratët dhe gjithë struktura e PD-së. Unë ta garantoj që Vlora do ketë supriza të këndshme positive dhe ta garantoj që nëse ka një ndërgjegjësim qytetar, nëse zgjedhjet bëhen në mënyrë korrekte dhe nuk ka abuzime dhe manipulime me votat, Bashkia e Vlorës thyhet shumë kollaj”, tha mes të tjerash Nika.

  • Emri/ Nëntë kilogramë kanabis dhe kokainë, arrestohet 27-vjeçari nga Vlora

    Emri/ Nëntë kilogramë kanabis dhe kokainë, arrestohet 27-vjeçari nga Vlora

    Një 27-vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike.

    Arion Sherifit iu gjetën dhe sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.
    “Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, cannabis dhe sende të tjera të kundërligjshme“, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • ‘S’i besojnë më PS’/ Sota: Imorale dhe e turpshme të jesh pranë qytetarëve vetëm në fushatë, Vlora ka nevojë për përmbysje të këtij sistemi!

    ‘S’i besojnë më PS’/ Sota: Imorale dhe e turpshme të jesh pranë qytetarëve vetëm në fushatë, Vlora ka nevojë për përmbysje të këtij sistemi!

    Kandidati i pavarur që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor për Bashkinë e Vlorës, Dionis Sota shprehet se kandidatura e tij, vjen si një qëllim për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që sipas tij ka lodhur Vlorën dhe qytetarët e saj.

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Sota thotë se qyteti bregdetar ka arritur në një pikë, ku jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset nuk po ecin dot me këtë lloj fryme, duke rrezikuar edhe shpopullimin e Vlorës dita-ditës.

    Sipas tij, në Vlorë nuk po flitet më për emigrim masiv, pasi qyteti po boshatiset çdo vit që kalon.

    Sota u ndal edhe te kundërshtarët e tij politik, për të cilët pati rezerva, kur tha se për qytetin duhet të bëhet gjithçka në çdo ditë dhe jo vetëm në kohë fushate.

    Nuk flitet për emigrimin masiv, sot Vlora më bosh se çdo vit që kalon. Duhet folur shumë thellë për këtë, e për të bërë këtë analizë se si duhet të kthehet e ardhmja e këtij qyteti. Kam implementuar në program, në 6-mujorin e parë kam implementuar start-up e rinisë. 100-200 mln lekë të vjetra, 50 mln lekë për çdo të ri që vjen e sjell projekte për biznese, të rinjve u ka humbur shpresa. Por vritet besimi, krijimtaria për ta çuar përpara, është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Vlorës, pasi rinia është ajo që do marrë fatet e qytetit në dorë në të ardhmen.

    Çmimet e apartamenteve po rriten, njeriu e shikon të ardhmen aty ku ka suport të punës, të ardhurave e financave. Kërkon  edhe një shtëpi për familje të shëndetshme, dhe me çmime të përballueshme. Bashkia ka në dorë që në bashkëpunim me bankat të krijojë e studiojë zonat ku ka akses bashkia, për të krijuar Vlorën e re.  

    Jam ofruar për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që s’funksionon më  dhe Vlora është lodhur. Ka arritur në një situatë për bizneset e Vlorës që s’ecet më me këtë frymë e sistem që sa vjen e po shpopullon Vlorën. Le të jetë një shtysë për t’u kthyer besimin, për t’u bërë pjesë e aktive e qeveri-bërjes së Vlorës. Pozicioni im është opozitar, s’i shikoj me ngjyra. Për mua ndahen në njerëz me vlera që kanë të drejtë të kontribuojnë për qytetin e tyre.

    S’më pëlqen fushata dhe deklarata nga socialistët e Vlorës sot, kur thonë se jemi pa gjumë për fushatë. Është turp. Çfarë do premtoni në 12 vjet pushtet. Janë imorale të shprehesh ato. Do ta ëndërroja që Vlora të ishte në atë lloj niveli. Qytetarët s’u besojnë më. Është turp të shantazhosh e luash me psikologjinë e njerëzve. E turpshme, të rrish pa gjumë kur Vlora kishte nevojë, të përveshësh mënget e të bëhesh një me punonjësit se ku çalojnë gjërat. Qoftë kryebashkiak apo çdo lloj pozicioni, ulem të dëgjoj kritikat.

    Dua që Vlora të ketë besim të madh, bashkia të marrë autoritetin real që i takon një bashkie. Kohët e fundit janë ndërruar 3 kryetarë dhe i ka nxjerrë po kryeminstri, u ka drejtuar gishtin dhe i ka çuar në një pikë… Qytetarët e Vlorës e populli ka votuar për atë, kryebashkiaku është autoriteti dhe dinjiteti i Vlorës. Jam këtu jo për ego personale, në momentin që ka një alternativë përbashkuese, kam qenë gjithmonë i hapur, jam gati gjithmonë ta mbështes këtë alternativë në mënyrë të shëndetshme e pozitive.

  • “Vlora është mësuar me Serbinë që në 87”! Vasil Ruci flet për Kombëtaren? Armando Broja? E mbani mend treshen Benzema-Ronaldo-Bale…

    “Vlora është mësuar me Serbinë që në 87”! Vasil Ruci flet për Kombëtaren? Armando Broja? E mbani mend treshen Benzema-Ronaldo-Bale…

    Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Legjenda e futbollit shqiptar është ndalur gjatë te Kombëtarja dhe te elementi Armando Broja duke mbështetur paksa idenë e trajnerit Silvinjo dhe duke thënë se ky lojtar nuk duhet të luajë me patjetër në qendër.
    “Real Madridi ka pasur dikur Benzema-Ronaldo-Bale, të tre vertikalizues. Broja nuk është e thënë me patjetër të luajë qendërsulmues, mund të luajë edhe në krahë, varet nga kundërshtari që ne kemi. Broja fiton territor mbrapa shpine të kundërshtarit, është lojtari ynë më i mirë që fiton territor me vrapim dhe me driblim.
    Prandaj thashë që varet nga kundërshtari që kemi përballë. Unë kam kohë që them duhet të jenë tre përpara dhe duhet të jemi gjithë kohën në presing, që të mos i lëmë asnjë mundësi Andorrës që të na hap punë. Andorrës nuk duhet t’i japësh kurrë frymë dhe mundësi, duhet të luajmë me Andorrën si luhet me Andorrën. Si ishte java në Vlorë pas Serbisë? Vlora është mësuar me Serbinë, është mësuar shpejt që në 1987. Për mua Kombëtarja po arrin të formojë personalitete në fushë. Për mua Shehu dhe Laci janë një dyshe fantastike. Shehu 27-vjec? Edhe Platini 27-vjec u evidentua te Juventusi”, tha Vata. /Sport Ekspres/?

  • Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” të Vlorës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës dhe më gjerë.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa tymi i dendur dhe me përbërje toksike ka mbuluar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.
    Banorët e zonës i janë drejtuar mediave dhe autoriteteve me shqetësimin për ndotjen masive të ajrit dhe pasojat që mund të ketë për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme respiratore.
    Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve, që prej vitesh përbëjnë një burim të vazhdueshëm rreziku.
     

  • Kërkoi dëmshpërblimin, policia procedon të riun nga Vlora

    Kërkoi dëmshpërblimin, policia procedon të riun nga Vlora

    Një 27-vjeçar nga Vlora, David Dani, është proceduar penalisht nga policia pasi një ditë më parë ndërhyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar dëmshpërblimin që, sipas tij, i takon prej prishjes së pronës 5 vite më parë.
    I riu, i indinjuar nga mosveprimi i autoriteteve, hyri në sallë dhe me tone të forta kërkoi të drejtën e tij për shpronësim, duke shprehur pakënaqësinë për vonesat dhe mungesën e zgjidhjes nga Bashkia.
    Në vend që të merreshin me shqetësimin e tij, policia vendosi ta procedojë për veprën penale “prishja e qetësisë publike”. Kallëzimi është bërë nga një punonjëse e Policisë Bashkiake, e cila deklaroi se i riu kishte hyrë pa leje në sallë, duke ndërprerë për disa minuta mbledhjen.
    Lexo edhe kete: 
    Vlorë/ I riu futet në Këshillin Bashkiak: Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë – VIDEO