Tag: vlora

  • Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës

    Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës

    Nga Tomor Merko
    Të dielën, 9 nëntor, për herë të parë në historinë e qytetit një grua, Vlora zgjodhi Bruna Mersinin qytetare të parë, me 78.44% të votave, në pjesëmarrje 12.54%, shifër që askush nuk e parashikoi në këtë nivel. Bruna Mersini ishte zgjedhja më e fortë përballë konkurrentëve. Por në ditën e zgjedhjeve Vlora bërtiti me heshtjen më të rëndë e të qartë që një vend mund të flasë.
    Nuk ishte thjesht pjesëmarrje e ulët a mospjesëmarrje masive. Ishte braktisje e plotë për një proces që qytetarët nuk e ndjejnë më si të tyre. As pushteti që fiton prej popullit, nuk i pa qytetarët e vet si bashkëpunëtorët që e kanë besuar e që do t’u kërkonte ta besonin sërish.
    Ky raport nuk u krijua as sot, as me një ditë. U bënë shumë muaj e disa vite. Dita e diel nuk ishte apati, por është akt mosbesimi që dhemb, ndaj këtyre sjelljeve politike që kanë humbur çdo lidhje me realitetin e me njerëzit që kërkon të përfaqësojë.
    Ku ishin deputetët e Vlorës që vetëm në 11 maj të këtij viti, morën nga qytetarët vlonjatë besim personal me 27.453 vota? (Këtu nuk llogaritet asnjë nga deputetët që patën mundësi të hynin pa garë, por që, si parlamentarë me peshë që mendohet të jenë, duhet të kishin ndikimin e tyre në sfidën vendore. A patën ndikim? Asfare nuk duket).
    Vështirë të besosh se qytetarët që u besuan votën në 11 maj, i harruan të votuarit e tyre. Përkundrazi. Mezi presin t’i takojnë. Por jo, ishin ata vetë që i neglizhuan për t’i pasur sërish bashkëpunëtorë e votëbesues për kandidaten e subjektit PS.
    Sepse nuk e ndjenë këtë sfidë si të vetën.
    Pse? Për disa arsye:
    Mbase edhe sepse nuk ishin pro kësaj zgjedhjeje. Zakonisht në Vlorë, po edhe gjithandej ndër shtëpitë e socialistëve në gjithë Shqipërinë, ka reagime të tilla mospranuese, por në këtë masë, askund jo.
    Mbase edhe sepse e ndjenë se qytetarët e Vlorës janë të lodhur prej vitesh nga gjendja e drobitur, fizike e shpirtërore. Këtë zgjedhje kandidature, thuajse masivisht, nuk e panë si përfaqësimin më të duhur të vendit të tyre. E menduan vetëm si instrument të politikës së brendshme, të largët nga nevojat reale të njerëzve.
    Mbase vlonjatët panë dhe ndjenë shumë këtë herë.
    Dhe kush jeton në Vlorë e kupton lehtë këtë ndjesi…
    “Strukturat që s’u ndjenë”
    Po strukturat e reja ku ishin?
    Mos vallë njerëzit, qofshin edhe të strukturave, nuk e duan tronditjen e përhershme e të vazhdueshme? Duan qëndrueshmëri, sepse vetëm kështu lind besueshmëria.
    Prej vitesh, brenda shtëpisë socialiste, janë lëvizur strukturat me argumentin e “energjizimit”, por shpesh është harruar se energjia pa drejtim nuk ndërton besim. Ndryshimet e imponuara brenda partisë, në një kohë të pamjaftueshme, strukturat e reja që zëvendësuan të vjetrat krejtësisht, s’kanë krijuar besim. Jo nga paaftësia a mungesa e dëshirës për të qenë pjesë e niveleve të larta drejtuese të PS – Vlorë, por nga koha e maturuar dhe e pamjaftueshme për të qenë aty për një kohë të caktuar, për t’u njohur, për t’u pranuar, për të kuptuar e për të bashkëpunuar me të tjerë, më të vjetër a më të rinj. Është proces besimi, nuk është çast e as buton që dikush e shkel brenda çastit.
    Është koha të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të rikthejmë besimin!
    “Forunet”
    a.
    Ku ishte Forumi i Gruas sidomos kur duhej mbështetur një kandidate grua?
    Fjalët për fuqizimin e grave dhe dobinë e mbështetjes për to, janë pjesë e çdo fjalimi e takimi politik. Por munguan aty ku duhet të ishin më të dukshme; në terren, në përballje, në veprim, në mbështetje konkrete me prani, me ndihmë.
    Një kandidate grua, përballë një qyteti që ka nevojë për frymë të re, duhet të ishte e mbështetur fort nga vajzat e gratë e forumit e nëpërmjet tyre edhe më vertikalisht, në masën e gjerë të grave vlonjate. Por përmbylli ditët e fushatës dhe e quajti të kryer me sukses detyrën. Forumi i gruas socialiste e di sa mundet, nëse do ta dijë!
    b.
    Rinia mungoi. Zëri i rinisë në këtë garë mungoi. Sepse nuk mjafton të mburremi me të rinjtë tanë. Duhet t’i dëgjojmë e t’i vëmë në ballë kur vjen koha që ata të dëshmohen. Duhet të bëjmë më shumë, shumë më shumë akoma që të mos lejojmë të rriten me ne, e prej nesh të mësojnë mllefet e luftës për pushtet. Kur gara është pa shpirt rinor, qyteti ndihet i heshtur.
    U zgjua Vlora nga lodhja dhe mungesa e besimit?
    Gjendja e qytetit është bërë pasqyrë e lodhjes së madhe që nuk lidhet vetëm me rrugët e shkatërruara, projektet e pambaruara apo punët e lëna përgjysmë. Lodhje edhe më të madhe është ndjesia hijerëndë e qytetit që nuk dëgjohet, që nuk ndihet. Se për Vlorën vendosin të tjerët, se pushteti i lartë e sheh si dosje që hapet vetëm para zgjedhjeve.
    Administrata vendore që afron qytetarin me pushtetin e votës që i ka dhënë, është kthyer në mur mosbesimi. Arroganca, mungesa e shërbimit, mungesa e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, kanë gërryer çdo lidhje emocionale mes njerëzve dhe pushtetit vendor.
    Mënyra e ikjes njëri pas tjetrit të kryetarëve të Bashkisë – Vlorë, që nga Shpëtim Gjika, te Dritan Leli e deri te Ermal Dredha, mënyra e linçimit përmes përjashtimit apo denigrimit publik, ka krijuar një plagë të thellë politike dhe qytetare në Vlorë. Ka humbur besimi se mund të ketë ndonjë drejtues që ta përfaqësojë me dinjitet qytetin, pa u ndëshkuar më vonë nga të vetët. Vlora është ndjerë e përjashtuar edhe nga zëri i vet politik.
    Në të vërtetë është vendi që dinjitetin e ka identitet, s’kërkon më ndere, kërkon dinjitetin që ofron.
    Kandidatja u pranua apo u refuzua nga qytetarët?
    Bruna Mersini është emër që njihet mes profesionalizmit, si drejtuese dhe menaxhere skrupuloze. Ka fituar respekt dhe besim për gatishmërinë dhe për punën në drejtimin e spitalit. Njihet si grua e vendosur dhe ambicioze, është ngjitur në karrierë duke kërkuar, duke punuar e duke investuar.
    Po jo edhe për komunikimin. Profili i saj shoqërohet, dallon për perceptime të ftohta në marrëdhëniet me njerëzit. Dëgjon jo pak herë të thuhet: “është jo e shëndetshme të punosh me të.” E zonja dhe e përgatitur, por e perceptuar si arrogante dhe e largët, Bruna Mersini nuk arriti të fitojë plotësisht besimin, zemrën e qytetit që e kërkon përfaqësimin e vet më shumë mirëkuptim, sesa me autoritet.
    Vlora nuk e pranon arrogancën në asnjë formë dhe nga askush, ndaj e shpërfilli me heshtje dhe bojkot, si armë të forta qytetare.
    Organizimi i munguar i fushatës: shtabi pa ritëm, axhendë e pastudiuar, ekip pa kohezion
    Ishte pikë e dobët e fushatës së kandidates. Grupi-shtab i saj mbeti formë pa përmbajtje diktuese, nuk u ndje ekip që të prodhonte drejtim, ritëm e frymë, nuk ishte strukturë e ndërtuar mbi përvojë politike e aftësi organizative, njohje terreni. U formua kryesisht mbi afërsi personale. Kjo solli mungesë dinamike që u ndje si humbje e energjisë kolektive dhe në publik u perceptua si fushatë e ftohtë, e largët.
    Në vend të një fushate që kandidatja të takohej “sy më sy” me qytetarët, të dëgjonte problemet e përditshme, të ndante emocionin dhe shqetësimin e qytetit, aktivitetet u përqendruan kryesisht në takime të mbyllura me grupe interesi, shpesh formale, pa emocione. Në Vlorë, ku marrëdhënia personale ka peshë të madhe, mungesa e afërsisë u ndje si boshllëk i thellë. Mungesa e kontakteve të gjera me njerëzit e zakonshëm e la kandidaturën pa frymë dhe pa emocion publik.
    Bruna Mersini fitoi. Ishte bindje, do fitonte edhe nëse do kishte garë, madje edhe më bindshëm. Tani pritet të reflektojë shqetësimin qytetar, të përzgjedhë me përgjegjësi vlera e dinjitet në drejtim të Vlorës, në menaxhimin shoqëror, politik dhe ekonomik të qytetit.
    Zgjedhje pa garë, pushtet pa sfidë
    Sa i shënjoi këto zgjedhje mungesa e opozitës, duke i bërë ato jokonkurruese?
    Padyshim që i shënjoi, i dëmtoi madje. Sepse vendi ka nevojë për opozitë, Vlora ka nevojë për opozitën e besueshme. Por nuk e kishim të duhurën, ishte opozita me gjasme, formale, pa frymë. Nuk u garua seriozisht, nuk u ndje konkurrencë, nuk u zhvillua garë demokratike. Në vitin 2019, edhe pse opozita i bojkotoi zgjedhjet, ajo arriti të prodhonte tension, polarizim dhe mobilizim nga ana e socialistëve.
    Kurse në vitin 2025, atmosfera në Vlorë s’kishte asnjë pasion politik, asnjë kërcënim për garën, asnjë motivim për pjesëmarrje. Garën e zbehu më shumë dorëheqja e drejtuesit politik të opozitës, pak ditë para zgjedhjeve, e telendisi edhe më strukturën e tyre të çoroditur, duke e lënë fushatën pa busull dhe pa drejtim.
    Rezultati dhe fituesi u bë i parashikueshëm. Kjo solli apati, mungesë pjesëmarrjeje dhe “fitore si të Pirros”, fitore me çmim politik të lartë, fitore që zbuloi më shumë dobësi sesa forcë. Në thelb, këto nuk ishin zgjedhje që matën forcën e qytetarëve për të zgjedhur, por aftësinë e pushtetit për të menaxhuar vetveten.
    “Pushteti pa qytetarë”
    Vlora ka vite që nuk bën zhurmë, por vret pushtetin me indiferencë. Nuk proteston me slogane të zhurmshme apo grumbullime masive. Heshtja dhe mospjesëmarrja e saj kanë vrarë pushtetin nga brenda. Bojkoti nuk është apati; është refuzim moral dhe politik. Heshtja e qytetarëve është një britmë e qetë, por e fuqishme; politika nuk ka më legjitimitet moral dhe çdo fitore numerike është bosh.
    Kjo fitore ishte një krizë legjitimiteti dhe morali!
    Zgjedhjet e pjesshme jo vetëm në Vlorë, treguan se qytetarët kërkojnë dinjitet, përgjegjësi dhe figura që ngjallin besim. Heshtja dhe bojkotimi ishin akti i fuqishëm qytetar që kërkon ndryshim të vërtetë. Tani është koha! Dhe duhet ndryshuar!
    Partia Socialiste dhe Edi Rama e dinë si!

  • Përfundon zyrtarisht votimi/ Vlora, në pritje të emrit të kryetarit të ri të bashkisë

    Përfundon zyrtarisht votimi/ Vlora, në pritje të emrit të kryetarit të ri të bashkisë

    Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena.
    Në qytetin e Vlorë ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit, ku pjesëmarrja ka qenë më e ulëta e shënuar ndonjëherë. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 17.00, pjesëmarrja ka qenë në kuotën e mbi 17.400 votuesve ose rreth 11.85 për qind.
    Kutitë e votimit priten të dorëzohen në qendrat e numërimit, ku do të finalizohet me emrin e ri të kryetarit të qytetit bregdetar pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

  • “Sot Vlora ka refuzuar Edi Ramën”/ Zgjedhjet e pjesshme, reagon ashpër gazetari: SPAK do t’ia japë lajmin…

    “Sot Vlora ka refuzuar Edi Ramën”/ Zgjedhjet e pjesshme, reagon ashpër gazetari: SPAK do t’ia japë lajmin…

    Gazetari, Almer Toska, tha se kryeministri Edi Rama mori një mesazh nga qytetarët vlonjatë, ku sipas tij, shumica e këtyre të fundit bojkotuan procesin sot. Toska theksoi se shtatorin e ardhshëm mund të ketë përsëri zgjedhje në Bashkinë e Vlorës.
    “Vlora nga 130 mijë banorë kanë votuar vetëm 13 mijë votues. Pra administrata dhe familjarët e tyre. Patronazhimi i votës është bërë vetëm në këtë pjesë. Ky mesazh nga Vlora është mesazh për Edi Ramën.
    Sot Vlora ka refuzuar Edi Ramën dhe kandidatin e tij. Kandidatët që ka vendosur Rama në Vlorë vijnë prej një ish-drejtueseje të Spitalit të Vlorës. Rreth kandidates së Vlorës ka njerëz me rekorde kriminale. Vëllai i Bruna Mersinit është i dënuar në Belgjikë me precedent penal.
    Duke parë këtë qasje, qytetarët e Vlorës nuk janë pyetur se kë do të votojnë dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre. Por atyre u është vendosur një person me rekorde. Ka rrëmbyer pronën e një qytetari. Dhe për këtë ka një hetim nga SPAK që do t’ia japë lajmin.
    Unë mendoj që në shtator do të kemi përsëri zgjedhje në Vlorë. Bruna Mersini do ta marrë mandatin por nuk do ta gëzojë, sepse hetimi që ka nisur ky qytetar do ta çojë atë drejt arrestit.”, tha Toska.

  • Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 16:00 ishte 17.36%, ndësa sipas bashkive ndahet si më poshtë:Lexo edhe :Related Posts
    Berat – 18.76%,

    Vlorë -11.42% %,
    Cërrik – 22.43%,
    Mat -38.06%
    Tepelenë – 28.74%
    Qarku me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, ndërsa pjesëmarrjen më të lartë në votim e ka patur qarku i Tepelenës./vizionplus.tv

  • Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

    Vetëm 5% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, kandidati i pavarur Gjergj Nika ‘i zhgenjyer’

    Nga pesë bashki që votohet sot për kryebashkiak, pjesëmarrjen më të ulët e ka Vlora me 5.12%.

    Pasi votoi, kandidati i pavarur Gjergj Nika u shpreh se do te ketë një bojkotim të klasës politike dhe ky tha ai, do të jetë një leksion.
    “Sa i përket pjesëmarrjes së ulët unë mendoj se do te ketë një bojkotim të klasës politike ky do të jetë leksion: dhe ky leksion do vijë nga Vlora. Sipas meje përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”-u shpreh ai.
    I pyetur për besimin e tij në fitore Nika tha se ka hyrë në këtë garë për të fituar dhe do të ndjekë nga pas individualisht çdo shkelje ligjore.

  • Vlora në prag të zgjedhjeve/ Mbi 173 mijë qytetarë priten të votojnë për kryebashkiakun e ri. Nis shpërndarja e bazës materiale

    Vlora në prag të zgjedhjeve/ Mbi 173 mijë qytetarë priten të votojnë për kryebashkiakun e ri. Nis shpërndarja e bazës materiale

    Rreth 173 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë. Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84. Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë për përfaqësuesin e tyre.
    Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.
    Nga opozita jane dy kandidatë. Dionis Sota i pavarur por i mbështetur nga PD, dhe Gjergji Nika, demokrati i cili nuk mbështetet nga partia por do te dublojë kandidatin tjetër opozitar.
    Në këtë qark, PD në fushatë mbeti edhe pa drejtues politik, me doreheqjen e Bujar Leskajt.

  • Vlora bëhet gati për zgjedhjet, shpërndahet baza materiale në katër KZAZ

    Vlora bëhet gati për zgjedhjet, shpërndahet baza materiale në katër KZAZ

    foto ilustruese

    VLORË- Vlora po bëhet gati për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen nesër. Në KZAZ-në e Vlorës ka nisur që prej mesditës shpërndarja e bazës materiale zgjedhore. Kamionë nga KQZ-ja kanë shkarkuar kutitë e votimit për 231 qendra votimi, ndërkohë që votat do të numërohen në 4 KZAZ.
    Po ashtu, Partia Socialiste ka dërguar në kohë listat emërore për komisionerët, anëtarët e komisioneve, vëzhguesit dhe numëruesit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka sjellë me vonesë listat emërore pranë KZAZ-ve.
    Në ethet e garës për postin e kryebashkiakut të Vlorës janë tre kandidatë: Bruna Mersini nga PS, Dionis Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD e Vlorës dhe “Shqipëria Bëhet”, si dhe Gjergji Nika, kandidat i pavarur dhe këshilltar bashkiak me partinë “Koalicioni Euroatlantik” të Lulzim Bashës.
    Në këtë bashki të drejtë vote kanë 173 mijë e 624 zgjedhës. Zgjedhjet në Vlorë mbahen pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë./ZËRI

  • Brunilda Mersini: Motoja jonë, Vlora të jetojë 365 ditë me intensitet të njëjtë

    Brunilda Mersini: Motoja jonë, Vlora të jetojë 365 ditë me intensitet të njëjtë

    Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilëson garën për zgjedhjet e pjesshme lokale si një sfidë personale dhe një mundësi për të kontribuar në ndryshimin e qytetit.
    E ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama,  Mersini theksoi nevojën për përkushtim dhe sakrificë për të sjellë ndryshime pozitive në qytet: “Njerëzit që duan ndryshime për mirë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë komoditetin dhe të përballen me realitetin e padrejtësisë dhe indiferencës. Ndryshe,  nuk ndryshon asgjë për mirë.”

    Duke folur për atmosferën zgjedhore, Mersini vlerësoi angazhimin politik të qytetarëve vlonjatë:

    “Vlora ka treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare. Zgjedhjet e 11 majit e dëshmuan këtë me 9 mandate për PS. Jam shpresëplotë që angazhimi do të jetë në të njëjtin nivel.”

    Mersini prezantoi moton e saj për qytetin: “Vlora të jetojë 365 ditë me atë intensitet që jeton gjatë sezonit turistik”,  duke theksuar nevojën për një standard të ri zhvillimi dhe për zgjidhjen e problemeve të përditshme të infrastrukturës:
    “E duam Vlorën edhe në dimër me të njëjtin intensitet. Sfida ime është të ndërtoj një qytet më të pastër,  me ritëm të qëndrueshëm zhvillimi, ku të majtë e të djathtë bien dakord për nevojën e përbashkët për progres.”
    Në përmbyllje,  Mersini u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve: “Shpresoj të marr 80% të votave.”

  • Vlora gati për zgjedhjet lokale, mbërrijnë materialet për procesin e numërimit në 4 KZAZ

    Vlora gati për zgjedhjet lokale, mbërrijnë materialet për procesin e numërimit në 4 KZAZ

    vlorë

    VLORË- Zgjedhjet e pjesshme janë vetëm 3 ditë larg, ndërsa në Vlrorë duket se gjithaçka është bërë gati për zhvillimin e procesit zgjedhore. Qendrat e votimit po plotësohen me materialet e fundit, teksa 4 KZAZ-të janë plotësuar me të gjithë bazën materiale për procesin e numërimit të votave. 
    Rreth 173 mijë e 624 qytetarë me të drejtë vote do u drejtohen 231 qendrave të votimit, për të shprehur ullnetin e tyre duke zgjedhur një nga 3 kandidatët në garë. 
    Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidates së PS Bruna Mersinit, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.
    Këtë të dielë (9 nëntor) në 5 bashki të të vendit do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie, mes tyre Vlora, Tepelena, Berati, Cërriku dhe Mati.

    Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për shkak të vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt, e cila la në detyrë kryebashkiakun e arrestuar./ZËRI

  • Vlora Marina, nga vizioni në realitet

    Vlora Marina, nga vizioni në realitet

    Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
    Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe Ëorld Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

    Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

    Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.