Në konferencën me gazaterët, Kreu i PD-së Sali Berisha reagoi në lidhje me rastin e shit-blerjes së votës, si rasti i parë për këto zgjedhje.
Berisha:
“Po të garantoj kjo është si rasti i Belerit, janë simulime, sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hyseni dhe Ardi Veliu kategoria e provokatorëve që e dinë ku fluturojnë pas datë 11 maj. Sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PS, përjashtohet si agjent i shërbimit informativ kombëtar dhe i policisë kriminale nëse është njeri që e ka bërë. Ai që e ka bërë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu”, përfundoi Berisha.
Tag: vlora
-

“Dyshimet për blerje të votës në favor të PD-së”/ Reagon Berisha: Ai që e ka bërë do ta përjashtoj nga PD
-

Hetimi për vjedhje vote në Lushnjë, Berisha: U organizua nga Vlora Hysenaj, sapo të mësoj emrin, do përjashtohet nga PD si agjent i SHISH
Kryedemokrati Sali Berisha reagoi pas akuzave se një person ka dhënë 500 euro ryshfet për sigurimin e votave për PD në Lushnjë.
Berisha e konsideron një punë të kreut të SHISH, Vlora Hysenaj, ku thekson se sapo të mësojë emrin e personit do ta përjashtojë nga PD, nëse vërtet e ka bërë një akt të tillë.
Gazetari: Ju në Strasburg denoncuat që vota në Shqipëri ka shkuar 100 euro për pensionistët, sipas Policisë së Shtetit është kapur një rast në Lushnjë, ku një person ofronte 500 euro në këmbim të votës dhe dyshohet në emër të PD.
Berisha: Po të garantoj, ky është si rasti i Belerit, janë stimulime, është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve që e dinë që fluturojnë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD, përjashtohet si pjesë…si agjent i SHISH të Policisë kriminale, nëse është njeri që e ka bërë.Top Channel
-

Çuçi: Vlora nuk e hedh votën dëm në kënetë, fitojmë 9 mandate
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, në fjalën e tij nga sheshi Skënderbej u shpreh se mandati i katërt i socialistëve është kurorëzimi i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.
Çuçi u shpreh se qytetarët janë mjaftueshëm të mençur sa të mos e hedhin dëm votën në kënetë, referuar opozitën, teksa shtoi se PS në këtë qark do të marrë 9 mandate.
“Jemi në këtë shesh në një moment historik jo vetëm për të kërkuar votën por për të bërë bashkë realitet ëndrrën për një pasaportë europiane.
Mandati i 4 kurorëzim i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.
Vlora hyn në garë si shëmbëlltyra më e plotë e vizionit të PS dhe Ramës dhe fuqisë transformuese të saj.
Vijmë sot në shesh me 8 mandate të konsoliduara por më datën 12 do jemi me 9 të tilla, sepse qytetarët e këtij qarku janë mjaftueshëm të mençur sa të mos hedhin dëm votën në kënetë”, tha Çuçi. -

“Costa del Sol-i i Shqipërisë”: Vlora bëhet destinacioni i preferuar për pushime
Vlora në Shqipëri është e ngjashme me Costa del Sol të Spanjës dhe ofron mot të ngrohtë dhe pamje idilike dhe duhen pak më shumë se tre orë për të mbërritur atje nga Britania e Madhe, shkruan Ashley Bautista për të përditshmen britanike “Mirror”.Disa xhevahire më pak të njohur të Evropës po tërheqin turistët falë diellit, detit dhe peizazheve mahnitëse këtë pranverë dhe verë.Spanja, Franca dhe Italia zakonisht mbeten destinacionet kryesore, por vendpushimet dhe brigjet e njohura të Spanjës po përjetojnë një fluks vizitorësh çdo vit. Shumë turistë janë në kërkim të disa vendeve më të qeta për një pushim.Vlora – një qytet i mrekullueshëm – ngjan me Costa del Sol – një vendpushim popullor në Spanjë.Më pak e mbushur me njerëz – ndërkohë që ofron plazhe të bukura dhe peizazhe piktoreske – Vlora është vendi i përsosur për të shijuar ditët me diell këtë pranverë dhe verë.Është qyteti i tretë më i populluar në Shqipëri, i vendosur në pjesën jugore të vendit dhe i rrethuar nga ultësirat e Maleve të Vetëtimës – përgjatë brigjeve të deteve Adriatik dhe Jon.Ky qytet i bukur ofron të gjitha kushtet për pushime ëndrrash me temperatura që variojnë nga 15 gradë Celsius deri në 23 gradë Celsius – me motin që pritet të bëhet shumë më i ngrohtë në javët e ardhshme – dhe që është vetëm tre orë e 10 minuta larg nga aeroporti i Londrës.Rajoni shqiptar njihet edhe për vreshtat dhe kantinat e gjera të verës, ku produktet më të njohura janë “Vloshi” dhe “Shesh i Zi”.Gastronomia e saj gjithashtu ka fituar popullaritet, pasi ndërthur shijet tradicionale shqiptare me ndikimet mesdhetare dhe italiane.Gatimet e njohura përfshijnë; byrek, fërgesë, tavë kosi, qifqi, shëndetli, raki, pite, bakllava dhe varietete të mishit dhe prodhimeve të detit.Aktivitetet që mund të bëni në VlorëVlora njihet për plazhet e saj mahnitëse. Ujërat janë të pastra kristal dhe ka shumë restorante dhe kafene rreth bregut për vendasit dhe vizitorët.Plazhet më të njohura janë Plazhi i Vjetër, i Radhimës dhe i Orikumit me pamje nga deti Jon.Gjithashtu, vizitorët mund të eksplorojnë Monumentin e Pavarësisë dhe Sheshin e Flamurit, të cilat njihen si vendet ku Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në vitin 1912.Shëtitorja e Vlorës ofron gjithashtu pamje mahnitëse të detit dhe është vendi i përsosur për të shëtitur dhe shijuar atmosferën mesdhetare.Një nga monumentet më të famshme në Vlorë është Xhamia e Muradies, e cila daton në shekullin XVI, e njohur për arkitekturën e saj osmane.Gjithashtu, turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Zvërnecit, i cili është një vend tjetër fetar.Për ata që janë më aventurierë, aktivitete të tjera përfshijnë udhëtime me varkë në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit – të cilat janë vendet perfekte për të eksploruar shpellat e fshehura, për të bërë zhytje dhe not.Sidoqoftë, çmimet mund të rriten gjatë pikut të sezonit turistik, midis qershorit dhe gushtit, çmimet mund të shkojnë deri në 316 paund.Për turistët që ende janë në mëdyshje se ku duhet të kalojnë pushimet – Vlora në Shqipëri premton një atmosferë të shkëlqyer larg zhurmës dhe kaosit të qytetit.Gjithashtu, ky qytet bregdetar është më pak i mbushur me turistë krahasuar me destinacionet e tjera të pushimeve dhe kujt nuk do t’i pëlqente një arratisje më e qetë?.https://www.mirror.co.uk/travel/huge-european-city-looks-just-35008451
-

Çuçi: Sikur asgjë të mos kishim bërë, imagjinoni që Vlora dhe Shqipëria të binte sërish në dorë të Berishës
Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ishte Rajoni 3 në qytetin e Vlorës, aty ku prezantuan kandidatet për deputete, Zamira Sinaj dhe Briseida Çakërri. E para në listën e mbyllur të PS-së dhe e dyta në listën e hapur.
Çuçi tha gjatë fjalës së tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së se në këto zgjedhje është mundësia historike për të fituar 9 mandate deputetësh qarkun Vlorë.
“Me plot gojën sot në vigjilje të një fushate ku do kërkojmë mandatin e katërt, ne themi po, Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara Shqipërinë dhe mund ta bëjë pjesë të Bashkimit Europian. Nuk ka forcë tjetër në Shqipëri. Nuk është e lehtë t’u kërkosh votën njerëzve pas 3 mandatesh qeverisje sepse qeverisja të konsumon, por nën vizionin e kryeministrit Edi Rama ne ia kemi dalë të jemi oferta e vetme për shqiptarët”, deklaroi Çuçi.
Për transformimin e Vlorës dhe shndërrimin e saj në një destinacion të turizmit në Mesdhe, Çuçi tha se kjo nuk ka ndodhur rastësisht dhe as ka ardhur nga qielli. Dikur sipas tij Vlora nuk kishte jetë dhe as një perspektivë të qartë zhvillimore.
“Sot Vlora është perla e Mesdheut dhe është një nga vendet turistike me atraksionin më të madh. Këto gjëra duhet t’ua kujtojmë vlonjatëve sepse këto nuk kanë ardhur nga qielli, por i kemi bërë ne socialistët. Kjo fushatë shkon përtej pragut tonë. Shkon përtej interesit tonë si vlonjat, kjo fushatë shkon për të ardhmen e fëmijëve tanë, shkon për Shqipërinë pjesë e Bashkimit Europian”, u shpreh Çuçi.
Sipas drejtuesit politik të socialistëve, kthimi pas në kohën e Sali Berishës do të ishte fatal për Vlorën dhe Shqipërinë.
“Sikur asgjë mos kishim bërë nga këto që po ju them, sikur asgjë të mos ishte realitet i afërt në 2027. Po të mbyllim sytë dhe dikush të na thotë në vesh: keni alternativë Sali Berishën. A e imagjinoni dot çdo të ndodhte këtu në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, që të binte në dorën e Sali Berishës Vlora dhe Shqipëria prapë? Prandaj them se kemi një rast historik që ne të marrim 9 mandate këto zgjedhje për qarkun e Vlorës”, deklaroi Çuçi. -

Çuçi takim me peshkatarët artizanalë: Port i ri për Orikumin. Vlora destinacion turizmi në Mesdhe shpërblen edhe punën e peshkatarëve (VIDEO)
Drejtuesi politik i Partisë socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me disa peshkatarë artizanalë në Orikum. Bashkë me të ishte edhe kandidati për deputet, Klevis Kaso. Gjatë diskutimit Çuçi foli për zhvillimin ekonomik të Vlorës dhe rolin që ka sidomos peshkimi në sektorin e turizmit teksa përmendi edhe lejen e dhënë nga qeveria për një port enkas për këto pëshkatarë.
“Peshkimi artizanal kudo në botë ka sfidat e veta. Ne jemi munduar të mos e lemë pa ndihmë këtë sektor duke akorduar një fond të posaçëm për rinovim dhe modernizim të pajisjeve. Po kështu është miratuar leja nga KKT ekskluzivisht për portin e peshkimit artizanal. Transformimi që ka pësuar Vlora si një destinacion i turizmit në Mesdhe, ka bërë që çmimi i peshkut të egër të arrijë majat. Kjo stimulon dhe shpërblen edhe punën tuaj”, tha Çuçi teksa kërkoi më shumë bashkëpunim të vetë peshkatarëve me autoritetet shtetërore për të luftuar peshkimin e paligjshëm kryesisht me lënd plasëse.
Në vijim të fjalës së tij ai vlerësoi kandidatin për deputet, Klevis Kaso.
“Klevisi është një profesionist pa llafe, por me punë shumë, një vlonjat 24 karat. Kështu njerëz duhen, punëtorë dhe që përgjigjen në çdo kohë dhe i çojnë gjerat deri në fund”, tha Çuçi. -

Çuçi takim me peshkatarët artizanalë: Port i ri për Orikumin. Vlora destinacion turizmi në Mesdhe shpërblen edhe punën e peshkatarëve
Drejtuesi politik i Partisë socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me disa peshkatarë artizanalë në Orikum. Bashkë me të ishte edhe kandidati për deputet, Klevis Kaso. Gjatë diskutimit Çuçi foli për zhvillimin ekonomik të Vlorës dhe rolin që ka sidomos peshkimi në sektorin e turizmit teksa përmendi edhe lejen e dhënë nga qeveria për një port enkas për këto pëshkatarë.
“Peshkimi artizanal kudo në botë ka sfidat e veta. Ne jemi munduar të mos e lemë pa ndihmë këtë sektor duke akorduar një fond të posaçëm për rinovim dhe modernizim të pajisjeve. Po kështu është miratuar leja nga KKT ekskluzivisht për portin e peshkimit artizanal. Transformimi që ka pësuar Vlora si një destinacion i turizmit në Mesdhe, ka bërë që çmimi i peshkut të egër të arrijë majat. Kjo stimulon dhe shpërblen edhe punën tuaj”, tha Çuçi teksa kërkoi më shumë bashkëpunim të vetë peshkatarëve me autoritetet shtetërore për të luftuar peshkimin e paligjshëm kryesisht me lënd plasëse.
Në vijim të fjalës së tij ai vlerësoi kandidatin për deputet, Klevis Kaso.
“Klevisi është një profesionist pa llafe, por me punë shumë, një vlonjat 24 karat. Kështu njerëz duhen, punëtorë dhe që përgjigjen në çdo kohë dhe i çojnë gjerat deri në fund”, tha Çuçi.
-

15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore
Pavarësisht se harxhohen miliona euro, sërish mungon siguria e faqeve online të institucioneve shtetërore dhe email-et e zyrtarëve të lartë, dhe këtë gjë e tregojnë hakerimit e dhjetra rasteve.
Gjithsesi, rasti i fundit nuk bën fjalë për një hakerim nga një grup i mirëfilltë hakerash, por nga një 15-vjeçar nga Vlora. Policia thotë se e ka goditur rastin pas një hetimi 1-mujor nga Krimi Kibernetik dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të miturin në kuadër të operacionit të koduuar “The Accountant”.“Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.” – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.
Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.
Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. -

Eqerem bej Vlora, një personalitetet i shquar i aristokracisë, diplomacisë dhe historiografisë së Shqipërisë
Albert Vataj
Eqerem Bej Vlora ishte një nga figurat më të spikatura të historisë shqiptare të shekullit XX, një personalitet me kontribute të shumta në politikë, diplomaci dhe historiografi. Ai ishte një përfaqësues i shquar i familjes Vlora, një nga familjet më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila kishte luajtur një rol të madh në politikën e vendit për shekuj me radhë.Rinia dhe arsimiEqerem Bej Vlora, lindi në Vlorë në vitin 1885, në një familje aristokratike me lidhje të gjera në Perandorinë Osmane dhe Evropën. I ati, Syrja bej Vlora, ishte një nga figurat e shquara të administratës osmane, ndërsa e ëma, Mihri Toptani, vinte nga një tjetër familje fisnike shqiptare. Arsimi i tij ishte i nivelit më të lartë për kohën: kreu studimet në liceun prestigjioz “Theresianum” në Vjenë, ku u ekspozua ndaj mendësisë perëndimore dhe ideve të iluminizmit evropian. Më vonë, vazhdoi studimet për drejtësi në Stamboll, një qendër e rëndësishme e dijes dhe administratës së Perandorisë Osmane.
Angazhimi politik dhe Pavarësia e ShqipërisëNë rininë e tij, Eqerem bej Vlora shërbeu në administratën osmane, duke mbajtur poste të ndryshme. Megjithatë, ai e kuptoi shpejt se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të lidhej më me Perandorinë Osmane. Duke ndjekur xhaxhanë e tij, Ismail Qemalin, ai u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe ishte një nga delegatët që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Pas shpalljes së pavarësisë, ai u zgjodh nënkryetar i Pleqësisë, një institucion i rëndësishëm për qeverisjen e parë shqiptare.
Lufta e Parë Botërore dhe qëndrimi ndaj Fuqive të BoshtitGjatë Luftës së Parë Botërore, Eqerem Vlora mbështeti Fuqitë Qendrore, duke e parë këtë si një mundësi për ta shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi nga fqinjët. Megjithatë, pas përfundimit të luftës, ai u arrestua nga italianët për shkak të pozicioneve të tij pro-gjermane dhe austro-hungareze. Më vonë, ai u lirua dhe u angazhua në politikën shqiptare, duke promovuar marrëdhënie të ngushta midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilën ai e shihte si një faktor të rëndësishëm në stabilizimin e vendit.
Karriera diplomatike dhe politike në monarkiNë vitin 1924 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe në 1925 u bë senator. Në vitet pasuese, ai shërbeu në disa poste diplomatike të rëndësishme:Në vitin 1928 u emërua ambasador i Shqipërisë në Londër, një detyrë delikate në një kohë kur Shqipëria po përpiqej të forconte marrëdhëniet me Perëndimin.
Në vitin 1930 u transferua si ambasador në Athinë, ku u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet shqiptaro-greke, një mision mjaft sfidues për shkak të çështjes çame dhe tensioneve historike mes dy vendeve.Në vitin 1933 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe në 1937 u rikthye si deputet i Vlorës.
Roli gjatë Luftës së Dytë BotëroreGjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mbajti disa pozicione kyçe në qeveritë shqiptare të asaj kohe. Në vitin 1942, në kabinetin e Mustafa Krujës, ai u emërua Ministër i Tokave të Liruara, një post i krijuar për të administruar territoret shqiptare që iu bashkuan Shqipërisë gjatë pushtimit italian të Jugosllavisë. Në vitin 1944, në qeverinë e Fiqri Dines, ai shërbeu si Ministër i Jashtëm dhe i Drejtësisë. Eqerem Vlora, ashtu si shumë nacionalistë të tjerë, besonte se bashkimi i trojeve shqiptare mund të realizohej përmes aleancës me Fuqitë e Boshtit.
Mërgimi dhe veprimtaria shkencorePas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjes në pushtet të regjimit komunist, Eqerem Vlora u detyrua të emigronte, fillimisht në Itali dhe më pas në Austri. Në emigrim, ai iu përkushtua studimeve historike dhe kulturore, duke lënë pas një trashëgimi të pasur intelektuale.Disa nga veprat e tij më të rëndësishme janë:“Aus Berat und vom Tomorr”, Sarajevë, 1911 (botuar në shqip si “Nga Berati në Tomorr dhe kthim”, Tiranë, 2003)“I dolori del popolo Albanese” (“Dhembjet e popullit shqiptar”)“Lebenserinnerungen”, vëll. I & II, Mynih, 1968 (botuar në shqip si “Kujtime”, Tiranë, 2001)Kujtimet e tij janë një burim i paçmuar për të kuptuar zhvillimet historike të Shqipërisë në periudhën e Pavarësisë dhe gjatë viteve të monarkisë.
E vërteta e ditës së Pavarësisë në librin “Kujtime” Eqerem bej Vlora, ka dhënë variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912. Dëshmia e Eqerem bej Vlorës, për arsye të seriozitetit të tij, por edhe fakteve të pakontestuara cilësohet si një nga dëshmitë më të vërteta, por edhe të bukura. Pjesët e mëposhtme janë marrë nga libri i Eqrem bej Vlorës “Kujtime”.Ç’thotë Eqerem bej VloraAi thotë shprehimisht:“E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në kujtimet e tij.
Kthimi në Vlorë“Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjisheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapësirën kishin pasur mirësinë t’ia linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë”. Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana. Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë – ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.
Si e mësoi personazhi i njohur se flamurin e tij e mbante Ismail QemaliEqerem Vlora: Kushëririt i kërkova flamurin e huajturRruga e beut të Vlorës nga Kuçi në qytetin bregdetar
Eqerem bej Vlora“Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorësiak, por edhe pakëz despotik.
Pas një javeNjë javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë“ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!”
Vdekja dhe rikthimi në atdheEqerem Bej Vlora ndërroi jetë më 30 mars 1964 në Austri. Megjithëse e kaloi pjesën e fundit të jetës në mërgim, ai nuk e harroi kurrë Shqipërinë. Në vitin 2014, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së tij, eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri, duke përmbushur amanetin e tij për të pushuar në atdhe.Eqerem Bej Vlora mbetet një figurë komplekse dhe me ndikim në historinë shqiptare. Ai ishte një aristokrat dhe diplomat i shkolluar në Perëndim, një nacionalist i bindur dhe një studiues i pasionuar i historisë shqiptare. Megjithëse shpesh i diskutuar për orientimet e tij politike, veprimtaria e tij mbetet një pasuri e çmuar për të kuptuar të kaluarën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat u përball kombi ynë gjatë shekullit XX.
