Tag: vllaznisë

  • “Objektivi i qartë”/ Partizani, trajneri para Vllaznisë: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikë

    “Objektivi i qartë”/ Partizani, trajneri para Vllaznisë: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikë

    Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë.
    Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë –
    Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.
    Si e vlerësoni Vllazninë –
    Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.
    Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –
    Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat.

  • Nuk ka fitore për Dinamon, Elbasani i merr kreun e renditjes Vllaznisë

    Nuk ka fitore për Dinamon, Elbasani i merr kreun e renditjes Vllaznisë

    Nuk ka fitore në sfidën Dinamo-Elbasani. 90 minutat e luajtura kanë prodhuar rezultatin e barabartë 1-1. Verdheblutë kaluan të parët në epërsi me anë të Tsaguesë. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 34-t, por festa e tij nuk do të zgjaste për shumë kohë.
    Në minutën e 43-të Bregu riktheu baraspeshën. Lojtari i Dinamos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur kështu shifrat në ato përfundimtare, 1-1. Dinamo renditet në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit në “Abissnet Superiore”, ndërsa Elbasani i ka marrë përkohësisht kreun Vllaznisë./Sport Ekspres/

  • Kryesuesit e Vllaznisë nuk do ta kenë të lehtë ndaj Partizanit, të dyja ekipet me shanse të barabarta – Balkanweb.com – News24

    Kryesuesit e Vllaznisë nuk do ta kenë të lehtë ndaj Partizanit, të dyja ekipet me shanse të barabarta – Balkanweb.com – News24

    Partizani dhe Vllaznia premtojnë emocione të mëdha të dielën. Dy skuadra që kanë provuar çdo emocion dhe trofe në Shqipëri, ndërsa emri i tyre peshon ndër vite. Pavarësisht diferencës së madhe në renditje, Vllaznia si vend i parë dhe Partizani në zonën e ftohtë, sërish mbetet e vështirë për parashikime.
    PROJEKSIONI- Platforma që merret me projeksione, “Football Meets Data”, e shikon të balancuar këtë takim. Partizanit i jepet konkretisht 38% mundësi për të shkuar te fitorja. Në anën tjetër Vllaznia regjistron shifrën 36%.

    Me 26%, sfida parashikohet si barazim. Për këtë është edhe e vështirë që të zgjidhet një favorit. Përballja e fundit u mbyll 4 me 1 në favor të Vllaznisë, ndërsa u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Tek “Arena e Demave” në këtë sezon nuk ka qenë aspak e lehtë për të festuar gola, si për Partizanin dhe për rivalët e tij.
    Të kuqtë festun vetëm autogolin e Vorës në javën e parë. Në anën tjetër panë Elbasanin të fitonte me vetëm një gol të shënuar, disa javë më vonë. Pritet një sfidë e kujdesshme nga Partizani dhe Vllaznia, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në momente të caktuara të kërkohet fitorja. Në fund, si Partizanit dhe Vllaznisë u bën punë vetëm fitorja për objektivat që shfaqin.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Hijenat në studio vetëm sa më motivojnë”, Martini reagon për gjestin pas ndeshjes me Dinamon: I kërkoj ndjesë tifozëve shkodranë

    “Hijenat në studio vetëm sa më motivojnë”, Martini reagon për gjestin pas ndeshjes me Dinamon: I kërkoj ndjesë tifozëve shkodranë

    Edi Martini ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi. Shkak është bërë tensioni i krijuar nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos. Trajnerët nisën me deklarata thumbuese përpara dhe pas takimit. Ndërkohë, pas vërshëllimës së arbitrit Martini ka shfryrë gjithë tensionin e grumbulluar te ai me anë të një gjesti josportiv.
    Trajneri shkodran ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me këtë veprim, të cilin e lidh vetëm me emocionet e lojës dhe jo si një provokim për kundërshtarët. Ai i ka kërkuar falje tifozëve të Vllaznisë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Ndërkohë, sa i përket kritikave në studiot televizive, Martini është shprehur se thjesht e motivojnë më tepër./Sport Ekspres/

     

  • “U tall me Tiranën dhe Partizanin, po a do vijë në kryeqytet ai?”! Hoxha për Edi Martinin: Felipe Scolari nuk e bën dot humorin e Shkodrës

    “U tall me Tiranën dhe Partizanin, po a do vijë në kryeqytet ai?”! Hoxha për Edi Martinin: Felipe Scolari nuk e bën dot humorin e Shkodrës

    Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.
    “Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil.Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë. Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri.
    Unë kam 24 vite që pres Vllazninë të dalë kampione. A shkoi vjet në finale? Erdhi Marciniaku aty, prandaj humbi 4-0. Ha inat kot me Egnatian sot, humbi 4-0, me arbitrin e finales së Botërorit. Futbolli mbi të gjitha ka edhe trofe, merru me data kot. Ai Felipe Scolari atje tha se sivjet është Partizani dhe Tirana si kandidat për të fituar trofeun e Superiores. Humorin e Shkodrës e kanë bërë profesorët, nuk e bëjnë dot të gjithë. Do vish të luash këtu ti në kryeqytet, me Tiranën dhe Partizanin, kanë tifozerinë më të madhe në vend, mos i përplas tifozët me njëri-tjetrin”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/?

  • Ditmar Bicaj tregon se ku filloi problemi mes Vllaznisë dhe Dinamos: Nuk i dhanë dorën pas fitores…

    Ditmar Bicaj tregon se ku filloi problemi mes Vllaznisë dhe Dinamos: Nuk i dhanë dorën pas fitores…

    Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.
    “Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil. Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë.
    Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri.Unë kam 24 vite që pres Vllazninë të dalë kampione. Ai shkoi vjet në finale? Erdhi Marciniaku aty, prandaj humbi 4-0. Ha inat kot me Egnatian sot, humbi 4-0, me arbitrin e finales së Botërorit. Futbolli mbi të gjitha ka edhe trofe, merru me data kot.
    Ai Felipe Scolari atje tha se sivjet është Partizani dhe Tirana si kandidat për të fituar trofeun e Superiores. Humorin e Shkodrës e kanë bërë profesorët, nuk e bëjnë dot të gjithë. Do vish të luash këtu ti në kryeqytet, me Tiranën dhe Partizanin, kanë tifozerinë më të madhe në vend, mos i përplas tifozët me njëri-tjetrin”, tha Hoxha.
    Nga ana tjetër, Ditmar Bicaj tregoi se ku ka nisur problemi mes dy ekipeve, Vllaznisë dhe Dinamos për të përfunduar në situata të tilla kaq të nxehta. “Problemi mes Vllaznisë dhe Dinamos, po e tregoj. Unë kam shumë shokë te Vllaznia dhe e them se problemi ka nisur që në vitin e kaluar. Nga katër takimet e vitit të kaluar ka pasur shumë probleme sepse te Dinamo kur kanë humbur me Vllazninë nuk i është dhënë dora dhe aty fillojë cdo gjë. Dhe kur fitoi Vllaznia dhe i dha dorën palës së Dinamos, nuk ia dha Dinamo. Këtu agravoi situata dhe me Final Four që pati edhe tensionet në tunele. E prisja tensionin, por jo deri këtu”, tha Ditmar Bicaj. /Sport Ekspres/?

  • “Loro Borici nuk është më djep futbolli, 2000 tifozë shanin Dajën”! Hoxha “kunja” të forta për Martinin: Ia mori kampionatin Vllaznisë padrejtësisht

    “Loro Borici nuk është më djep futbolli, 2000 tifozë shanin Dajën”! Hoxha “kunja” të forta për Martinin: Ia mori kampionatin Vllaznisë padrejtësisht

    Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.
    “Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil.
    Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë.
    Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri”, tha Artan Hoxha. /Sport Ekspres/?

  • “Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten

    “Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten

    Albano Aleksi u bë një temë e shumëkomentuar pas ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë. Në momentin e golit të shënuar nga Egnatia, Aleksi shkoi për të festuar pranë tribunës qëndrore, atje ku gjendeshin një pjesë e tifozëve të Shkodrës, por edhe pankina e Vllaznisë. Në Shkodër e kanë marrë si një provokim të rëndë të Aleksit, por vetë futbollisti në një intervistë për “Kubi Sportiv” në “EuroNews” me gazetarin Drilon Xhepollari ka sqaruar gjithçka.
    “Të dyja ekipet prodhuan një futboll modern dhe europian. Përpos rezultatit, të gjithë e shijuan ndeshjen, pavarësisht faktit se të dy ekipet nuk janë të kënaqur me barazimin, as ne dhe as Vllaznia. Goli me skemë? E shpiku Tetova, e kishim bërë tre herë në stërvitje, dy herë ishin gol dhe njëherë jo. Për fat të mirë shkoi gol dhe e gjitha ishte sipas planit. Ndoshta nuk më njohin të gjithë mirë, por kur shënon gol në fund, ke gëzim të madh. U drejtova tribunës, pa e vënë re se kush ishte nga adrenalina.?Festimi nuk ishte për sharje dhe për shkodranët, por për t’iu drejtuar presidencës që ne jemi këtu dhe cdo kush mund të na mundi kaq lehtë. Por mesa duket në tribunë paska pasur edhe tifozë të Vllaznisë dhe e kanë marrë për ofendim, nuk kisha asgjë me ta. Jemi profesionistë, por jemi njerëz. Mërzitemi kur na shajnë, por secili tregon veten e tij dhe karakterin. Unë kam miq në Shkodër, por futbolli është i tillë, kur luaj te Egnatia jap 200% tim. Para se të vija te Egnatia, unë kam pasur ofertë nga Vllaznia, ndoshta nuk e dini. Unë bëra këtë zgjedhje dhe shyqyr sepse kam fituar trofe. Ata 20 veta që më shajnë nuk përfaqësojnë Shkodrën”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/

  • “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur në lidhje me Vllazninë kryesuese, Starova ka treguar pikën e fortë të shkodranëve, por njëkohësisht edhe pikën e fortë të skuadrës së Martinit.
    “Vllaznia është për t’u përgëzuar, padiskutim. Në ndryshim nga viti i kaluar vihet re mungesa e Partizanit. Nëse më parë ishte në vendet e para, këtë vit Partizani është në vendet e fundit.
    Sa i përket Vllaznisë, ka shumë për të përgëzuar, por edhe gjëra ku mund të punohet. Përshembull unë kam parë që dy ekipet e tjera si Dinamo apo Egnatia kanë përdorim më të mirë topi se Vllaznia. Një ekip që duhet të dali kampion si Vllaznia duhet të ketë përdorim më të mirë topi.
    Zakonisht kur Vllaznia është në avantazh, kthehet dhe mbrohet në zona shumë të ulëta në portën e saj. Më pas kur e do golin e avantazhit, hidhet e gjitha në sulm. Prandaj thashë që te Vllaznia duhet të punojnë më shumë në këtë pjesë. E pashë edhe kundër Flamurtarit, qëndruan shumë në pritje në pjesën e parë, pastaj u hodhën në sulm pasi morën golin, po ishte shumë vonë.Pastaj ajo që ka si pikë të fortë Vllaznia janë padyshim lojtarët e saj, në sulm. Balaj më duket më i mirë se në sezonin e shkuar, nëse atëherë bënte gola me penallti, sot i bën nga loja e rregullt. Gjithashtu ardhja e Kallakut i ka dhënë më shumë liri edhe Malës”, tha Starova. /Sport Ekspres/

  • Egnatia një pikë larg Vllaznisë, Teuta “prish” kolonën zero

    Egnatia një pikë larg Vllaznisë, Teuta “prish” kolonën zero

    Abissnet Superiore, java e 9: Egnatia- Teuta 1-0 (Albaneze 43′)

    U desh të vinte java e fundit që Teuta e Dobit të regjistronte humbjen e parë në kampionat. Përballë Egnatias në Rrogozhinë edhe sot durrsakët kanë prodhuar lojë mjaft të mirë në 90′ por ai gol i Albanezes në fundin e pjesës së parë, ishte vendimtar për fatet e të dyja skuadrave.

    Në fakt, në 10 takime të luajtura në “Arena Egnatia” Teuta kishte fituar ose barazuar duke figuruar skuadër e vështirë për kampionët në fuqi. Nga ana e saj Egnatia diti të marrë maksimumin në këtë takim duke u afruar tani me një pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia.

    Ndonëse Tetova befasoi edhe sot me lëvizje të shumëta në formacion, mungesa e detyruar e Aleksin u ndje goxha në veprimet mes linjës mbrojtëse dhe mesfushës. Prezantim dinjitoz i Xhemalajt pas rikthimit nga pezullimi.

    Vazhdo leximin