Vllaznia- Teuta 0-1 (Beshiraj 84′)
AF Elbasani- Partizani 0-0
Dy ndeshjet e sotme për javën e 13 Abissnet Superiore përballen dy skuadrat e kreut Vllazninë dhe Elbasanin me dy rivalë dinjitozë respektisht Teutën dhe Partizanin.
Vazhdo leximin

Vllaznia- Teuta 0-1 (Beshiraj 84′)
AF Elbasani- Partizani 0-0
Dy ndeshjet e sotme për javën e 13 Abissnet Superiore përballen dy skuadrat e kreut Vllazninë dhe Elbasanin me dy rivalë dinjitozë respektisht Teutën dhe Partizanin.
Vazhdo leximin

Abissnet Superiore java e 12:
Partizani- Vllaznia 1-1 ( Toma 45’/ Mala 59′)
Flamurtari- Tirana 1-1 (Maksuti 37’/ Zhunior 75′)
Dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 12-të Abissnet Superiore luajtur këtë pasdite prodhuan shifra të njëjtë 1-1.
Në Tiranë (‘Arena e Demave’) Pratizani u përball me Vllazninë në një duel i gjithi i luftuar. Ndonëse te të dy kampet pati mungesa të theksuara, kjo nuk i pengoi ata në fushë të prodhonin lojë impenjative raste dhe dy gola. Fillimisht ishte Iskandarli për të kuqtë i cili pas një inkursioni vetjak nga e majta goditi tokazi me topin që preku shtyllën pingule dhe përfundoi jashtë.
Ndërsa pjesa e parë po shkonte drejt fundit me Vllazninë më kërkuese, vjen një dalje e shpejtë e Partizanit me Rrok Tomën i cili goditi nga afër dhe kaloi përpara të kuqtë. Në të dytën Vllaznia e rriti ndjeshëm presionin duke e konvertuar këtë preion me golin e Esat Malës në të 59′. Deri në fund nuk ngjau asgjë sa i takon rrjetave respektive për shifrat finalë 1-1.
Ndrkaq në Vlorë Flamurtari priti Tiranën në duelin e ‘mbijetesës’. Në fakt rivalet e vjetra luftuan në çdo centimetër të fushës për të vajtur te goli por ai do të dukej në të 37′ teksa Erald Maksuti për kuqezinjtë e Morieros do të realizonte te porta e Tafas.
Pjesa e dytë ishte më pozitive për bardheblutë e cila falë dhe lëvizjeve në formacion, arriti të barazojë me Zhunior në të 75′. Nga një pikë për dy skuadrat që nuk ndryshon asgjë sa i takon fundit të rënditjes./Sportiim.al/
Vazhdo leximin

Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë –
Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.
Si e vlerësoni Vllazninë –
Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –
Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat.

Një transfertë e vështirë e pret Vllazninë në javën e 12-të të Superiores, me shkodranët që do të vizitojnë Partizanin në Tiranë. Dhe pavarësisht formës jo pozitive që po kalojnë të kuqtë këtë edicion, ata sërish ngelin një kundërshtar i fortë dhe që imponon respekt.
Kjo edhe për vetë historikun e përballjes mes dy skuadrave, që shpesh në përballjet e tyre kanë dhuruar ndeshje që kanë ngelur në memorien e shumë kujt dhe që kanë shënjuar edhe kampionatin shqiptar. Po ashtu edhe kësaj radhe nuk pritet të jetë aspak e lehtë për djemtë e Martinit, me këtë të fundit që i ka dhënë një vlerësim maksimal këtij dueli. Pasi edhe statistikat e 5 ndeshjeve të fundit në kryeqytet tregojnë për një avantazh të Partizanit në takimet direkte me Vllazninë.
Kështu 17 herë kampionët e vendit tonë kanë marrë 3 fitore si pritës në 5 ndeshjet e fundit ndaj shkodranëve. Kjo me fitoren 2- 0 të sezonit të shkuar, 2024- 25, e po ashtu me dy sukseset 4-1 në edicionin 2023- 24 dhe 2-1 në atë 2022-23. Teksa një sfidë në kryeqytet është mbyllur me rezultatin 0-0 dhe kjo vlen për javën e 30-të të sezonit 2023-24.
Fitorja e vetme e Vllaznisë në 5 vizitat e fundit në kryeqytet shënohet në sezonin e shkuar, ku në javën e parë të edicionit kuqeblutë fitonin 0-1 në Tiranë përballë Partizanit. Duke iu falur një goli të shënuar nga Rejan Alivoda në minutën e 31-të të takimit. Ky mbetet edhe suksesi i vetëm në vizitat e fundit në kryeqytet ndaj Partizanit, kundërshtar ndaj të cilit Vllaznia do të kërkojë të përmirësojë statistikat këtë të diel në përballjen e javës së 12-të të Superiores.

Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes. Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat. Më poshtë ndiqni deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes për mikrofonin e emisionit “Super Gol” në “RTSH”.
Daja (Dinamo): “Pse kaq shumë tension? Si duket, nga rivaliteti. Vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë dhe Vllaznia ka kënaqësinë kur luan me Dinamon, se mëson si luhet futbolli. Ka qenë një nga ekipet më të mira historike të Shqipërisë dhe ka luajtur futboll të mirë gjithë kohës. Është kënaqësi tani të luash në fushat e futbollit, jo në tribuna aq shumë. Gjithsesi, kur ka rivalitet, ka edhe gjëra të bukura. Në fund fare ne bëmë një 75 minutësh në gjysmëfushën e Vllaznisë, përveç rastit të golit me devijim. Nuk e di sa shumë patëm raste përballë me portierin. Ajo që na ka munguar në këtë ndeshje ka qenë finalizimi. Pavarësisht se mbroheshin me bllok shumë të ulët, kemi pasur shumë raste. Besoj se kemi qenë shumë më lartë. Edhe futbollistëve u thashë: ‘Ju meritoni gjithçka të mirë që keni bërë’. Rritën mentalitetin e fituesit, sepse nuk dorëzoheshin asnjëherë. Ta mbash Vllazninë në 75 minuta në gjysmëfushën e vetë është një mrekulli. Ta mbash dhe të kesh edhe shumë raste për të shënuar”./Sport Ekspres/

E veçanta: Elbasani i mundi në fazë të parë të tria skuadrat kryeqytase
Nuk ka një moment ndalesë për Superioren shqiptare. E ndësa dje me tre takimet e fundit të javës së nëntë u mbyll një fazë nga kampionati i 87-të i futbollit elitar, këtë të diel dhe të hënë nis faza e dytë me garën që tani duket më e luftuar se kurrë.
Më 2 nëntor janë parashikuar takimet; Tirana- Bylis, Dinamo- Teuta dhe Flamurtari- AF Elbasani ndërsa një ditë më vonë dy ndeshjet; Vora- Partizani dhe supersfida Egnatia- Vllaznia.
Faza e parë 2025/26:
Më mirë nga të gjitha bëri Vllaznia e cila e mbylli në vend të parë me 19 pikë. Shkodranët me Edi Martinin trajner e nisën me fitore 2-0 ndaj rrogozhinasëve dhe e mbyllën dje këtë fazë me humbjen 1-0 në Vlorë me Flamurtarin. Sidoqoftë kuqeblutë dominuan në stataistika pasi në 9-të takime humbën dy ndeshje (Dinamo e Flamurtari) barazuan një takim me Teutën në udhëtim (1-1) dhe morën 6 fitore. Pika e fortë sulmi, 15 gola të shënuar.
Egnatia, kampionia në fuqi, e nisi me humbje (me Vllazninë 2-0) ndërsa më pasi hoqi dorë nga dështimi teksa në tetë ndeshjet e tjera korri 5 fitore dhe 3 barazime. Mbyll fazën e parë me një pikë më pak se shkodranët. Problemet me golin ishin arma më e dobët e tyre, vetëm 8 të shënuar.
AF Elbasani e nisi me vrull kampionatin dhe pas barazimit në javën e dytë në ‘Arena Egnatia’ me vendasit (1-1) hodhi kandidaturën për të qënë lidere e javëve në vijim. Mundi Dinamon e Partizanin dhe më pas pësoi një minikrizë tre javore. Barazoi me Teutën, humbi me Vllazninë dhe habiti të gjithë me Vorën në ‘Elbasan Arena’ kur regjistroi shifrat 1-2 për miqtë. Dy fitoret e fundit me Bylis 2-1 dhe dje me Tiranën 1-4 kanë zgjuar skuadrën verdheblu. Ndoshta diçka duhet të rregullojë në mesfushë.
Dinamo pasi la gjurmë pozitive në Conference League (eleminimi i Hajduk Split ishte maja), e nisi me fitore me Vllazninë me pas dy humbje e një barazim me Bylis në Tiranë, për t’u kther te sukseset. Në 5 ndeshjet e fundit katër fitore e një barazim për 17 pikë po aq sa Elbasani.
Teuta u shfaq spektakolare. Në 8 javë pa asnjë humbje e mbi të gjitha duke prodhuar futboll atraktiv e mjaft të ekulibruar. Mori shumë barazime (5) ndaj mbeti pak prapa në rendimetin e pikëve. Humbja me Egnatian edhe pse luajti mirë, nuk e zbeh atë ‘Teutë’ të bukur që u pa në fazën e parë.
Vora, për herë të parë në Superiore, garoi fillimisht si ekip ekspert. Humbja duke luajtur mirë në start me Partizanin dhe më pas tronditi Tiranën 3-1 (luajtur në Laç) për të kulmuar me fitoren në ‘Elbasan Arena’ 1-2 me verdheblutë. Mban vendin e 6-të me 10 pikë. Luhatjet në rezultate e pak më pak në lojë, diktojnë tjetër sjellje në këtë nivel të futbollit shqiptar. Si pritëse, luajti gjithnjë jashtë. Kthimi në stadiumin e tij të rikonstruktuar ndoshta do t’i japë më shumë energji e siguri.
Bylis te zona e tij e “preferuar”. Pak mbi zonën e kuqe duke marrë dy fitore (ndaj Partizanit e Vorës) e 3 barazime për 9-të pikë. Barazimi me Dinamon në ‘Air Albania’ ishte premtim i madh mirpo humbjet me Teutën, Vllazninë dhe Elbasanin e frenuan goxha. Faza e dytë nis me një sfidë direkte për ngjitjen në tabelë. Ndaj Tiranës, java e 10.
Partizani dështoi në të dhëna teknike që kur largoi janarin e kaluar 4 futbollistët bazë; Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Kristian Mba. Problemëve me merkaton, ndërrimi i stafëve teknike, dëmtimet e shumëta dhe një mega derbi i humbur në shifra të thellë me Tiranën 0-3. Për të kuqtë humbja e djeshme me Dinamon 2-0, ka kthyer problemin e pikëve të cilat po shterrojnë. Janë vetëm 8 të tilla në 9-të javë. Goleverazhi trondit, vetëm katër gola të shënuar e 13 të pësuar.
Tirana e madhe nuk po duket. Brdheblutë përmes një merkatoje pa mendim, largimin e Miles pas dy javëve, shtuar dëmtimet e Kolës dhe Dembelesë (rekuperuar së dundi) janë duke bërë më keq se kushdo. Edhe pse trajneri aktual Bordin duket se po bën të qarkullohet ‘topi’, sërish gjëndja mbetet alaramate. Vëndi i 9-të në nëntë javë ku thërret “qameti”. Vetëm një fitore me Partizanin nuk mjafton.
Flamurtari i ri u fol se do të ishte shumë konkurues. Nuk ndodhi për shumë javë aq sa drejtuesit larguan trajnerin Garsia pas humbjes me Dinamon (java e 6) dhe afruan Morieron. Me italianin fitoi në Kupë ( me Naftëtarin 5-0) por humbi dy duele radhazi në kampionat. Pavarësisht se shenjat e një rikompozimi më besues u shfaqen edhe përballë Partizanit e Teutës. Fitorja e parë për kuqezinjtë erdhi dje ndërsa kaloi 1-0 kryesuesit e Vllaznisë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe në ditën e sotme duke mundur Vllazninë në shifrat 1-0. Një gol i shënuar me penallti nga Marku në minutën e 76 vendosi takimin, ndërsa vetë lojtari nuk e festoi këtë gol.
Megjithatë te vlonjatët kanë shumë për të festuar pasi morën fitoren e parë në kampionat pas plot 9 javësh. Deri tani vlonjatët kishin numëruar vetëm dy pikë në renditje, pas dy barazimeve, ndërsa tani shkojnë në kuotën e 5 pikëve pasi mundën vendin e parë në Superiore.
Një fitore duke përdorur edhe truket e errëta pasi në fundin e takimit pati shumë pak lojë efektive, mes hedhjeve të vazhdueshme të dy topave në fushë, shtrirjes së lojtarëve dhe situatave të ngjashme që ulën jo pak ritmin e ndeshjes. Vllaznia e tentoi deri në fund barazimin, por Flamurtari doli në fund me tre pikë. /Sport Ekspres/

Duke parë që kalendari do të jetë i ngjeshur për Vllazninë dhe gjithë ekipet e tjera të Superiores gjatë kësaj jave, te kuqeblutë kanë vendosur që ta lënë skuadrën pushim gjatë fundjavës.
Kështu pas suksesit në shifrat 3-1 ndaj Tiranës në duelin e javës së 8-të që u zhvillua ditën e premte, tek 9 herë kampionët e vendit e shtuna dhe e diela kanë qenë pushim. Me skuadrën që nuk është angazhuar në ndonjë proces stërvitor e në këtë mënyrë është relaksuar para dy transfertave të radhës në kampionat. Kështu trajneri Martini së bashku me stafin teknik kanë vendosur që këto dy ditë të shërbejnë si rikuperim për skuadrën.
Me Vllazninë që do të zbresë në fushën e stërvitjes këtë të hënë, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Atë kundër Flamurtarit, e cila luhet të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Duel që mbyll edhe fazën e parë, ku shkodranët nuk kërkojnë të ndalojnë në ritmin e fitoreve dhe marrjes së 3 pikëve. Gjatë këtyre ditëve po ashtu do të shikohet me kujdes edhe situata fizike e futbollistëve si Dros dhe Bismark, të cilët munguan kundër Tiranës.
Teksa Bismark është shndërruar në “mister” tek Vllaznia, me sulmuesin që mungon prej 1 muaji e gjysmë, nga një dëmtim që fillimisht dukej shumë i lehtë. Për shkodranët me shumë mundësi një mungesë do të vijojë të jetë Qato edhe në javën e ardhshme. E ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e plotë dh e gatshme për të dhënë kontributin e tyre në ndeshjen ndaj vlonjatëve.

Roberto Bordin, trajneri italian i bardhebluve nuk e shikon të pamundur suksesin me Vllazninë nesër në program për javën e tetë Abissnet Superiore (17:00).
Në daljen e zakonëshme një ditë para ndeshjes së Tiranës, tekniku vlerëson Vllazninë mirpo nga ana tejetër shton se Tirana do të bëjë maksimumin për të dalë me pikë nga kjo klasike.
Bordin:
“Jemi përgatitur shumë mirë, sigurisht kemi një ndeshje me ekipin e parë në klasifikim dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë ndeshje në shtëpi për ta dhe ka rëndësinë e saj edhe kundër të parëve në klasifikim, por kemi marrë një fitore dhe barazim dy ndeshjet e fundit dhe do të tentojmë të bëjmë një performancë shumë të mirë.
Duke parë performancën e ndeshjes së fundit janë pak mendime personale, por mendoj që morëm një barazim kundër një skuadre shumë të fortë, sigurisht Vllaznia është një ekip i fortë përderisa është edhe në vend të parë, do ta shikojmë tani se çfarë do të ndodhë, ne sigurisht do të bëjmë maksimumin tonë për të marrë një rezultat sa më të mirë.
Jo nuk me shqetëson fakti që nuk krijuam një rast me Teutën pasi ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një skuadre të fortë që kishte një posedim të topit, çdo ndeshje duhet të vlerësohet për atë që është, siç e thash edhe pas Teutës, kundër Partizanit nuk patëm lojtarët më të mirë të botës, edhe pas asaj ndeshje ishim më të dobëtit, ishin komplet dy ndeshje të ndryshme nga njëra tjetra duhet të përmirësohemi dhe të jemi të gatshëm të përballemi me Vllazninë.
Sigurisht kjo është skuadra ime dhe jam i lumtur për përmirësimin që kanë shfaqur, kam ardhur në një situatë të vështirë që të gjithë e dini, mundohemi dhe punojmë çdo ditë për ta çuar Tiranën lart në renditje.Edhe kritikat i japin një moral të lartë skuadrës, jemi kundër të gjithëve, mundohemi të shkojmë përpara. Përveç Rafës të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Presioni është gjithmonë prezent nuk është ndonjë gjë e re, nuk duhet të ndryshojmë sjellje, duhet të marrim më të mirën e çdo gjëjë për tu përmirësuar”
Vazhdo leximin