Tag: vllaznia

  • Një autogol në minutat e fundit thyen Bylisin, Vllaznia ruan kreun e Superiores

    Një autogol në minutat e fundit thyen Bylisin, Vllaznia ruan kreun e Superiores

    Vllaznia ka marrë tre pikët e radhës në “Abiss et Superiore”. Kuqeblutë kanë mposhtur sot Bylisin në stadiumin “Adush Muça”. Ndeshja është vendosur vetëm në minutat e fundit të saj.
    Në minutën e 83-të, kur Peralta po përpiqej që të largonte topin nga zona, e dërgoi atë në portën e tij. Një autogol theu kështu mallakastriotët, të cilët nuk mundën të largoheshin me pikë nga kjo sfidë. Bylisi mbetet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Vllaznia udhëheq tabelën e renditjes me 16 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

    VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

    Vllaznia vuan por fiton 0-1 ndaj Bylis, në një ndeshje dramatike.  Në pjesën e parë në Ballsh nuk pati gol, pavarësisht rasteve.
    Sfida u zhbllokua në minutën e 83-të, me shkodranët që morën epërsinë, duke iu falur një autogoli të pafat të Peraltas. Vendasit shtuan presionin dhe barazuan në fund me anë të Abdullai, por goli u cilësua i parregullt, për një faull gjatë aksionit.

    Të besuarit e Edi Martinit shkojnë në kuotën e 16 pikëve, ky sukses është i 3-ti radhazi. Bylis ka vetëm gjashtë pikë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Vllaznia fiton me polemika në Ballsh

    Vllaznia fiton me polemika në Ballsh

    Bylis- Vllaznia 1-1 (Peralta 83′ aut)

    Bylis- Vllaznia i paraprijnë javës së 7-të Abissnet Superiore. Vendasit kanë fituar dy përballjet e edicionit të kaluar me shkodranët në “Adush Muçaj” ndërsa ky takim e gjën Vllazninë kryesuese me 13 pikë.

    Arbitëron Daniel Vrapi nga Tirana.

    Formacionet startuese.

    Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison, Mustafa.Tr: Mirel Josa

    Vllaznia: Pohls; Jago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala. Tr: Edi Martini

    Vazhdo leximin

  • Bylis- Vllaznia në kohë reale

    Bylis- Vllaznia në kohë reale

    Bylis- Vllaznia 0-0

    Bylis- Vllaznia i paraprijnë javës së 7-të Abissnet Superiore. Vendasit kanë fituar dy përballjet e edicionit të kaluar me shkodranët në “Adush Muçaj” ndërsa ky takim e gjën Vllazninë kryesuese me 13 pikë.

    Arbitëron Daniel Vrapi nga Tirana.

    Formacionet startuese.

    Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison, Mustafa.Tr: Mirel Josa

    Vllaznia: Pohls; Jago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala. Tr: Edi Martini

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia e Dinamo provë deçizive jashtë, Tirana për t’i prishur Teutës kolonën…

    Vllaznia e Dinamo provë deçizive jashtë, Tirana për t’i prishur Teutës kolonën…

    Bylis- Vllaznia 14:00

    Kampionati Superior rikthehet me ndeshjet e tij ndërsa nga ora 14:00 nis zyrtarisht java e7-të Abissnet Superiore edicioni i 87-të. Në “Adush Muça” Vllaznia e vendit të parë do të përballet me vendasit e Bylis. Takimi pritet të jetë i ndezur për vetë faktin se mallakastriotët gjithnjë i kanë kthyer takimet shtëpiake luftarake e rezultative. pavarësisht emrit të kundërshtarit. Në anën tjetër shkodranët e Edi martinit kërkojnë vijimësi. Kuqeblutë kanë 4 ndeshje produktive teksa kanë mbledhur në këto takime 10 pikë. (3 fitore një barazim). Sot skuadra shkodrave ka dy lojtarë në pikëpyteje( Bismark, Qato) ndërsa pjesa tjetër duket gati.

    Tirana-Teuta 17:00 (Air Albania)

    “Tirana ka ndryshuar që nga pjesa e dytë me Dinamon. Fituam derbin me Partizanin dhe duam vazhdimësi”. Kështu deklaroi ndër të tjera dje në konferencë shtypi trajneri i bardhebluve Roberto Bordin. Në fakt, te shtëpia e kryeqytetasëve ka optimizëm mipro kur përballë gjën skuadrën durrsake e cila ka 6 javë pa humbje (e vetmja deri tani në elitë), rreziku qëndron. Për më tepër që italiani shtoi dje se njëri nga lojtarët kryesor në mesfushë, Rafael, ka probleme fizike. Megjithatë në “Air Albania” Tirana pritet të kërkojë të tjera pikë në mënyrë që të “shkulet” njëherë e mirë nga zona poshtë.

    Te Teuta situata mbetet optimale. Jo vetëm grupi aktual i cili ka treguar se di të bëjë lojë produktive kudo luan por dhe afrimi i sulmuesit Zhoel dje, mund të shtyjë Dobin me të tijtë për të bërë ndeshjen e madhe pikërisht ndaj emrit të madh, Tirana.

    Egnatia-Dinamo 17:00

    Ata janë kampionët në fuqi. Kanë marrë katër fitore radhazi dhe tani kanë po aq pikë sa Vllaznia e vendit të parë. Bëhët fjalë për Egnatian e Rrogozhinës e cila do të presë sot Dinamon e Dajës në një duel jo vetëm me synim pikët por dhe prestigji. Si zakonisht Ilir Daja pritet të sjellë risi në formacionin e tij pasi njëri nga futbolistët kryesor në mesfushë, Karamba do të mungojë. Sikundër dhe sulmuesi Farruku i pezulluar. Te vendasit alternativat janë disa. Alarmi për dëmtimin e Xhemajlit është fshirë pasi koha dy javore e ka sjellë qëndërmbrojtësin në formë. Me moral të lartë pritet të zbresë në fushë dhe portieri mario dajsinani i cili debutoi mjaft mirë në Kombëtare ndaj Jordanisë (miqësore 4-2)./Sportiim.al/

  • Më të mirët 2024-2025 / FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 & U21

    Më të mirët 2024-2025 / FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 & U21

    Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.
    Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.

    Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.
    Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.
    Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
    Më poshtë, të gjithë fituesit e kampionateve “Abissnet Superiore” U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21:
    “Abissnet Superiore” U15
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Rei Shpuza (GK, Vllaznia), Briseld Mesiti (Partizani), Nikolas Gjoni (Vllaznia), Rejan Caslli (Tirana), Sebastian Gjeka (Vllaznia), Robin Muharremi (Teuta), Sorxherd Ajazi (Tirana), Arber Vllasi (Teuta), Rahul Hahaj (Tirana), Joan Hidri (Partizani), Teodor Shani (Apollo).
    Trajneri më i mirë: Akil Jakupi (Tirana)
     
    “Abissnet Superiore” U16
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Samuel Koçi (GK, Apolonia), Dion Vata (Partizani), Kledio Ruci (Tirana), Arjol Lataj (Partizani), Orges Halili (Vllaznia), Petro Marku (Shënkolli), Eris Kurtulaj (Vllaznia), Alvin Mahmutaj (Apolonia), Elson Himallari (Partizani), Etrit Gjuzi (Teuta), Denis Matraku (Tirana).
    Trajneri më i mirë: Algert Hurdha (Partizani)
    “Abissnet Superiore” U17
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Klaus Qefalia (GK, Partizani), Henri Sinani (Tirana), Kristian Agolli (Skënderbeu), Frensi Mali (Partizani), Osman Myrta (Partizani), Arkan Nikaj (Vllaznia), Grei Kuqi (Teuta), Lorik Caka (Vora), Ergit Hyka (Partizani), Samuel Zito (Vora), Romarjo Sulo (Apolonia).
    Trajneri më i mirë: Aldo Duro (Partizani)
     
    “Abissnet Superiore” U18
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Etem Xhemali (GK, Apolonia), Andi Kajolli (Apolonia), Ramiz Ndoi (Teuta), Ernesto Marqeshi (Tirana), Kevis Shyti (Tirana), Aleksander Mucaj (Partizani),  Serxho Vogli (Tirana), Neid Banushi (Partizani), Emiljano Mihana (Tirana), Mateo Kurtaj (Teuta), Ajdi Rreceku (Dinamo).
    Trajneri më i mirë: Matias Qirixhi (Tirana)
     
    “Abissnet Superiore” U19
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Aizak Babe (GK, Tirana), Fabian Perndreca (Bylis), Diallo Amdy (Partizani), Idris Quan Alaba (Apolonia), Xhesild Kapllanaj (Vllaznia), Bjorni Duka (Dinamo), Chukwunye Emmanuel (Skënderbeu), Glenis Belloj (Elbasani), Nebi Qokthi (Partizani), Skerdi Xhixho (Skënderbeu), Elmorin Deda (Tirana).
    Trajneri më i mirë: Edmir Osmanllari (Skënderbeu)
     
    “Abissnet Superiore” U21
    Formacioni më i mirë 2024-2025: Arber Jata (GK, Vora), Jord Çelkupa (Dinamo), Rejmond Marinaj (Vora), Gledjan Pusi (Vllaznia), Enea Topi (Apolonia), Skerdi Puqja (Besa), M. Nazir Yakubu (Apolonia), Ensar Tafili (Vllaznia), Devit Demircani (Teuta), Xheis Rushiti (Vora), A. Ibrahim Akibu (Bylis).
    Trajneri më i mirë: Eldiano Topi (FK Vora)
    © BalkanWeb

  • Më të mirët 2024-2025 / FSHF e Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19, U21

    Më të mirët 2024-2025 / FSHF e Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19, U21

    Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.

    Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.

    Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.

    Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.

    Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Më poshtë, të gjithë fituesit e kampionateve “Abissnet Superiore” U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21:

    “Abissnet Superiore” U15

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Rei Shpuza (GK, Vllaznia), Briseld Mesiti (Partizani), Nikolas Gjoni (Vllaznia), Rejan Caslli (Tirana), Sebastian Gjeka (Vllaznia), Robin Muharremi (Teuta), Sorxherd Ajazi (Tirana), Arber Vllasi (Teuta), Rahul Hahaj (Tirana), Joan Hidri (Partizani), Teodor Shani (Apollo).

    Trajneri më i mirë: Akil Jakupi (Tirana)

    “Abissnet Superiore” U16

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Samuel Koçi (GK, Apolonia), Dion Vata (Partizani), Kledio Ruci (Tirana), Arjol Lataj (Partizani), Orges Halili (Vllaznia), Petro Marku (Shënkolli), Eris Kurtulaj (Vllaznia), Alvin Mahmutaj (Apolonia), Elson Himallari (Partizani), Etrit Gjuzi (Teuta), Denis Matraku (Tirana).

    Trajneri më i mirë: Algert Hurdha (Partizani)

    “Abissnet Superiore” U17

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Klaus Qefalia (GK, Partizani), Henri Sinani (Tirana), Kristian Agolli (Skënderbeu), Frensi Mali (Partizani), Osman Myrta (Partizani), Arkan Nikaj (Vllaznia), Grei Kuqi (Teuta), Lorik Caka (Vora), Ergit Hyka (Partizani), Samuel Zito (Vora), Romarjo Sulo (Apolonia).

    Trajneri më i mirë: Aldo Duro (Partizani)

    “Abissnet Superiore” U18

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Etem Xhemali (GK, Apolonia), Andi Kajolli (Apolonia), Ramiz Ndoi (Teuta), Ernesto Marqeshi (Tirana), Kevis Shyti (Tirana), Aleksander Mucaj (Partizani),  Serxho Vogli (Tirana), Neid Banushi (Partizani), Emiljano Mihana (Tirana), Mateo Kurtaj (Teuta), Ajdi Rreceku (Dinamo).

    Trajneri më i mirë: Matias Qirixhi (Tirana)

    “Abissnet Superiore” U19

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Aizak Babe (GK, Tirana), Fabian Perndreca (Bylis), Diallo Amdy (Partizani), Idris Quan Alaba (Apolonia), Xhesild Kapllanaj (Vllaznia), Bjorni Duka (Dinamo), Chukwunye Emmanuel (Skënderbeu), Glenis Belloj (Elbasani), Nebi Qokthi (Partizani), Skerdi Xhixho (Skënderbeu), Elmorin Deda (Tirana).

    Trajneri më i mirë: Edmir Osmanllari (Skënderbeu)

    “Abissnet Superiore” U21

    Formacioni më i mirë 2024-2025: Arber Jata (GK, Vora), Jord Çelkupa (Dinamo), Rejmond Marinaj (Vora), Gledjan Pusi (Vllaznia), Enea Topi (Apolonia), Skerdi Puqja (Besa), M. Nazir Yakubu (Apolonia), Ensar Tafili (Vllaznia), Devit Demircani (Teuta), Xheis Rushiti (Vora), A. Ibrahim Akibu (Bylis).

    Trajneri më i mirë: Eldiano Topi (FK Vora)

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia me shumë yje dhe vetëm një lider, Bekim Balajn

    Vllaznia me shumë yje dhe vetëm një lider, Bekim Balajn

    Pavarësisht afri meve të shumta dhe cilësore tek Vllaznisë gjatë verës me emra si, Bismark, Kastrati, Kallaku apo edhe të tjerët, lideri tek kuqeblutë ngelet përsëri u njëjtë. Fjala është për Bekim Balajn, me sulmuesin i cili duket se vitet që mbart mbi shpatulla i ka thjesht numra. Kjo, pasi performanca e tij në fushën e lojës është gjithmonë e spikatur e duke qenë kështu jo vetëm futbollisti kryesor tek Vllaznia, por ndoshta edhe më i kryesori në mbarë kampionatin shqiptar.
    Fituesi i “këpucës së artë” dhe topit të artë të sezonit të shkuar në Superiore edhe këtë edicion po tregon vlerat e tij. Ku nga 11 golat e shënuar nga Vllaznia, që është edhe sulmi më i mirë i kampionatit, 4 prej tyre mbajnë firmën e 34-vjeçarit. I cili aktualisht udhëheq garën e golashënuesve dhe duket se do jetë sërish pretendenti kryesor për fitimin e çmimit si shënuesi më i mirë në fund të sezonit 2025-26. Që do ishte i treti radhazi për ish-sulmuesin e Rijekas, që do vendoste një rekord në futbollin tonë. Por, jo vetëm golat janë ato që dallojnë Balajn, pasi edhe lufta sportive e grinta janë karakteristika që shoqërojnë shtatlartin.
    Vlera që i përçon më së miri në fushë dhe tek shokët e skuadrës si kapiten që është. Prandaj edhe në rastet ku nuk ka shënuar, Balaj ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Vllazninë. Me kuqeblutë që “vuajnë” shumë në rastet kur numri “9-të” mungon, fakt që u vu re edhe në disa ndeshje të sezonit të shkuar. E me një Balaj në formë e të motivuar, shkodranët kanë një “armë” plus në krahasim me skuadrat e tjera në garën për kreun dhe titullin kampion në fund të sezonit.
    OPSIONET – Me rikthimin e kampionatit këtë fundjavë, ku do luhen edhe ndeshjet e javës së 7-të, Vllaznia do ketë ekipin thuajse 100% të plotësuar. Me shkodranët të cilët kanë rikuperuar disa nga elementët e tyre të skuadrës gjatë këtyre ditëve të pushimit. Kështu vetëm Elmando Gjini do jetë një mungesë për trajnerin Martini në transfertën e Ballshit ndaj Bylis.
    Kjo për shkak se mbrojtësi e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë e kësisoj do jetë i pezulluar për këtë takim. Por, plotësimi i skuadrës duket se sjell opsione të shumta për stafin teknik të kuqebluve, që duhet të bëjë zgjedhjet në prag të duelit me mallakastriotët.
    Kështu opsionet për Martinin janë shtuar që nga porta e deri në sulm, ku duke filluar me rikthimin e portierit Jukaj. I cili tashmë patjetër do “duelojë” me Pohls, për të rifituar fanellën e titullarit në katërkëndor. Edhe në mbrojtje pavarësisht mungesës së Gjinit, opsionet janë disa për të zëvendësuar 23- vjeçarin. Duke nisur nga Kuros, që duket se ka kaluar momentin “jo”, me mbrojtësin që shënoi edhe në një takim miqësor brenda familjes kundër Vllaznisë B. Gjithashtu edhe mesfusha duket më e plotë me rikthimin e mundshëm edhe të Klinti Qatos.
    Pavarësisht se në këtë repart opsionet nuk mungojnë aspak për Martinin, duke qenë se është edhe reparti më i mbipopulluar në skuadër. Dhe mundësitë për të zgjedhur janë të shumta për trajnerin shkodran. Edhe në sulm me kalimin e dëmtimit të Bismark, ofensiva kuqeblu bëhet më e “frikshme”.
    Ku ganezi patjetër që së bashku me Balajn i japin një potencë tjetër vijës së parë sulmuese të shkodranëve. Në këtë mënyrë mundësia për të zgjedhur futbollistë është e madhe në radhët e kuqebluve, që siç është theksuar edhe më parë, këtë edicion duken se janë skuadra më e plotësuar në kampionat. Ku pavarësisht çdo mungese që mund të ketë ekipi, opsionet për ta zëvendësuar janë të shumta.

  • Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të. Ky kampionat rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kualifikueset e Botërorit 2026.
    Sfidat e javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 tetor. Java e 8-të e kampionatit elitë do të luhet më 24 dhe 25 tetor.
    Java e 9-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 28-29 tetorit ndërsa java e 10-të do të luhet me 2 dhe 3 nëntor. Java e 11-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 8  dhe 9 nëntorit.
    Java 7
    Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00
    Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00
    Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00
    AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00
    Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00
    Java 8   
    FK Vora – Dinamo City 24.10.2025 14:00
    Vllaznia – Tirana 24.10.2025 17:00
    AF Elbasani – Bylis 24.10.2025 17:00
    Partizani – Egnatia 25.10.2025 17:00
    Teuta – Flamurtari  25.10.2025 17:00
    Java 9         
    Bylis – FK Vora  28.10.2025 14:00
    Egnatia – Teuta 28.10.2025 17:00
    Flamurtari – Vllaznia  29.10.2025 17:00
    Tirana – AF Elbasani  29.10.2025 19:30
    Dinamo City – Partizani 29.10.2025 19:30
    Java 10   
    Tirana – Bylis 02.11.2025 14:00
    Dinamo City – Teuta  02.11.2025  për t’u përcaktuar
    Flamurtari – AF Elbasani 02.11.2025 17:00
    FK Vora – Partizani 03.11.2025 14:00
    Egnatia – Vllaznia 03.11.2025 17:00
    Java 11   
    Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00
    Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00
    Bylis – Flamurtari  09.11.2025 14:00
    Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00
    AF Elbasani – Egnatia  09.11.2025 17:00

  • Superioria me axhendë të ngjeshur, javët në vijim

    Superioria me axhendë të ngjeshur, javët në vijim

    Pas angazhimit të Kombëtares rikthehet kampionati ndërsa Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të.