Tag: vllaznia

  • Fitoi klasiken, Vllaznia marshon në krye, Elbasani bën detyrën, kalon Bylisin dhe kap vendin e dytë

    Fitoi klasiken, Vllaznia marshon në krye, Elbasani bën detyrën, kalon Bylisin dhe kap vendin e dytë

    Vllaznia shkëlqen në ndeshjen e luajtur pak çaste më parë ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” Edhe pse klasikja nisi me një gol të shpejtë të bardhebluve (Tabeku 9′), vendasit përmbysën në pjesën e parë me Andre Jagon (15′) dhe të zakonëshmin Bekim Balaj në të 20′.

    Në pjesën e dytë, atëherë kur Vllaznia mbeti me dhjetë futbollistë (karton i kuq Kuro 52′), bardheblutë nisën të sulmonin më dendur duke rrezikuar portën e Phols disa herë. megjithat një penallti e kthyer në gol nga Lirim Kastrati (goli i parë për lojtarin këtë sezon), mbylli llogaritë e ndeshjes për 3-1 final.

    Vazhdo leximin

  • Nis Vora-Dinamo, klasikja Vllaznia- Tirana luhet në ekstreme…pikësh

    Nis Vora-Dinamo, klasikja Vllaznia- Tirana luhet në ekstreme…pikësh

    Nis pas pak raundi i tetë Abissnet Superiore. Ndeshja hapëse e javës përkon me duelin interesant Vora- Dinamo Siti e cila do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit në Tufinë. Ky takim pritet të jetë mjaft interesant pasi jo vetëm Dinamo e cila niset favorite por dhe vorakët e promovuar për herë të parë në Superiore po shfaqen…superiorë.

    Më pas skenën e marrin dy takimet e orës 17:00 me klasiken Vllaznia- Tirana dhe AF Elbasani-Bylis. Në Shkodër dy emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar përballen me koeficent ndryshe pasi kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 16 pikë ndërsa bardheblutë gjën të parafundit me 10 pikë më pak se vendasit e Edi Martinit (6 pikë).

    Mjaft interesant pritet të jetë edhe dueli paralel i “Elbasan Arena” mes verdhebluve vendas dhe Bylisit të Ballshit. Gvozdenoviç dhe vetë skuadra e konsideron pikë kthehese takimin e sotëm. Po ashtu dhe Bylis ndërsa ka po aq pikë sa Tirana (6) vjen nga dy humbje radhazi dhe pikët në Elbasan i ka domosdoshmëri.

    Ndërkaq dy takimet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër (e shtunë). Partizani- Egnatia, në orën 17:00, e ka fituar prej kohësh rivalitetin e ndërsjelltë teksa dueli pritet të jetë me shumë të panjohura. paralelisht po nesër në të njëjtën orë takimi Teuta- Flamurtari. Durrsakët, skuadra e vetme pa humbje në 7 javë, gjën në shtëpi vlonjatët e fundit në kuotën e dy pikëve.

    14:00

    Vora- Dinamo

    17:00

    Vllaznia- Tirana

    AF Elbanasi- Bylis

    Nesër:

    17:00

    Partizani- Egnatia

    Teuta- Flamurtari/ Erga Kenga/

    Vazhdo leximin

  • Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

    Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

    Vora- Dinamo të premten në “Arena e Demave” hap ndeshjet e javës së 8-të Abissnet Superiore. Për vetë atë që skuadrat kanë paraqitur në fushë në këto 7 javë të luajtura parashikohet lojë impenjative pse jo dhe spektakël.

    Takimi i parashikuar në orën 14:00, do t’ia lërë radhën përballjeve të orës 17:00 teksa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana.

    Dy emrat e mëdhenj të futbollit në vend vijnë me pozicione e gjëndje krejt të kundërta pasi shkodranët janë duke zhvilluar një kampionat prej kampioni ndërsa bardheblutë edhe pse dhanë shënja pozitive në derbi me Partizanin (3-0) u ndalën në shtëpi nga Teuta 0-0.

    Ndërkaq po në këtë orë është parashikuar edhe dueli AF Elbasani- Bylis. Për verdheblutë ndeshjet e fundit janë njësuar me zhgënjim teksa skuadra e Bylis pas humbjes së fundit me Vllazninë e kontestuar fort për arbitërim jo korrekt.

    E shtuna sjell në fushë dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Partizani me tri pikët e fituara së fundi ndaj Flamurtarit takohet në shtëpi të tij me Egnatian e fortë. Dueli pritet të konfirojë skuadrat në sfidën e së ‘vërtetës’ me të kuqtë që me Kërnajën në timon kanë nisur ndryshimet në elementë e vendosje.

    Paralelisht në Durrës, Teuta, skuadra e vetme pa humbje këtë sezon pret Flamurtarin e Françesko Morieros. Momenti për tri pikë? Në fakt, “Djemtë e Detit” , falë lojrave të mira, konsiderohen favoritë të mëdhenj, mirpo nga kampi tjetër, vlonjatët duan me insistim pikë për të qëndruar në garë e për të dalë shpejt nga zona e ftohtë.

    Abissnet Superiore java e 8-të:

    E premte:

    Vora- Dinamo Siti 14:00 (në Arena e Demave”.

    Vllaznia- Tirana 17:00

    AF Elbasani- Bylis 17:00

    E shtunë:

    Partizani- Egnatia 17:00

    Teuta- Flamurtari 17:00/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

    Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

    Fitorja me Bylis në transfertë ka shtuar “oreksin” tek Vllaznia, me kuqeblutë që me suksesin 0-1 ndaj mallakastriotëve shkuan në 3 fitore radhazi.
    Por, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk duan të ndalen me kaq dhe objektivi në ndeshjen e radhës është sërish fitorja. Edhe pse se përballë është Tirana dhe klasikja ngelet gjithmonë e paparashikueshme, pavarësisht pozicionit apo formës së kundërshtarit.

    Megjithatë në Shkodër janë sërish të bindur për një sukses në duelin e radhës. Patjetër me objektiv për 3 pikët, por gjithmonë, duke respektuar edhe Tiranën, që ngelet një “peshë” e rëndë e futbollit shqiptar.
    Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve, Vllaznia nuk kërkon vetëm fitoren e radhës, por krijimin e një vijimësie në Superiore. Që do i bënte të mundur akoma më tepër shkëputjen ndaj kundërshtarëve në një moment ku po vjen fundi i fazës së parë. Gjithashtu 9 herë kampionët e vendit kërkojnë të ruajnë me “fanatizëm” rekordin e ndeshjeve shtëpiake këtë edicion në Superiore. Kjo pasi Vllaznia ka një rekord absolut me 100% të fitoreve në duelet se pritëse këtë sezon.
    Me “Loro Boriçin” që është shndërruar në një “fortesë” dhe i pakalueshëm për kundërshtarët. Kjo pasi shkodranët njohin vetëm fjalën fitore në shtëpi, pas sukseseve 2-0 ndaj Egnatias, 4-1 ndaj Partizanit, 2-0 ndaj Vorës dhe 1-0 ndaj Elbasanit. Pikërisht këtë trend fitoresh nuk duan ta prishin në radhët e Vllaznisë as ndaj Tiranës, ku objektivi është fitorja dhe sigurimi i 3 pikëve të radhës.
    © BalkanWeb

  • Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë

    Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë

    Goli ka qenë “kryefjala” e skuadrës së Vllaznisë në këtë kampionat, me shkodranët që kanë shënuar më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Ku ekipi i Martinit ka gjetur golin 12 herë në 7 javë të zhvilluara deri më tani në Superiore.
    Me ekipe si Egnatia, Dinamo dhe Vora të cilat ndjekin kuqeblutë përsa i përket shënimit të golave, me 3 skuadrat e sipërpërmendura të cilat kanë shënuar nga 7 herë deri më tani në këtë sezon. Ajo që bën përshtypje tek Vllaznia nuk është vetëm se kuqeblutë kanë sulmin më të mirë, por edhe fakti se skuadra ka gjetur golin në çdo javë dhe ndaj çdo kundërshtari. Kështu Vllaznia ka 16 pikë në 7 javë, duke siguruar kështu 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

    Edhe në duelet ku 9 herë kampionët e vendit nuk kanë marrë pikët e plota, skuadra sërish ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Konkretisht në humbjen 3-1 ndaj Dinamos, që ngelet edhe disfata e vetme. Dhe po ashtu edhe në barazimin 1-1 ndaj Teutës në transfertën e javës së 4-ët të edicionit. Në këtë mënyrë Vllaznia është e vetmja skuadër që ka gjetur golin në çdo raund të kampionatit. Me Balajn që patjetër ngelet lideri i golave tek kuqeblutë, por edhe në Superiore.
    Ku sulmuesi numëron 4 rrjeta deri më tani, teksa tek skuadra e Martinit po ashtu kanë shënuar edhe Gurishta, Jago, Bajrami, Hakaj, Murataj, Bismark dhe Mala. E pavarësisht se asnjë nga futbollistët kuqeblu nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis. Për këtë “menduan” mallakastriotët, të cilët me një autogol bënë që 3 pikët të shkonin në favor të Vllaznisë. Me shkodranët që ruajtën ritmin e fitoreve, por edhe të shënimit të golave në çdo duel të Superiores deri më tani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

    Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

    Java e 8 e Superiores do të shohë skuadrat të kthehen në fushën e lojës që në ditën e premte, me sfidat që ndahen 3 në këtë ditë dhe 2 në të shtunën.
    Gjithçka fillon me duelin mes Vorës dhe Dinamos, në pasditen e të premtes, për të vazhduar më pas në darkë me duelet Elbasani-Bylis dhe Vllaznia-Tirana.
    Kjo e fundit ka qenë gjithmonë një ndeshje e ethshme dhe jo rastësisht cilësohet si klasikja e futbollit shqiptar .
    Ndërkohë, të shtunën luhen dy ndeshjet e tjera, me Partizanin që pret Egnatian si dhe me Teutën që pret Flamurtarin e vendit të fundit.
    JAVA 8Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!24.10.2025Vora-Dinamo ora 14:00Elbasani-Bylis ora 17:00Vllaznia-Tirana ora 17:00
    25.10.2025Partizani-Egnatia ora 17:00Teuta-Flamurtari ora 17:00

  • Java e 7-të e kampionatit, fitojnë Vllaznia, Vora dhe Partizani

    Java e 7-të e kampionatit, fitojnë Vllaznia, Vora dhe Partizani

    19 Tetor 2025

    18:56

    Telesport

    Java e 7-të e Abissnet Superiore u mbyll sot me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vora dhe Flamurtari – Partizani.
    Vora u rikthye te fitorja me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani triumfoi 1-0 në Vlorë. Vllaznia fitoi 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, ndërsa Egnatia – Dinamo City dhe Tirana – Teuta u mbyllën pa gola 0-0.
    Në renditje, Vllaznia kryeson kampionatin me 16 pikë.

  • Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja kampione vijon të dominojë Superligën në basketboll për meshkuj pas javës së tretë. Lezhjanët fituan thellë 144-74 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë të plota. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Besëlidhjen, ku 7 lojtarë realizuan mbi 13 pikë.
    Të njëjtin ritëm ndjek ekipi i Apolonisë, që fitoi 85-61 në Durrës ndaj Teutës, duke qëndruar në krye bashkë me lezhjanët me pikë të plota. Fierakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke mundur një rival direkt për titull. Ademokoya me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
    Pa problem fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 94-67 Skënderbeun, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Hysenagolli me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Bryant, mundi në fushën e saj, mundi 87-77 Partizanin.
    Superliga-Meshkuj, java e 3-të
    Elbasani – Besëlidhja, 74-144
    Vllaznia – Partizani, 87-77
    Teuta – Apolonia, 61-85
    Tirana – Skënderbeu, 94-67
    Pogradeci – Fieri Basket, 19 tetor
    Kamza Basket – Flamurtari, 19 tetor
    Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Partizani 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.

  • Natë pa gola në “Abissnet Superiore”, nga përplasja Egnatia-Dinamo përfiton Vllaznia

    Natë pa gola në “Abissnet Superiore”, nga përplasja Egnatia-Dinamo përfiton Vllaznia

    Një mbrëmje pa gola në “Abissnet Superiore”. Dy përballjet e vlefshme për javën e 7 të kampionatit kanë përfunduar në barazim pa gola. Teuta vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe për një tjetr ndeshje. Bregdetarët janë ndarë me një barazim 0-0 me Tiranën, duke bërë kështu secila skuadër të sigurojë nga një pikë.
    Me të njëjtin rezultat, atë 0-0, ka përfunduar edhe sfida tjetër mes Egnatias dhe Dinamos. 90 minutat e luajtura në Rrogozhinë nuk kanë mundur të nxjerrin një fitues. Nga ky barazim më tepër përfiton Vllaznia, e cila tashmë është shkëputur me 2 pikë në krye të renditjes./Sport Ekspres/

  • Vllaznia fatlume në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli

    Vllaznia fatlume në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli

    18 Tetor 2025

    17:18

    Telesport

    Vllaznia sot arriti një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Bylisit me rezultatin 0-1.
    Ekipi shkodran vuajti shumë në Ballsh, por në fund mori relativisht me fat tri pikë të çmuara.
    Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 83-të, kur një aksion i Vllaznisë përfundoi me një autogol nga mbrojtësi i Bylisit, Peralta.
    Skuadra pritëse dha disa shenja reagimi dhe mendoi se kishte barazuar në minutat e fundit, kur Abdullai shënoi pas një aksioni të diskutueshëm. Megjithatë, arbitri anuloi golin për një faull të mëparshëm.
    Kjo qe fitorja e tretë radhazi për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Vllaznia tashmë shkon në kupotën e 16 pikëve. Bylisi, ndërkohë, ka vetëm 6 pikë.