Tag: vllaznia

  • Vllaznia udhëheq së bashku me Elbasanin, si paraqitet renditja e Superiores pas javës së 10-të

    Vllaznia udhëheq së bashku me Elbasanin, si paraqitet renditja e Superiores pas javës së 10-të

    Është mbyllur java e 10-të e Superiores. Të dyja sfidat e sotme Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani u mbyllën në barazim. Dueli në Rrogozhinë prodhoi 4 gola por pa fitues në fund ndërsa në sfidën në “Arenën e Demave” nuk u shënua asnjë gol.
    Ndërsa dje Elbasani mposhti Flamurtarin me rezultatin minimal ndërsa Dinamo u ndal në një barazim pa gola nga Teuta. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe nga Bylisi.

    RENDITJA

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Barazim me gola, Egnatia e Vllaznia dhurojnë show, Vora dhe Partizani nuk ndezin (VIDEO)

    Barazim me gola, Egnatia e Vllaznia dhurojnë show, Vora dhe Partizani nuk ndezin (VIDEO)

    Këtë të martë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 10-të të Superiores. Barazim spektakolar në Rrogozhinë 2-2 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kallaku shënoi për shkodranët në fund të pjesës së parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte Ihaja që vendosi ekuilibrat.
    Balaj riktheu epërsinë e mysafirëve duke ekzekutuar saktë një penallti, sakaq kampionët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangajt.

    Egnatia mori një pikë nga ky takim pas golit të Haime në minutat e fundit.
    Sfida tjetër mes Vorës dhe Partizanit u mbyll pa gola.
     

  • Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

    Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në Abissnet Superiore. Vëmendja ishte në Rrogozhinë, aty ku Egnatia barazoi 2-2 ndaj Vllaznisë, dy ekipe pretendente për “Final Four” dhe titullin këtë sezon.
    Në minutën e 41-të, Elmando Gjini i afrohet golit për Vllazninë, por goditja e tij me kokë përplaset në traversë. Dy minuta më pas, Vllaznia gjen golin me Sherfi Kallakun, i cili shënon me një goditje fantastike me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Lirim Kastratit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët, pjesa e dytë ishte vërtet e bukur.
    Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese bëri gjithçka bukur në krah dhe kroson brenda në zonë ku Yahya dërgon topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri i Vllaznisë, Pohls.
    Në minutën e 74-të, Abdurraman Fangaj pengon brenda zone Melos Bajrami dhe arbitri jep penallti. Fangaj ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë dhe lë fushën e lojës. I zakonshmi Bekim Balaj, tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh shkodranët.
    Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazojnë shifrat me Guillem Jaime përmes një goditjeje spektakolare dënimi në minutën e 86-të. Rezultati final 2-2. Vllaznia ngjitet në krye me 20 pikë, njësoj sa Elbasani. Egnatia në vendin e tretë me një pikë më pak.
    Në “Arenën e Demave”, u luajt derbi i vogël i kryeqytetit mes Vorës dhe Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola. Rasti më i rrezikshëm i ndeshjes ndodhi në minutën e 83-të, ku goditja me kokë e Andi Janjevës pas një goditjeje këndi devijohet nga një kundërshtar dhe përfundon në shtyllë. Vlen për t’u përmendur edhe dëmtimi i rëndë i Xhuljano Skukës në fund të pjesës së parë, i cili doli me barrelë nga fusha.
    Pas këtij barazimi, Vora renditet në vendin e 7-të me 11 pikë, Partizani në vendin e 8-të me 9 pikë.

  • Egnatia- Vllaznia, Vora- Partizani (Live)

    Egnatia- Vllaznia, Vora- Partizani (Live)

    Egnatia- Vllaznia 0-0 (kohë reale

    Vora- Partizani 0-0 (kohë reale)

    Dy ndeshjet e fundit të javës së 10 Abisnet Superiore. Kryesfida luhet në Rrogozhinë mes Egnatais dhe Vllaznisë. Nga formacioni i parë Egnatia duket se vërteton faktin që sulmuesi Buriç është bërë “dalje”. Lajmi qarkulloi që paraditen e djeshme ndërsa sot kroati nuk preferohet.

    Jo pak interes edhe ndeshja e “Arena e Demave” me Vorën pritëse përballë Partizanit. Te ky takim pikët janë vendimtare për Partizanin por dhe Vorën e cila vjen pas humbjes në Ballsh.

    Sportiim.al. do të përditësojë në kohë reale çdo ndryshim rezultati.

    Foramacionet:

    Egnatia: Dajsinani, Aleksi, Albaneze, Ndreca, Jahaja, Xhemajli, Kryeziu, Sota, Fangaj, Gruda, Ruçi. Edlir Tetova

    Vllaznia: Pohls, Gjini Gurishta, Krymi, Kastrati, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago, Balaj. Tr: Edi Martini.

    Vora: Ruçi, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Daka, De Oliviera, Shehi, Geci. Tr: Arian Bellai

    Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Gudjufi, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Doumbia. Tri: Oltijon Kërnaja

    Vazhdo leximin

  • “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    “Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

    Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur në lidhje me Vllazninë kryesuese, Starova ka treguar pikën e fortë të shkodranëve, por njëkohësisht edhe pikën e fortë të skuadrës së Martinit.
    “Vllaznia është për t’u përgëzuar, padiskutim. Në ndryshim nga viti i kaluar vihet re mungesa e Partizanit. Nëse më parë ishte në vendet e para, këtë vit Partizani është në vendet e fundit.
    Sa i përket Vllaznisë, ka shumë për të përgëzuar, por edhe gjëra ku mund të punohet. Përshembull unë kam parë që dy ekipet e tjera si Dinamo apo Egnatia kanë përdorim më të mirë topi se Vllaznia. Një ekip që duhet të dali kampion si Vllaznia duhet të ketë përdorim më të mirë topi.
    Zakonisht kur Vllaznia është në avantazh, kthehet dhe mbrohet në zona shumë të ulëta në portën e saj. Më pas kur e do golin e avantazhit, hidhet e gjitha në sulm. Prandaj thashë që te Vllaznia duhet të punojnë më shumë në këtë pjesë. E pashë edhe kundër Flamurtarit, qëndruan shumë në pritje në pjesën e parë, pastaj u hodhën në sulm pasi morën golin, po ishte shumë vonë.Pastaj ajo që ka si pikë të fortë Vllaznia janë padyshim lojtarët e saj, në sulm. Balaj më duket më i mirë se në sezonin e shkuar, nëse atëherë bënte gola me penallti, sot i bën nga loja e rregullt. Gjithashtu ardhja e Kallakut i ka dhënë më shumë liri edhe Malës”, tha Starova. /Sport Ekspres/

  • Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu e nis me fitore, Tirana e Vllaznia kryesojnë në Grupin B

    Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu e nis me fitore, Tirana e Vllaznia kryesojnë në Grupin B

    Ka startuar Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e para të fazës së grupeve.
    Në Grupin A, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 (25-22, 25-17, 20-25, 25-23) ndaj Studentit. Një ndeshje e hapur dhe e ekuilibruar shumicën e kohës, me korcarët që arritën të bëjnë diferencën në parket në momentet e fundit.
    Në Grupin B, Tirana fitoi pa shumë mund ndaj Elbasanit me shifrat 3-0 (25-19, 25-15, 25-14). Sfidë e kontrilluar nga bardheblutë, që marrin edhe tri pikët e para. Vuan disi por në fund Vllaznia arrin të mposhtë 3-1 Erzenin në Shkodër (29-19, 19-25, 25-20, 25-18), duke marrë pikët e para.
    Meshkuj – Grupi A
    Skënderbeu – Studenti, 3-1
    Partizani (pushim)
    Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë, Partizani 0 pikë.
    Meshkuj – Grupi B
    Vllaznia – Erzeni, 3-1
    Tirana – Elbasani, 3-0
    Renditja: Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

  • Flamurtari dhe Vllaznia nderojnë Shametajn, homazh 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Flamurtari dhe Vllaznia nderojnë Shametajn, homazh 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë,  me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
    Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.

    Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.

  • Vllaznia bie në Vlorë, Flamurtari gjen më në fund fitoren

    Vllaznia bie në Vlorë, Flamurtari gjen më në fund fitoren

    29 Tetor 2025

    18:55

    Telesport

    Flamurtari ka gjetur më në fund fitoren e parë për këtë sezon. Vlonjatët kanë mundur në shtëpi 1-0 Vllazninë. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.
    Goli vendimtar u shënua në minutën e 73-të. Bolzan gjen fillimisht rrjetën pas një aksioni që nisi nga krosimi i Lorenc Trashit nga goditja e dënimit.
    Arbitri anullon golin e Bolzan dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, për prekje të topit me dorë nga Gurishta. Herald Marku tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Flamurtari i gëzohet fitores së parë, Vllaznia edhe pse humbi mban ende vendin e parë me 19 pikë.

  • Vllaznia e Pogradeci reagojnë dhe saktësojnë se dyshojnë për doping: Nuk kërkuam kurrë në Federatë një test gjinie

    Vllaznia e Pogradeci reagojnë dhe saktësojnë se dyshojnë për doping: Nuk kërkuam kurrë në Federatë një test gjinie

    Çështja e ditëve të fundit që ka shpërthyer në sportin shqiptar në lidhje me volejbollisten braziliane Nayara Ferreria, që luan në Superligë me ekipin e Dinamos, ka marrë sot një rrjedhë tjetër.
    Ajo është pezulluar pa afat nga Federata Shqiptare e Volejbollit, pas dyshimeve që dy klube, më saktësisht Pogradeci e Vllaznia, kanë ngritur në lidhje me lojtaren. Këto dy klube, përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë saktësuar se nuk kanë kërkuar asnjë test gjinie, por një kontroll apo test fiziologjik.
    Dyshimi i këtyre dy klubeve është se Ferreira mund të përdorë substanca të ndaluara (doping), përfshi edhe ato që sjellin rritjen e hormoneve. Sipas tyre, kjo do të sillte një rritje të perfomancës së lojtares dhe një konkurrim në kushte te pabarabarta.
    Këtë gjë e ka konfrimuar Aleksandër Leqejza, administratori i ekipit të Vllaznisë në volejboll, që thotë: “Vllaznia ka kërkuar një test fiziologjik që është një test i përgjithshëm mjekësor dhe jo një test biologjik që lidhet me gjininë. Vllaznia dënon sulmet ndaj volejbollistes së Dinamos dhe denigrimin e saj dhe solidarizohet me situatën e vështirë që po kalon”.
    Ndërsa Dorian Latifllari, drejtori i qendrës multifunksionale të Pogradecit, shprehet: “Ne kemi ngritur një çështje sportive. I kërkuam FSHV të bëjë një analizë specifike për këtë lojtare nëse është e përshtatshme të luajë në këtë kategori. Kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave, të cilat janë të ndaluara nga rregullohet e Federatave ndërkombëtare sportive, apo për terapi të ndryshme hormonale”.

  • Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

    Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

    Adriatik BALLA
    Java e 9-të e Kategorisë Superiore do të luhet këtë mesjavë, pra sot dhe nesër, me duele të forta ku spikat derbi Dinamo-Partizani, por edhe përplasja mes Tiranës dhe Elbasanit, sikurse dhe Egnatia-Teuta, apo Flamurtari-Vllaznia e Bylis-Vora. Por kampionati ynë ka probleme me sulmin. Skuadrat shënojnë shumë pak dhe strategjia kryesore e tyre për të pasur sukses është mbrojtja. Diferencën e bën Vllaznia, ekipi që ka një mesatare afro 2 gola për ndeshje, kurse ekipi tjetër që vjen më pas shkodranëve është Dinamo me 9 gola të shënuar, pra 1.1 gola për ndeshje. Shumica e skuadrave kanë shënuar 7 gola në këto 8 xhiro të luajtura deri tani, pra më pak se 1 gol për ndeshje, duke dëshmuar sulm të dobët. Skuadra që ka pësuar më shumë është Flamurtari, plot 14 gola, pra mbrojtja vlonjate del e “shpuar” këtë sezon. Mbrojtje të dobët kanë edhe Partizani e Tirana, që kanë pësuar nga 11 gola secila.
    Egnatia synon të ndalë vrullin e Teutës
    Egnatia përballet këtë mesjavë me skuadrën e Teutës në një ndeshje shumë të rëndësishme për moralin dhe klasifikimin. Rrogozhinasit kanë një pikë më shumë në renditje se sa durrsakët që nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat. Ndaj fitorja merr një rëndësi të veçantë, siç e ka theksuar edhe vetë trajneri Edlir Tetova para mediave. “Janë pak orë në dispozicion por do të kërkojmë maksimumin nesër. Skuadra do ketë rotacion nesër, por këtë e vendosim para ndeshjes. Mungesa e golit? Jo, nuk është aspak shqetësim, e rëndësishme për mua është të krijohet rasti, herët apo vonë goli do të vijë. Mendoj që problemi nuk është as psikologjik, as teknik, por individual se lojtarët e bëjnë punën, e çojnë topin deri te goditja e fundit. Teuta është një kundërshtar që javë pas jave po tregon rritje dhe përderisa s’ka asnjë humbje, mbetet ekipi për t’u mundur. Ideja ime është të lidh të gjitha repartet në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, sidomos në sulm ku jemi shfaqur shumë të nxituar. Është e vërtetë që çdo pikë ka vlerë, në fund llogaritë bëhen me pikë. Sigurisht që të duam prodhim, jo vetëm Egnatia, por të gjitha ekipet, na duhet infrastrukturë në kushte maksimale për lojë. Fundja është lojë futbolli dhe fjalën e parë e ka pasim kështu që në kushte të pa përshtatshme asgjë nuk e zbukuron lojën”, theksoi Tetova para mediave.
    Kalendari/ Ndeshjet e Kategorisë së Parë të martën dhe të mërkurën
    Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen këtë të martë dhe të mërkurë. Apolonia – Iliria do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave të 9-të, që është programuar të luhet në ora 14:00. Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 9-të do të luhen ditën e mërkurë në orën 14:00. Laçi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku do të përballet me ekipin e AF Luftëtarit. Një tjetër ndeshje me mjaft emocione do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Redi Maloku”. Në të njëjtën orë, Besa do të presë Kukësin në stadiumin “Luz i vogël”, ndërsa Lushnja do të përballet me Burrelin në transfertë. Sfida tjetër mjaft interesante e javës është ajo në Peshkopi, Korabi – Pogradeci.