Vllaznia ka fituar 1-0 ndaj Dinamos në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Shkodranët gjetën golin në minutën e 13-të, pas një aksioni të bukur të Lirim Kastratit dhe në fund pas një topi të devijuar, Bekim Balaj e dërgon atë në rrjetë.
Në minutën e 26-të, Dinamo i afrohet goli, por goditja me kokë e Ferrera përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Beranrd Berisha gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët.
Dinamo e nis vrullshëm pjesën e dytë, por Guindo gabon në momentin e fundit. Në minutën e 62-të, Bregu dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Lorenco Vilës, por goli anullohet sërish për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 65-të, Sherif Kallaku i afrohet golit të dytë për Vllazninë, por goditja e tij ndalet në fund nga Aldo Teqja. Në minutat e fundit, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, pasi Kallaku i dëmtuar doli nga fusha me barelë dhe shkodranët i kishin kryer zëvendësimet e mundshme. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe mban vendin e parë me 23 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 18 pikë.
Tag: vllaznia
-

Vllaznia rikthehet te fitorja dhe vendi i parë, Dinamo bie në Shkodër
-

Vllaznia ‘zonjë’ në Shkodër, Dinamo tani 5 pikë larg kreut
Abissnet Superiore, java e 11-të:
Vllaznia-Dinamo 1-0 (Balaj 13′)
Ndeshja e luajtur këtë pasdite në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos dhuroi emocione të forta përgjatë gjithë takimit. Fundi figuroi i lumtur për shkodraët të cilët me një gol të Bekim Balajt në të 13′ siguroi tri pikë për konsolidimin e kreut të rënditjes.
Përgjithësisht lojë e nivelit mbi mesatar ndërsa fillimisht kuqeblutë dhe më pas Dinamo në 45’patën inisiativën në fushë. Në pjesëne dytë blutë e nisën me marsh të lartë. Karakteristikë e lojës së kryeqytetasëve së paku deri në të 60′-ën ishin dajlet e shpejta me një takim, raste për gol por mbrojtja me Pohls në portë ishte në ditë të mirë ndërsa mbajti të pa prekur rrjetën.
Pas kësaj minute, Vllaznia reagoi duke ushtruar presion lart teksa për më shumë se 10′ (60′-73′) e mbajti skuadrën e Dajës larg gjysmëfushës së saj. Në fund Dinamo mori sërish inisiatvën por deri në fund shifrat nuk ndryshuan./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-
Vllaznia- Dinamo (live)
Vllaznia- Dinamo 0-1 (në kohë reale)
Supersfida Vllaznia-Dinamo, vendi Shkodër, java e 11-të Abissnet Superiore. Arbitër Andi Koçi (Durrës)
Sportiim.al, do përditësojë në kohë reale ndyshimin e rezultatit.
13: Gol Vllaznia, shënon Bekim Balaj 0-1
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Pohls; Jago, Bajrami, Gjini, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj, Murataj. Tr: Edi Martini
Dinamo Siti: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Neziri, Beqja, Qefalija, Qardaku, B. Berisha, Bregu, Guindo. Tr:Ilir Daja
Vazhdo leximin
-

Tirana, shansi i dytë i Nuhiut, supersfida e Shkodrës pret dyndje tifozësh
Tirana- Vora dhe Vllaznia-Dinamo Siti janë dy përballjet e sotme të javës së 11-të Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” do të luhet në orën 14:00 ndërsa bardheblutë pas dështimit të tretë radhazi e kanë detyrim fitoren për të lënë vendin e fundit në tabelë.
Përballë do të ketë as më pak e as më shumë por Vorën debutuese e cila në shumë javë kampionat, ka ditur të shfaqet skuadër konkuruese. Madje dhe fazën e parë, luajtur në Laç vorakët munden thellë Tiranën 3-1. Për Nuhiun në ndeshjen e dytë me tiranasit, kjo sfidë përbën dhe trendin e shpejtë të trajnerit të ri në atë që shihet si ndryshim në pankinë.
Ndërkaq në orën 17:00 në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Dinamon. Kjo ndeshje e “mbarsur” me polemika mediatike ende pa nisur, sfida premton garë speciale e kërkesë të madhe për pikë. Vllaznia është e para (bashkë me Elbasanin) mirpo me blutë, i ndajnë vetëm dy pikë ndaj dhe ekipet, ndër më të mira të këtij edicioni, përtej objektivit të largët, e kanë një sfidë të shpejtë për kreun.
Nesër, radha e Teuta- Partizani dhe AF Elbasani-Egnatia. Ndeshja e dejshme e xhiros së 11-të Bylis- Flamurtari luajtur në Vlorë u vendos nga goli i Maksutit (63′) për skuadrën vlonjate 0-1./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Vllaznia pret Dinamon, supersfida premton ‘klas…ike’
Kjo mund të konsiderohet momentalisht klasike. Bëhët fjalë për Vllaznia- Dinamo e cila luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi” për aktin e 11-të Abissnet Superiore. Klasike pasi ajo e vërteta Vllaznia- Tirana për vetë gjëndjen aktuale të bardhebluve nuk justifikoi dualitetin e viteve të shkuara (java e tetë, 3-1 për shkodranët).
Sidoqoftë ky takim ka një tregues dhe ai përkon me javën e dytë të këtij edicioni kur në Elbasan, Dinamo triumfoi 3-1. Pa shtuar këtu ndeshjen gjysëfinale të ‘Final Four’ teksa kuqeblutë kaluan në finale (fitoi Vllaznia 2-1) me kampin blu që kontestoi fort arbitërimin.
Ndërkaq për vetë cilësitë që kanë treguar javët e fundit, kjo ndeshje pritet të jetë vërtetë në nivelin ‘klasik’. Vendasit e Martinit qëndrojnë në krye pas barazimit 2-2 në Rrogozhinë me Egnatian ndërsa blutë e Dajës nisën me dy pikë më pak pasi dhe 18 herë kampionët e vendit u ndanë pa gola javën e 10-të me Teutën.
Vazhdo leximin
-

“Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten
Albano Aleksi u bë një temë e shumëkomentuar pas ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë. Në momentin e golit të shënuar nga Egnatia, Aleksi shkoi për të festuar pranë tribunës qëndrore, atje ku gjendeshin një pjesë e tifozëve të Shkodrës, por edhe pankina e Vllaznisë. Në Shkodër e kanë marrë si një provokim të rëndë të Aleksit, por vetë futbollisti në një intervistë për “Kubi Sportiv” në “EuroNews” me gazetarin Drilon Xhepollari ka sqaruar gjithçka.
“Të dyja ekipet prodhuan një futboll modern dhe europian. Përpos rezultatit, të gjithë e shijuan ndeshjen, pavarësisht faktit se të dy ekipet nuk janë të kënaqur me barazimin, as ne dhe as Vllaznia. Goli me skemë? E shpiku Tetova, e kishim bërë tre herë në stërvitje, dy herë ishin gol dhe njëherë jo. Për fat të mirë shkoi gol dhe e gjitha ishte sipas planit. Ndoshta nuk më njohin të gjithë mirë, por kur shënon gol në fund, ke gëzim të madh. U drejtova tribunës, pa e vënë re se kush ishte nga adrenalina.?Festimi nuk ishte për sharje dhe për shkodranët, por për t’iu drejtuar presidencës që ne jemi këtu dhe cdo kush mund të na mundi kaq lehtë. Por mesa duket në tribunë paska pasur edhe tifozë të Vllaznisë dhe e kanë marrë për ofendim, nuk kisha asgjë me ta. Jemi profesionistë, por jemi njerëz. Mërzitemi kur na shajnë, por secili tregon veten e tij dhe karakterin. Unë kam miq në Shkodër, por futbolli është i tillë, kur luaj te Egnatia jap 200% tim. Para se të vija te Egnatia, unë kam pasur ofertë nga Vllaznia, ndoshta nuk e dini. Unë bëra këtë zgjedhje dhe shyqyr sepse kam fituar trofe. Ata 20 veta që më shajnë nuk përfaqësojnë Shkodrën”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/ -

Dinamo apo Vllaznia? Egnatia kërkon të mbrojë titullin kampion, por mund t’ia marrë…”krijesa e klonuar”
Egnatia ka arritur të dominojë në kohët e fundit skenën e futbollit shqiptar, me shumë meritë. Pengu i madh dhe ëndrra e paplotësuar e presidentit Demrozi ka qenë Europa. Egnatia mbetet një krenari e madhe për qytetin e vet, por jo për shqiptarët. Europa është vendi i vetëm ku shqiptarët bashkohen përpara se të ndahen në kampionat dhe rezultatet nuk kanë qenë aspak në nivelin e pritshmërive.
Por Europa ka kaluar dhe ky sezon sheh një rivalitet si kurrë më parë për titullin kampion. Elbasani, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia janë një marsh përpara të gjithë të tjerëve dhe duket se do të jetë kjo katërshja e Final Four, pa harruar Teutën që do të jetë aty për t’i kërcënuar në çdo moment dhe të përfitojë kur dikujt prej këtyre skuadrave t’i rëshkas këmba.Ku duhet të ruhet më shumë Egnatia, kush ia rrezikon më shumë titullin Egnatias? Të gjithë do të përmendin Vllazninë dhe Dinamo, por kujdesi më i madh duhet të tregohet ndaj Elbasanit. Elbasani është një “krijesë e klonuar” e suksesit të Egnatias. Gjithçka e njëjtë, ngritja, atmosfera, tifozët, paçka se i ka më të zjarrtë dhe mbi të gjitha, presioni, është po i të njëjtit nivel si përpara se Egnatia të fitonte për herë të parë titullin kampion.
Një “rrëzim i vogël” ku i iku nga duart Europa nga Partizani i Skënder Gegës dhe tani rikthehen duke treguar gjithë projektin serioz, për të marrë atë që i takon, Europën në rastin më të keq. Përse Elbasani duhet të merret seriozisht në këtë rast? Sepse Dinamo e Ilir Dajës nuk është kaq e uritur. Thuhet shpesh në futbollin europian se shumë herë fiton ai që e dëshiron më shumë fitoren. Uria e këtij trajneri nuk është e të njëjtit nivel me të Elbasanit, përkundër faktit se Ilir Daja është ambicioz i madh dhe kjo ambicie e kërkon që të fitojë gjithçka i del përpara syve.Por për Ilir Dajën nuk është problem humbja e një kampionati, Ilir Daja bëhet gjithmonë trajneri i të gjithë shqiptarëve në Europë kur shpesh bën befasira që kalojnë kufijtë tanë. Kostumi i triumfatorit të Superiores për të rri shumë ngushtë, nuk e entuziazmon, kërkon diçka më shumë sesa keq. Dhe presioni i tifozëve është thuajse zero, Dinamos i mungojnë tifozët për të shkundur ekipin edhe atëherë kur janë të dremitur.
Nga krahu tjetër, Vllaznia ka treguar në vitet e fundit se është ajo skuadra që pasi e mbush mirë kupën, me një lëvizje totalisht të pakuptueshme, do ta derdh po vetë. Me Martinin ekipi është bërë njësh dhe thuhet se këtë herë, nuk do të dështohet, ndryshe nga më parë. Por këtu qëndron edhe problemi kryesor i Vllaznisë. Në Shkodër, për Vllazninë flitet si për Kombëtaren në të gjithë Shqipërinë në këto kohë, atje është gjithmonë.
Pra përjetimi është shumë i madh, por në një qytet që përjetimi është shumë i madh, presioni po ashtu. Dhe lojtarët e Superiores, jo vetëm të Vllaznisë, e kanë të pamundur të mbajnë mbi supe një presion të këtij niveli kaq të lartë. E thënë më ndryshe, në të gjitha vitet Vllaznia ka pasur një tifozeri dhe ambient që është shumë më lart sesa ekipi që kanë. Jo vetëm ekipi i Vllaznisë, por çdo ekip i Superiores nuk do t’i përgjigjej dot, përvec Skënderbeut të kohës së artë. Dhe këtu del në skenë Elbasani. Një skuadër që ka tifozeri shumë të flaktë dhe që mbushin stadiumin, por që nuk vendosin asnjë lloj presioni mbi këtë skuadër të re. Ata janë të lirë të luajnë dhe të marrin rezultatin që dëshirojnë për sa kohë nuk “e bëjnë baltë” me humbjet radhazi.
Pra nëse Vllaznia është e detyruar të fitojë, Elbasanit i lejohet gjithçka. Trajneri Gozdenovic ka qenë një tjetër goditje e bukur e drejtuesëve të klubit. Një serb, e vërtetë, por një serb përjashtues ndoshta. Në asnjë rast provokues, ka mësuar gjuhën shqipe më mirë sesa shumë shqiptarë që emigrojnë gjetkë afër nesh dhe një njeri që gjithmonë kërkon paqen, jo konfliktin. Dhe për ta mbyllur, në këtë fazë të parë, Elbasani tregoi se është mjaftueshëm i pjekur sa për t’u ringritur nëse bie. E nisi me fitore dhe mori të gjithë vëmendjen, pasoi me dy humbje radhazi me Vorën dhe Vllaznisë, atje ku sërish njerëzit e lëshuan duke menduar se ishte një flluckë e kot e ngritur në javët e para dhe më pas u rikthye me tre fitore radhazi. Elbasani ka shumë për të thënë, në fushë dhe tribuna. /Sport Ekspres/ -

Vllaznia dhe Egnatia ndajnë një pikë në kryesim, Vora frenon Partizanin
Adriatik BALLA
Java e 10-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy duelet e fundit, ku nuk pati fitues, por as humbës, pasi të dy ndeshjet u mbyllën në barazim. Kështu, Egnatia dhe Vllaznia, dy rivalet kryesore të garës së këtij edicioni, barazuan 2-2 në një ndeshje me shumë tension, të papritura, kartonë dhe gola, kurse Partizani dëshmoi dhe një herë atë që është thënë, pra që ka probleme, rrjedhimisht u mjaftua me një pikë ndaj Vorës brenda në stadiumin e tij (edhe pse luante si ekip mik). Kjo ndeshje u mbyll 0-0 me vorakët që i qëndrojnë larg fundit për momentin dhe Partizanin në vend të tetë në një krizë loje e rezultatesh që mund të ketë pasoja për vazhdimësinë e sezonit dhe objektivat që ka klubi.
Vllaznia e nis mbarë, por në fund merr një pikë
Vllaznia dhe Egnatia u përplasën dje në Rrogozhinë mes tyre, dy skuadra që kanë lakmi për titullin. Shkodranët e nisën mirë ndeshjen, por nuk e bitisën në të njëjtin ritëm. Për pasojë të dy ekipet ndanë nga një pikë, pasi rezultati i ndeshjes doli 2-2, rezultat që u dha nga një pikë dhe i mban mbërthyer në renditje me kryesim të ngjeshur dhe në garë të shtuar edhe me Elbasanin dhe Dinamon. Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët me Kallakun i cili realizoi një supergol. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Pjesa e dytë dhuroi emocione të forta nga të dyja skuadrat. Në të 62′ Jahaja barazoi shifrat falë një gabimi të portierit Pohls. Gjërat shkuan keq për Egnatian në momentin që Fangaj shkaktoi penallti dhe u largua nga fusha me të kuq. Balaj nuk fali para portës duke rikthyer baraspeshën. Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej kështu, Aleksi me Haime bënë një skemë fantastike për ti rikthyer buzëqeshjen dhe barazimin Egnatias. Kështu të dyja skuadrat mjaftohen me 1 pikë nga dueli në Rrogozhinë.
Vora frenon Partizanin, të kuqve u mungon sërish goli
Kampionati për Partizanin po bëhet një “malore” e vërtetë. Kjo për faktin e ndodhet në tre vendet e fundit të renditjes kur janë luajtur 10 xhiro të garës nga 36 gjithsej. Natyrisht, dje ishte një rast i mirë që Partizani të merrte maksimumin e pikëve pasi, edhe pse luante në transfertë ai ndodhej në fushën e tij (sipas marrëveshjes mes dy klubeve). Thënë ndryshe, Vora dhe Partizani kanë ndarë pikët ditën e djeshme në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në “Arenën e Demave”, në një përballje mes dy skuadrash që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Ka qenë një ndeshje që dhuroi pak emocione, me të kuqtë që kishin iniciativën, por jo shënjestrën e duhur për të rrezikuar me gjuajtjet e vazhdueshme nga jashtë zonës. Rastet e vërteta të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë, kur Janjeva goditi fillimisht shtyllën e më pas traversën për skuadrën e Partizanit. Por në fund rrjeta nuk u tund dhe barazimi pa gola, pa skuadrat të ndanin pikët. Vora ruan vendin e 7-të, me 11 pikë, kurse Partizani mbetet në vend të tetë më 9 pikë, duke qenë i rrezikuar në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes. -

Axhenda e Superiores, pesë ndeshjet ndahen në tre ditë
Java e 11 e Superiores sheh të 5 ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë, teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që janë në katërshen e parë aktualisht.
Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati.Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin.
Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00, me Teutën që pret Partizanin, si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes mes Elbasanit dhe Egnatias.
JAVA 11
E premte, 07.11.2025Bylis-Flamurtari ora 17:00
E shtunë, 08.11.2025Tirana-Vora ora 14:00Vllaznia-Dinamo ora 17:00
E diel, 09.11.2025Teuta-Partizani ora 17:00Elbasani-Egnatia ora 17:00 -

Renditja e re e Superiores/ Barazimi i Partizanit me Vorën dhe i Egnatias me Vllazninë, ja sesi duket tabela
Java e 10 e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy sfidat e fundit, Egnatia – Vllaznia dhe Vora – Partizani.
Në “Egnatia Arena”, supersfida e javës Egnatia – Vllaznia përfundoi në barazim 2-2. Edhe ndeshja tjetër, Vora – Partizani, në “Arenën e Demave”, nuk pati fitues, pasi u mbyll 0-0.
Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe sfida Dinamo City – Teuta.
AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi.
Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia dhe AF Elbasani kryesojnë me nga 20 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.