Tag: vllaznia

  • Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Gjysmëfinale e Kupës, Vllaznia- Dinamo 0-0

    U luajt këtë mbrëmje gjysmëfinalja e vajtjes së Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamo Sitit.

    Në Shkodër të dyja skuadrat bënë fare pak në fushë për të gjetur golin e fitores duke shtyrë për në takimin e kthimit çështjen e kualifikimit për në finale.

    Edhe pse vendasit rrezikuan më shumë, mungesa e Balajt në majë të sulmit u ndie goxha pasi si Gruga ashtu dhe ata që vinin nga linja e dytë nuk arritën të thyenin portierin Teqja.

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Shqipërisë: Vllaznia dhe Dinamo i “lënë” golat për ndeshjen e kthimit

    Kupa e Shqipërisë: Vllaznia dhe Dinamo i “lënë” golat për ndeshjen e kthimit

    2 Prill 2025

    20:58

    Telesport

    Vllaznia dhe Dinamo janë përballur në “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, në një sfidë ku mungoi goli. Një lojë e ekuilibruar nga të dyja ekipet, ku nuk është se pati shumë raste të pastra, por të dyja ekipet patën tentativat e tyre.
    Pati dhe një rast kur vendasit pretenduan për penallti, por VAR nuk e ndryshoi vendimin fillestar të arbitrit kryesor të takimit. Shifrat përfundimtare 0-0. Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill.
    Ndërkohë, nesër do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Partizanit. 4 ekipet gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave do jenë po ato që do diskutojnë titullin mes tyre, duke qenë të katra në Final Four.

  • Gjysmëfinalet e Kupës, sot Vllaznia-Dinamo

    Gjysmëfinalet e Kupës, sot Vllaznia-Dinamo

    Nisnin nga sot gjysmëfinalet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73 në radhë.

    Sot dhe nesër, 4 skuadra në garë, Vllaznia, Dinamo Siti, Egnatia dhe Partizani janë në kërkim të trofeut të dytë më të rëndësishm në vend në rang klubesh.

    Këtë mbrëmje Vllaznia-Dinamo në Shkodër dhe nesër Egnatia-Partizani në Rrogozhinë do të duelojnë në orarin e përbashkët 19:00 për të hedhur hapat e parë drejt sigurimit të finales së madhe.

    Kështu Vllaznia- Dinamo pritet të jetë super e luftuar. Paçka se te të dyja skuadrat ka pikëpyetje për futbollistë të caktuar. Kuqeblutë nuk kanë Balajn por në dyshim gjënden edhe Stojanoviç e Mensah. Te blutë situata mbetet më e qartë pasi vetëm Bregu është në dyshim. Madje edhe portieri Sali i mbetur në infiermeri për shumë javë duket gati.

    Ajo që theu “rregullin” në vigjilje të ndeshjes së sotme, te dinamovitet, lidhet me heshtjen e stafit teknik para mediave.

    Vazhdo leximin

  • Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës

    Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës

    Këtë të hënë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit.
    Egnatia ka konsoliduar pozitat në krye të tabelës me 58 pikë, duke u shkëputur me katër pikë nga ndjekësja më e afërt, Dinamo, e cila ka 54 pikë. Në vendin e tretë renditet Vllaznia me 52 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë.
    Elbasani pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa skuadrat e tjera janë në luftë për mbijetesë.
    Renditja aktuale pas javës së 32-të:Egnatia – 58 pikëDinamo – 54 pikë
    Vllaznia – 52 pikëPartizani – 47 pikëElbasani – 43 pikëTeuta – 34 pikëLaçi – 33 pikëSkënderbeu – 33 pikëBylis – 33 pikëTirana – 32 pikë
    Me vetëm disa javë të mbetura nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion dhe mbijetesën mbetet e hapur, me ekipet në fund të tabelës që po luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.

  • Egnatia-Vllaznia mbyllin javën e 31-të me barazim spektakolar! Partizani rrezikon “final four”, Tirana rënien nga kategoria (VIDEO+RENDITJA)

    Egnatia-Vllaznia mbyllin javën e 31-të me barazim spektakolar! Partizani rrezikon “final four”, Tirana rënien nga kategoria (VIDEO+RENDITJA)

    Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 spektakolar në Rrogozhinë, në fund të një ndeshje shumë të bukur dhe dramatike ku ndodhi gjithçka por edhe ku ne shkallet e stadiumit, edhe pse dite jave dhe dite pune, kishte rreth 2500 tifoze dhe shume nga ata te ardhur nga Shkodra per te mbeshtetur kuqeblute qe jane gjithashtu ne garen per final four.
    Egnatia diktoi ritmin në pjesën e parë dhe ia doli të shënonte me anë të Lushkjes, kurse shkodranët dukeshin shumë pak thumbues. Por me aktivizimin e Grudës në pjesën e dytë, loja e shkodranëve ndryshoi plotësisht. Ata nisën sulme të njëpasnjëshme drejt portës së Dajsinanit, goditën shtyllën, fituan një penallti që u anulua dhe në minutën e 80 gjetën barazimin me anë të Malës.
    Egnatia reagoi, duke u përgjigjur me golin e Fernandos që dukej se po mbyllte ndeshjen. Por vetëm pak minuta më vonë Deliu fitoi penallti në anën tjetër, me Grudën që transformoi saktësisht, duke vulosur një barazim të çmendur mes dy skuadrave.
    GOLI I LUSHKJA – VIDEO
    GOLI I MALËS – VIDEO
    GOLI I FERNANDO – VIDEO
    GOLI I GRUDA – VIDEO
    Ne ndeshjet e tjera, bie ne sy fitorja e Dinamos 1-0 ndaj Partizanit me golin e Baton Zabërgja, por qe ne fund mund t’i ikte nga duart pasi nje penallti e dhene per “demat” u humb nga Domgjoni, qe goditi shtyllen. Dinamo e dominoi takimin dhe mund te kishte shenuar me shume gola. Partizani vazhdon krizen dhe tani duhet te shohe mbrapa pasi Elbasani po vjen dhe eshte 4 pike larg. Verdheblute fituan sfiden e tyre ndaj Laçit. E ndersa Tirana barazoi me Bylis, Teuta perfitoi dhe me fitoren 1-0 ndaj Skenderbeut mer pak fryme dhe pse renditja eshte super e ngjeshur per zonen mbijetese duke qene 5 skuadra aty aty…

    Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të nisë për Bajram! Mund të duket absurde por është e vërtetë, pasi FSHF ka caktuar, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, që të mos lërë pushim futbollistët as në këtë ditë feste duke planifikuar për të dielën pjesën më të madhe të ndeshjeve të Superiores.
    Sfidat nisin në orën 17:00 kur në Korçë do të luhet një duel shumë interesant mes Skënderbeut dhe Dinamos. Më pas, në darkë, në orën 20:00, Vllaznia pret Teutën, ndërsa Partizani do të presë Laçin. Sipas kalendarit të planifikuar nga FSHF, dy sfidat e tjera luhen të hënën, me Bylisin që pret Egnatian në drekë dhe duelin Elbasani-Tirana që mbyll javën.
    KALENDARI
    E diel, 30.03.2025
    Skënderbeu-Dinamo ora 17:00
    Vllaznia – Teuta ora 20:00
    Partizani – Laçi ora 20:00
    E hënë, 31.03.2025
    Bylis-Egnatia ora 15:00
    Elbasani-Tirana ora 18:00

  • Egnatia- Vllaznia, sfida më e bukur e sezonit, pa fitues…

    Egnatia- Vllaznia, sfida më e bukur e sezonit, pa fitues…

    Abissnet Superiore, java e 31-të:

    Egnatia- Vllaznia 2-2 (Lushkja 20′, Fernando 86’/ Mala 80′, Gruda pen 89′)

    Ndeshja më e bukur, më me grintë më me emocione e këtyre javëve të fundit. Në ‘Arena Egnatia” të populluar, Egnatia dhe Vllaznia kishin zgjedhur të tregonin cilësitë më të mira që zotëronin pikërisht në aktin e fundit të kësaj xhiroje.

    Në ambientin e zjarrtë të impiantit modern, ishte Regi Lushkja ai që realizoi i pari në të 20′ -ën. Goli vërtetë i bukur, i 13-ti në radhë për kavajasin i cili dha dhe asitin te goli i dytë i vendasëve të Edlir Tetovës. Veçse për të shkuar deri te ky veprim i numërit 10-të, duhet parë ajo pjesë e dytë e cila pa në fushë Vllazninë më të mirë të javëve të fundit.

    Të gjithë kuqeblutë spostohen dhe krijojnë supermaci të madhe te porta e Dajsinanit. Godasin një shtyllë me Mensah e megjithatë goli do të vonojë. Ai do të vijë në të 80′-ën teksa mesfushori nga Prizreni Esta Mala i Vllaznisë, do të nxjerrë nga repertori goditjen fantastike për 1-1.

    Zgjohet Egnatia dhe Regi Lushkja, njeriu i ndeshjes ofron asisitin për Fernandon duke kaluar sërish përpara vendasit. E pamundur të mbyllej kjo sfidë pa një tjetër shenjë të mysafirëve nga Shkodra. Këtë radhë ishte Ardit Deliu i spostuar në të majtë por brenda zonës që fiton një penallti. Aty paraqitet Ildi Gruda për 2-2 final. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin