Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, sot është mbyllur një tjetër javë e rëndësishme e Superiores. Partizani ka marrë një fitore të madhe ndaj Egnatias në shifrat 1-0, falë golit të Kekos nga penalltia në minutën e 62. Lushkja tronditi të kuqtë në minutat e fundit, por me këtë fitore mban vendin e katërt, që të dërgon në Final Four.
As Elbasani nuk ka gabuar duke mundur 1-0 Bylisin me golin e Qoses, ndërsa me këtë fitore, janë ende në garë për vendin e katërt. Një finale mes ajo e Skënderbeut dhe Tiranës që kanë ndarë pikën e artë me njëra-tjetrën, 1-1, me golat e shënuar nga Nasr dhe Ndreca. Ndërkohë Teuta ka fituar ndaj Lacit 1-0 duke afruar kurbinasit me Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër Vllaznia ka mundur Dinamon pastër 3-0. /Sport Ekspres/
Skënderbeu-Tirana 1-1 Nasr 35’/ Ndreca 53’
Elbasani-Bylis 1-0 Qose 24’
Teuta-Laci 1-0 Lloci 85’
Partizani-Egnatia 1-0 Keko 62’
Vllaznia-Dinamo 3-0 Qato 26’, Dodaj 63’, Balaj 86’
Tag: vllaznia
-

Partizani merr fitore të madhe me Egnatian për Final Four, Skënderbeu dhe Tirana marrin pikën e artë, Vllaznia mund pastër Dinamon
-

ABISSNET SUPERIORE 34′: Mbyllen pjesët e para, Elbasani dhe Vllaznia bëjnë detyrën! Skënderbeu po fiton në “finale” ndaj Tiranës
12 Prill 2025
16:18
Telesport
Luhet sot java e 34-të e Abissnet Superiore dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit po përballen me Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin.
Në “Loro BoriçI”, Vllaznia po përballet me Dinamon. Shkodranët gjetën golin me Klint Qaton në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
Në Korçë luhet për mbijetesë, Skënderbeu përballet me Tiranën. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
Në dy sfidat e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Laçi, mungoi goli dhe 45-minutat e para u mbyllën 0-0. -

ABISSNET SUPERIORE 34, mbyllen pjesët e para! Elbasani dhe Vllaznia bëjnë detyrën! Skënderbeu po fiton në “finale” ndaj Tiranës
12 Prill 2025
16:18
Telesport
Luhet sot java e 34-të e Abissnet Superiore dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit po përballen me Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin.
Në “Loro BoriçI”, Vllaznia po përballet me Dinamon. Shkodranët gjetën golin me Klint Qaton në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
Në Korçë luhet për mbijetesë, Skënderbeu përballet me Tiranën. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
Në dy sfidat e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Laçi, mungoi goli dhe 45-minutat e para u mbyllën 0-0. -

Partizani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo, njihuni me ndeshjet e javës në Superiore
Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm tre javë nga fundi. Gara është bërë shumë interesante, me luftë të fortë si për një vend në “Final Four” ashtu edhe për mbijetesën.
Java e 34-t që do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:30, sjell përballje shumë interesante dhe vendimtare. Katër vendet e para të renditjes do të përballen mes tyre, në dy sfida që priten me shumë interes.
Kryesuesit e Egnatias do të udhëtojnë drejt “Arenës së Demave” për t’u përballur me Partizanin, ndërkohë që në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Dinamo City-n. Vllaznia është shumë pranë realizimit të objektivit për të qenë në “Final Four”, ndërsa për Partizanin situata është komplikuar ndjeshëm pas humbjes në derbin me Tiranën. Tashmë, diferenca me AF Elbasanin është vetëm një pikë. AF Elbasani do të luajë këtë javë në shtëpi ndaj Bylisit.
Ndërkohë, dy duele vendimtare për mbijetesën do të zhvillohen në Korçë dhe Durrës. Skënderbeu do të presë Tiranën, ndërsa në “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Laçin.
JAVA 34
Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30
Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30
Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30
Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30
AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30 -

Kampionati shqiptar, përcaktohet kalendari për 3 javët e fundit të sezonit
9 Prill 2025
16:25
Telesport
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e “Abissnet Superiore” për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar.
Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30. Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.
JAVA 34
Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30
JAVA 35
Bylis – Partizani 19.04.2025 15:30Egnatia – Skënderbeu 19.04.2025 15:30Tirana – Teuta 19.04.2025 15:30Laçi – Dinamo City 19.04.2025 15:30AF Elbasani – Vllaznia 19.04.2025 15:30
JAVA 36
Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30 -

Vllaznia kryen pagesat e prapambetura, FIFA i hap merkaton klubit kuqeblu, e mbyllur që në janar…
Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime në merkaton e verës. Mësohet se FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura. Kujtojmë që merkatoja e kuqebluve ishte e mbyllur që në janar.
Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të në Superiore dhe ende nuk e ka siguruar “Final 4”. Këto javët e mbetura, do të kërkojë të japë maksimumin në kampionat për të shkuar në Kupat e Europës.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin për 3 javët e fundit të kampionatit të rregullt
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e “Abissnet Superiore” për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar.
Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30.
Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.
JAVA 34
Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30
Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30
Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30
Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30
AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30
JAVA 35
Bylis – Partizani 19.04.2025 15:30
Egnatia – Skënderbeu 19.04.2025 15:30
Tirana – Teuta 19.04.2025 15:30
Laçi – Dinamo City 19.04.2025 15:30
AF Elbasani – Vllaznia 19.04.2025 15:30
JAVA 36
Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30
Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30
Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30
Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30
Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30 -

Tirana fiton derbin me Partizanin dhe jep shenja mbijetese, Elbasani befason Egnatian dhe tenton “Final Four”
Adriatik BALLA
Java e 33-të e Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ku u përplasën dy gjigantët e futbollit tonë, Tirana dhe Partizani, në një derbi emocionues mes tyre. Bëhet fjalë për një ndeshje që kishte vlerë veçanërisht për Tiranën, e cila pozicionohej në vend të fundit, e i duheshin me patjetër pikët. Tirana ia doli mbrëmë të thyente Partizanin me rezultatin 3-0, duke marrë një trepikësh që e ndihmon shumë në luftën për mbijetesë, pasi shkëputet me dy pikë nga fundi dhe tani ngjitet në vend të tetë, duke pasur besim se mund t’ia dalë të mbetet në elitë.
Për Partizanin nuk ishte mbrëmja e duhur. Sfida ka folur gjatë gjithë ndeshjes për bardheblutë, të cilët kërkuan më me ngulm fitoren dhe kishin kontrollin e lojës. Ndaj edhe golat e shënuar në pjesën e parë nga Zharmuni ishin rrjedhojë logjike e asaj që po shfaqej në fushë, ku Partizani ishte inaktiv. Gega bëri lëvizje në pushim dhe Partizani u ngjall. Por një gabim i Sembene dhe goli i tretë me penallti nga Ernest vulosën fatin e kësaj ndeshje, ku VAR-i nuk la të kuqtë as t’i gëzoheshin golit të flamurit. Pas kësaj jave, Partizani ndihet i kërcënuar seriozisht në vend të katërt, pasi Elbasani i është afruar me një pikë (47-46), kurse gara për fundtabelën vijon të jetë e fortë dhe emocionuese, pasi janë jo pak, por pesë ekipe që rrezikojnë dhe me sa duket rivaliteti për mbijetesë do të shkojë deri në vërshëllimën e fundit.
Kështu, diferenca midis vendit të gjashtë që mbahet nga Skënderbeu dhe të dhjetë që mbahet nga Laçi është vetëm 3 pikë (36-33). Thënë ndryshe, skuadrat e Skënderbeut, Bylisit, Tiranës, Teutës dhe Laçit, do të jenë në ankth deri në xhiron e fundit, pasi asgjë nuk është përcaktuar, kush qëndron e kush bie nga kategoria. Për momentin, tri skuadrat e kreut janë të padiskutueshme që janë në “Final Four”, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia (edhe pse Vllaznia ende jo matematikisht).
Elbasani thyen Egnatian dhe i bën presion katërshes kryesuese
Elbasani mori dje një fitore me vlera me shifrat 2-1 përballë Egnatias së Rrogozhinës, në fushën e kësaj të fundit, duke lakmuar të jetë në fund të sezonit në top-4, pozicion që e fut skuadrën në garën e titullit. Edhe pse mbetet në vend të pestë, Elbasani po ngulmon fort ta realizojë këtë objektiv dhe deri tani ia ka dalë të bëjë presion për një vend në “final Four”. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar mes dy skuadrave, por me Elbasanin që e zgjidhi në minutat e fundit, duke goditur dy herë brenda tre minutash për të shkuar në pushimin e sfidës me avantazh të dyfishtë. Pritej reagimi i rrogozhinasve por ai mungoi, me ekipin që u zgjua vetëm pas incidentit në stadium ku ra nga tribuna një tifoz i vendasve e që solli ndërprerjen e duelit për disa minuta. Një penallti e transformuar saktësisht nga Fernando me “Panenka”, ishte shkëndija e vetme e mirëfilltë në minutat e fundit të ndeshjes, që u mbyll me festën e ekipit verdheblu. Mbetet të shihet deri në fund ecuria e Elbasanit, por në tri javë garë që kanë mbetur verdheblutë do të tentojnë surprizën deri në sekondën e fundit.
Java 33
Të dielën
Bylis-Vllaznia 1-0
Laçi-Skënderbeu 1-2
Dinamo-Teuta 1-1
Të hënën
Egnatia-Elbasani 1-2
Tirana-Partizani 3-0
Renditja
Nr.Ekipi Pikë
1.Egnatia 58
2.Dinamo 55
3.Vllaznia 52
4.Partizani 47
5.Elbasani 46
6.Skënderbeu 36
7.Bylis 36
8.Tirana 35
9.Teuta 35
10.Laçi 33 -

Kupa/ Gjysmëfinalja e parë, Egnatia- Partizani, premton spektakël
Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë, faza gjysëminale, përball 4 skuadrat e pozicionuara aktualisht në krye të rënditjes në kampionat.
Pas Vllaznia- Dinamo (0-0) luajtur dje në “Loro Boriçi” sot radha e gjysmëfinales së dytë ajo mes Egnatias dhe Partizanit. Edhe kjo sfidë e parë në këtë kompeticion ndërmjet skuadrave të “Final Four”, i gjen rivalet në Kupë më të karikuara se kurrë.
Rrogozhinasit dominojnë në kampionat dhe po kalojnë moment të mirë ndërsa dhe Partizani pas rikthimit të Skënder Gegës në timonin e kuq dhanë sinjale pozitive përballë Laçit po në kampionat.
Te skuadra e Tetovës mungesat e Malotës dhe Edison Ndrecës teksa te Partizani i vetmi ndryshim mund të vijë nga porta ku Hoxha duket se do të nisë si favorit.
Gjysmëfinale e Kupës (vajtje):
Sot
Egnatia- Partizani 19:00
Luajtur dje:
Vllaznia- Dinamo Siti 0-0/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Dinamo shtyjnë gjithçka për të dytën
Vllaznia dhe Dinamo e kanë myllur në një barazim “të bardhë” ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në “Loro Boriçi”. Ekipet më shumë u përpoqën të mos gabojnë për të pësuar gol.
Pjesa e parë ka qenë më e mirë për Dinamon por gjithsesi ka paraqitur kërcënim serioz për portën e Vllaznisë. Në të dytën, ishte Vllaznia ajo që dominoi më shumë në fushën e lojës, por edhe ajo pa mundur të tundë rrjetën.
Ekipi që do të luajë për finalen, do të përcaktohet në ndeshjen e dytë, e cila mund të luhet në “Elbasan Arena”. Fituesi i Vllaznia- Dinamo ndeshet në finale me fituesin e Egnatia- Partizani.