Tag: vllaznia

  • Flamurtari nuk njeh rivalë, shpartallon Tiranën dhe komandon kampionatin

    Flamurtari nuk njeh rivalë, shpartallon Tiranën dhe komandon kampionatin

    Java e 7-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra flet për Flamurtarin kampion, që fitoi thellë 91-56 ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti“. Edhe pse bardheblutë luanin në fushën e tyre ishte skuadra vlonjate ajo që komandoi në fushë.
    Flamurtari u shkëput 21-8 që në periodën e parë dhe e thelloi epërsi në të katërta periodat, duke e merituar fitoren. Tirana ishte në një ditë të keqe, shumë larg asaj që pritej, duke mos rivalizuar dot dhe bëri shumë gabime.
    Presingu i Flamurtarit ishte efikas, ndërkohë që edhe në gjuajtje ishte më i saktë. 6 lojtare të ekipit vlonjat realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Harvey me 28 pikë. Për Tiranën, Lugaj realizoi 26 pikë, por e vetme nuk mund të bënte dot asgjë.
    Pas kësaj sfide, Flamurtari është ende i pamposhtur në kampionat dhe shkëputet 3 pikë nga vendi i dytë. Kjo javë do të kompletohet ditën e diel me ndeshjen Vllaznia-Partizani, ndërsa Studenti është pushim.
    Superliga-Java e 7-të
    Tirana – Flamurtari, 56-91
    Vllaznia – Partizani, 16 nëntor
    Studenti (pushim)
    Renditja: Flamurtari 12 pikë, Tirana 9 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllaznia 4 pikë.

  • Vllaznia dominon rivalët direkt, tri fitore në pesë duele për kreun e Superiores

    Vllaznia dominon rivalët direkt, tri fitore në pesë duele për kreun e Superiores

    Vllaznia tregoi edhe njëherë forcën e saj këtë kampionat, duke triumfuar me rezultatin 1- 0 ndaj Dinamos. Duel që u zhvillua në kuadër të javës së 11- të të Superiores dhe që lejon shkodranët të kryesojnë në barazim pikësh me nga 23 të tilla së bashku me Elbasanin. Por, kuqeblutë kanë si avantazh golavarazhin dhe ndeshjet direkte ndaj verdhebluve, prandaj edhe qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit.
    Ajo çfarë ka bërë diferencën deri më tani në sezonin e 9 herë kampionëve të vendit tonë, janë pikërisht ndeshjet ndaj rivalëve direkt. Kështu Vllaznia në dy përballje deri tani ndaj Egnatias, ka arritur një fitore 2-0 në fazën e parë e një barazim 2-2 në Rrogozhinë në javën e 10-të të fazës së dytë. Ndaj Dinamos, bilanci është i barabartë mes dy skuadrave, me një fitore 3-1 të kryeqytetasve në fazën e parë të edicionit e tashmë një sukses 1-0 të kuqebluve në javën e 11-të të kampionatit.

    Po ashtu Vllaznia ka fituar edhe ndaj Elbasanit këtë kampionat, në raundin e 6- të të tijin. Ku me rezultatin 1-0 ka triumfuar në Shkodër. Në këtë mënyrë në 5 duele me kundërshtarët direktë për titullin deri më tani, Vllaznia ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Duke treguar kështu forcën dhe ambiciet e shkodranëve në këtë edicion, ku si synim absolut është rikthimi i titullit kampion në Shkodër. Edhe pse rëndomë thuhet se titulli fitohet në ndeshjet me ekipet e “vogla”, Vllaznia po arrin ta bëjë diferencën edhe me rivalët kryesorë të këtij edicioni të Superiores.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Partizani përmbys në mënyrë spektakolare Teutën, Elbasani thyen Egnatian dhe barazon Vllazninë në kryesim

    Partizani përmbys në mënyrë spektakolare Teutën, Elbasani thyen Egnatian dhe barazon Vllazninë në kryesim

    Adriatik BALLA
    Java e 11-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me dy takime, një në Elbasan e tjetri në Durrës. Në Elbasan vendasit mposhtën Egnatian 1-0 dhe arritën që me trepikëshin e kësaj ndeshjeje të kapin Vllazninë në kryesim në kuotën e 23 pikëve, kurse në Durrës Partizani, i cili po e humbte ndeshjen, jo vetëm arriti të fitojë e të dalë me tri pikë, por mori një fitore me përmbysje, spektakolare, duke marrë tri pikë të vyera për momentin në këtë fazë të garës, pikë që e ndihmojnë të kthehet në mestabelë fillimisht e të rrisë pretendimet e veta. Dy ditë më parë ishte Vllaznia që mundi në një duel kryesuesish Dinamon dhe mbajti kryesimin e Superiores. Surprizë e kësaj jave ishte gjithashtu fitorja e Flamurtarit ndaj Bylisit të premten. Me pak fjalë, kampionati elitar shqiptar po bëhet interesant në këtë fazë të dytë.
    Partizani, përmbysje e pabesueshme
    Partizani mbrëmë tregoi se ka forcë “demash”. Edhe pse në disavanatzh të dy golave, ai mundi ta kthejë ndeshjen e në minutat e fundit ta fitonte atë. Durrsakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi krijuan raste dhe gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Macolli në minutën e 32-të dhe Toli në minutën e 40-të, shënuan për Teutën dhe u duk se durrsakët do ta siguronin lehtë fitoren në këtë ndeshje. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Partizani bëri atë që as mendohej në këtë duel. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, pasi trajneri Kërnaja vendosi të hidhte në fushë lojtarët e ekipit B, Kontreras dhe Kola. Të kuqtë u ngjallën dhe ishte Kontreras ai i cili shënoi brenda pak minutash dy herë për të rihapur ndeshjen, ndërsa durrsakët kishin gabuar penallti me Zelën. Kontreras më pas la fushën e lojës me të kuq dhe ndërsa Teuta kërkonte avantazhin, ai erdhi për Partizanin që fitoi penallti dhe e realizoi me Tomën në minutën e 86-të, duke regjistruar përmbysjen që i dha tre pikë të arta për moralin dhe klasifikimin. Partizani bëri kështu befasinë e madhe të kësaj jave në kampionat, duke marrë tri pikë me përmbysje në një duel që u duk i humbur.
    Elbasani fiton uelin e nervave me Egnatian
    Elbasani regjistroi dje një fitore të madhe, e katërta rresht në kampionat, teksa mundi Egnatian me rezultatin 1-0. Goli i vetëm për verdheblutë erdhi nga Tsague në minutën e 66-të. Rrogozhinasit u goditën në fillimin e pjesës së dytë kur Haime mori kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuq nga loja. Pavarësisht lëvizjeve të Tetovës, skuadra nuk arriti të barazonte shifrat. Kjo është fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Gvozdenoviçit pas asaj me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe tashmë me Egnatian. Me këtë triumf barazon Vllazninë me 23 pikë duke udhëhequr kampionatin ndërsa Egnatia pozicionohet në vendin e 3-të me 19 pikë. Duhet thënë se Elbasani dhe Vllaznia ndajnë kryesimin, por ndiqen hap pas hap inga Dinamo dhe Egnatia, pra kjo katërshe ka shanse të jetë në “Final Four” në fund të sezonit.
    Java 11
    Të premten
    Bylis-Flamurtari          0-1
    Të shtunën
    Vllaznia-Dinamo         1-0
    Tirana-Vora                 0-2
    Të dielën
    Elbasani-Egnatia         1-0
    Teuta-Partizani            2-3
    Renditja
    Nr.Skuadra      Pikë
    1.Vllaznia         23
    2.Elbasani        23
    3.Egnatia         19
    4.Dinamo        18
    5.Teuta             15
    6.Vora              14
    7.Bylis              12
    8.Partizani       12
    9.Flamurtari    8
    10.Tirana         6

  • Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri).
    Fitore të rëndësishme korri në kryeqytet ekipi i Apolonisë, që mundi 99-71 Partizanin. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën vjen shkëputja e skuadrës fierake. Campbell me 23 pikë ishte më i miri për Apoloninë, ndërsa 32 pikët e Davis për Partizanin mbetën për statistikë.
    Një moment të mirë po kalon skuadra e Skënderbeut, që mundi 106-83 Fieri Basket në Korcë. Wakerfield me 40 pikë ishte lider për korcarët, që e merituan fitoren. Pa probleme triumfon edhe Tirana, që mundi 110-66 Flamurtarin e vendit të fundit. 6 lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë.
    Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 80-60 Pogradecin, që ende nuk ka asnjë fitore. Bryant me 27 pikë e Parker me 21 pikë u dalluan për shkodranët. Java e 6-të do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen Elbasani-Teuta.
    Superliga-Meshkuj, java e 6-të
    Tirana – Flamurtari, 110-66
    Vllaznia – Pogradeci, 80-60
    Skënderbeu – Fieri Basket, 106-83
    Partizani – Apolonia, 71-99
    Besëlidhja – Kamza Basket, 103-59
    Elbasani – Teuta, 10 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Teuta 8 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Flamurtari 6 pikë.

  • ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e plota të javës 11-të, ja si ndryshon renditja. Tirana zhytet në fund. Kryesojnë Vllaznia dhe Egnatia

    ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e plota të javës 11-të, ja si ndryshon renditja. Tirana zhytet në fund. Kryesojnë Vllaznia dhe Egnatia

    9 Nëntor 2025

    19:09

    Telesport

    “Abissnet Superiore” mbylli javën e 11-të këtë të diel me dy sfidat Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia.
    Partizani arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”. Ndërkohë, Elbasani mori tri pikë të vlefshme në shtëpi, duke mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1-0.
    Në takimet e tjera të kësaj jave, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Dinamo City-t në “Loro Boriçi”, teksa Vora u rikthye te fitorja, pasi mundi Tiranën 0-2 në “Selman Stërmasi”. Në takimin Bylis – Flamurtari, vlonjatet trimfuan me rezultatin minimal 0-1.
    Ja si është renditja pas 11 javëve:

     

  • VIDEO/ Martini shpërtheu ndaj kundërshtarit, gjesti i trajnerit të Vllaznisë që tregon tensionin që mbërtheu sfidën Vllaznia-Dinamo

    VIDEO/ Martini shpërtheu ndaj kundërshtarit, gjesti i trajnerit të Vllaznisë që tregon tensionin që mbërtheu sfidën Vllaznia-Dinamo

    Vllaznia-Dinamo reflektoi në fushë tensionin që po qarkullonte në ajër që një ditë më parë. Deklaratat përpara ndeshjes, me “thumbime” në distancë bënë që ambjenti të “zjente”. Dinamovitët ishin më të rrezikshëm gjatë lojës, por fitorja në fund shkoi për shkodranët. Balaj tundi rrjetën dhe nuk mugoi as shfryrja e nervave të grumbulluara që përpara kësaj sfide.
    Martini shpërtheu në britma, teksa kreu edhe një gjest jo të hijshëm kundrejt kundërshtarëve. Një gjest që vërtetoi se sa shumë po përjetohej ky duel edhe në pankinat përkatëse. Gjithashtu, thumbimet nuk munguan as në deklaratat pas ndeshjes, ku si Martini, ashtu edhe Daja, kanë lëshuar ironi ndaj njëri-tjetrit./Sport Ekspres/

  • Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes.
    Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat./Sport Ekspres/

  • “Nuk është njësoj të luash me Dinamo Durrës City-n si me Dinamon e atyre viteve”, Martini: Ka momente kur njerëzit nuk dinë çfarë thonë

    “Nuk është njësoj të luash me Dinamo Durrës City-n si me Dinamon e atyre viteve”, Martini: Ka momente kur njerëzit nuk dinë çfarë thonë

    Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes. Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat. Më poshtë ndiqni deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes për mikrofonin e emisionit “Super Gol” në “RTSH”.
    Martini (Vllaznia): “Kur luan kundër Dinamos, sot Durrës City, nuk është njësoj si të luash me Dinamon e Tiranës. Është më e fortë kjo Dinamo e Durrës City-t. Vjet s’kam qenë pjesë e Vllaznisë, por kemi dalë në vend të dytë, ata kanë dalë në vend të tretë. Kështu që ka momente kur njerëzit nuk dinë çfarë thonë. Është dashuria më e madhe që kam për këtë fanellë, kjo ka qenë deklarata ime. Lodhja ka bërë të vetën. E di, kam qenë i vetëdijshëm që gjendja s’ka qenë e mirë. Kemi luajtur të gjitha ndeshjet me këta lojtarë. Dëshira për të fituar ndeshjen, gjendja fizike, e kthyen ekipin mbrapa. Dinamoja luajti më mirë, ne morëm pikët, ashtu siç ndodhi në fazën e parë. I kam kërkuar lojtarëve para ndeshjes përqendrim maksimal në 20 minutëshin e parë për të shënuar. E dija si do të shkonte kjo lojë. Por sot kemi kallëzuar se përpos lojës së bukur, dimë të fitojmë edhe me lojë të keqe”.
    Daja (Dinamo): “Pse kaq shumë tension? Si duket, nga rivaliteti. Vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë dhe Vllaznia ka kënaqësinë kur luan me Dinamon, se mëson si luhet futbolli. Ka qenë një nga ekipet më të mira historike të Shqipërisë dhe ka luajtur futboll të mirë gjithë kohës. Është kënaqësi tani të luash në fushat e futbollit, jo në tribuna aq shumë. Gjithsesi, kur ka rivalitet, ka edhe gjëra të bukura. Në fund fare ne bëmë një 75 minutësh në gjysmëfushën e Vllaznisë, përveç rastit të golit me devijim. Nuk e di sa shumë patëm raste përballë me portierin. Ajo që na ka munguar në këtë ndeshje ka qenë finalizimi. Pavarësisht se mbroheshin me bllok shumë të ulët, kemi pasur shumë raste. Besoj se kemi qenë shumë më lartë. Edhe futbollistëve u thashë: ‘Ju meritoni gjithçka të mirë që keni bërë’. Rritën mentalitetin e fituesit, sepse nuk dorëzoheshin asnjëherë. Ta mbash Vllazninë në 75 minuta në gjysmëfushën e vetë është një mrekulli. Ta mbash dhe të kesh edhe shumë raste për të shënuar”./Sport Ekspres/

  • Tension në minutat e fundit në ndeshjen Vllaznia-Dinamo, policia futet në tribunë

    Tension në minutat e fundit në ndeshjen Vllaznia-Dinamo, policia futet në tribunë

    Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos pati tension të madh në minutën e 88. Gjyqtari Andi Koçi tregoi kartonin e kuq për drejtorin e kuqebluve, Vioresin Sinani, si dhe ndihmës-trajnerin e dinamovitëve, Glen Daja.
    Në “Loro Boriçi” pati tension në pankina dhe jo vetëm. Për këtë u nevojit përfshirja e policisë në tribunë, për të ndaluar përshkallëzimin nga tifozët.
    Vllaznia fitoi me rezultatin 1-0. Golin për ndeshjen e javës së 11 në Superiore e shënoi Bekim Balajn.
    Me këtë fitore, Vllaznia kryeson Superioren me 23 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e 4 me 18 pikë.
    Pas pushimit të kombëtareve, dy ekipet do të kenë sfida mjaft delikate. Vllaznia do të udhëtojë drejt kryeqytetit ku do të ndeshet me Partizanin, ndërsa Dinao do të presë në shtëpi Elbasanin.

  • VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

    VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

    Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e radhës të javës së 11-të të Superiores. Vllaznia është takuar përsëri me fitoren, teksa triumfoi 1-0 në Shkodër ndaj Dinamos.
    Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Bekim Balaj, pas vetëm çerek ore lojë. Dinamovitët u përpoqën që të reagojnë, por vetëm kaq, pasi nuk ndryshuan dot fatet e këtij takimi.

    Tirana pëson disfatë 0-2 ndaj Vorës, duke konfirmuar edhe një herë sezonin negativ që po kalon. Pas kësaj humbje, bardheblutë mbyllin klasifikimin me 6 pikë. Vora është në vendin e gjashtë me 14 pikë.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb