Tag: vllaznia

  • Mbaron sezoni i rregullt dhe caktohet final four, ja si prezantohen ekipet shqiptare në vazot europiane!

    Mbaron sezoni i rregullt dhe caktohet final four, ja si prezantohen ekipet shqiptare në vazot europiane!

    Përfundimi i sezonit të rregullt të Abissnet Superiore dhe caktimi i finalisteve të Kupës së Shqipërisë ka bërë tashmë të qartë se cilat janë katër skuadrat që do të përfaqësojnë vendin tonë në aktivitetet e UEFA-s gjatë verës.
    Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë katër ekipet të cilat do të nisin rrugëtimin në turin e parë të fazës eliminatore, me njërën që si kampione do të shkojë në Ligën e Kampioneve dhe tre të tjerat në Conference League.
    Partizani është skuadra me koeficientin më të lartë në UEFA, pasi ka vlerën 6,5. Të kuqtë ndiqen nga Vllaznia me 5, Egnatia me 2,5 dhe Dinamo me 1,375. Kjo e fundit nuk ka pikë në arenën ndërkombëtare, ku llogariten vetëm 5 edicionet e fundit, ndaj përfaqësohet me koeficientin e Superiores.
    Qartësisht, me një koeficient të tillë, në Ligën e Kampioneve cilado të dalë fituese e kampionatit, do të renditet në vazon e skuadrave të dobëta. Ndërsa në Ligën e Konferencës, Partizani dhe Vllaznia do të jenë në short në vazon e ekipeve të forta të paktën në turin e parë.

  • Java 36 luhet të dielën, duele vendimtare për fundtabelën

    Java 36 luhet të dielën, duele vendimtare për fundtabelën

    Adriatik BALLA
    Kategoria Superiore do të mbyllë xhirot e rregullta të saj për këtë sezon, ku padyshim në garë për trofeun janë Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo, si dhe njëra prej skuadrave të Elbasanit dhe Partizanit. Gjithçka duket e hapur për këto të katra, por vendimi do të jepet pasi të luhet edhe faza “Final Four”. Ndërkohë, në fundtabelë situata duket edhe më interesante, pasi nuk është përcaktuar ende se cila skuadër bie e kush mbijeton, paçka e Laçi e Tirana janë më të rrezikuarat e momentit. Një fitore të shpëton, e një humbje të rrëzon, ndaj gjithçka mund të ndodhë në këtë javë të fundit të Superiores.
    Java e fundit
    Kalendari është i përcaktuar tashmë. Ndeshjet do të luhen të gjitha në një orar dhe FSHF i ka marrë masat të mos ketë tensione, edhe pse këto tensione në dukje janë të pashmangshme në këtë xhiro të fundit. Java e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e diel, në orën 15:30. Kjo javë pritet të jetë vendimtare për disa prej skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i katërt që do të marrë pjesë në fazën “Final Four”, ekipet që do të bien nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen e “play-out”-it.
    Vllaznia pret Laçin në Shkodër, ndërkohë që një nga sfidat më interesante të javës është ajo mes Partizanit dhe AF Elbasanit, ku një prej këtyre skuadrave do të sigurojë vendin në katërshen e parë. Të tjera takime të rëndësishme do të zhvillohen po ashtu të dielën. Dinamo Sitit do të përballet me Tiranën, me bardheblutë që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në ndeshjen Skënderbeu – Bylis, të dyja skuadrat do të luftojnë për tri pikët, ndërsa Egnatia do të presë Teutën në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasve u mjafton barazimi për të vulosur përfundimisht vendin e parë në renditje pas 36 javësh kampionat.
    Statistikat e javës 37
    Një statistikë e frikshme sa u përket golave të shënuar në javën e parafundit. Ishte java me më pak gola të shënuar për këtë sezon, vetëm pesë. Ajo që ra në sy, ishte se të pesta rrjetat u shënuan në pjesën e dytë të takimeve. Më pak se ky numër ishin regjistruar për herë të fundit sezonin e kaluar, përkatësisht në javën e 30-të të Superiores, ku u realizuan vetëm 4 gola. – Tirana, Dinamo, Egnatia, Skënderbeu dhe Partizani nuk arritën që të shënonin. Ndërsa nga një gol shënuan: Teuta, Laçi, Bylis, Elbasani dhe Vllaznia. – Dy fitore nga ekipet vendëse erdhën këtë javë, ajo e Bylisit dhe Laçit, ndërsa në transfertë arriti sukses vetëm Teuta.
    Dy ndeshjet e tjera përfunduan në barazim. – Katër nga pesë gola u shënuan nga lojtarë shqiptarë. (Gjoni, Balaj, Beshiraj dhe Përndreca). I vetmi gol nga futbollisti i huaj ishte ai i brazilianit Melo. – 26 kartonë të verdhë u akorduan në këtë javë, tri më pak sesa atë të kaluarën në pesë ndeshjet e Superiores. Rekord vendosi takimi mes Egnatias dhe Skënderbeut, i cili nuk pati gola, por u dhanë 10 kartonë të verdhë, nga pesë për çdo skuadër. Ndërkaq, pati edhe një karton të kuq në takimin mes Laçit dhe Dinamos, ku u ndëshkua Gudjabi.

  • Kupa/ Partizani për të mbrojtur golin e Kekos, Dinamo- Vllaznia e gjitha nga e para…

    Kupa/ Partizani për të mbrojtur golin e Kekos, Dinamo- Vllaznia e gjitha nga e para…

    Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të zhvillon sot në orën 19:00 dy takimet e kthimit. Në Kompleksin ‘Partizani’ Partizani do të përballet me Egnatian ndërsa në ‘Elbasan Arena’ takohen Dinamo Siti me Vllazninë.

    Te dueli në “Arenën e Demave” të kuqtë e nisin nga fitorja 0-1 në të vajtjes dhe përballë kampionëve do t’ju mjaftojë edhe barazimi për të prekur finalen e Kupës. Ndërkohë në Elbasan Dinamo- Vllaznia e nisin aty ku e fillluan te shifrat e bardhë 0-0.

    Gjysmëfinale kthimi të Kupës së Shqipërisë, 23 prill 2025:

    19:00

    Partizani- Egnatia (1-0)

    Dinamo- Vllaznia (0-0)

    Në kllapa ndeshjet e para./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Teuta finalistja e dytë, eliminon Apoloninë dhe sfidon Besëlidhjen për titullin kampion

    Teuta finalistja e dytë, eliminon Apoloninë dhe sfidon Besëlidhjen për titullin kampion

    Teuta është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Në gjysmëfinalen e katërt luajtur në Fier, skuadra durrsake fitoi 69-66 ndaj Apolonisë.
    Falë këtij suksesi, Teuta arriti të mundë 3-1 me ndeshje rivalët fierakë, duke dalë në finale, ku prej disa ditësh është kualifikua Besëlidhja (mundi 3-0 me ndeshje Vllazninë).
    Ndeshja e luajtur në Fier ishte mjaft e fortë, e dueluar deri në fund. 20 minutat e para mbyllen në barazim 37-37, por në periodën e tretë vjen shkëputja e miqve.
    Teuta udhëheq 60-54 pas përfundimit të cerekut të tretë, avantazh që e ruan deri në fund, pavarësisht përpjekjeve që bëjnë lojtarët e Apolonisë.
    Morton me 19 pikë e Powell me 18 pikë ishin dy më të mirët për durrsakët, ndërsa për Apoloninë u dallua Kaboza me 16 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
    Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
    Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71
    Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
    Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81
    Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
    Nd.4, Apolonia – Teuta, 66-69 (1-3)

  • Besëlidhja siguron finalet play off, Teuta udhëheq serinë e gjysmëfinaleve ndaj Apolonisë

    Besëlidhja siguron finalet play off, Teuta udhëheq serinë e gjysmëfinaleve ndaj Apolonisë

    Besëlidhja është skuadra e parë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Lezhjanët fituan 95-79 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e tretë, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve.
    Sfida e tretë, luajtur në “Asllan Rusi”, nisi më mirë për miqtë nga Shkodra, që udhëheqin 44-39 deri në fund të pjesës së parë. Por loja ndryshon kah në periodën e tretë.
    Besëlidhja shkëputet gradualisht e fiton pa shumë vështirësi 95-79, duke shkuar në finale, ku do të mbrojë titullin kampion. 6 basketbollistë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.
    Në gjysmëfinalen e tretë mes Teutës dhe Apolonisë, skuadra durrsake fitoi 82-81 në sekondat e fundit, ashtu sikurse ndodhi edhe në takimin e parë. Tashmë Teuta udhëheq 2-1 me ndeshje.
    Një ndeshje e vendosur në kohën shtesë, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Powell me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën. Sfida e katërt do të luhet në Fier.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
    Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
    Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71
    Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
    Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81 (2-1)
    Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
    Nd.4, Apolonia – Teuta

  • Skënderbeu fitore dramatike ndaj Pogradecit dhe shkon në finale, Vllaznia qëndron mes më të mirave

    Skënderbeu fitore dramatike ndaj Pogradecit dhe shkon në finale, Vllaznia qëndron mes më të mirave

    Skënderbeu kampion në volejboll për femra ka siguruar kualifikimin për në finalet play off. Korçaret fituan me shumë vështirësi 3-2 ndaj fqinjeve pogradecare në sfidën e tretë gjysmëfinale luajtur në fushën e tyre, duke fituar 2-1 me ndeshje.
    Fitore me përmbysje e Skënderbeut, që ishte në disavantazh me sete, por falë mbështetjes së publikut arriti të përmbysë shifrat e fitojë (25-15, 23-25, 13-25, 25-21, 15-3). Një ndeshje mjaft e dueluar dhe dramatike, me Pogradecin që largohet kokëlart nga ky turne.
    Në finalet play off, Skënderbeu do të luajë për tyë mbrojtur titullin kampion ndaj Tirtanës, e kualifiukuar më herët. Bardheblutë eliminuan Partizanin në gjysmëfinalet play off.
    Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të vazhdojë të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. Shkodranet i fituan me shifrat 3-0 të dy ndeshjet “play out” ndaj Lushnjës, skuadrës që u rendit e dyta në Kategorinë e Parë. Kështu, myzeqaret do të qëndrojnë në atë kampionat.
    Gjysmëfinale-Femra
    Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1
    Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1
    Nd.2, Pogradeci – Skënderbeu, 3-2
    Nd.2, Partizani – Tirana, 1-3 (0-2)
    Nd.3, Skënderbeu – Pogradeci, 3-2 (2-1)
    Play Out-Femra
    Nd.1, Vllaznia – Lushnja, 3-0
    Nd.2, Lushnja – Vllaznia, 0-3 (0-2)

  • Besëlidhja një fitore larg finaleve play off, Apolonia mund Teutën dhe barazon serinë

    Besëlidhja një fitore larg finaleve play off, Apolonia mund Teutën dhe barazon serinë

    Besëlidhja fitoi 92-74 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Tashmë lezhjanët janë një fitore larg finaleve, ku synojnë të mbrojnë titullin kampion.
    Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, skuadra e Besëlidhjes bëri një paraqitje të mirë, duke u shkëputur 24-15 që në periodën e parë. Më pas, administrojnë me qetësi avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren.
    Vllaznia nuk pati asnjë shans të rivalizojë edhe pse Walton ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë. Për lezhjanët u dalluan Bernard me 21 pikë dhe Hamati me 20 pikë e 16 rebound. Ndeshja e tretë do të luhet në kryeqytet.
    Në gjysmëfinalen tjetër, Apolonia mundi 83-71 Teutën në Fier dhe barazoi në 1-1 serinë e takimeve. Ndeshje ku vendasit e thelluan epërsinë gradualisht me kalimin e minutave, duke e merituar fitoren.
    Teuta nuk ishte në gjendje të rivalizonte, duke pranuar humbjen. Harris me 18 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u dallua për Apoloninë, ndërsa 29 pikët e Morton për durrsakët mbetën për statistikë.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
    Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
    Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71 (1-1)
    Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92 (0-2)
    17/4, Teuta – Apolonia, 18:00
    18/4, Besëlidhja – Vllaznia, 18:00
    Play Out-Meshkuj
    12/4, Tirana – Elbasani, 140-58 (1-0)
    16/4, Elbasani – Tirana, 18:00

  • “Po jetoj një ëndërr fëmijërie te Vllaznia”, Kevin Dodaj mbart krenari: Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt

    “Po jetoj një ëndërr fëmijërie te Vllaznia”, Kevin Dodaj mbart krenari: Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt

    Kevin Dodaj, talenti i Vllaznisë dhe i Shqipërisë U-21, është një prej atyre elementeve të paktë që spikasin në elitën e futbollit tonë dhe që ngroh për të ardhmen, në mënyrë që të kontribuojë edhe me Kombëtaren. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës”, Dodaj ka treguar gjithë krenarinë që mbart me vete për faktin që përfaqëson Vllazninë.
    “Është ëndërr e bërë realitet, e kam pasur ëndërr që i vogël të luaj me Vllazninë. E bëra vjet debutimin, tani po shënoj me këtë fanellë. Po jetoj një ëndërr. Dëshira ime është të përmirësohem më shumë këtu dhe më pas të largohem në Europë. Vllaznia synon vendin e parë në kampionat, por sigurisht që varet edhe nga rezultatet e të tjerëve. Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt, do të ishte fantastike”, tha Dodaj. /Sport Ekspres/?

  • Abissnet Superiore / Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t, kryeson Brdariç

    Abissnet Superiore / Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t, kryeson Brdariç

    Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore. Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim 1-1.
    Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).
    Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).
    Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).
    Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).
    Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

  • Kampionati shqiptar, trajnerë përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t

    Kampionati shqiptar, trajnerë përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t

    13 Prill 2025

    12:45

    Telesport

    Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore. Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim 1-1.
    Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).
    Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).
    Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).
    Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).
    Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.