Tag: vllaznia

  • Vllaznia “prek” finalen, shkodranët “leksione” Dinamos në pjesën e parë (video)

    Vllaznia “prek” finalen, shkodranët “leksione” Dinamos në pjesën e parë (video)

    4 Maj 2025

    20:48

    Telesport

    Në “Arenën Kombëtare” po luhet gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos. Në minutën e 28-të, pas goditjes së këndit nga Esat Mala topi prek dorën e Peter Itodo Mandela, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, nuk ka dyshime dhe vendos për penallti. SHIKOGOLIN1.
    Bekim Balaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Vllazninë në avantazh. Ndërkohë që në minutën e 36-të përsëritet e njëjta skenë, Meksi prek me dorë brenda zonës topin dhe arbitri jep sërish penallti. Topin e merr Bekim Balaj, që shënoi golin e dytë personal dhe po të dytin për Vllazninë. SHIKOGOLIN2
    Pjesa e parë e gjitha e dominuar nga Vllaznia, mbyllet 2-0. Vllaznia kalon në finale edhe nëse ndodh se ndeshja përfundon barazim, kjo gjë vjen si pasojë e renditjes më të mirë në sezonin e rregullt, ku shkodranët e mbyllën në vendin e dytë dhe “Blutë” në të tretin.

  • Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave/ Vllaznia renditet e para, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

    Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave/ Vllaznia renditet e para, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

    Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave, ka përfunduar zyrtarisht këtë fundjavë, duke mbyllur një sezon të pasur me gola dhe emocione.
    Ndeshjet u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.
    Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.
    Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.
    Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.
    Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.
    Rezultatet – Java e 18-të:
    Kinostudio 8-0 LushnjaApolonia 15-0 LaçiEgnatia 2-0 TiranaTeuta 0-15 VllazniaPartizani 1-4 Gramshi

  • Përfundon sezoni i rregullt për kampionatin e femrave, ja 4 ekipet që shkojnë në “Final Four”

    Përfundon sezoni i rregullt për kampionatin e femrave, ja 4 ekipet që shkojnë në “Final Four”

    Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave, ka përfunduar zyrtarisht këtë fundjavë, duke mbyllur një sezon të pasur me gola dhe emocione.
    Ndeshjet u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.
    Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.
    Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.
    Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.
    Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.
    Rezultatet – Java e 18-të:
    Kinostudio 8-0 LushnjaApolonia 15-0 LaçiEgnatia 2-0 TiranaTeuta 0-15 VllazniaPartizani 1-4 Gramshi

  • Futbolli i ‘madh’, Vllaznia- Dinamo për finalen e titullit, Tirana për të shpëtuar sezonin

    Futbolli i ‘madh’, Vllaznia- Dinamo për finalen e titullit, Tirana për të shpëtuar sezonin

    Mbrëmje e madhe e futbollit shqiptar. Së paku sa i takon këtij edicioni. Në ‘Arena Kombëtare’ nis faza Final Four teksa në fushë me fillim orën 20:00 do të jenë Vllaznia dhe Dinamo.

    Kjo gjysmëfinale favorizon shkodranët të cilët sipas rregullores kalojnë në finale në çdo rast që nuk humbin ndaj skuadrës që u shpall fituese e Kupës pak ditë më parë.

    Ndërkohë takimi tjetër zhvillohet nesër mes Egnatias dhe Partizanit në të njëjtin vend dhe të njëjtën orë. Edhe këtu rrogozhinasit favorizohen nga formula duke kaluar në finale nëse fitojnë ose barazojnë.

    Sakaq sot në orën 18:00 Tirana ka një sfidë e gjitha sezonale. bardheblutë e rënditur në vend të tetë do të duhet të superojnë Pogradecin në ‘Elbasan Arena’ në duelin play off. Kjo është bileta e dhjetë Superiore.

    Final Four ora 20:00

    Vllaznia- Dinamo Siti

    Play Off ora 18:00

    Tirana- Pogradeci/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Shkodra drejt Tiranës, ‘Final Four’ nis me Vllaznia- Dinamo

    Shkodra drejt Tiranës, ‘Final Four’ nis me Vllaznia- Dinamo

    Nesër në orën 20:00, gjysmëfinalja e parë e Final Four” ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos. Takimi tjetër i kësaj faze, luhet një ditë më vonë po në ‘Arena Kombëtare’ mes Egnatias dhe Partizanit.

    “Final 4” është formula e re e cila për të dytin edicion radhazi do të vendosë titullin kampion në Abissnet Superiore. Sezonin e kaluar ishte Egnatia e cila fitoi trofeun e madh të futbollit shqiptar ndërsa nga nesër, të katër ekipet në garë do të nisin rrugëtimin në kryeqytet te ‘Arena Kombëtare’.

    Do të hapë turin gjysmëfinal dueli Vllaznia- Dinamo Siti me shkodranët të favorizuar nga formula. Kuqeblutë e Brdariç kalojnë në finale nëse nuk humbin në 90′ pikërisht me blutë që në ditën e parë të muajit maj 2025, triumfuan me fitimin e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias.

    Në fakt, Vllaznia ka që nga edicioni i largët 2000-2001 pa fituar titullin kampion teksa numri ‘9’-të, po mban ‘peng’ vendosjen e yllit të parë në fanellë. Në Shkodër besojnë se ky është momenti i duhur ndaj dhe përkrahja në gjysmëfinale e domosdoshmërisht në finale (nëse e sigurojnë nesër) pritet të jetë mjaft e lartë.

    Emra të tillë si Balaj, Krymi, Gurishta, tej grupit aktual me të tjerë lojtarë cilësorë, mund të jenë ata që do të kërkojnë të futen në historinë e klubit legjendar si shkodranët kampionë të kësaj Vllaznie të kampionatit numër 86-të.

    Ndërkohë Dinamo duket e destinuar të luajë fatet e saj për të qenë ajo skuadra finaliste e 12 majit në “Arena Kombëtare”. Ekipi i Dajës ka vetëm një rezultat për të arritur objektivin e parë, fitoren./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4”, Vllaznia – Dinamo City luhet të dielën në stadiumin “Arena Kombëtare

    Gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4”, Vllaznia – Dinamo City luhet të dielën në stadiumin “Arena Kombëtare

    Vllaznia – Dinamo City është ndeshja e parë e fazës “Final 4” që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, pasi skuadra fituese siguron një vend në finalen e madhe të edicionit futbollistik 2024/2025.
    Gjatë këtij sezoni, Vllaznia dhe Dinamo janë përballur plot 6 herë, katër herë në kampionat dhe dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë arritur vetëm një fitore, dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Dinamo ka fituar tri herë, duke krijuar një bilanc pozitiv ndaj rivalit të saj.
    Ndeshja e së dielës nuk luhet më për pikë, por për një vend në finalen e madhe, duke e bërë sfidën akoma më vendimtare. Të dyja skuadrat kanë mbërritur me meritë në këtë fazë pas një sezoni të gjatë me 36 javë plot emocione, përpjekje dhe shumë sakrifica.
    Të gjithë futbolldashësit mund të blejnë biletat për të ndjekur nga afër këtë ndeshje emocionuese në ebileta.al ose fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Arena Kombëtare”.

  • Vllaznia – Dinamo City, të dielën në “Arena Kombëtare”

    Vllaznia – Dinamo City, të dielën në “Arena Kombëtare”

    Vllaznia – Dinamo City është ndeshja e parë e fazës “Final 4” që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, pasi skuadra fituese siguron një vend në finalen e madhe të edicionit futbollistik 2024/2025.

    Gjatë këtij sezoni, Vllaznia dhe Dinamo janë përballur plot 6 herë, katër herë në kampionat dhe dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë arritur vetëm një fitore, dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Dinamo ka fituar tri herë, duke krijuar një bilanc pozitiv ndaj rivalit të saj.
    Ndeshja e së dielës nuk luhet më për pikë, por për një vend në finalen e madhe, duke e bërë sfidën akoma më vendimtare. Të dyja skuadrat kanë mbërritur me meritë në këtë fazë pas një sezoni të gjatë me 36 javë plot emocione, përpjekje dhe shumë sakrifica.
    Të gjithë futbolldashësit mund të blejnë biletat për të ndjekur nga afër këtë ndeshje emocionuese në ebileta.al ose fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Arena Kombëtare”

  • Opinion/ Super ekipi i Egnatias dhe “miti” Ilir Daja që fut tension, ja se çfarë tregoi finalja e Kupës për atë që na pret në Final Four 

    Opinion/ Super ekipi i Egnatias dhe “miti” Ilir Daja që fut tension, ja se çfarë tregoi finalja e Kupës për atë që na pret në Final Four 

    Nga Klaudio Ndreca 
    Final Four po afron dhe tani janë përcaktuar katër ekipet që do të jenë pjesë e tij, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani. Katër ekipe që pritet të dhurojnë shumë emocione dhe pritet të japin shumë spektakël. Por finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, na dha një pasqyrim të lehtë për të kuptuar se çfarë mund të presim në vazhdimësi, në Final Four. 
    Nuk ishte vetëm një ndeshje Kupe, një trofe i zakonshëm dhe jo me rëndësi jetik, ishte një panoramë ndeshje që tregoi shumë. Egnatia konfirmon edhe njëherë që ka aktualisht ekipin më të mirë në Shqipëri, organikën e lojtarëve më të mirë në Shqipëri, praktikisht lojtarët e stolit të Egnatias janë më të mirë se ndoshta edhe disa prej lojtarë titullarë që kanë këto tre ekipe të Final Four. 
    Largohet Guindo dhe futet Bakayoko, largohet Bakayoko dhe futet Guindo, në të dyja rastet, është njëra më keq se tjetra për kundërshtarin. Pavarësisht se ka një ekip konkurrues në dorë, ndryshe përshembull nga Partizani që ka një organikë lojtarësh që lë për të dëshiruar, Ilir Daja ka ndërtuar një “mit” që fut frikë psikologjikisht te kundërshtarët. 
    Me të drejtë, ka shkruar historinë në Europë disa herë, me Skënderbeun eliminoi Dinamon e Zagrebit dhe me Ballkanin shkroi prapë historinë, dy herë rresht në grupet e Conference League. Dhe kjo u pa qartë në ndeshjen e djeshme, thuajse për shumicën e kohës Egnatia ishte e instaluar në portën e Dinamos, por që në minutat e para kishte një përjetim të madh dhe një nervozitet, lojtarët e Egnatias nuk ishin të qetë para portës sepse e dinin që të mundësh ekipin e Ilir Dajës, do shumë punë dhe është një mision i vështirë. Me shumë trajnerë të tjerë të zakonshëm, do ta kishin shumë më të lehtë, jo për skemat e kundërshtarit aq sa për një situatë psikologjike më të lehtë. Thonë se ndeshjet zakonisht fitohen pa u luajtur dhe kundër Dinamos së Dajës, shumë ndeshje humben pa u luajtur. 
    Kështu ndodhi edhe dje, teksa pasi ishin në portën e Dinamos duke sulmuar pa pushim dhe humbeshin shumë raste të pastra, më pas gjendej një gol pas shumë vuajtjesh, frika pushtonte pak Egnatian se në ato raste që kishte Dinamo në këmbë, topi do ta gjente një mënyrë për të hyrë në rrjetë. Ashtu edhe ndodhi, dy herë, Egnatia kontrollonte ndeshjet, golat i shënonte Dinamo. 
    Pas minutës së 80 Daja hodhi në fushë gjithë lojtarët me karakteristika mbrojtëse dhe hoqi ata me karakteristika sulmuese, për të ruajtur rezultatin. Por në minutën e fundit, Bakayoko shënoi bukur duke treguar edhe njëherë tjetër cilësitë e tij. Në atë momente ndeshja shkonte me kohën shtesë dhe Daja kishte mbetur me lojtarët me karakteristika mbrojtëse në fushë. Objektivi i tij i vetëm ishte që të dërgonte ndeshjen me penallti, atje ku Egnatia ka vuajtur në ndeshjet e kaluara dhe kështu ndodhi, në ruletën ruse, Dinamo fitoi. Ruleta ruse është gjithmonë fat, por në këtë rast, situata shkoi sipas planit të Ilir Dajës, ishte emri i këtij trajneri që fitoi, jo i ekipit apo i lojtarëve që ai ka. 
    Për këtë arsye konkluzioni që nxjerrim nga kjo ndeshje është fakti që Egnatia ka në përbërje një super cilësi, por Dinamo është më e avantazhuar për të fituar Final Four. Në fillim, Egnatia duhet të eliminojë një tjetër ekip, që ka një tjetër specialist në kryesim, Skënder Gegën. 
    Është thuajse e njëjta histori, veçse për fatin e Egnatias, Skënder Gega ka në dorë një ekip që nuk i afrohet cilësisë së lojtarëve që ka Dinamo. Por fakti që luhet gjithçka në një ndeshje, brenda 90 minutash, e bën të mundur një befasi të madhe. Gjysmëfinalja e Kupës e tregoi, pasi Partizani fitoi 1-0 në ndeshjen e parë, Egnatia vuajti shumë për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe për ta eliminuar më pas Partizanin. 
    Një Partizani që cilësisht është shumë i dobët, por me një trajner specialist për ndeshje të tilla, di të vuajë dhe të menaxhojë situata të tilla ku për 80 minuta duhet të qëndrojë në pritje, megjithatë ato 10 minuta kur ka topin, mund të jenë fatale për kundërshtarin. 
    Ekipi i Partizanit nuk e ka cilësinë e Dinamos në metrat e fundit, por në një ditë ku fati mund të jetë në anën e tyre, nuk do të ishte çudi që të kuqtë të shkonin në finalen e madhe. Nga ana tjetër është edhe Vllaznia, që në kohët e fundit mund të jap gjithçka, veçse jo një panoramë të qartë të asaj se çfarë mund të dhurojë në një fazë të tillë kaq vendimtare. 
    Është Vllaznia që shpërthen papritur dhe Vllaznia që zhgënjen po aq shumë, papritur. Në këtë rast, Vllaznia do të jetë elementi i befasisë, i një ekipi me organikë të mirë lojtarësh, por që i ka munguar gjithmonë vazhdueshmëria dhe ka çaluar në vitet e fundit në momentin më vendimtar të sezonit të saj, ashtu si edhe në Europë. Fiton atëherë kur pakkush e mendon dhe humb atëherë, kur të gjithë janë të përgatitur për fitore. 
    E parë në një prizëm të tillë, të tre ekipet duhet të luftojnë fort që ky titull të mos shkojë në duart e Ilir Dajës, pasi në të kundërt, do të fillojë menjëherë diktatin në futbollin shqiptar dhe me anën psikologjike me vete dhe investimet e shtuara te Dinamo, do të kthente historinë në favorin e saj. Por në të gjitha rastet, duhet që dikush si Dinamo apo Egnatia të arrijnë sa më larg në Europë, për të marrë sa më shumë fitime, në mënyrë që të rritet edhe konkurrenca e përgjithshme në futbollin shqiptar dhe ekipet e tjera të shpenzojnë sa më shumë para. /Sport Ekspres/ 

  • Hidhet shorti i “Final 4” për titullin kampion në Superligë, Vllaznia njeh kundërshtarin e gjysmëfinales

    Hidhet shorti i “Final 4” për titullin kampion në Superligë, Vllaznia njeh kundërshtarin e gjysmëfinales

    Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kompeticionit.
    Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit.
    Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.
    Shorti u hodh edhe për ndarjen e datave. Vllaznia dhe Dinamo do të përballen më 4 maj, ndërsa Egnatia dhe Partizani më 5 maj. Të dyja ndeshjet në “Arena Kombëtare”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Shorti i Final Four/ Egnatia-Partizani, Vllaznia- Dinamo

    Shorti i Final Four/ Egnatia-Partizani, Vllaznia- Dinamo

    Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet e klaulifikuara në Final 4; Egnatia, Vllaznia, Dinamo Siti dhe Partizani kanë mësuar rivalët e tyre për titullin kampion 2024/25.

    Në vazon e parë u vendosën Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në vazon e dytë, Dinamo dhe Partizani.

    Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit.

    Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.

    Ndeshjet do të luhen më 4-5 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” ndërsa finalja do të zhvillohet më datën 12 maj, në po Tiranë në ‘Arena Kombëtare’..

    Vazhdo leximin