Adriatik BALLA
Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të rëndësishme për fatet e sezonit. Në fillim, në orën 18:00, Tirana dhe Pogradeci u përplasën në “Elbasan Arena” për një vend në elitë, duel që u fitua nga bardheblutë 1-0 pas një 90-minutëshi plot ankth për kryeqytetasit, sigurimi i elitës për të cilët erdhi nga një autogol i kundërshtarit. Kurse ndeshja tjetër emocionuese e mbrëmjes ishte ajo e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, midis Vllaznisë dhe Dinamos, në kuadër të gjysmëfinales së “Final Four”, formulë që u jep shansin katër skuadrave të renditura në vendet e para të fitojnë titullin kampion. Këtë duel e fitoi Vllaznia me shifrat 2-1. Në duelin e mbrëmshëm në fillim shënoi Dinamo, por golin e anuloi gjyqtari Hamiti pasi u konsultua me VAR. Tensioni ishte dukshëm i madh në të dy kampet, por Vllaznia u shfaq më këmbëngulëse.
Në minutën e 29-të, pas një goditje këndi, Mandela prek sferën me dorë në zonë e bluve. Hamiti nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë për penallti. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Balaj nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Vllazninë. 6 minuta më vonë, Vllaznia fiton një tjetër penallti. E sërish është Dinamo që e shkakton. Këtë herë është Meksi me dorën e hapur në zonë. Hamiti heziton, por pasi sheh pamjet me VAR bën shenjë nga pika e bardhë! Është sërish Balaj që nuk fal dhe tund rrjetën për herë të dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Por në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 51-të, Dinamo e ngushton rezultatin, me gol të shënuar nga Mandela. Pas këtij goli Dinamo merr epërsi psikologjike dhe zotëron fushën, duke ndërtuar aksione të shumta sulmuese për të barazuar shifrat. Tensioni në fushë është evident dhe gjyqtari Hamiti ndëshkon disa lojtarë nga të dy kampet me karton të verdhë, një pjesë edhe për protesta ndaj trupës së arbitrave. Edhe pse Dinamo këmbënguli deri në fund, nuk ia doli të barazojë. Vllaznia fiton 2-1 dhe siguron finalen e “Final Four”, ku do të presë fituesin e ndeshjes Egnatia-Partizani që luhet sot në orën 20:00, po në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Tirana siguron mbijetesën në Superiroe
Tirana mundi Pogradecin 1-0 në finale e “play-out”-it për qëndrimin në Superligë. Në fakt, bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol. Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmunit u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. Por kjo ecuri e dobët sezonale e bardhebluve kërkon analizë të thellë e të gjerë, për të parë shkaqet pse skuadra arriti deri në këtë pikë, jo vetëm duke mkos qenë në garë për trofe, por rreziikoi seriozisht të binte nga kategoria e të regjistronte një trp për klubin 105 vjeçar.
Tag: vllaznia
-

Tirana siguron mbijetesën në Superirore, Vllaznia fiton mes tensionit me Dinamon dhe shkon në finalen e titullit
-

Vllaznia ‘shkatërron’ Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” dhe siguron finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion
Vllaznia është ekipi i parë që siguron finalen e madhe të sezonit për titullin kampion në “Abissnet Superiore”.
Kuqeblutë mundën Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 2-1. Dygolëshi i Bekim Balajt në pjesën e parë ishte vendimtar për kuqeblutë, ndërsa për Dinamon rrugën e rrjetës e gjeti Itodo Mandela.
Formacionet titullare:
Vllaznia: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj.
Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela.
Vllaznia fitoi dy penallti në pjesën e parë, të cilat u shndërruan në gola nga Bekim Balaj. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
Dinamo e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 52-të me golin e Itodo Mandelës.
Megjithatë, Vllaznia administroi avantazhin deri në fund dhe siguroi finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion të “Abissnet Superiore” 2024–2025. Ndeshja u mbyll 2-1 për Vllazninë.
Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia – Partizani, do të luhet nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.
Në mbrëmje do të mësohet skuadra e dytë finaliste, që do të përballet me Vllazninë në finalen e madhe të 12 majit. -

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm
Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund. Në emisionin “Max Sport”, gazetari Drilon Xhepollari ka marrë një intervistë live nga Air Albania me artistin e madh të Shkodrës dhe Shqipërisë, Besnik Cinarin.
“E pamë me qef ndeshjen, fituam, kemi humbur boll, ka ardhur dita ta marrë Vllaznia tani dhe të gëzojë një krahinë të gjithë si Shkodra. Ndikon normal edhe atmosfera, që e përkrahin shumë futbollin, se të jetë si Dinamo, që ka thënë njëri, aq sa tifozë ka Dinamo ne çojmë krushq në dasëm”, tha Cinari. /Sport Ekspres/ ? -

“Dinamo është ndër ekipet më të mira”, Brdariçi: Këtë vit kemi edhe stolin për të fituar titullin, Egnatia-Partizani do të jetë e fortë
Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale. Pas ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.
Brdariç (Vllaznia): “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë.
Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin.”./Sport Elspres/ -

“Nëse nuk i nxjerr klubi, do t’i nxjerr unë me video ato që bëri Hamiti sot”, Daja shfryn ndaj arbitrit: Turp, nuk na dha dy penallti
Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale. Pas ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.
Daja (Dinamo): “Kështu si keni mbajtur ju analizën, edhe unë do të mbaj shënim të gjitha kartonat e verdhë nuk ka dhënë Hamiti. Kishte një penallti në minutën e 45, që unë e pashë tani. Nuk e pashë gjatë lojës, por e pashë tani. Ishte njësoj si penalltitë e Vllaznisë. Nuk i kundërshtuam kur u dhanë, por edhe për ne duhej të jepej. Ishte dorë e hapur. Po e lëmë këtë. Në pjesën e dytë ishte një tjetër penallti e padhënë. Me këtë teknologji dhe të ketë kurajën të bëjë këtë performancë që bëri ai… bie poshte gjithë vlera tekniko-taktike. Siç Vllaznisë iu dhanë ato penallti, edhe ne na duhej dhënë ajo penallti. Dora ishte e hapur. Është turp. Nëse klubi nuk do t’i nxjerrë, do t’i nxjerrë unë me video ato që ka bërë ky zotëria këtu sot.
Pavarësisht dozës emocionale, Vllaznia e ka merituar të jetë në gjysmëfinale. Edhe Vllaznia, edhe ne patëm raste. Ne në start nuk ishim të barabartë, sepse ne nuk kishim as një ditë për të përgatitur ndeshjen. Sigurisht që unë me të mbaruar ndeshjen i them djemve: “Ngrijeni kokën, nap resin gjëra të tjera përpara”. Nëse ne do të shkojmë në Europë duhet të shkojmë me një kampionat me më shumë lojë efektive, me më pak rënie bilbili. Kemi edhe një ndeshje për të mbyllur kampionatin. Nuk e di se çfarë qasjeje do t’i japim asaj ndeshjeje”.
Brdariç (Vllaznia): “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë.
Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin”./Sport Elspres/ -

Plas sherri në fund të ndeshjes Vllaznia-Dinamo, Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin
4 Maj 2025
22:22
Telesport
Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinale, duke prerë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin mes Egantias dhe Partizanit. Në fund të ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk munguan tensionet, protagonist kryesor Ilir Daja.
Trajneri i Dinamos i pakënaqur me arbitrin kryesor të takimit Eldorjan Hamiti, i cili dha dy penallti në pjesën e parë për shkodranët, gjë që duket se e ka acruar keq teknikun kryeqytetas.
Në fund të ndeshjes, Daja ka dalë nga vetja dhe ka nisur me ofendime në drejtim të Hamitit. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit të Dinamos për parandaluar situatën që mund të shkonte më keq se kaq. -

E FUNDIT/ Balaj mban ndezur shpresën për titullin kampion, Vllaznia eleminon Dinamon
Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale./Sport Elspres/ -

Vllaznia kualifikohet në finalen e titullit, Balaj mund Dinamon
Vllaznia ka siguruar një biletë për finalen e madhe të titullit kampion, pas një fitoreje të merituar 2-1 ndaj Dinamos në “Arenën Kombëtare”. Shkodranët bënë diferencën në pjesën e parë, ku protagonist absolut ishte Bekim Balaj, i cili realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e nevojshëm për kualifikim.
Dinamo u zgjua në fraksionin e dytë, ku arriti të ngushtojë shifrat me një gol të shënuar nga Mandela dhe krijoi disa mundësi të tjera për barazim, por pa arritur t’i konkretizonte. Përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes.Me këtë sukses, Vllaznia bëhet skuadra e parë finaliste dhe do të presë me qetësi për të mësuar rivalin që do të dalë nga dueli mes Egnatias dhe Partizanit. Një tjetër hap i rëndësishëm për shkodranët në rrugën drejt titullit kampion.
-

Vllaznia eleminon Dinamon dhe siguron finalen e madhe për titullin kampion (video)
Në “Arenën Kombëtare” u luajt gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos, ku shkodranët fituan 2-1 dhe sigurojnë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Egnatia-Partizani.
Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 28-të, pas goditjes së këndit nga Esat Mala, topi prek dorën e Peter Itodo Mandela, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, nuk ka dyshime dhe vendos për penallti. SHIKOGOLIN1.
Bekim Balaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Vllazninë në avantazh. Ndërkohë që në minutën e 36-të përsëritet e njëjta skenë, Meksi prek me dorë brenda zonës topin dhe arbitri jep sërish penallti. Topin e merr Bekim Balaj, që shënoi golin e dytë personal dhe po të dytin për Vllazninë. SHIKOGOLIN2
Pjesa e parë e gjitha e dominuar nga Vllaznia, mbyllet 2-0. “Blutë” e nisën mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Peter Itodo Mandela në minutën 50-të, pas asistit shumë të bukur të Lorenco Vila. SHIKOGOLIN
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 2-1 dhe shkon në finalen e madhe për titullin kampion të këtij sezoni. -

Mundi Dinamon me dy gola të Balajt, Vllaznia në finale të Final Four
Gjysmëfinale Final 4 në ‘Arena Kombëtare’
Abissnet Superiore 2024/2025
Vllaznia-Dinamo Siti 2-1 (Balaj 29′,36′ pen/ Mandela 51′)
Vllaznia dhe Dinamo luajtën këtë mbrëmje gjysmëfinalen e parë të fazës Final Four. Me shkodranët që i favorizone edhe barazimi takimi nisi i shpejtë e më raste që në fillim. Në fakt ishte Vllaznia ajo që falë dy penalltive të fituara në minutat 29′ dhe 36′ vendosi fatet e këtij dueli. Si gjithnjë autori i goditjeve të tilla Bekim Balaj nuk zhgëneju duke tundur në të dy rastet rrjetën e portierit të bluve Teqja.
Vazhdo leximin