Tag: vllaznia

  • E RRALLE! Partitë në Shkodër “i bashkon” futbolli…bien dakord të ndërpritet numërimi

    E RRALLE! Partitë në Shkodër “i bashkon” futbolli…bien dakord të ndërpritet numërimi

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Qendrat e numërimit në Shkodër, 4 të tilla, do të pezullojnë punën përkohësisht. Të gjithë numëruesit, ata të Partisë Demokratike, Socialiste dhe SocialDemokrate, u bashkuan për të bërë këtë kërkesë.
    Shkak është bërë ndeshja finale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia, e cila do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë.
    Pas 24 vitesh, Vllaznia ka mundësinë të shpallet kampione, ndërkohë që Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e shkuar. Ndaj edhe një event i tillë nuk mund të humbet nga komisionerët dhe numëruesit./ZËRI

  • Finalja e titullit kampion, Vllaznia- Egnatia ora e së vërtetës

    Finalja e titullit kampion, Vllaznia- Egnatia ora e së vërtetës

    Vllaznia me 10-të apo Egnatia me 2 tituj. Kjo është dilema e mbrëmjes mes kuqebluve dhe rrogozhinasëve të cilët do të diskutojnë në orën 20:00 çështjen e titullin kampion në Abissnet Superiore për edicionin futbollistik 2024/2025.

    Në Shkodër janë të bindur se skuadra e tyre ka momentin ideal për të kthyer trofeun e madh shqiptar pas 24 viteve ndërsa në Rrogozhinë pretendojnë se Egnatia e tyre meriton të laurohet për herë të dytë radhazi si kampione.

    Gjithësesi, në fushë pritet të jenë faktorët sportivë që do të vendosin. Cilësia nga njëra anë, episodet e lojës pse jo dhe fati, përbëjnë ‘policën’ e kësaj finaljeje mes dy ekipëve që mbyllën në vendet e para 36-javët e Superiores së këtij edicioni të 86-të.

    Trajneri Tomas Brdraiç përpos Qarrit prej muajsh jashtë nuk do të ketë sherbimet e mesfushorit Ardit Deliu. Te ekipi i Tetovës Malota e Ndreca mungojnë prej muajsh. Pjesa tjetër gati.

    Do të gjykojë Szymon Marçinjak me polakun e njohur e cili po arbitron gjithnjë në nivele të larta europiane e botërore. (Gjykoi finalen e ‘Katar 2022, Argjentinë- Francë).

    Në fund, tifozë të shumtë priten nga Shkodra teksa raportohet se numri i mbështetësve kuqeblu varion deri në 7 mijë vetë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

    Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

    Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00. Një duel që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Egnatia do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’u rikonfirmuar si kampione e Shqipërisë.
    Në krahun tjetër, Vllaznia dëshiron këtë trofe pas 24 vitesh pritje. Përsa i përket këtij sezoni, rrogozhinasit mbyllën 36 javët e kampionatit në vendin e parë me 57 pikë. Ndërsa shkodranët me 55 pikë e mbyllën sezonin në vendin e dytë. Egnatia është në finale pasi eliminoi Partizani, ndërsa kuqeblutë likuiduan Dinamon e Ilir Dajës.

  • Luhet sonte finalja e madhe e Superiores, Egnatia dhe Vllaznia për fronin e futbollit shqiptar

    Luhet sonte finalja e madhe e Superiores, Egnatia dhe Vllaznia për fronin e futbollit shqiptar

    Sot, “Arena Kombëtare” vishet me petkun e finales së madhe të sezonit 2024-2025 të Kategorisë Superiore. Egnatia dhe Vllaznia zbresin në fushë për të shkruar historinë dhe ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
    Dy skuadra me karakter të fortë dhe identitete të ndryshme loje do të matin forcat për titullin kampion. Nga njëra anë qëndron Egnatia, kampionia në fuqi, që synon të ruajë fronin, nga ana tjetër Vllaznia, që kërkon rikthimin te lavdia, me titullin kampion që mungon prej vitesh.
    Bilanci mes dy skuadrave gjatë sezonit që përmbyllet sonte dëshmon rivalitet të hapur dhe të balancuar: katër përballje, nga një fitore për secilën dhe dy barazime. Ja rezultatet:
    Egnatia – Vllaznia 2-2
    Vllaznia – Egnatia 0-2
    Egnatia – Vllaznia 1-1
    Vllaznia – Egnatia 3-1
    Statistikat flasin për një duel të hapur, ku askush nuk ka epërsi të qartë. Të dyja skuadrat kanë provuar shijen e fitores ndaj njëra-tjetrës, ndaj dhe finalja e sotme pritet të jetë një përballje e zjarrtë, ku çdo detaj mund të vendosë fatin e finales dhe të kampionatit.
    Spektakli është i garantuar. Shqipëria do të ketë një kampion të ri, ose një kampion të rikonfirmuar.

    Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit. Ja çfarë parashikojnë statistikat e përballjeve direkte

  • Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…

    Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…

    Nesër finalja e ‘Final Four’ në ‘Arena Kombëtare’. Për titullin kampion të sezonit 2024/25, edicioni i 86-të; Vllaznia- Egnatia me fillim orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç tha se Vllaznia e tij e mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin e 10-të pas 24 vitesh pritje.

    Brdariç:

    Finalja…

    “Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.

    Egnatia?

    “E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.

    Mungesat?

    Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.

    Vazhdo leximin

  • Një ditë nga finalja e madhe e Final Four, ndeshjet direkte mes Vllaznisë dhe Egnatias

    Një ditë nga finalja e madhe e Final Four, ndeshjet direkte mes Vllaznisë dhe Egnatias

    Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.
    Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.
    Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:
    Egnatia 2 – 2 Vllaznia
    Vllaznia 0 – 2 Egnatia
    Egnatia 1 – 1 Vllaznia
    Vllaznia 3 – 1 Egnatia
    Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e së hënës pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën.
    Biletat për finalen Vllaznia – Egnatia, janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Abissnet Superiore/ Finalja e madhe për titullin kampion luhet të hënën. Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit

    Abissnet Superiore/ Finalja e madhe për titullin kampion luhet të hënën. Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit

    Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të hënën në mbrëmje, kur në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet finalja e madhe mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila do të vendosë se kush do të shpallet kampioni i ri i Shqipërisë.
    Do të jenë kuqeblutë ata që do të rikthehen në fronin e futbollit shqiptar, apo Egnatia do të mbrojë titullin dhe do ta mbajë trofeun në Rrogozhinë? Një pyetje që do të marrë përgjigje mbrëmjen e së hënës në “Arenën Kombëtare”.
    Kjo përballje vjen pas një sezoni të mbushur me rivalitet dhe surpriza, ku të dyja skuadrat kanë treguar forcë, qëndrueshmëri dhe ambicie të qarta për titullin. Në historikun e përballjeve direkte, Egnatia ka një bilanc më të mirë.
    Në 25 takime, rrogozhinasit kanë fituar 11 herë, Vllaznia 6, ndërsa 8 ndeshje janë mbyllur në barazim. Por kjo nuk garanton asgjë për këtë finale, ku gjithçka do të vendoset në fushën e blertë të “Arenës Kombëtare”.
    Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tifozë nga i gjithë vendi që do të ndjekin këtë sfidë vendimtare për titullin më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
    Biletat për finalen Vllaznia – Egnatia, janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit. Ja çfarë parashikojnë statistikat e përballjeve direkte

    Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit. Ja çfarë parashikojnë statistikat e përballjeve direkte

    Kampionati i Kategorisë Superiore do ta ulë siparin të hënën në mbrëmje, në “Arena Kombëtare”, ku do të zhvillohet finalja e madhe mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila do të vendosë se kush do të shpallet kampioni i ri i Shqipërisë.
    Do të jenë kuqeblutë, ata që do të rikthehen në fronin e futbollit shqiptar, apo Egnatia do ta mbrojë titullin dhe do ta mbajë trofeun në Rrogozhinë? Një pyetje që do të marrë përgjigje mbrëmjen e së hënës në përballjen direkte mes këtyre dy skuadrave.
    Ky duel vjen pas një sezoni të mbushur me rivalitet dhe surpriza, ku të dyja skuadrat kanë treguar forcë, qëndrueshmëri dhe ambicie të qarta për titullin. Në historikun e përballjeve direkte, Egnatia ka një bilanc më të mirë.
    Në 25 takime, rrogozhinasit kanë fituar 11 herë, Vllaznia 6, ndërsa 8 ndeshje janë mbyllur në barazim. Sidoqoftë, kjo nuk garanton asgjë për këtë finale, sepse gjithçka do të vendoset në fushën e blertë të “Arena Kombëtare”.
    Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tifozë nga i gjithë vendi që do ta ndjekin këtë sfidë vendimtare për titullin më të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Biletat për finalen Vllaznia-Egnatia janë në shitje “online” në “ebileta.al” dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Vllaznia dhe Egnatia në një nivel, finalja e titullit do të vendoset nga episodet

    Vllaznia dhe Egnatia në një nivel, finalja e titullit do të vendoset nga episodet

    Adriatik BALLA
    Mbrëmjen e 12 majit në kryeqytet Egnatias dhe Vllaznia do të përplasen me njëra-tjetrën për të përcaktuar skuadrën që do të fitojë titullin kampion për këtë edicion. Natyrisht që pritet me interes ky takim, nisur dhe nga fakti se të dyja skuadrat janë pak a shumë në të njëjtin nivel dhe të dyja janë motivuar në ekstrem për të dalë fituese. Egnatia shpreson të përsërisë suksesin e vjetshëm, kurse Vllaznia të kthejë titullin në Shkodër pas 24 vjetësh. Të gjitha kartat do të hapen në këtë mbrëmje vendimtare për sezonin futbollistik 2024-2025, me Vllazninë që ka rritur entuziazmin dhe Egnatian që lufton të përsërisë sukseset e viteve të fundit.
    Dueli i pestë sezonal mes dy ekipeve
    Do të jetë finalja e edicionit, por edhe dueli i pestë këtë edicion për çiftin Vllaznia-Egnatia. Dy skuadrat që e mbyllën në dy vendet e para sezonin e rregullt të 36 javëve në Superiore, do të luajnë “aktin” final të sezonit në datën 12 maj, në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit. Por statistikat e këtij edicioni tregojnë për një balancë mes dy skuadrave. Kjo, pasi në fazën e parë ishte Vllaznia që imponohej me rezultatin 3-1 ndaj rrogozhinasve. Me Malën, Qaton dhe Balajn, që bënin të pavlefshme rrjetën e Ujkës, i cili kishte barazuar momentalisht rezultatin. Në duelin e fazës së dytë në Rrogozhinë, dy skuadrat do ta mbyllin në rezultatin 1-1, ku golit të Lushkjës për ekipin e Tetovës i përgjigjej Dodaj për atë të Brdariç.
    Në duelin e fazës së tretë, Egnatia do i kthente “reston” Vllaznisë në Shkodër. Kampionët në fuqi të vendit dilnin me tri pikë nga “Loro Boriçi”, falë fitores 0-2 me golat e Lushkjës dhe Zejnullait. Në duelin e fundit dhe atë që përkon me fazën e katërt, gjithçka mbyllej 2-2 në Rrogozhinë, me golat që mbanin firmat e Lushkjes dhe Fernandos për rrogozhinasit dhe Malës e Grudës për kuqeblutë. Një baraspeshë në duelet e sezonit të rregullt mes dy skuadrave më të spikatura, por që është e destinuar të “prishet” të hënën në “Arena Kombëtare”.
    Situata e grupeve
    Gjendja e të dy kampeve duket e mirë, me palët e motivuara dhe me lojtarë në formë por këtë duel final për titullin. Siç thamë, Vllaznia dhe Egnatia do të diskutojnë titullin kampion, më 12 maj në “Arenën Kombëtare”. Dy klube të cilat shtruan rrugën për objektivin e madh. Të dyja skuadrat janë të vetmet nga elita, që kanë të njëjtët trajnerë nga përballja e fundit në sezonin e kaluar. Në gjysmëfinalen e Final Four, rreth 1 vit më parë, sfida mbyllej me barazim 0 me 0 dhe Brdariç me Edlir Tetovën qëndronin në krye të skuadrave respektive. Egnatia dhe Vllaznia e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën. Nga sezoni i kaluar, bie në sy se është ruajtur baza e ekipit. kampionët kanë të njëjtën mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa kuqeblutë i kanë qëndruar besnikë sidomos sulmit. Të dyja rezulton se janë shpërblyer me zgjedhjet e tyre. Egnatia kishte mbrojtjen më të mirë në elitë, ndërsa Vllaznia kërcënon me sulmin më efikas.

  • “Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia

    “Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia

    Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    FSHF si organizatore e ndeshjeve të Final Four, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia.
    Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori S do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.
    Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.
    Biletat për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia, mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.