Tag: vllaznia

  • Hakaj rikthehet te Vllaznia, klubi zyrtarizon mbrojtësin

    KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka rikthyer në skuadër një tjetë futbollist- produkt të saj. Mbrojtësi Esin Hakaj pas një sezoni me AF Elbasani, do të jetë sërish i veshur me fanellën kuqeblu në sezonin e ri.

    Mirë se erdhe në shtëpinë tënde

    Vazhdo leximin

  • Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor: Kam shumë për të thënë, por…

    Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor: Kam shumë për të thënë, por…

    Mesfushori Amir Kahrimanovic ka bërë të ditur largimin e tij nga Vllaznia, duke i dhënë fund aventurës që zgjati vetëm një sezon me ekipin shkodran.
    Kahrimanovic ishte bashkuar me Vllazninë verën e kaluar, pasi u transferua nga skuadra e Erzenit. Lajmi i largimit të tij vjen në një periudhë kur klubi shkodran po përjeton ndryshime të shumta në merkato, si në radhët e ardhjeve, ashtu edhe të largimeve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, lojtari ka njoftuar ndarjen nga klubi, duke shtuar se ka shumë për të thënë, por ka zgjedhur të mjaftohet me një mesazh falënderimi për periudhën e kaluar në Shkodër.

  • FOTO – Vllaznia e erës “Martini” fillon përgatitjet për sezonin e ri, pas një jave fazë përgatitore jashtë vendit

    FOTO – Vllaznia e erës “Martini” fillon përgatitjet për sezonin e ri, pas një jave fazë përgatitore jashtë vendit

    Pas disa ditësh pushimi, futbollistët kuqeblu i janë rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor.
    Trajneri Martini ka zhvilluar me skuadrën seancën e parë dhe kështu do të vazhdojë për një periudhë dyjavore, para se të spostohet në një kamping jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për Kupat e Europës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vllaznia mbyll rrugët me qendërmbrojtësin, pas dy viteve kuqeblu largohet Stojanovic

    Vllaznia mbyll rrugët me qendërmbrojtësin, pas dy viteve kuqeblu largohet Stojanovic

    𝐏𝐚𝐬 𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢, 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐮 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐌𝐢𝐥𝐨𝐬 𝐒𝐭𝐨𝐣𝐚𝐧𝐨𝐯𝐢𝐜̧ 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮.
    𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.
    𝐓𝐡𝐚𝐧𝐤 𝐲𝐨𝐮!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vllaznia godet në merkato, arrihet marrëveshja me lojtarin e larguar nga rivalët

    Vllaznia godet në merkato, arrihet marrëveshja me lojtarin e larguar nga rivalët

    Arsid Kruja do të vijojë karrierën e tij te Vllaznia, duke u rikthyer sërish te klubi shkodran pas largimit nga Teuta. Mbrojtësi i djathtë, një nga më të vlerësuarit në dy sezonet e fundit, i është bashkuar për herë të katërt kuqebluve, me të cilët ka një histori të gjatë dhe të suksesshme.
    Trajneri Edi Martini, që e kishte marrë Krujën më parë te Teuta, ka qenë nxitësi kryesor i këtij rikthimi. Kruja është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në dy edicionet e fundit të Kategorisë Superiore, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe kontributit të rëndësishëm në mbrojtje.
    Ky është një rikthim i katërt për 31-vjeçarin te Vllaznia, pas periudhave të mëparshme në klub gjatë viteve 2012–2014, 2016–2018 dhe 2019–2023. Gjatë karrierës së tij në elitën e futbollit shqiptar, ai ka mbrojtur gjithashtu ngjyrat e Flamurtarit, Laçit dhe Teutës.
    Ky transferim pritet të forcojë më tej repartin difensiv të Vllaznisë, ndërsa klubi synon një sezon më konkurrues në Superiore.

  • Vllaznia e Skënderbeu triumfojnë në Kupën e Shqipërisë, Franko Burraj vendos rekord kombëtar në 400m

    Vllaznia e Skënderbeu triumfojnë në Kupën e Shqipërisë, Franko Burraj vendos rekord kombëtar në 400m

    Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u zhvbillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ashtu sikurse pritej, rivaliteti nuk mungoi, ndërkohë që u shënua edhe një rekord kombëtar.
    Atleti shkodran Franko Burraj përmirësoi me 2 të mijëtat kohën e tij në garën e 400 metrave. Ai dha kohën 46”14, duke përmirësuar kohën 46”16, e cila ishte vendosur tri vite më parë. Ai u shpall edhe atleti më i mirë për meshkuj, ndërsa për femra triumfoi Iljana Beqiri e Tiranës.
    Për sa i përket renditjes ekipore, për meshkuj triumfoi Vllaznia vendase, që fitoi duelin me Skënderbeun (i dyti). Ndërsa për femra triumfoi ekipi korçar, që la pas Tiranën dhe Partizanin (ekipet kryeqytetase në podium).
    Fituesit-Meshkuj
    100m, Endri Sakaj (Vllaznia), 11”08
    110m/p, Milen Caco (Skënderbeu), 15”71
    200m, Julian Vila (Skënderbeu), 22”14
    400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”14
    400m/p, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 59”43
    800m, Dionis Kushta (Tirana), 2’10”90
    1500m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 4’20”35
    3000m, Bledar Mesi (Tirana), 8’57”49
    5000m ecje/sp., Gabriel Gjoni (Elbasani), 29’34”53
    Gjyle, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
    Disk, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
    Shtizë, Ingri Nelaj (Partizani), 51.10m
    Së gjati, Endri Bakaj (Vllaznia), 7.30m
    Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.95m
    4x100m, Skënderbeu, 44”48
    4x400m, Vllaznia, 3’30”23
    Sportisti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
    Renditja ekipore: Vllaznia 192 pikë, Skënderbeu 148 pikë, Teuta 27 pikë.
    Fitueset-Femra
    100m, Paola Shyle (Tirana), 12”37
    100m/p, Rexhina Berami (Partizani), 15”56
    200m, Alisja Çiko (Skënderbeu), 26”24
    400m, Iljana Beqiri (Tirana), 56”16
    400m/p, Livja Topi (Skënderbeu), 1’04”03
    800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’13”93
    1500m, Kristina Pura (Tirana), 5’12”02
    3000m, Redia Dauti (Tirana), 10’41”21
    5000m ecje/sp., Elisabeta Marku (Tirana), 20’10”05
    Gjyle, Asia Sina (Partizani), 9.35m
    Disk, Majla Kosta (Partizani), 18.30m
    Shtizë, Mei Sokoli (Partizani), 31.14m
    Çekiç, Yipsi Moreno (Partizani), 66.08m
    Së gjati, Figalia Gjati (Partizani), 5.38m
    Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.53m
    4x100m, Skënderbeu, 52”32
    Sportistja më e mirë: Iljana Beqiri (Tirana)
    Renditja ekipore: Skënderbeu 140 pikë, Tirana 89 pikë, Partizani 80 pikë.

  • Sinani merr pozicionin e Drejtorit Sportiv te Vllaznia

    Pas Edi Martinit trajner, Vllaznia cakton Vioresin Sinanin si drejtor sportiv

    Vioresin Sinani emërohet nga klubi Vllaznia si dejtor sportiv i kuqebluve. Lajmi erdhi këtë mbrëmje nga vetë klubi verior.

    Ish goledaori legjendar i Vllaznisë dhe shumë skuadrave të tjera kishte rolin e zëvëndës trajnerit edicionin e kaluar ndërsa pas ndryshimëve të shumta teksa u larguan tekniku Brdraiç dhe drejtori Osmani, ‘Viori’ gradohet nga presidenti Alban Xhaferi si numri dy i klubit.

    𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏

    𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐨𝐭 𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦, 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐳- 𝐕𝐢𝐨𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧𝐢.

    𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

    MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

    Këtë sezon, Vllaznia ka vendosur ti besojë shkodranëve në riorganizimin e klubit kuqeblu. Pas emërimit të një emri të rëndësishëm si Edi Martini në pankinë, sot është njoftuar edhe një tjetër. Vioresin Sinani do të vijojë të jetë pjesë e stafit drejtues, duke kaluar nga trajner siç ishte me kryetrajnerin Thomas Brdaric, në drejtor sportiv, vëndi i mbetur vakant pas largimit të  Teufik Osmanit.
    NJOFTIMI I KLUBIT SHKODRAN
    KOMUNIKATË PËR SHTYPKF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë Vioresin Sinani. Suksese në detyrën e re legjenda.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale & shpallet kampione e Shqipërisë

    Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale & shpallet kampione e Shqipërisë

    Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”.
    Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të.
    Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.
    Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Champions League 2025 – 2026.
    Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup.
    Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1.