Adriatik BALLA
Java e 12-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me dy takime interesante që panë të zbrisnin në fushë emrat e mëdhenj të futbollit tonë. Kështu, në kryeqytet Partizani priti Vllazninë, në një duel ku secila palë synonte maksimumin. Kurse në Vlorë Flamurtari priti Tiranën, një duel i vendeve të fundit në renditje. Këto dy takime nuk prodhuan fitues, edhe pse në fushë u bënë përpjekje, u shënuan gola dhe pati rivalitet. Të dy takimet u mbyllën në barazim 1-1, ku secila skuadër mori nga një pikë, shumë pak për objektivat që kishin.
Partizani frenon Vllazninë, por se ndal dot të rimarrë kreun
Partizani dhe Vllaznia egjistruan dje një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, ku në fund asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur me këtë rezultat. Të kuqtë krijuan më shumë raste në pjesën e parë dhe ishin të parët në avantazh me Romën. Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi me vrull dhe tentoi të gjente golin, duke ia arritur qëllimit me Malën. Më pas loja u bë e hapur, me raste nga të dy portat, ku sidomos Pohls me disa pritje vendimtare shpëtoi shpesh katërkëndorin e tij. Në fund, vërshëllima e gjyqtarit Cjapi pa të dy skuadrat të dilnin thuajse të mërzitura nga e fusha e lojës pas nuk morën dot pikët e plota në këtë duel. Partizani mbetet në vend të 7-të me 13 pikë, larg pretendimeve që ka klubi, kurse Vllaznia në kuoptën e 24 oikëve mori kreun e renditjes, por me pikë të barabarta me Elbasanin. Elbasanasit ditën e shtunë barazuan me Dinamon, në një duel shumë të fortë, duke treguar se këtë sezon janë gati të shkojnë në “Final Four” dhe të kenë një shans për titullin. Ambiciet e Elbasanit janë për pjesëmarrje në Europë në fund të edicionit.
Flamurtari e Tirana dëmtonjë njëra-tjetrën
Një barazim që nuk i bën punë asnjërës. Kjo fjali mund të përdoret për Flamurtarin dhe Tiranën pas ndeshjes së djeshme mes tyre, e mbyllur në barazim 1-1. Në fakt, Tirana mban të “salduar” vendin e fundit, duke qenë në kryzë të thellë, kurse vlonjatët po përpiqen t’i ikin fundit sa më shumë të munden. Pozitat e tyre në fundtabelë nuk janë aspak premtuese. Kështu, ditën e djeshme, Flamurtari dhe Tirana janë mjaftuar me nga 1 pikë në javën e 12-të në Superiore. Në këtë duel u shënuan 2 gola nga një për secilën skuadër. Në pjesën e parë vlonjatët prodhuan më shumë raste dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me Maksutin në minutën e 37-të. Kështu u mbyllën 45 minutat e para. Në të dytën erdhi goli i barazimit nga braziliani Zhunior. Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra s’ja doli. Kështu të dyja i prishin punë njëra-tjetrës pasi mbeten në vendin e 9-të dhe 10-të, me rrezikshmëri të lartë për të rënë nga kategoria këtë sezon. Në kuadër të javës së 12-të, të bujshme ishin fitoret e Egnatias 5-1 ndaj Bylisit, si dhe fitorja 1-0 në transfertë e Teutës ndaj Vorës. Me këtë fitore të fundit Teuta ka shanse të rivalizojë për një vend në top-4 këtë edicion dhe diferenca me pikë ndaj ekipeve të kreut nuk është e madhe.
Java 12
Të shtunën
Dinamo-Elbasani 1-1
Egnatia-Bylis 5-1
Vora-Teuta 0-1
Të dielën
Partizani-Vllaznia 1-1
Flamurtari-Tirana 1-1
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Vllaznia 24
2.Elbasani 24
3.Egnatia 22
4.Dinamo 19
5.Teuta 18
6.Vora 14
7.Partizani 13
8.Bylis 12
9.Flamurtari 9
10.Tirana 7