Tag: vllaznia

  • Vora-Vllaznia mbyllet pa gola/ Trajnerët: Nuk na heq synimin për fitore

    Vora-Vllaznia mbyllet pa gola/ Trajnerët: Nuk na heq synimin për fitore

    Vora dhe Vllaznia u ndanë në paqe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke mbyllur pa gola sfidën e javës së 14-të të Superiores.
    Të dyja skuadrat krijuan raste, por asnjëra nuk arriti të shënojë. Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini vazhdon periudhën e vështirë, pasi fitorja mungon që prej duelit me Dinamon. Pas barazimit ndaj Partizanit dhe humbjes me Teutën, sot në Shkodër erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes.
    “Ajo që nuk shkon është rezultati, na duheshin 3 pikë. Djemtë duhën të lirohen, nuk duhet ta marrin si diçka të madhe, me vendin e parë 1 pikë na ndan. Jam i sigurtë që do rikthehemi si me lojë si me pikë në vend të parë. Kryesore janë dëmtimet që kanë ndikuar. Kishim Malon, Kastratin, Çaton, Muratajn. Bekimi ka ato problemet e veta. S’jemi mirë, por duhet të rikuperohen. Edhe në këtë gjendje jemi rrezik për këdo. Po të shohim edhe skuadrat e tjera, kanë marrë hapa fallso, ne do të mbledhim forcat dhe në 4 javë do rikthehemi tek pikët. Unë i njoh djemtë dhe ata kanë dëshirë të vijnë sa më parë në formë. Radhën tjeter jemi të qartë që luajmë me kryesimin e listës, Elbasani është ekip i mirë, por nuk na heq synimin për fitore. Për merkato nuk kemi menduar, momentalisht mendoj vetëm të rikthehemi në nivel të mirë”,- u shpreh Edi Martini, Trajner KF Vllaznia.
    Nga ana tjetër, Vora largohet e kënaqur me një pikë të rëndësishme, që e mban në vendin e shtatë.
    “Ne erdhëm në Shkoder të mos humbisnin. E dimë që Vllaznia lufton për kamoionat prandaj erdhëm me synimin të mos humbisnim. Nëse s’do ishim euforik edhe mund të kishim shënuar sepse kishim 4 raste. Të gjitha ndeshjet i kemi në transfertë dhe e kemi krijuar psikologjinë që luajmë jashtë dhe kjo na ka ndihmuar. Kemi bërë ndeshje të mira me të gjitha ekipet. Është shpejt të flasim për presion, me ndeshjet që kemi bërë jemi mirë. Superliga e veshtirë, por nuk na mungon diçka qe të jemi mirë. Krahasuar me ndeshjen e parë, Vllaznia kishte më shumë qarkullim herën e parë, sot kishte ndryshim krahasuar me ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë që nuk ështe pretendente”,-tha Arjan Bellaj, Trajner KF Vora.
    Skuadra e Arjan Bellajt vazhdon serinë pozitive, pas barazimit 1–1 në transfertë ndaj Flamurtarit.

  • VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtari

    VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtari

    Emocione por jo gola në ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores.
    Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke humbur kështu mundësinë për të arritur kreun.

    Ekipi i Edi Martinit është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora është në vendin e 7-të me 16 pikë.Kampionët e Egnatias pësuan disfatë 0-1 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga një gol i Ramirez në pjesën e parë.
    Humbje e hidhur për rrogozhinasit pa Tetovën në stol, ndërkaq ky sukses për vlonjatët që duan mbijetesën, erdhi në momentin e duhur.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtarit

    VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtarit

    Emocione por jo gola në ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores.
    Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke humbur kështu mundësinë për të arritur kreun.

    Ekipi i Edi Martinit është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora është në vendin e 7-të me 16 pikë.Kampionët e Egnatias pësuan disfatë 0-1 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga një gol i Ramirez në pjesën e parë.
    Humbje e hidhur për rrogozhinasit pa Tetovën në stol, ndërkaq ky sukses për vlonjatët që duan mbijetesën, erdhi në momentin e duhur.
     

  • ABISSNET SUPERIORE: Flamurtari me fitore surprizë ndaj Egnatias, Vllaznia nuk merr më shuëm se një pikë ndaj Vorës

    ABISSNET SUPERIORE: Flamurtari me fitore surprizë ndaj Egnatias, Vllaznia nuk merr më shuëm se një pikë ndaj Vorës

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Surpriza e madhe ka ardhur nga Rrogozhina, aty ku kampionia në fuqi, Egnatia është mundur 0-1 nga Flamurtari.
    Vlonjatët gjetën golin me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 35-të, ku sulmuesi venezuelian, Heiderber Ramirez, u shkëput bukur dhe pas asistit perfekt të Valentino Murataj, dërgon topin në portën e Dajsinanit.
    Në minutat në vijim, vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, por vlonjatët ia dolën të ruanin avantazhin që në vërshëllimën e fundit. Pas kësaj fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tretë me 25 pikë.
    Duke qenë se të dyja ekipet kishin rënë dakord, ndeshja mes Vorës dhe Vllaznisë u luajt në “Loro Boriçi”. Megjithatë, Vllaznia nuk arriti të përfitonte dot nga avantazhi i fushës dhe nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj kryeqytetasve.
    Një lojë e vakët nga të dy ekipet, në pjesën e dytë të dy ekipet patën dy raste që pretendonin penallti, por për arbitrin kryesor të takimit ishte gjithçka në rregull. Shifrat përfundimtare, 0-0. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, Vora në vendin e shtatë me 16 pikë.

  • Rezultatet e plota të javës së 14-të, ja si ndryshon renditja (foto)

    Rezultatet e plota të javës së 14-të, ja si ndryshon renditja (foto)

    4 Dhjetor 2025

    18:51

    Telesport

    U luajtën sot dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Flamurtari mposhti në “Egnatia Arena” kampionët e Egnatias me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Vllaznia barazoi me Vorën 0-0.
    Në tre takimet e tjera të kësaj jave, Partizani mundi Bylisin 1-0. Dinamo City fitoi me shifrat e thella 6-2 kundër Tiranës në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”, ndërsa përballja Teuta – AF Elbasani u mbyll 0-0.
    Përsa i përket renditjes, Elbasani mbetet në krye, pastaj ndjekin Vllaznia dhe Egnatia me pikë të barabarta. Dinamo mbyll “Final Four”. Përsa i përket zonës së ftohtë, Bylis dhe Flamurtari janë me pikë të barabarta në vendin e tetë dhe të nëntë, Tirana në fund me vetëm shtatë pikë.

  • Mbyllet java e 14-të në Superiore, zhgënjen Vllaznia dhe Egnatia

    Mbyllet java e 14-të në Superiore, zhgënjen Vllaznia dhe Egnatia

    Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superiore.
    Vllaznia barazoi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke vijuar serinë e rezultateve jo pozitive.
    Ndeshja u zhvillua me pak raste dhe pa ndryshim në rezultat deri në fund.
    Në takimin tjetër, Egnatia u mund 1-0 në fushën e saj nga Flamurtari.
    Skuadra mike shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e parë me anë të Ramirez.
    Pjesa e dytë nuk solli reagimin e kërkuar nga Egnatia, pavarësisht përpjekjeve në sulm.
    Flamurtari administroi avantazhin deri në minutën e fundit dhe mori tre pikë të rëndësishme.

  • Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Në situatën e ngjeshur të kampionatit shqiptar të futbollit, teksa java e 14-të do të zhvillohet në dy ditë, risia e radhës i takon duelit Vora- Vllaznia. Edhe pse u tha se klubi debutues do të rikthehej te stadiumi i tij i rikonstruktuar, diçka e tilë nuk do mund të ndodhë këtë javë.

    Sikundër me Partizanin (java e 10) e Teutën (java e 12) vorakët sfidat e tyre i luajtën në fushat e kundërshtarit edhe përballë Vllaznisë do të luhet në Shodër.

    Java e ndarë në dy ditë, ka patur edhe ndryshime në orare ndërsa veç ndeshjes Dinamo- Tirana (‘Air Albania’ ora 19:30) të gjitha takimet do të startojnë në 16:30.

    Java e 14-të: (3 dhe 4 dhjetor 2025)

    Të mërkurën:

    Teuta- AF Elbasani 16:30

    Partizani- Bylis 16:30

    Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)

    Të enjten:

    Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)

    Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kryesueset pritëse, java e 13-të starton me dy supersfida

    Kryesueset pritëse, java e 13-të starton me dy supersfida

    AF Elbasani- Partizani dhe Vllaznia- Teuta janë dy ndeshejt e para të javës së 13-të Abissnet Superiore. Të dyja takimet nisin në orën 18:00 me të veçantën që si elbasanasit ashtu dhe shkodranët jo vetëm janë në krye me pikë të barabarta por dhe pritës në Elbasan e Shkodër.

    Elbasani do të vuajë mungesën e Tsague (kartonë) ndërsa i rikthehet kapiteni Lulaj. në anën tjetër Partizani i cili u mund fazën e parë nga verdheblutë 1-0 ka shumë dilema për formacionin. Edhe pse Atanaskoski e Kontreares rikthehen me gjasë ata mund ta nisin nga stoli. megjithatë te të kuqtë Kërnaja ka aplikuar formacione të ndyshme dhe gjithëçka mund të ngjasë.

    Në Shkodër, Vllaznia e gjitha në ‘sulm’ për tri pikët e radhës. Ndalesa me të kuqtë javën e kaluar e ka ndalur disi hovin e kuqebulve ndërsa përballë Teutës sot pritet të jetë sulmuese që nga starti. Mungesat e Krymit dhe Salës janë thelbësore paçka se Martini ka grupin e zgjëruar dhe se alternativat nuk mungojnë.

    Ndërkohë Teuta është kthyer te lojrat e mira. Dobi me të tijtë ka treguar se di të befasojë edhe në rastet kur përbalë ka ekipe me objektivë madhorë. Sidoqoftë rikthimet e Tolit dhe Vidal konsiderohen mjaft të rëndësishëm për kampin durrsak.

    Java e 13-të:

    Sot, 28 nëntor 2025

    18:00

    AF Elbasani- Partizani

    Vllaznia- Teuta

    Nesër:

    Tirana- Egnatia 13:30

    Bylis- Dinamo 13:30

    Flamurtari- Vora 16:30/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Trazira te Partizani- Vllaznia, dënimi prek një tifoz

    Trazira te Partizani- Vllaznia, dënimi prek një tifoz

    Vendimi nr. 13 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

    VENDOSI:

    1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.

    2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

    3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

    Vazhdo leximin

  • Kryesojnë Superligën, FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, tre dënime në pesë ditë

    Kryesojnë Superligën, FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, tre dënime në pesë ditë

    Kryesuesit e Superligës, Vllaznia, janë bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve të humbura dhe borxheve ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që kanë qenë pjesë e shkodranëve.
    Në vendimet e fundit të FIFA-s, shihet se Vllaznia ka një vendim më 19 nëntor me një dënim për borxhe të pashlyera, ndërsa dy të tjera i ka më 24 nëntor. Pra, në pesë ditë kundër Vllaznisë ka tre vendime kundër, çka do të thotë se shkodranët duhet të shlyejnë detyrimet kundër ish-ëve në mënyrë që të kenë të drejtë për afrime të reja në dritaren kalimtare të janarit 2026.
    Veç Vllaznisë, FIFA vijon të ketë të bllokuar me tre sesione merkatoje edhe klubet e KS Luftëtarit (shkrirë dhe rithemeluar si AF Luftëtari), Orikut, Kastriotit apo Valbonës. Të gjitha klubet janë të dënuara për borxhet kundër ish-pjesëtarëve të klubeve, duke qenë të detyruar për t’i shlyer.