Tag: vllaznia

  • Europa Cup, Women’s/ Vllaznia sërish humbje e thellë me Inter

    Europa Cup, Women’s/ Vllaznia sërish humbje e thellë me Inter

    UEFA Women’s ‘Europa Cup’: Vllaznia – Inter 0-5

    Vajzat shkodrane të Vllaznisë e mbyllin me një tjetër humbje të thellë aventurene tyre europiane. Pas eleminimit në Champions, Vllaznia u përball në turin e parë të edicionit të ri me ukrainaset e Kolos Kovalika me të cilat fitoi dy takimet e luajtura në “Loro Boriçi” me shifrat 2-0 dhe 0-2.

    Turi tjetër e vendosi përballë Interit, një rival shumë i fortë për vajzat kuqeblu të trajnerit Nikolin Leka. Rezultati i vajtjes 7-0 për vajzat zikaltër u pasua sot me një tjetër dështim në shifra. Sot Inter fitoi në Shkodër 5-0 duke i eleminuar zyrtarisht shkodranet nga aventura europiane e këtij edicioni./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia arrin vlerën 5 milionë euro, ja kush është lideri i skuadrës

    Vllaznia arrin vlerën 5 milionë euro, ja kush është lideri i skuadrës

    Pas përfundimit të merkatos dhe formatimit total të skuadrës për edicionin 2025-26, vlera e skuadrës së Vllaznisë kap një shifër prej 5 milionë eurove në tregun e shit-blerjeve të futbollistëve. Kështu afrimi më i fundit në radhët e shkodranëve, Jasmin Çelikoviç ka rritur vlerën e ekipit të Martinit me 300 mijë euro.
    Pasi ky është çmimi me të cilin vlerësohet boshnjaku në merkato sipas faqes së specializuar të “Transfermarkt”. Po sipas kësaj faqeje, futbollisti më i shtrenjtë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është Sherif Kallaku. Me fushëkrujasin, i cili kap vlerën e 700 mijë eurove në merkato, duke qenë kështu futbollisti i dytë më i shtrenjtë në Superioren e këtij sezoni.

    Ku para tij qëndron vetëm Rouan Human, i afruar së fundmi tek Partizani dhe që vlerësohet me 850 mijë euro në treg. Pas Kallakut gati me gjysmën e vlerës së ishfantazistit të Teutës për nga vlera e kartonit te Vllaznia vjen Esat Mala. Prizrenasi kap një vlerë prej 400 mijë eurosh në merkato, duke qenë kështu futbollisti i dytë më i shtrenjtë tek kuqeblutë.
    Aron Jukaj dhe Aleksandër Kuros mbyllin podiumin e futbollistëve më të shtrenjtë tek Vllaznia, me dyshen që vlerësohen me 300 mijë euro në treg. Të cilëve tashmë iu është bashkuar edhe Çelikoviç me çmimin prej 300 mijë eurosh. Përshtypje bën vlera vetëm prej 200 mijë eurosh që vlerësohet Kastrati, me një futbollist që më parë në treg kishte shifrën e 2 milionë eurove.
    Dhe që te kuqeblutë kërkon pikërisht të rikthehet në nivelet e larta që ka pasur dikur. Në total Vllaznia është ekipi i pestë më i shtrenjtë i Superiores këtë sezon, ku para shkodranëve në vlerën e 6.63 milionë eurove qëndron Partizani, Flamurtari me një vlerë prej 6.28 milionë eurosh, Dinamo me 5.85 milionë euro dhe Egnatia me vlerën e futbollistëve të saj që kap 5.23 milionë eurove.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Women’s/ Vllaznia merr 7 gola, Inter e kthen në stërvitje të vajtjes

    Inter turpëron Vllazninë për femra në ndeshjen e parë të turit të dytë të Women’s UEFA Europa Cup zhvilluar sot në Milano.

     Fillimisht një gol i anulluar për zikaltret dhe më pas autogoli i Bajraktarit në të 14′. Inter vijon të ushtrojë presion të madh për të gjetur dhe tre gola të tjerë në këtë fraksion. Dopieta e Ulaert dhe goli i Detrujer vulosën rezultatin 4-0 në 45′ e parë.

    Në të dytën erdhën golat e Bugejas dhe dopieta e Polit. Sfida e kthimit mes tyre duket formalitet pasi ekipi shkodran i trajnerit Leka praktikisht e ka mbyllur me kualifikimin. E dyta do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 15 tetor(18:00).

    Vazhdo leximin

  • Women’s Europa Cup/ Inter- Vllaznia, zbardhen formacionet

    Women’s Europa Cup/ Inter- Vllaznia, zbardhen formacionet

    Pas pak në Milano (18:00), ndeshja e vajtjes Inter- Vllaznia për femra. Takimi është i inkuadruar për Women’s Europa Cup, kompeticioni i ri i UEFA-s me shkodanet e trajnerit Nikolin Leka të gatshme për sfidën e parë të raundit të dytë.

    Paraprakisht janë zbardhur formacionet e të dyja skuadrave.

    Vazhdo leximin

  • Womens Europa Cup/ Vllaznia sfidë Interit të… Van Dajk

    Womens Europa Cup/ Vllaznia sfidë Interit të… Van Dajk

    Në “KONAMI Youth Development Centre ” të Milanos, këtë pasdite Vllaznia e Shkodrës për vajza, përballet në turin e dytë elimitaror me skuadrën vendase të Interit.

    Në këtë edicion të parë të UEFA Europa Cup, Vllaznia e trajnerit Nikolin Leka pas eleminimit nga Champions janë të përqënduar te ky kompeticion i ri ndërsa në sfidën e raundit të parë eleminuan me dy takime ukrainaset e Kolos Kovalivka (të dyja luajtur në Shkodër; 2-0, 0-2). Sot në orën 18:00 misioni duket shumë i vështirë megjithatë në kampin kuqeblu egziston mentaliteti fitues, ardhur dhe nga përvoja e fituar në këto vite të fundit. Ndeshja e kthimit në “Loro Boriçi” më datën15 tetor.Ndërkaq, rivali i vajzave shkodrane sapo ka startuar me kampionatin e ri teksa javën e parë (4 tetor) shpartalloi Tërnanën 5-0 (10′ Tomaseli, 44′ Bugeja, 51′ Tomaseviç, 58′ Vulaert, 90′ Van Dajk) /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “UEFA Women’s Europa Cup”/ Vllaznia luan nesër ndeshjen e parë ndaj Interit

    “UEFA Women’s Europa Cup”/ Vllaznia luan nesër ndeshjen e parë ndaj Interit

    Vllaznia e vajzave do të luajë nesër ndeshjen e parë ndaj Interit në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”.
    Sfida do të zhvillohet në “Youth Development Training Center” në Milano, në orën 18:00.

    Vllaznia vjen në këtë përballje pas suksesit në raundin e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-s ndaj skuadrës ukrainase Kolos Kovalivka.
    Vajzat kuqezi do të tentojnë të hedhin një tjetër hap përpara për të siguruar pjesëmarrjen historike në “UEFA Women’s Europa Cup”.
    Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit ndaj Interit, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, më 15 tetor, në orën 18:00.
    FSHF i uron shumë sukses skuadrës së Vllaznisë në dy takimet vendimtare të raundit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup” ndaj Interit.
    © BalkanWeb

  • Superliga/ Besëlidhja kampione mposht Partizanin, fitojnë edhe Vllaznia e Apolonia

    Superliga/ Besëlidhja kampione mposht Partizanin, fitojnë edhe Vllaznia e Apolonia

    Është mbyllur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj më tri takimet e fundit të luajtura. Besëlidhja kampione fitoi thellë 108-71 në kryeqytet ndaj Partizanit, duke marrë pikët e para në kampionat.
    Skuadra lezhjane e thelloi epërsinë gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Davis realizoi 31 pikë për Partizanin por që s’mjaftuan,ndërsa për Besëlidhjen, 5 basketbollistë realizuan mbi 12 pikë.
    Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj triumfoi 99-70 ndaj Flamurtarit. Bryant me 23 pikë ishte lider në fushë për shkodranët, mbështetur nga Arnold me 19 pikë, ndërsa 26 pikët e Williams për vlonjatët mbetën për statistikë.
    Superliga-Meshkuj, java e parë
    Kamza Basket – Teuta, 81-89
    Elbasani – Pogradeci, 98-64
    Tirana – Fieri Basket, 94-84
    Skënderbeu – Apolonia, 68-81
    Partizani – Besëlidhja, 71-108
    Vllaznia – Flamurtari, 99-70
    Renditja: Besëlidhja 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Elbasani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Teuta 2 pikë, Kamza Basket 1 pikë, Fieri Basket 1 pikë, Pogradeci 1 pikë, Partizani 1 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Flamurtari 1 pikë.

  • Vllaznia udhëheq “Abissnet Superiore”-n, Elbasani dorëzohet në “Loro Boriçi”

    Vllaznia udhëheq “Abissnet Superiore”-n, Elbasani dorëzohet në “Loro Boriçi”

    Është luajtur sot dueli për vendin e parë të “Abissnet Superiore”-a. Vllaznia është përballur me Elbasanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit shqiptar. Sfida ka përfunduar me shifrat e ngushta 1-0 në favor të kuqebluve.
    Goli i vetëm u shënua në minutën e 41-të të takimit. Jago e dërgoi topin në rrjetën e verdhebluve për t’i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Tashmë shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa fill pas tyre vjen Elbasani me 2 pikë më pak./Sport Ekspres/

  • Superliga: Tirana e Skënderbeu fitojnë dhe i afrohen kreut, Partizani triumfon te meshkujt

    Superliga: Tirana e Skënderbeu fitojnë dhe i afrohen kreut, Partizani triumfon te meshkujt

    Është mbyllur java e 4-t e Superligës në volejboll, me ndeshjet e mbetura në të dyja kategoritë të luajtura të shtunën në mbrëmje.
    Te femrat, një fitore të lehtë korri skuadra kampione e Tiranës, që mundi 3-0 Korabin (25-10, 25-12, 25-13). Një sfidë që ishte një formalitet për vajzat bardheblu, ndërsa Korabi vijon të qëndrojë në vendin e fundit pa asnjë pikë.
    Pa problem fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 (25-16, 25-17, 26-24) Partizanin. Vetëm seti i tretë dhuroi emocione, ndërsa në dy setet e para në fushë dominoi skuadra korcare, që e meritoi fitoren dhe tri pikët.
    Te meshkujt, skuadra e Partizani fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në Korcë (25-19, 25-17, 25-18). Ndeshje ku u përballën dy finalistët e sezonit të kaluar, por në fushë dominuan kryeqytetasit, ndjeshëm më superior në të trija setet.
    Superliga-Meshkuj, java e 4-t
    Elbasani – Tirana, 0-3
    Vllaznia – Erzeni, 3-1
    Skënderbeu – Partizani, 0-3
    Studenti (pushim)
    Renditja: Vllaznia 11 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Studenti 4 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.
    Superliga-Femra, java e 4-t
    Dinamo – Teuta, 3-0
    Vllaznia – Pogradeci, 0-3
    Skënderbeu – Partizani, 3-0
    Korabi – Tirana, 0-3
    Renditja: Dinamo 12 pikë, Pogradeci 11 pikë, Tirana 11 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

  • Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    4 Tetor 2025

    20:59

    Telesport

    Vllaznia i ka shkaktuar Elbasanit humbjen e parë në këtë sezon, pas fitores së shkodranëve 1-0 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
    Shkodranët gjetën golin në minutën e 41-të, ku Lirim Kastrati bën mjaft mirë nga krahu dhe kroson në zonë, edhe spe devitojet topi, në fund braziliani Andrey Yago e dërgon në rrjetë.
    Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.