Tag: vllaznia

  • Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
    Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.

    Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
    Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

    Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

  • Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët

    Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët

    Vllaznia po kalon periudhën më të vështirë që nga starti i kampionatit, ndryshe nga faza e parë kur konsiderohej skuadra me lojën më të mirë në Superiore dhe pretendentja kryesore për titull.
    Performanca e dobët e javëve të fundit e ka larguar ekipin nga imazhi i një skuadre dominuese. Në pesë ndeshjet e fundit, shkodranët kanë marrë vetëm 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
    Gjatë kësaj periudhe kanë realizuar vetëm dy gola dhe kanë pësuar tre, ndërsa në tre sfidat e fundit nuk kanë shënuar asnjë gol. Seria negative i ka zbritur në vendin e katërt, me 25 pikë pas 15 javësh.
    Aktualisht ato ndjekin kreun me katër pikë diferencë nga Elbasani. Situata kërkon reagim të menjëhershëm për të mos humbur ritmin në garën për titull.

  • Thatësira e golave ndez alarmin te Vllaznia, kuqeblutë kërkojnë reagim të menjëhershëm

    Thatësira e golave ndez alarmin te Vllaznia, kuqeblutë kërkojnë reagim të menjëhershëm

    Absolutisht dallohet qartë që Vllaznia është në momentin e saj më të vështirë që prej nisjes së kampionatit. Me kuqeblutë që në fazën e parë të edicionit u dalluan si skuadra që bën diferencën dhe luan futbollin më të bukur në Superiore.
    Madje me ekipin e Martinit duke u cilësuar si pretendenti numër një për fitimin e titullit kampion. Por, duket se opinioni i javëve të fundit nuk i konsideron më 9 herë kampionët e vendit si të “pathyeshëm”, kjo për vetë formën që kanë treguar shkodranët së fundmi. E cila përkon me formën e një skuadre që luan për mbijetesën në Superiore dhe jo një ekipi që pretendon titullin kampion në fund të sezonit.

    Kështu në 5 javët e fundit në kampionat, kuqeblutë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, kështu duke pasur një fitore 1-0 kundër Dinamos, një barazim 1-1 ndaj Partizanit, humbje 0-1 kundër Teutës, barazim 0-0 me Vorën dhe së fundmi një tjetër disfatë 1-0 kundër Elbasanit. Ku më dobët se kuqeblutë këtë periudhë kanë bërë vetëm Bylis që ka grumbulluar 2 pikë dhe Tirana që ka marrë vetëm një pikë. Me dy skuadrat e sipër përmendura që si objektiv kanë qëndrimin në kategori në fund të sezonit.
    Gjatë 5 javëve të fundit Vllaznia po ashtu ka shënuar vetëm 2 gola dhe pësuar 3 të tillë. Ku madje në 3 ndeshjet e fundit skuadra nuk ka shënuar asnjë gol, duke pasur një thatësirë prej 270 minutash për të gjetur golin në portat kundërshtare.
    Diçka që nuk i kishte ndodhur në asnjë moment deri më tani në kampionat kuqebluve, të cilët duhet të gjejnë reagimin e duhur dhe sa më të shpejtë. Pasi tashmë janë në ndjekje të kreut të Superiores, ku diferenca është 4 pikë me Elbasanin, me verdheblutë që kryesojnë me 29 pikë e ndërsa shkodranët ndodhen në vendin e 4-ët me 25 pikë pas 15 javësh të edicionit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici

    VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici

    Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Fundi i takimit nuk kaloi pa tensione, teksa ipas të dhënave, një provokim i mesfushorit Sherif Kallaku ndaj tifozerisë vendase solli incidente të pakënaqshme në mbyllje të sfidës.
    Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin, duke stabilizuar situatën.

    Mësohet se dy tifozë, të cilët u përfshinë në incidente janë shoqëruar për në polici. Ndeshja Elbasani-Vllaznia vlen për javën e 15-të të Superiores.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Vëmendja është në “Elbasan Arena”, aty ku përplasen dy nga pretendentët e këtij sezoni, Elbasani dhe Vllaznia. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura, por shkodranët janë me një lojtar më pak.
    Në minutën e 26-të, Bajrami dhe Gjini ndalojnë në mënyrë të parregullt Tsague-n, arbitri jep karton të verdhë për Gjinin, që ishte i dyti në pak minuta dhe mbrojtësi detyrohet të lërë fushën e lojën. Protesta nga shkodranët, të cilët kërkonin ndëshkimin e Bajramit dhe jo të Gjinit.
    Përsa i përket rasteve, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre në pjesën e parë, por pa arritur ti finalizonin me gol. Në minutat 9′, 10′, shkodranët patën dy raste të mira me Kastratin dhe Kallakun. Në minutën e 34-të, Elbasani pati një rast të mirë me Tsague. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.
    Në Vlorë, pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Dinamos është mbyllur 0-1 për “Blutë”. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit.

  • Kampionati i femrave: Fitore të thella për Egnatian, Gramshin dhe Apoloninë. Vllaznia bën detyrën ndaj Teutës

    Kampionati i femrave: Fitore të thella për Egnatian, Gramshin dhe Apoloninë. Vllaznia bën detyrën ndaj Teutës

    8 Dhjetor 2025

    16:08

    Telesport

    Java e tetë e Kampionatit të Kategorisë Superiore për vajza u mbyll këtë të hënë me duelin Lushnja – Egnatia.
    Në transfertë, vajzat rrogozhinase triumfuan me rezultatin e thellë 1-11.
    Në ndeshjet e tjera, Partizani u mund në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 0-4, ndërsa Vllaznia arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës.
    Apolonia triumfoi në transfertë 8-0 ndaj Kinostudios.
    Vllaznia udhëheq kampionatin me 21 pikë.
    Kategoria Superiore për vajza, java 8
    Partizani – Gramshi 0-4
    Vllaznia – Teuta 1-0
    Kinostudio – Apolonia 0-8
    Lushnja – Egnatia 1-11

  • Flamurtari i pathyeshëm mposht sërish Partizanin, Vllaznia fiton sfidën me Studentin

    Flamurtari i pathyeshëm mposht sërish Partizanin, Vllaznia fiton sfidën me Studentin

    Janë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të dominojë renditjen, duke qëndruar i pamposhtur.
    Në Vlorë, skuadra vendase fitoi 95-75 ndaj Partizanit, një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por shpejt vlonjatet morën frenat e lojës në dorë.
    Flamurtari shkëputet 46-35 në përfundim të pjesës së parë, diferencë që menaxhohet e thellohet në vijim. Tri lojtare të Flamurtarit realizuan mbi 20 pikë: Henderson 27 pikë, Brisker 23 pikë e Harvey 22 pikë.
    Në Shkodër, ekipi i Vllaznisë fitoi 65-49 ndaj Studentit, duke korrur suksesin e parë sezonal. Shkodranet e thelluan gradualisht diferencën, nga perioda në periodë.
    Rreshpja me 30 pikë e 12 rebound u dallua për Vllazninë, ndërsa për skuadrën kryeqytetase mungoi lojtarja-lider.
    Superliga-Femra, Java e 8-të
    Flamurtari – Partizani, 95-75
    Vllaznia – Studenti, 65-49
    Tirana (pushim)
    Renditja: Flamurtari 14 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 9 pikë, Studenti 8 pikë, Vllaznia 7 pikë.

  • Egnatia humb me Flamurtarin dhe humb shansin të kapë kreun, Vora frenon Vllazninë

    Egnatia humb me Flamurtarin dhe humb shansin të kapë kreun, Vora frenon Vllazninë

    Adriatik BALLA
    Java e 14-të e Kategorisë Superiore përfundoi ditën e djeshme me dy takime të luajtura njëra në Rrogozhinë e tjetra në Shkodër. Skuadrat e mëdha zhgënjyen dje, duke mos marrë maksimumin e tyre. Kështu, Egnatia humbi në shtëpi përballë Flamurtarit, me shifrat 0-1, duke treguar dobësi dhe në një farë mase ishte befasia më e madhe e xhiros, ndërkohë që Vllaznia në stadiumin e saj “Loro Boriçi” nuk mundi të dalë me pikë të plota përballë Vorës, duke u kënaqur me një pikë, por duke treguar shenjat e një krize jo të vogël gjatë javëve të fundit me lojëra të paqëndrueshme dhe me rezultate në rënie. Ndërkohë, e fituara e madhe e javës së 14-të është Dinamo, e cila mposhti të mërkurën në derbi Tiranën me shifrat e thella 6-2, duke shtuar rivalitetin në top-4 të renditjes. Teuta që u kishte futur të dridhurat ekipeve rivale gjatë javëve të fundit, barazoi në shtëpi përballë Elbasanit, duke bërë që të dy ekipet të mbeten në vend numëro. Sidoqoftë, edhe pas kësaj jave, Elbasani e Vllaznia mbajnë kryesimin e garës në Superiore.
    Vllaznia vijon të zhgënjejë
    Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në stadiumin “Loro Boriçi”. Asnjëra prej skuadrave nuk shkoi te goli, edhe pse rastet nuk munguan në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiore. Vllaznia e Edi Martinit duket se është futur në krizë për fitoren, që mungon nga ndeshja me Dinamon. Pas barazimit me Partizanin dhe humbjen ndaj Teutës, u regjistrua zhgënjimi i radhës në Shkodër. Vora ndërkohë i gëzohet pikës së fituar, pasi mban vendin e shtatë në renditje. Ky barazim për ekipin e Arjan Bellajt vjen pas rezultatit 1-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë.
    Flamurtari, befasia e madhe e javës 14
    Flamurtari ka dhënë një sinjal të rëndësishëm të kthimit në luftën për të lënë zonën e ftohtë të klasifikimit, me një fitore të rëndë 1-0 në fushën e Egnatias. Golin e fitores e shënoi Ramirez në minutën e 37-të. Në fakt, skuadra vlonjate ka luajtur shumë e kujdesshme ndaj kampioneve në fuqi që luanin për kreun e kampionatit dhe goditën me një kundërsulm duke shkatërruar planin e rrogozhinasve. Më pas ata bënë maksimumin në të dy fazat e lojës, duke mbajtur larg portës sulmin e rrezikshëm të Egnatias dhe duke e mbyllur ndeshjen me tre pikë të arta që e afrojnë me grupin e skuadrave larg zonës së ftohtë të klasifikimit.
    Përplasjet gjatë derbit Dinamo-Tirana
    Dinamo e fitoi ndeshjen derbi ndaj Tiranës me shifrat e thella 6-2, rezultat që shtoi presionin në kampin bardheblu. Të shumta ishin thirrjet e tifozëve të Tiranës kundër presidentit Refik Halili, duke kërkuar largimin e tij për shumë minuta. Kur rezultati ishte 4-1 për Dinamon, një tifoz afrohet pranë pankinës së Tiranës dhe i kërkon Nuhiut që të largohet nga skuadra. Pas golit të shënuar, Guindo feston pranë tifozëve të Tiranës. Arbitri Andi Koci bën me shenjë që lojtarët të largohen pasi mund të kishte edhe incidente, megjithatë situata nuk u tensionua. Tirana ndodhet në vend të fundit të renditjes, me vetëm 7 pikë, e me këtë ritëm mund të bjerë nga kategoria.
     
    Java 14
    Të mërkurën
    Partizani-Bylis                         1-0
    Teuta-Elbasani            0-0
    Dinamo-Tirana            6-2
    Të enjten
    Egnatia-Flamurtari      0-1
    Vora-Vllaznia              0-0
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Elbasani        26
    2.Vllaznia        25
    3.Egnatia         25
    4.Dinamo        23
    5.Teuta            22
    6.Partizani       17
    7.Vora             16
    8.Bylis             13
    9.Flamurtari     13
    10.Tirana         7