Tag: vlerëson

  • Malltezi: Miku i huaj vlerëson rrugën tonë, por ecën në tjetrën. ‘Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet

    Malltezi: Miku i huaj vlerëson rrugën tonë, por ecën në tjetrën. ‘Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet

    Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka sulmuar Edi Ramën dhe propagandën e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

    Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, retorika mashtruese vazhdon, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend që nuk përfidon nga fondet e Bashkimit Europian, duke ironizuar deklaratat zyrtare të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe duke denoncuar dështimet e rënda në menaxhimin e fondeve të huaja.

    Në reagimin e tij, Malltezi rikujton retorikën e njohur të viteve ’80 me batutën ironike të të atit:

    ‘Miku i huaj vlerësoi lart rrugën e ndjekur nga partia dhe populli shqiptar, – duke shtuar, – çudi e madhe, vlerëson shumë rrugën tonë, por për vete ecën nga rruga tjetër’.

    Ai rendit disa prej skandaleve më të bujshme që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërprerjen e mbështetjes nga BE:

    Hedhja në kosh e strategjisë për menaxhimin e mbetjeve, ndonëse ishte hartuar me 4 milion euro nga BE.

    Afera e inceneratorëve, ku pretendohet se janë vjedhur 400 milion euro për projekte që nuk ekzistojnë.

    Keqpërdorimi i fondeve IPARD, që çoi në anulimin e të gjitha fondeve të BE për fermerët shqiptarë.

    Sipas Malltezit, Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në rajon që nuk përfiton asnjë cent nga fondet europiane, një fakt që ai e cilëson skandaloz dhe pasojë direkte e korrupsionit dhe abuzimit nga qeveria.

    Në fund të reagimit, Jamarbër Malltezi kritikon edhe përfaqësuesen e BE në Shqipëri, Marta Kos, duke e quajtur ‘kukull e Soros’ dhe duke e akuzuar për ‘vetëposhtërim’ përmes deklaratave që, sipas tij, injorojnë realitetin në terren.

  • Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Lojtar modern, me shumë personalitet

    Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Lojtar modern, me shumë personalitet

    18 Korrik 2025

    12:20

    Telesport

    Samuele Ricci është blerja e parë e këtij sezoni për Milan, një mesfushor që drejtori sportive i kuqezinjve Igli Tare e vlerëson shumë. “Ai është një lojtar modern, me shumë personalitet”, tha drejtuesi shqiptar për ish-kapitenin e Torino.
    “Ai ka treguar cilësi brenda dhe jashtë fushës dhe, gjithashtu, ka luajtur në 10 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Ai meriton ta veshë këtë fanellë; ai është një investim për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi më tej Tare.
    Më tej, drejtuesi i Milan komentoi: “Ne shpresojmë që ai të bëhet një figurë kyçe për Milanin në të ardhmen“. Ricci, 23 vjeç, ka luajtur në Serie A me Empoli dhe Torino, ndaj ka mjaft përvojë e mund të ndihmojë kuqezinjtë.

  • Kroos vlerëson Guler: Tani është rritur, po përmirësohet

    Kroos vlerëson Guler: Tani është rritur, po përmirësohet

    Ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka vlerësuar në maksimum talentin turk të Los Blancos, Arda Guler.
    “Ai ishte teknikisht gati vitin e kaluar, tani është rritur edhe fizikisht. Ju duhet ndjesia e mbrojtjes së bashku. Në këtë mënyrë e fitoni topin përsëri me më shumë energji.

    Nëse ke një lojtar si ai, të aftë të luajë midis linjave, mendoj se mund të mbyllësh njërin sy nëse ai humbet disa duele.
    Gjëja e rëndësishme është që ai ta kuptojë rolin e tij dhe të marrë pjesë në përpjekjen kolektive”- tha Kroos për Guler.

  • “Europa e njeh dhe e vlerëson përparimin tonë”, videomesazhi i Toni Gogut pas raportit të BE-së për Shqipërinë

    “Europa e njeh dhe e vlerëson përparimin tonë”, videomesazhi i Toni Gogut pas raportit të BE-së për Shqipërinë

    Në prag të votimit të raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, përfaqësuesi i shumicës socialiste, Toni Gogu, ndodhet në Strasburg për të ndjekur nga afër seancën plenare ku po diskutohet dokumenti vjetor mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    Në një videomesazh të publikuar nga Strasburgu, Gogu thekson se raporti i përgatitur nga eurodeputeti Andreas Schieder vlerëson përparimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reformat kyçe, si drejtësia, shteti i së drejtës dhe funksionimi demokratik i institucioneve.
    “Shqipëria po ecën me ritmin e duhur – të vendosur, të besueshëm dhe të pandalshëm – drejt familjes ku i përkasim natyrshëm”, shprehet Gogu, duke theksuar se ky raport nuk është thjesht një analizë teknike, por një pasqyrë realiste e progresit që vendi ka bërë me përkushtim dhe durim.
    Në raportin e miratuar më herët nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, veçanërisht theksohet përputhja e plotë e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së, si dhe roli i saj konstruktiv në rajon, që sipas Gugut “tregon seriozitetin dhe maturinë e Shqipërisë si një vend kandidat i denjë”.
    Raporti pritet të votohet nesër nga Parlamenti Europian në seancën e fundit plenare për këtë sesion.

  • Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

    Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, ku të dyja palët ritheksuan miqësinë tradicionale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
    Në një konferencë për mediat pas takimit, Spiropali e cilësoi bashkëbisedimin “të ngrohtë, miqësor dhe të frytshëm”, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, pa asnjë çështje të pazgjidhur.
     “Shqipëria vlerëson mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin tonë europian dhe jemi të bindur se kjo do të vijojë deri në anëtarësimin brenda kësaj dekade,” deklaroi Spiropali. Gjithashtu ajo shtoi se mbështetja bullgare është jetike në tryezat e BE-së, veçanërisht në kontekstin e sfidave të sigurisë që vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë.
    Të dyja kryetaret shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin parlamentar, përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve, si dhe për të forcuar lidhjet në kuadër të NATO-s dhe nismave rajonale si Procesi i Berlinit, CEF dhe SEECP.
    Në fushën ekonomike, Spiropali theksoi nevojën për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe për zbatimin e projekteve të përbashkëta si Korridori 8 dhe iniciativa për turizmin, nënshkruar në tetor 2024.

  • Raporti i KE: Rritja ekonomike pritet 3.6%! Lufta tarifore? Shqipëria preket nëse dëmtohet Evropa

    Raporti i KE: Rritja ekonomike pritet 3.6%! Lufta tarifore? Shqipëria preket nëse dëmtohet Evropa

    Ekonomia e Shqipërisë do të rritet më pak se vitin e kaluar. Komisioni Evropian vlerëson në ngadalësim ekonominë nga 4% vjet, në 3.6% këtë vit dhe në 3.5% vitin 2026.
    Në raportin e fundit të publikuar thuhet se shkak për këtë ulje në parashikim është mbarimi i efekteve të reformës së pagave në shtet, rënia e vrullit turistik si dhe problemet demografike të shoqëruara me emigrim.
    “Eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, por rritja e ardhjeve të turistëve pritet të zbutet nga ritmet dyshifrore të vërejtura në vitet e mëparshme. Kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve të lidhura me ndryshimet në kursin e këmbimit, normat e interesit dhe mungesa në rritje e fuqisë punëtore të kualifikuar, e rënduar nga emigracioni”, thuhet në raport.
    Por përtej këtyre faktorëve të brendshëm, Komisioni Evropian vlerëson se Shqipëria është e ekspozuar edhe nga goditjeve të jashtme, që vijnë si rezultat i tarifave doganore që SHBA po aplikon ndaj Evropës.
    “Si një ekonomi e vogël e hapur, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme që lidhen me ndikimin ekonomik të tarifave në pjesën kryesore të partnerëve tregtarë në BE, si Italia. Për më tepër, pasiguria globale dhe rreziqet gjeopolitike mund të ndikojnë në hyrjet e Investimeve të huaja direkte”, thuhet në raport.
    Në të njëjtën linjë me pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë edhe KE vlerëson se inflacioni do të kthehet në objektivin prej 3% gjatë vitit të ardhshëm dhe jo këtë vit.
    Në raport thuhet gjithashtu se përtej sfidave, të ardhurat do të rriten të mbështetura edhe në zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave për vitin 2025- 2026 që fokusohet në mirëadministrim tatimor e doganor si dhe në luftën ndaj informalitetit. Po ashtu do të vijojë rënia e borxhit publik ndaj PBB-së, nga afro 54% vjet në 53% në fund të 2026-ës.

    Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

  • CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision

    CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision

    Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket edhe CNN “ka rënë pre” e “Zjermit” të Shkodrës Elektronike. CNN e vlerëson performancën e Shqipërisë si më të mirën nga 26 performanca. Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti.
    “Ata këndojnë për një oaz qetësie “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që e shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe si rezultat, ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat”,-thuhet në artikullin e botuar nga CNN ndërsa ka bërë edhe renditjen si më poshtë:
    26. Armenia: PARG, “Survivor”
    25.San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”
    24.Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
    23. Portugali: Napa, “Deslocado”
    22.Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”,Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”
    21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”
    20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
    19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”
    18. Islanda: VÆB, “Róa”
    17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”
    16. Polonia: Justyna Steczkoëska, “GAJA”
    15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
    14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”
    13. Holandë: Claude: “C’est La Vie”
    12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”
    11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
    10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”
    9. Danimarka: Sissal, “Halucination”
    8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”
    7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
    6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
    5. Francë: Louane, “Maman”
    4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”
    3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”
    2. Austria: JJ, “Wasted Love”
    Shkodra Elektronike: “Zjerm”

  • Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

    Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

    16 Prill 2025

    9:30

    Telesport

    Paris Saint-Germain është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse humbi 2-3 ndaj Aston Villa në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. Një humbje që nuk pengoi kampionët e Francës të avancojnë, pasi kishin fituar 3-1 në Paris.
    Kapiteni Marquinhos komentoi rezultatin e ndeshjes dhe kualifikimin për në gjysmëfinale: “Kam kaluar periudha të vështira ndaj po e shijoj këtë moment. Ky ekip po tregon vlera”.
    “Kjo është një skuadër e cila po rritet, por ka gjithmonë diçka për të punuar dhe për t’u përmirësuar. Kemi një trajner kërkues. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë për t’i korrigjuar në funksion të gjysmëfinales”, tha Marquinhos.
    Ai nuk u kurseu lëvdatat për portierin Donnarumma: “Ekipet fitojnë edhe sepose kanë portierë që shpëtojnë skuadrën në momentet kyçe. Gigi po bëhet gjithnjë e më i vlefshëm mes shtyllave. Ne vërtet kemi nevojë për një portier të madh dhe ai po e dëshmon vlerën e tij”.

  • Trump vlerëson BE-në për vendimin për tarifat: Do të trajtohen në bllok, jo si shtete individuale!

    Trump vlerëson BE-në për vendimin për tarifat: Do të trajtohen në bllok, jo si shtete individuale!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian mori vendimin e duhur që pezulloi kundër-tarifat ndaj SHBA-ve.
    Sipas mediave të huaja, Trump tha se BE po trajtohet si një bllok i vetëm kur bëhet fjalë për tarifat dhe jo si vende individuale.
    Trump tha se vlerëson BE-në që sipas tij është “shumë e ashpër, por shumë e zgjuar”, duke thënë se ata vendosën të “përmbahen pak” me hakmarrjen e tyre, pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.
    “Ata vendosën të përmbahen. Mendova se ishin shumë të zgjuar,” shtoi Trump, shkruan A2 CNN.
    Kujtojmë se ditën e djeshme Trump pezulloi tarifat e vendosura një javë më parë për shumë vende të botës dhe i zëvendësoi ato me një tarifë bazë 10 %. Nga kjo lëvizje nuk u prek vetëm Kina, ndaj të cilës Trump vendosi tarifa që shkojnë në 45 %.

  • Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
    Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën tha se gëzon respekt.

    “Janë kthyer prapë te ca personazhe, nuk e kuptoj, ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh, listë kënete. Përveç një emri që kam respekt, zonja që është në parlament, gjithë të tjerët janë personazhe groteske, qesharake, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
    Më herët e Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bërë pjesë e PS, pasi Berisha e la jashtë listave.