Tag: vlerëson

  • Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll

    Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll

    11 Dhjetor 2025

    8:34

    Telesport

    Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Real Madrid në ndeshjen e raundit të gjashtë të Champions League, takim i luajtur në “Bernabeu”.
    Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte mbrojtësi Josko Gvardiol. Ai foli se atmosfera në këtë stadium dhe presioni nuk janë një problem për të dhe shokët e tij të skuadrës.
    “Kur luan ndeshje të tilla ka një motivim shtesë. Kjo është arsyeja pse luajmë futboll. Gjithmonë duam të luajmë dhe fitojmë kundër më të mirëve. Kjo fitore ndaj Real Madrid ka shumë rëndësi për ne”, tha Gvardiol.
    Ai e vlerëson shumë suksesin: “Po rikthehemi në rrugën e duhur. Po bëjmë shumë mirë në Premier League, por tani edhe në Champions League dhe duam të sigurojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër”.

  • Rama vlerëson suksesin e neurokirurgëve të QSUT: Një tjetër histori suksesi

    Rama vlerëson suksesin e neurokirurgëve të QSUT: Një tjetër histori suksesi

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër histori suksesi nga shërbimi i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij mjekësor kanë kryer me sukses një ndërhyrje që i shpëtoi jetën një pacienteje.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi punën e ekipit të QSUNT, duke e cilësuar shembull të profesionalizmit dhe përkushtimit në mjekësinë shqiptare.
    Postimi ne Facebook

  • Rama vlerëson suksesin e neurokirurgëve të QSUT: Një jetë e shpëtuar, një tjetër histori frymëzuese

    Rama vlerëson suksesin e neurokirurgëve të QSUT: Një jetë e shpëtuar, një tjetër histori frymëzuese

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër histori suksesi nga shërbimi i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij mjekësor kanë kryer me sukses një ndërhyrje që i shpëtoi jetën një pacienteje.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi punën e ekipit të QSUNT, duke e cilësuar shembull të profesionalizmit dhe përkushtimit në mjekësinë shqiptare.
    Postimi ne Facebook

    Top Channel

  • FMN: Shqipëria ka hapësira të kufizuara fiskale për të përballuar shpenzimet në rritje

    FMN: Shqipëria ka hapësira të kufizuara fiskale për të përballuar shpenzimet në rritje

    FMN vlerëson se në të ardhmen Shqipëria do të përballet me një valë të re presionesh fiskale që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

    Edhe pse borxhi publik është më i ulët se në shumë vende të BE-së, hapësira për shpenzime të reja është e kufizuar, vlerëson raporti i FMN-së “Long-Term Spending Pressures in Europe”, i cili analizon rreziqet afatgjata për financat publike të vendeve evropiane, përfshirë Shqipërinë.

    Sipas raportit, suksesi do të varet nga aftësia për të krijuar institucione fiskale afatgjata, të cilat do të mund të rrisin të ardhurat pa dëmtuar rritjen ekonomike. Këto të ardhura duhet të jenë në gjendje të përballojnë objektivat sociale dhe ato të klimës në buxhet.

    Në mungesë të këtyre reformave, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Juglindor do të përballen me rreziqe të larta për qëndrueshmërinë e borxhit dhe për arritjen e standardeve evropiane deri në mesin e këtij shekulli, vlerëson Fondi.

    Sipas raportit, Shqipëria ka nivel më të ulët të të ardhurave në raport me PBB-në, borxh publik më të ulët se mesatarja e BE-së, por ka hapësirë të kufizuar fiskale për të përballuar presionet e reja.

    FMN thekson se pensionet dhe kujdesi shëndetësor do të bëhen burimi kryesor i presionit mbi shpenzimet publike në afatin e gjatë, për shkak të plakjes së popullsisë dhe largimit të të rinjve nga tregu i punës.

    Kujdesi shëndetësor dhe afatgjatë do të kërkojë gjithashtu fonde shtesë, pasi jetëgjatësia po rritet, ndërsa sistemi publik në vende si Shqipëria financohet kryesisht përmes kontributeve të punësimit, që do të bien me tkurrjen e forcës punëtore.

    Sektori i mbrojtjes është një tjetër burim presioni, për shkak të përfshirjes në strukturat e NATO-s dhe nevojës për të rritur buxhetin për shkak të këtij angazhimi. Rajoni i Ballkanit Lindor, sipas raportit, është më i ekspozuar ndaj rreziqeve gjeopolitike dhe parashikohet të shpenzojë për mbrojtje 2,5–3% të PBB-së në mesataren afatmesme.

    Tranzicioni klimatik do të ketë kosto të menjëhershme për vendet jo-anëtare të BE-së, përfshirë Shqipërinë. FMN paralajmëron se mosveprimi do të rëndojë ndjeshëm financat publike dhe do të zhvendosë barrën mbi brezat e ardhshëm. Në rastin e Shqipërisë, ku deficiti dhe borxhi publik janë ende të ndjeshëm pas krizave të fundit, çdo shtyrje e reformave në pensione, kujdes shëndetësor apo energji do të përkeqësojë qëndrueshmërinë fiskale.

    Për më tepër, nëse investimet në tranzicionin e gjelbër dhe përshtatjen ndaj klimës vonohen, kostoja e përshtatjes do të jetë shumëfish më e lartë në të ardhmen. FMN rekomandon se duhen të rriten të ardhurat buxhetore, pasi niveli i tyre është më i ulët se në BE. FMN sugjeron mobilizim të ri fiskal përmes zgjerimit të bazës tatimore dhe reduktimit të informaliteti. /Monitor/ 

  • Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti

    Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti

    21 Tetor 2025

    11:15

    Alfred Lleshi

    Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për garën e titullit: “Kanë mbetur pesë ‘motra’, të gjithë janë aty, por mendoj se më i forta është Interi”. Ai vlerëson ekuilibrin, forcën dhe cilësinë e skuadrës së Chivu, ndërsa paralajmëron për Milanin kryesues, që përfiton edhe nga mungesa e ndeshjeve europiane. Materazzi shton se Interi mund të ëndërrojë edhe për më shumë: “Champions League për mua luhet para dhe pas Krishtlindjeve. Skuadra gjithmonë ka reaguar pas finaleve”.
    Ai kujton edhe ofertën për t’u transferuar te Roma më 2006: “Kisha mundësi të shkoja te Roma, por gjithmonë donin ‘martesë me arra’. Qëndrova tek Interi dhe mendoj se e bëra mirë. Natyrisht, do më kishte pëlqyer të luaja me Totti e De Rossi dhe të fitonim diçka bashkë në nivel klubi”.
    Materazzi vlerëson Gianluca Mancini, i cili ka një tatuazh në nder të tij, teksa përmend reputacionin e mbrojtësit ‘të egër’, që Mancini e ka shfrytëzuar për t’u bërë lider te Roma dhe kombëtarja. Për kombëtaren: “Botërori pa Italinë nuk është Botëror. Nuk do të jetë i lehtë kualifikimi, duhet kaluar edhe ‘play-off’, por shpresojmë të gjejmë një kundërshtar të përballueshëm”.

  • OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

    OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

    Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat e rindërtimit në Gaza, thotë se më shumë se 80% e të gjitha ndërtesave në Rrip janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa në kryeqytet, Qytetin e Gazës, shifra është deri në 92%.
    Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e përshkruan situatën nga terreni si “shkatërruese”. Organizata vlerëson se të paktën 55 milionë tonë rrënoja duhet të pastrohen.
    UNDP thotë se ka filluar disa operacione pastrimi, por prania e municioneve të pashpërthyera po pengon punën, duke shtuar se po gjenden trupa.

  • Raporti i “Standard & Poor’s”, vlerëson të qëndrueshme ekonominë shqiptare

    Raporti i “Standard & Poor’s”, vlerëson të qëndrueshme ekonominë shqiptare

    Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.

    Ky vlerësim pasqyron besimin e fortë të agjencisë për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë sfidave globale.
    Agjencia thekson se disiplina fiskale e Shqipërisë dhe rezervat valutore të forta mbështesin stabilitetin makroekonomik të vendit. S&P vlerëson se perspektivat e rritjes ekonomike mbeten rezistente, të mbështetura nga investimet private dhe procesi i anëtarësimit në BE.Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një zgjerim të PBB-së reale me rreth 3.6% në vitin 2025, të nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme të familjeve që mbështeten nga rritja e pagave reale. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes, megjithëse kontributi i tij relativ do të moderohet me maturimin e sektorit. Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit.
    Në aspektin e financave publike, S&P vlerëson politikën e kujdesshme fiskale që pritet të ndjekë qeveria pas zgjedhjeve parlamentare. Agjencia parashikon që deficiti i qeverisë së përgjithshme të jetë mesatarisht rreth 2% e PBB-së deri në vitin 2028, duke mbajtur borxhin publik të qëndrueshëm dhe në një trajektore graduale rënëse në rreth 51% të PBB-së në vitin 2028. Kjo qasje e matur fiskale, së bashku me rritjen ekonomike, do të sigurojë stabilitetin e financave publike.
    Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku aktualisht janë hapur 24 nga 33 kapitujt e negociatave, duke përfshirë edhe klasterin e Konkurrencës dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Komisioni Evropian ka aprovuar gjithashtu 920 milionë euro financim potencial për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor prej 6 miliardë eurosh.
    Rezervat valutore të Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm, duke u rritur në 7.8 miliardë dollarë deri në mesin e vitit 2025, falë blerjeve neto nga Banka e Shqipërisë dhe emetimit të Eurobondit. Këto rezerva të forta sigurojnë një mburojë të rëndësishme kundër goditjeve të jashtme të ardhshme.
    Ky rikonfirmim i vlerësimit nga S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë e fortë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv të politikave ekonomike.

    Top Channel

  • Van Dijk vlerëson Atleticon: E vështirë ndaj tyre, japim maksimumin

    Van Dijk vlerëson Atleticon: E vështirë ndaj tyre, japim maksimumin

    Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Atleticos në Champions.
    “Është shumë e vështirë t’i mposhtësh. Ata nuk dorëzohen kurrë dhe kjo është arma e tyre më e fortë.

    Alexander Isak dhe Hugo Ekitike- Isak ka treguar cilësitë që nga seanca e parë dhe është një sulmues shumë i kompletuar. Edhe Ekitike është po aq i rrezikshëm. Jam i lumtur që janë me ne”, u shpreh mbrojtësi.
    © BalkanWeb

  • “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar kabinetin qeveritar Rama 4.
    I pyetur nga panelistët se a ka ndonjë ministër në kabinetin “Rama 4” që e vlerëson, Këlliçi tha se disa prej tyre nuk i paragjykon se nuk i njeh, por nuk mund të thotë vlerësim.
    Siaps tij për sa kohë që në krye të qeverisë është një person që akuzohet nga opozita për korrupsion, nuk mund të ketë vlerësim.

    “Me Adea Pirdenin nuk kam asgjë, Me Sofjan Japupajn nuk kam asgjë, me Andis Sallan nuk kam asgjë. Nuk i paragjykoj. Edhe pse nuk e paragjykoj, Adea Pirdeni është ministre e antikorrupsionit, por a ka ndonjë reformë që ka bërë ajo. Pirdeni duhet të ishte një nga zërat më të fortë”, tha Këlliçi.

  • Thuram vlerëson Vlahovic: Sa herë që hyn në fushë shënon, ai është një lider

    Thuram vlerëson Vlahovic: Sa herë që hyn në fushë shënon, ai është një lider

    11 Shtator 2025

    11:52

    Telesport

    Mesfushori francez i Juventus, Khéphren Thuram e vlerëson shumë shokun e tij të skuadrës Dusan Vlahovic, që këtë sezon ka realizuar disa gola të rëndësishëm për bardhezinjtë në kampionat.
    “Të gjithë e dimë cilësinë e Dusan, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, tha Thuram për mediat italiane.
    “Mund ta shihni kur ai hyn në fushë, ai gjithmonë shënon, ai gjithmonë punon mirë dhe është një lider në këtë ekip“, shtoi mesfushori francez, qëi dhur lavde sulmuesit bardhezi.