Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK, teksa po prezanton platformën e tij në seancën dëgjimore në KLP, tregoi pikën e tij më të dobët profesionalisht.
Ai tha se nuk sektorin e kriptovalutave nuk ka shumë informacione.
“Pika ime e fortë, sikundër e thash, është se kriteret e përcaktuara, është që të kesh aftësi drejtuese dhe menaxhuese. Kam eksperiencë dhe në drejtim dhe në anën akademike. Disavanazhe? Mësoj çdo ditë, nuk jam i gjithëdituri. Nuk e kam informacionin, dijeninë time që të jem ekspert në fushën e kriptovalutave. Mundohem t’i marr gjerat më seriozisht gjërat dhe i marr kohë dhe familjes, i hyjë në hak. E vlerësoj punën e dy pararendësve, Krajës dhe Dumanit. Kraja u gjet në vështirësi stafi, ndërsa Dumani kishte staf të plotësuar dhe bashkëpunim me partnerët në kohë reale. Do kërkoj që të marr shembujt e tyre.”, tha Xholi. Sakaq, Arta Mandro, anëtare e KLP-së i bëri një pyetje pikante Xholit, se si do të sillej ai zgjidhej kreu i SPAK dhe ajo t’i kërkonte një nder në zyrën e tij.
“E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutën nuk keni asnjë pozicion. DO ju respektoj si femër, për një kafe, por do respektoja ligjin. Se në SPAK e bëjnë të mirë kafen, se kështu thonë.”, tha ai.
Tag: vlerësoj
-

“A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP:Do ju jepja një kafe dhe…
-

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën kafet e mira
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP për të dhënë një vlerësim për Arben Krajën që ka drejtuar më parë SPAK dhe kryeprokurorin aktual Altin Dumanin.
Ai u përgjigj duke thënë “Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje”.
Pyetje-përgjigje:
Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare,
Xholi: Akoma më mirëTop Channel
-

“Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim
“Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim
Trajneri i PSG, Luis Enrique iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para finales së Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat.
“Askush nuk e di me të vërtetë se si do të shkojë kundërshtari, por kjo nuk ka rëndësi. Jemi afër ndeshjes finale d…
12 Korrik, 2025 -

“Taren e vlerësoj shumë”, babai i Granit Xhakën flet për zërat e të birit te Milani: Klubet duhet të gjejnë marrëveshje
Milani po ndjek nga afër Granit Xhakën, mesfushorin e Bayer Leverkusen dhe kapitenin e përfaqësueses së Zvicrës, me objektivin për të forcuar repartin qendror të ekipit për sezonin e ri.
Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i lojtarit, Ragip Xhaka.
“Milani e do Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë një marrëveshje mes tyre. Tare? E vlerësoj shumë”, tha ai, duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi negociatat.
Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, është pikërisht drejtori Igli Tare ai që do të udhëheqë ofensivën për ta sjellë Xhakën në Milano. Një vizitë në Gjermani është planifikuar për ditët në vijim, ku Tare do të zhvillojë kontakte direkte me drejtuesit e Leverkusen.
Aktualisht, Bayer Leverkusen nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare dhe e konsideron Xhakën si një element kyç për projektin e ri teknik nën drejtimin e Erik ten Hag, pas largimit të Xabi Alonsos. Megjithëse 33 vjeç, lojtari mbetet një shtyllë e mesfushës për kampionët në fuqi të Bundesligës.
Nga ana tjetër, Milani është gati të nisë bisedimet me një ofertë bazë rreth 10 milionë euro. Granit Xhaka pëlqehet veçanërisht nga trajneri Massimiliano Allegri për eksperiencën, disiplinën taktike dhe karakterin e fortë në fushë — cilësi që i munguan Milanit në sezonin e kaluar.
Me rikonstruktimin e mesfushës si prioritet, transferimi i Xhakës mund të jetë një nga goditjet kryesore të merkatos së verës për klubin kuqezi.Top Channel
-

Babai i Granit Xhakës e konfirmon: Po, Milani e do. Taren e vlerësoj shumë
Gjatë konferencës për shtyp ditës së djeshme, i pyetur për Xhakën dhe Jasharin, dy objektiva të deklaruar të merkatos së Milanit, drejtori sportiv Igli Tare u shpreh: “Pika e nisjes është se mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. Kjo është diçka që e kemi analizuar me trajnerin, duke parë profilet dhe karakteristikat që i duhen kësaj skuadre.
Emrat që përmenden janë alternativa, lojtarë me shumë vlerë, por në fund duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur në bazë të asaj që na nevojitet. E konsiderojmë të rëndësishme ta rrisim cilësinë e lojës së skuadrës”.
Ndërkohë, Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, mesfushorit të Bayer Leverkusen dhe objektivit kryesor të Milanit për mesfushën, ka folur për të ardhmen e të birit në televizionin kosovar “Teve1”: “Po, Milani e do Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë marrëveshje mes tyre. Igli Tare? E vlerësoj shumë”.
Këto deklarata e afrojnë edhe më shumë mesfushorin shqiptaro-zviceran me fanellën kuqezi. Milani pritet që në orët në vijim të rinovojë kontaktet me Bayer Leverkusen, që fillimisht kërkonte 15 milionë euro, por tani mund të pranojë edhe një ofertë prej 8-10 milionë euro. -

Vota e Greqisë e manipuluar nga PS, Piroli: Nuk e vlerësoj të drejtë këtë proces
Kastriot Piroli, kandidati i opozitës që doli deputet me listat e hapura ka folur për Syri tv pas numërimit të votave të diasporës ku e zhvillua një betejë e qartë mes votave te manipuluara nga rilindja dhe atyre votave që u kishin shpëtuar patronazhistëve të rilindjes e shkonin për opozitën.
Kastriot Piroli: mua gjithmonë më pëlqejnë sfidat. E kjo ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Për mua dhe për të gjithë demokratët e Kurbinit. Numërimi i votave në Qarkun e Lezhës, ne ishim në një diferencë prej 1900 votash, pra votuesit në qarkun e Lezhës e dhanë verdiktin e tyre. Me votat e diasporës nga 10800 vota PS rikuperoi afro 1000 vota. Ndërsa në 2200 vota të ardhura nga shteti grek, nga diaspora atje ata rikuperuan rreth 1000 vota. Ja vlen të dyshosh se si ka mundësi që në shtetin helen me kaq votues u rikuperuan kaq vota për PS. Kanë dergjura patronazhistët me nga 2-3 muaj atje për votën.
Unë nuk e vlerësoj të drejtë këtë proces. Sot u shtuan edhe 300 vota të tjera. Shkoi nga 1900 që na u dhanë zyrtare një ditë më parë, shkoi në 2200 vota.
Po të vinin vetë edhe Rama, edhe Manja në qarkun e Lezhës dhe në Kurbin nuk e mundin dot PD. Këtë mandat ja u kushtoj të gjithë qytetarëve të ndershëm që Kurbini, Lezha dhe Mirditë kanë shumë. Ftoj demokratët që të qëndrojmë të bashkuar.