Tag: vlerësimi

  • 9.5 mld lekë dëme nga zjarret/ Mbyllet vlerësimi në Delvinë, banorët do dëmshpërblehen për dëmet

    9.5 mld lekë dëme nga zjarret/ Mbyllet vlerësimi në Delvinë, banorët do dëmshpërblehen për dëmet

    Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që shkaktuan zjarret e verës.

    Dëmet më të mëdha janë në bujqësi, por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve.
    “16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë 30 krerë dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në njësinë e Vergoit dhe në Bashkinë e Delvinës”, tha Anefi Braho-përgjegjës i emergjencave në Delvinë.
    Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e tyre.
    “Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë.
    Në prag të dimrit, ekspertët thonë se përveç zjarreve njësia administrative e Vergoit rrezikohet edhe nga përmbytjet. Ata druhen se lumi i Klasës mund të dalë jashtë kontrollit.

    Top Channel

  • Kryeministri polak paralajmëron për konflikt me Rusinë deri në vitin 2027

    Kryeministri polak paralajmëron për konflikt me Rusinë deri në vitin 2027

    Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë deri në vitin 2027, tha sot kryeministri polak Donald Tusk.

    Tusk tha se qeveria e tij do të shfrytëzonte maksimalisht dy vitet e ardhshme për të stabilizuar situatën në Poloni dhe për të garantuar sigurinë.

    Kryeministri iu referua një vlerësimi të ngjashëm nga Komandanti i ri Suprem i NATO-s Alexus Grynkewich me të cilin kishte folur pak më parë.

    Sipas këtij vlerësimi, Rusia dhe Kina mund të bëhen mjaftueshëm të forta deri në vitin 2027 për të kërkuar një përballje të koordinuar me NATO-n dhe SHBA-në.

    Duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës, një sërë skenarësh të mundshëm po qarkullojnë midis ekspertëve ushtarakë perëndimorë rreth asaj se kur shtetet e tjera evropiane mund të përballen me agresion.

    Viti 2027 është vlerësimi më i hershëm i përmendur deri më tani. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë se mund të jetë viti 2029.

    Shtetet e BE-së po riarmatosen dhe synojnë të jenë në gjendje të zmbrapsin sulmin rus deri në vitin 2030.

    Rusia gjithashtu po zgjeron forcat e saj të armatosura. Megjithatë, udhëheqja e Moskës i ka hedhur poshtë pretendimet për sulme ndaj territorit të NATO-s – duke i quajtur ato një absurditet.

    Gazeta ruse ‘Komsomolskaya Pravda’, kohët e fundit e përmbysi narrativën, duke pretenduar se NATO po planifikon të sulmojë Rusinë në vitin 2027.

    Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën çdo ditë, në kuadër të pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Kremlini në vitin 2022.

  • Vlerësimi i MONEYVAL, i përmirësuar

    Vlerësimi i MONEYVAL, i përmirësuar

    Në tetor të vitit 2023, Shqipëria doli zyrtarisht nga e ashtuquajtura “lista gri” apo statusi i monitorimit të shtuar për pastrimin e parave.Ndërkohë, raporti i fundit i MONEYVAL (Komitet ekspertësh i Këshillit të Europës për vlerësimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) për Shqipërinë i takon qershorit të vitit 2023 dhe në të vlerësohej se Shqipëria ka…

  • “Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

    “Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

    “Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.
    Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Shkup në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, që është në ditën e dytë të tij.
    Sot Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos u shpreh optimiste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
    Në fokus është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

  • Sharje, fyerje dhe vizatime të papërshtatshme/ KAS sqaron si u veprua me vlerësimin e votave specifike

    Sharje, fyerje dhe vizatime të papërshtatshme/ KAS sqaron si u veprua me vlerësimin e votave specifike

    Anëtari i KAS Koli Bele ka sqaruar se si është kryer vlerësimi i votave në rinumërimin e kutive për qarkun e Tiranës, për të cilat komisionerët kanë pasur dyshime.
    Ai ka theksuar se vlerësimi i votave nuk është një shkencë ekzakte, ndërsa tha se jo vlerësimi i të gjitha votave është bërë nga KAS. Pranë përfaqësuesve të KAS kanë shkuar vetëm ato vota për të cilët komisionerët kanë pasur mosmarrëveshje nëse duhet apo jo të quheshin të vlefshme.
    “Mund të ishte edhe Ylli Bufi, aty ka pasur edhe sharje apo piktura të pa përshtatshme që ne nuk i kemi njohur. Kjo nuk është shkencë ekzakte. Në raste të rralla kur numëruesit nuk kanë qenë dakord kanë ardhur te përfaqësuesit e KAS ku është marrë vendim. Jo të gjitha votat janë vlerësuar nga ne.
    Nëse fjalën “bufi” do ta gjejmë në kutitë e Fierit do të bëjmë një mbledhje të zgjeruar për të përcaktuar gjithçka”, tha ai.

  • “Sulmet amerikane nuk e shkatërruan programin bërthamor”/ Vlerësimi i Pentagonit: Irani u kthye disa muaj pas! Reagon Shtëpia e Bardhë: Po përpiqeni të poshtëroni Presidentin

    “Sulmet amerikane nuk e shkatërruan programin bërthamor”/ Vlerësimi i Pentagonit: Irani u kthye disa muaj pas! Reagon Shtëpia e Bardhë: Po përpiqeni të poshtëroni Presidentin

    Një vlerësim i inteligjencës së Pentagonit ka hedhur dyshime mbi pretendimet e administratës Trump se programi bërthamor iranian u zhduk pas bombardimeve të së shtunës.

    SHBA goditi tre objekte bërthamore në Iran, Fordo, Natanz dhe Isfahan, me bomba shkatërruese të afta të depërtonin 18 metra beton ose 61 metra tokë përpara se të shpërthenin.
    Por, burime të njohura me vlerësimin thonë se bazat e Iranit janë kryesisht “të paprekura” dhe ndikimi ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë, raporton BBC. Hyrjet në dy objekte bërthamore u mbyllën dhe një pjesë e infrastrukturës u shkatërrua ose u dëmtua, por shumica e objekteve, të cilat janë thellë nën tokë, mbetën të paprekura.
    Burimet anonime i thanë medias amerikane se vlerësohet se sulmi e ka shtyrë Iranin vetëm “disa muaj pas” dhe se çdo rifillim i programit të tij bërthamor mund të bazohet në kohën që i duhet vendit për të gërmuar dhe për të bërë riparime.
    Burimet gjithashtu konfirmuan për CBS se një pjesë e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ishte zhvendosur para sulmeve, sipas vlerësimit të inteligjencës.
    Por në një reagim më pas, Shtëpia e Bardhë tha se vlerësimi është “krejtësisht i gabuar” dhe është “një përpjekje e qartë për të poshtëruar” Presidentin Trump.

    Top Channel

  • KQZ: Përfundon numërimi i 74% të votave të diasporës në 11 qarqe, ja çfarë do të ndodhë me zarfet e ardhura nga Greqia

    KQZ: Përfundon numërimi i 74% të votave të diasporës në 11 qarqe, ja çfarë do të ndodhë me zarfet e ardhura nga Greqia

    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia.
    Në njoftimin e KQZ thuhet gjithashtu se ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për 11 qarqe, teksa vijon numërimi në qarkun e  Korçës.
    KQZ shton se deri më tani janë numëruar 74% e totalit të votave nga jashtë.

    Njoftimi nga KQZ:
    Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.
    Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet:1. Shkodër2. Kukës3. Dibër4. Durrës5. Berat6. Gjirokastër7. Vlorë8. Elbasan9. Lezhë10. Fier11. TiranëVijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.

     

  • Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

    Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

    KQZ sqaron se nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave, shqiptarët që kanë votuar nga Greqia.
    Pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Parku Olimpik, KQZ mori vendim që GNV të vijojë me numërimin e fletëve të votimit duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia, me qëllim zhbllokimin e procesit.
    Ky vendim sipas KQZ, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë.
    ”KQZ sqaron se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.
    Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.
    Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosnjohje e faktit madje me raste edhe spekullime”, thuhet në njoftimin e KQZ.

  • Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Vlerësimi për mua është edhe për Malësinë e Gjakovës

    Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Vlerësimi për mua është edhe për Malësinë e Gjakovës

    Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik, është nderuar në Tetovë në një aktivitet kushtuar heronjve të UÇK-së.

    “Ndihem i emocionuar për vlerësimin e madh. Ka tre germa të arta të alfabetit shqip, U.Ç.k. Vlerësimi për mua është edhe vlerësim për familjen time, është vlerësim për malësinë e Gjakovës, është rivlerësim për Tahir Sinanin, gjeneral e kësaj lufte. Është rivlerësim për të parët tanë dhe testamentin që ata na lanë, është besimi në zot, dashuria për atdheun dhe kujdesi për familjen.’ – tha Azgan Haklaj në fjalën e tij.
    Aktiviteti solemn kushtuar “heronjve të heshtur të UÇK-së” është i pari i këtij lloji dhe u mbajt nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
    Mes të pranishmëve që morën fjalën Shkëlqim Hajdari i cili shtoi se, “Azgan Haklaj bëri një jetë pa asnjë ndërprerje, në mbështetje të luftës për çlirimin nga robëria të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, dhe Maqedoni të Veriut”.

    Top Channel

  • Pasaporta europiane mashtrimi i radhës i Edi Ramës, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë standard, kryeministri…

    Pasaporta europiane mashtrimi i radhës i Edi Ramës, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë standard, kryeministri…

    Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027. Një gjë e tillë është e pamundur dhe më poshtë do të renditen të gjitha faktet që demaskojnë propagandën e Ramës me pasaportën e BE. Madje do të shihni se edhe disa kritere të Brukselit që mund t’i plotësonte lehtësisht, Rama nuk i ka realizuar pasi i rrezikonin karrigen e pushtetit. Me standardet Noc Rrokut as në 2050 nuk ka anëtarësim.
    Mashtrimet e Ramës dhe realiteti
    Disa nga kushtet e imponuara nga BE janë afërmendësh: psh., vendi duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut apo të kujdeset që të ketë matje të besueshme të cilësisë së ajrit. Disa të tjera janë jo fort të lehta për t’u arritur për shkak se kërkojnë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, investime të cilat nuk janë të mundura të bëhen brenda ditës dhe që shpesh kërkojnë burime ekonomike që thjeshtë nuk janë të disponueshme për momentin. Këto janë të tilla si ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumenj apo krijimi i infrastrukturës moderne të transportit.
    Disa nga kushtet janë thjeshtë punë vullneti. Kërkohet të ndryshohen ligje, të cilat mundet të ndryshohen në parlament, pa ndonjë pasojë as në buxhetin e shtetit dhe as në situatën e përgjithshme politike të vendit. Të tilla janë kushtet për të eliminuar vendimet diskrecionare në prokurimet publike apo heqja e shpifjes dhe fyerjes nga Kodi Penal. Dhe disa nga kushtet, të tilla si krijimi i një administrate profesionale, të departitizuar, e cila shpërblehet dhe jep llogari në varësi të punës që bën, këto janë kushte që kërkojnë vullnet politik, pasi bien ndesh pikërisht me pushtetin politik të kryeministrit. Me pak fjalë, në mënyrë që vendi të plotësojë kushtet për integrim evropian, disa nga kriteret kërkojnë që Rama të ketë më pak pushtet.
    Analiza
    BIRN analizoi të dhënat e një dekade të Raporteve të Progresit, raportet që përgatiten nga ekspertët e Brukselit dhe që vlerësojnë progresin e vendeve anëtare vit pas viti. Në vitin 2015, Komisioni Evropian filloi të zbatojë një metodologji që përdoret edhe sot, e cila e bën të lehtë matjen e gjendjes së një vendi në një fushë të caktuar dhe njëkohësisht, matjen e progresit në krahasim me vitin e kaluar. Krahasimi mes vitit 2024, i cili është raporti i fundit, me vitin 2015, i cili është raporti i parë me këtë metodologji, sugjeron se në fakt, interesi i Tiranës zyrtare nuk ka qenë fort i lartë për të realizuar shumë nga kushtet e progresit drejt anëtarësimit, as ato kushte që janë të vështira, as ato që kërkojnë si kurban për t’u realizuar pushtetin e kryeministrit dhe, ajo që është më surprizuese, as ato të cilat nuk duket se cënojnë pushtetin e tij dhe as nuk kërkojnë ndonjë stërmundim financiar nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, progresi në një dekadë ka qenë më së shumti në vendnumëro, me ndryshime të pakta dhe tërësisht të pamjaftueshme të sjella nga Reforma në Drejtësi. Ndonëse jo me shumë bujë, raportet e progresit kanë shënuar hapa pas në disa fusha teknike, të tilla si politika e konkurrencës apo lëvizja e lirë e mallrave.
    Kapitujt
    Janë gjithsej 35 kapituj që përfshijnë çështje ekonomike, çështje të Shtetit të së Drejtës, çështje të të drejtave të njeriut, çështje sociale, mjedisore e të tjera. Në vitin 2015, Shqipëria kishte 7 nga të 35 kapitujt në të cilat vlerësohej se gjendej në situatën “early stage”, pra në hapat e parë me notën 1. Në nëntë kapituj, gjendja vlerësohej me “some level of preparation”, pra me “nivel të paktë përgatitjeje” ose nota 2. Në gjashtëmbëdhjetë kapituj, vlerësimi ishte “mesatarisht i përgatitur,” ose nota 3. Vetëm në një kapitull, atë të Politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë, vendi merrte notën 4, vlerësohej se gjendja e përgatitjes ishte “e mirë”. Në asnjë nga kapitujt Shqipëria nuk vlerësohej në gjendjen “e përparuar”, gjendja ku duhet të jetë para se të anëtarësohej. Situata nuk është e përmirësuar në mënyrë dramatike në vlerësimin e vitit 2024.
    Në njërin kapitull Shqipëria vijon të mbetet në “hapat e parë”, ky është vlerësimi për kapitullin 22, i cili trajton çështjen e Mbrojtjes së konsumatorit dhe të shëndetit. Në plot një dekadë mes vlerësimit të vitit 2015 dhe atij të vitit 2024, nuk ka bërë ndonjë përparim në këtë fushë, e cila normalisht që është shumë e rëndësishme edhe sikur mundësia për t’u integruar në Bashkimin Evropian të mos ekzistonte fare. Ky është kapitulli që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve nga sjelljet abuzive të bizneseve me fuqi të ndjeshme në treg, nga kredidhënësit spekulantë, apo nga monopolet, qofshin këto publike, si energjia elektrike apo uji, qofshin private. Në tetë kapituj të tjerë, vlerësimi më 2024 ishte “nivel i paktë përgatitjeje” ndërsa në dy kapituj të tjerë, nota ishte e ndërmjetme. Në terminologjinë zyrtare Shqipëria u vlerësua me notën “mes pasjes së një niveli të ulët përgatitjeje dhe pasjes së një niveli të mesëm”, pra, si të thuash, nota është 2.5.
    Në pesëmbëdhjetë kapituj, vlerësimi është “mesatar” ndërsa në pesë kapituj, nota sërish është e ndërmjetme. Termi zyrtar thotë: “mes nivelit mesatar dhe nivelit të mirë të përgatitjes”. Nëse integrimi do të ishte shkollë dhe do të zbatonte sistemin shkollor shqiptar të notave, kjo do të ishte nota 7 nga dhjetë të mundshme. Në vetëm një kapitull, Shqipëria vlerësohet me nivelin “mirë”, korrespondente me notën 8. Në asnjë fushë nuk ka nënta apo dhjeta, nota që nevojitet për t’u integruar. Në mënyrë kyçe, krahasimi mes viteve 2015 dhe 2024, tregon se në dymbëdhjetë kapituj, trembëdhjetë fusha të rëndësishme në të cilat Shqipëria normalisht duhet të bëjë hapa para çdo ditë e çdo muaj e çdo vit, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian nuk ka pasur përparime. Vlerësimi në këto fusha në vitin 2024 është i njëjtë me atë që ka qenë në vitin 2015.
    Në tetëmbëdhjetë fusha të tjera, përmirësimi ka variuar nga gjysmë grade në dy gradë. Vetëm në dy kapituj, kapitulli i peshkimit dhe ai i Drejtësisë, lirive dhe sigurisë, vlerësimi është përmirësuar me dy shkallë. Te të dyja, Shqipëria ka kaluar nga shkalla e parë në shkallën e tretë ndërsa nuk duhet të harrojmë se synimi final duhet të jetë shkalla pesë. Nëse vlerësimet vendosen në shkallë nga një në pesë, vlerësimi mesatar i vitit 2015 ishte 2.3 ndërsa vlerësimi mesatar i vitit 2024 ishte 2.8. Përmirësimi, përgjatë një dekade, rezulton vetëm 0.45 pikë. Me këtë ritëm, në mënyrë që vlerësimi mesatar të arrijë në, fjala vjen, shkallën 4.5, do të nevojiten edhe së paku tre dekada.
    Pushteti përballë integrimit
    Arsyeja kryesore se pse plotësimi i kushteve të integrimit ecën kaq ngadalë duket se qëndronte konflikti mes pushtetit politik të kryeministrit dhe partisë së tij, pavarësisht se kush është kryeministri, dhe shtetit të së drejtës që kërkohet nga BE. Për shembull, BE kërkon që institucione të caktuara të jenë të pavarura. Radiotelevizioni publik është një nga institucionet që kërkohet të jetë i pavarur, profesional, i departitizuar. Ndryshe nga kjo, tashmë që prej dy dekadash, konkretisht që nga marrëveshja Nano-Berisha e vitit 2003, i kanë konceptuar institucionet jo si të pavarura por si të ndërvarura. PD dhe PS, dhe me raste, partitë më të vogla, kanë një sistem informal kuotash në të cilat, anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura i ndajnë mes tyre, me emërtime që, larg të qenit profesionalë dhe jopartiakë, janë në fakt përfaqësues të këtyre partive në këto institucione.
    Hera e fundit kur të dy palët politike patën mundësinë të hidhnin themelet, për herë të parë në historinë e vendit, për një media publike profesionale dhe jopartiake, ishte vetëm pak javë më parë. Të dyja palët, përfshirë kryeministrin që flet për integrim brenda katër viteve, e humbën shansin pasi e mbushën bordin e RTSH-së me këshilltarë politikë, të cilët, me gjasa, do t’i shërbejnë partisë përkatëse dhe jo publikut, siç kanë bërë edhe më parë. Dhe së paku për kriterin e medias, problemet e së cilës përfshihen në kapitullin dhjetë, standardet e BE-së nuk do të mund të arrihen së paku për pesë vitet e ardhshme, për aq sa vazhdon mandati i këshilltarëve politikë të deleguar në bordin e transmetuesit publik. Raste të tilla janë të shumta dhe vështirë se i shpëtojnë vëmendjes së ekspertëve të Brukselit, pavarësisht se zyrtarët e BE-së rregullisht përpiqen të mos kritikojnë, nga frika se kritikat mund të ushqejnë forcat radikale të vendeve anëtare kundër zgjerimit, si dhe për shkak se përmes përqasjes konstruktive, shpresojnë të ndihmojnë sa më shumë Shqipërinë që të përafrohet.
    Megjithatë, ka pasur dy fusha përgjatë dekadës së fundit, në të cilat, sipas vlerësimit, Shqipëria ka bërë hapa pas dhe në njërën prej tyre, preferenca politike për të emërtuar njerëz të pëlqyer politikisht dhe jo profesionalisht ka shkaktuar rënien në vlerësim. Bëhet fjalë për kapitullin 8, Politika e konkurrencës, si dhe për kapitullin 9, Shërbimet financiare. Vlerësimi në vitin 2015 ishte se Shqipëria ka qenë “mesatarisht e përgatitur”. Vlerësimi në vitin 2024 është që Shqipëria gjendet në këtë fushë mes nivelit “pak i përgatitur” dhe “mesatarisht i përgatitur”. Komenti përkatës në raportin e progresit, me përqasjen e zakonshme pozitive të BE-së, tregon se çfarë duhet bërë për progres. Raporti thotë se rekomandimet e vitit të mëparshëm “janë zbatuar pjesërisht” dhe se Shqipëria duhet “të sigurojë pavarësinë operative të Komisionit të Konkurrencës” si dhe të rrisë “në mënyrë domethënse” kapacitetet e sekretariatit.
    Në një kapitull tjetër të rëndësishëm, Prokurimet Publike, Shqipëria merr notën mesatare. Por BE kërkon që, në mënyrë që Shqipëria të bëhet gati për anëtarësim, duhet që të mos shkelë rregullat e BE-së me mjetet e parapëlqyera të qeverisë aktuale për të dhënë kontrata publike, atë të koncesioneve pa garë. Vlerësimi negativ nga Brukseli nuk e ka ndaluar qeverinë që të japë kontrata qindramilionë euroshe me prokurime të drejtpërdrejta, siç është rasti i kontratës për “smart cities”, ndërkohë që nga ana tjetër pretendon se “Shqipëria është lider për prokurimet publike”.
    Shpifja
    Rasti më flagrant i moskokëçarjes për integrimin me gjasa është një kërkesë e kahershme e BE-së për të dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen. Në çdo raport përgjatë dekadës së fundit, kjo kërkesë përsëritet. Kërkesa vjen jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Shfuqizimi i dy neneve të Kodit Penal nuk është ndonjë punë e komplikuar teknikisht, mjafton që qeveria ose një nga 140 deputetët ta propozojë në parlament dhe që 84 deputetë ta votojnë.
    Nëse bëhet, Shqipëria merr një pikë shtesë në rrugën e integrimit ndërsa në Shqipëri nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe për shkak se proceset gjyqësore civile për shpifje dhe fyerje duket se janë më të preferuara sot se sa proceset penale, në të cilat kallëzuesi mund të marrë dënim penal me gjobë për shkelësin, por jo dëmshpërblim për dëmin e pësuar. Dhe megjithatë kjo nuk bëhet, duke demonstruar interesin jashtëzakonisht të paktë të qeverisë për të punuar konkretisht për integrimin dhe për të mbështetur me vepra ato që i thonë shpesh me fjalë.