Armando Broja nuk la shenjë duke gjetur rrjetën në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Bërnlit në Premier Ligë. Por paraqitja e tij ndaj Njukasëll sot në 86 minuta që ishte në fushë, ka marrë vlerësime pavarësisht humbjes 2-1.
Sulmuesi u sakrifikua shpesh edhe në mbrojtje në momentet kur ekipi ishte në vështirësi pasi kishte mbetur me 10 lojtarë, ndërsa bëri në mënyrë të pandalur presing te mbrojtja kundërshtare duke kërkuar të rifitonte topin.
Ndaj për këtë paraqitje, portali “Burnley Express”, i cili mbulon zakonisht klubin në fjalë, i ka vendosur notën 7 sulmuesit.
“Bëri mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Bërnlin duke luftuar dhe konkurruar për gjithçka. Kishte një mundësi në fillim kur një bllokim i tij u kthye drejt portës”, shkruante portali në fjalë duke vlerësuar paraqitjen e Brojës për përpjekjen që kishte bërë në këtë takim ndaj një rivali të fortë si Njukasëll.
Tag: vlerësime
-

Ndeshja e parë si titullar në kampionat, Broja merr vlerësime pozitive nga…
-

Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete
Përmirësimet që ka sjellë reforma e bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha nuk ka arritur në fakt ende të prekë në thelb raportimin e bilanceve të tyre.Enti Rregullator i Ujit i referohet të dhënave tekniko-ekonomike të ndërmarrjeve të cilat duhet të përmirësohen më tej në disa tregues duke raportuar të dhëna faktike apo me matje konkrete dhe jo vlerësime.“Pasaktësi jo të vogla konstatohen në drejtim të të dhënave tekniko-ekonomike si ato në bilancet e ujit që shoqëritë dorëzojnë pranë ERRU-së, të cilët hartohen me vlerësime dhe jo me instrumente matëse.Kjo kryesisht për shkak të mungesës së ujëmatësve të mëdhenj në pikat kyçe të sistemeve të furnizimit me ujë. Si rezultat, Uji Pa të Ardhura, si treguesi kryesor i performancës së sektorit mund të rezultojë me shkallë relativisht jo të vogël pasaktësie.Gjithashtu, pasaktësi konstatohen edhe në raportimet që bëjnë shoqëritë në drejtim të arkëtimeve të detyrimeve korrente dhe atyre të prapambetura, mbi bazën e të cilave llogariten treguesit e Norma e Arkëtimit Korrente dhe ajo e Përgjithshme” raporton ERRU.Enti nënvizon se u ka rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme drejtuesve të shoqërive UK nevojën për caktimin e një personi përgjegjës për raportimin e të dhënave tekniko ekonomike pranë ERRU dhe çdo institucioni tjetër të interesuar në mënyrë që të dhënat e raportuara prej tyre të jenë të njëjta për secilën palë duke pasqyruar kështu situatën reale të shoqërisë.Deri më tani janë krijuar 14 shoqëri nga 15 që duhet të finalizoheshin sipas reformës së agregimit.Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kjo reformë do të kalojë në një fazë të dytë ku parashikohet krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit.Ky model i ri që do të adoptohet në sektor do të jetë i ngjashëm me skemën që funksionon sot sektori i energjisë.Krijohet Operatori Kombëtar i Ujit, gati faza e dytë e reformës, plan masash për abuzimetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.