Tag: vlerësim

  • Azgan Haklaj dekorohet nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, vlerësim për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës

    Azgan Haklaj dekorohet nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, vlerësim për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës

    Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik, është vlerësuar me një dekoratë nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës UÇK-në.

    Teksa ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga ceremonia, Haklaj shprehet mirënjohës për këtë vlerësim. Ai falenderon Organizatën eVeteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarin Hysni Gucati.
    “Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë! Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua! Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip! UÇK!
    Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati për vlerësimin! Pas dorëzimit të mirënjohjes në zyrat e organizatës një pritje e ngrohtë e vëllazërore tek lokali De Rada në Prishtinë nga pronari miku im i çmuar Fatos Ahmeti!
    Në këtë eveniment modest pata të ftuar nderi dy miqt’ e mi të veçantë dr. Bashkim Murati nga Shqipëria dhe deputetin nga Maqedonia e Veriut dr Ilir Hasani! Ju përshëndes miq! Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Haklaj.

    Top Channel

  • “Shqipëria 2030”- Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim

    “Shqipëria 2030”- Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim

    Në Tiranë është zhvilluar takimi i dytë i nivelit të lartë me temë “Shqipëria2030 në BE – RRUGA E REFORMAVE”.
    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se qysh prej 27 majit kur Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka nisur punën, sot jemi në një nivel tjetër, ku janë hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave dhe ekziston ambicia për të tjerë.
    Rama tha gjithashtu se Shqipëria duhet të hyjë në Bashkimin Europian, të cilin ai e quajti një derë të hapur si një mundësi reale, shkruan A2 CNN.
    Po ashtu, kryeministri tha se kjo mundësi është ende e kthyeshme dhe e brishtë, prandaj sipas tij, me votën e 11 majit shqiptarët duhet të bëjnë kujdes se ku e hedhin.
    “Qysh prej 27 majit kur komisioni i posaçëm antikorrupsion ka nisur punën, ne sot jemi në një nivel tjetër, kemi hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave, kemi ambicien të hapim të tjerë. Në vijim dhe jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet europiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.
    U përmend këtu vlerësimi për parandalimin e korrupsionit. Vlerësim që na ngjiti 18 vende në indeksin e vlerësimit të korrupsionit. Vlerësim që nga ana tjetër u bë edhe nga sigma që na vendosi saktësisht si një vend lider në rajon për administrimin e financave publike, për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, për koordinimin e politikave.
    Vlerësim që u bë nga Bertelmand Fondacion, si një nga 8 vendet në 137 shtete të botës me progresin më thelbësor në dekadën e fundit në aspektin e mirëqeverisjes dhe në tërësi një vlerësim që neve na thotë shumë për të na inkurajuar, por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë, që është konsolidimi.
    Konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces. Sepse gjithçka është ende e kthyeshme, ende e brishtë, ende vunerabël. Prandaj na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur si mundësi reale”, tha mes të tjerash Rama.