Tag: vlerë

  • Tërheqja e Trump, BE ndalon tarifat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane për 90 ditë

    Tërheqja e Trump, BE ndalon tarifat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane për 90 ditë

    Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë përkohësisht kundërmasat ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të tarifave të vendosura nga administrata Trump për importet e çelikut dhe aluminit. Vendimi vjen pas njoftimit të presidentit Trump për një pauzë 90-ditore të zbatimit të tarifave ndaj vendeve të goditura, përfshirë edhe vendet e BE-së.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE dëshiron t’i japë një shans negociatave përpara se të ndërmarrë masa hakmarrëse. “Kemi vendosur të tregojmë përmbajtje dhe të presim rezultatet e bisedimeve,” u shpreh ajo.
    Vetëm disa orë përpara këtij zhvillimi, 26 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin votuar në favor të vendosjes së kundërmasave – me Hungarinë si vendin e vetëm që votoi kundër.
    Sipas planit të përgatitur nga Komisioni Evropian, kundërmasat do të zbatoheshin në tri faza: faza e parë më 15 prill për mallra me vlerë 3,9 miliardë euro, faza e dytë më 15 maj për mallra me vlerë 13,5 miliardë euro dhe faza e tretë më 1 dhjetor me vlerë 3,5 miliardë euro.
    Këto masa u propozuan në përgjigje të tarifave 25% për çelikun dhe aluminin, të cilat SHBA i aktivizoi në mes të marsit dhe që prekin jo vetëm BE-në, por edhe shumë vende të tjera në mbarë botën. Negociatat në ditët në vijim pritet të përcaktojnë nëse pauza e përkohshme do të çojë drejt një marrëveshjeje më të qëndrueshme tregtare mes dy blloqeve.

  • Apple humbet statusin si kompania më me vlerë në botë për shkak të tarifave të Trump

    Apple humbet statusin si kompania më me vlerë në botë për shkak të tarifave të Trump

    Apple ka humbur vendin e saj si kompania më me vlerë në botë përballë Microsoft pas katër ditësh dramatike me vlerën e aksioneve të saj të cilat u luhatën në mënyrë të fortë nga përshkallëzimi i luftës tregtare së Trump me Kinën, vend ku pjesa më e madhe e iPhone montohen.

    Vlera e tregut e Apple ra në 2.59 trilionë dollarë ndërsa Microsoft vlerësohet me 2.64 trilionë dollarë. Aksionet e gjigantit të iPhone kanë rënë me 23 përqind gjatë vetëm katër sesioneve tregtare duke fshirë 700 miliardë dollarë vlerë tregu.
    Kjo sepse Apple ka ekspozim të lartë ndaj Kinës me prodhimin dhe shitjen e iPhone. Apple mbështetet në kompanitë Kineze për prodhimin e produkteve të saj flagship duke e ekspozuar përballë politikave agresive ekonomike të Trump.

    Në tërësi mbarë tregu është tronditur nga tarifat e Trump i cili i aplikoi ato mbi 100 vende të botës. Gjatë katër ditëve Nasdaq ra me 13 përqind. Analistët e UBS parashikojnë që çmimi i iPhone 16 Pro Max mund të rritet me deri në 350 dollarë si rezultat i tarifave Amerikane.
    Apple ka eksperimentuar me prodhimin e telefonëve në Vietnam dhe Indi vitet e fundit por kalimi i gjithë prodhimit nga Kina drejt këtyre dy vendeve do të ishte i pamundur në një periudhë afatshkurtër për shkak të zinxhirëve kompleksë të furnizimit në Kinë.

    Nga ana tjetër Trump thotë se Apple mund ti prodhojë iPhone dhe pajisjet e tjera në SHBA ndërkaq CEO i kompanisë Tim Cook shprehej se ekspertiza e prodhimit dhe prodhimi në shkallë të gjerë e Kinës është e paarritshme nga asnjë vend tjetër i botës. /PCWorld Albanian

  • “Nuk ke pikë vlere, a të vjen turp…”/ Jozi ngre zërin me Loredanën: Ulu shpejt

    “Nuk ke pikë vlere, a të vjen turp…”/ Jozi ngre zërin me Loredanën: Ulu shpejt

    Loredana dhe Jozi e kanë nisur ditën e sotme me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori ka nisur me kritika ndaj partneres së tij që e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
    Në një moment Loredana bën të largohet pasi nuk donte që të debatonte që me mëngjes dhe Jozi me një ton zëri të lartë i thotë “ulu shpejt.
    Banorja teksa i thotë ‘ti të bën të ikësh’ ulet sërish dhe Jozi më pas i thotë:
    “A të vjen turp, a të vjen zor të flasësh në këtë mënyrë, betohem se iki, sinqerisht nuk të flas më. O njeri nuk ke pikë vlere kështu si sillesh, a të vjen pak zor ça sjellje ke. Ndalu moj zemër mendo se për ça po të them”.
    Jozi: Je duke harruar shumë o shpirt, nuk po kujtohesh hiç për mua
    Loredana: Jozi sa kam hapur sytë, sa erdha këtu.
    Jozi: Je zgjuar më herët
    Loredana: Momenti i parë i joni këtu, me kritika që në pikë të sabahut, ti të bën të ikësh.
    Jozi: Vërtetë? S’më flet më me gojë të betohem, ulu shpejt
    Loredana: Ti të bën të ikësh, sa herë të ta them, sa herë të diskutojmë këtë punë.
    Jozi: A të vjen turp, a të vjen zor të flasësh në këtë mënyrë, betohem se iki, sinqerisht nuk të flas më. O njeri nuk ke pikë vlere kështu si sillesh, a të vjen pak zor ça sjellje ke. Ndalu moj zemër mendo se për ça po të them.
     

  • Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij në Itali, sekuestrohet drogë me vlerë 400 mijë euro

    Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij në Itali, sekuestrohet drogë me vlerë 400 mijë euro

    Pamje nga operacioni

    ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik droge. Bashkë me shqiptarin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij një 40-vjeçar italian. Gjatë operacionit autoritetet italiane, sekuestrojnë mbi 5 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë tregu 400 mijë euro.
    Ata u pikasën nga autoritete italiane, pasi italiani po e drejtonte makinën në mënyrë të dyshimtë, gjë që bëri që efektivët të ushtronin kontroll brenda saj. Hetimet vazhduan, me autoritetet italiane që ranë në gjurmë të shqiptarit.
    Në momentin kur ai u ndalua, tentoi të hidhte një zarf, brenda të cilit u gjetën 2kg kokainë. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë çoi në gjetjen e shumës së parave prej 11200 euro, si dhe gati 3 kilogramë hashash, të ndara në pako gati për shitje./ZËRI

  • Dy shqiptarë dënohen me 14 vite burg në Angli për trafik droge, furnizuan kokainë me vlerë 400 mijë paund në Surrey

    Dy shqiptarë dënohen me 14 vite burg në Angli për trafik droge, furnizuan kokainë me vlerë 400 mijë paund në Surrey

    Dy shqiptarë janë dënuar me 14 vite burg nga autoritetet angleze. Mësohet se ata u vendosën në pranga për trafik droge. Ata kryen furnizime me kokainë me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey.

    Më tej bëhet me dije se 35-vjeçari, Mirjan Kastrati u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa 24-vjeçari, Mario Dilaj u dënua me 8 vjet burg. Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si call centre për furnizimin me kokainë në Surrey. Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët.

    Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona. Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon.

  • Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge

    Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge

    Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Suspendet”.
    Sipas policisë 23-vjeçari Altin Pajaziti dhe 53-vjeçari Kadri Prushi, kanë trafikuar pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
    Ndërkohë hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

  • Iu gjetën dy pistoleta me vlerë 10 mijë euro, detaje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës, policia i ndoqi nga Morina dhe i vuri prangat në autostradë

    Iu gjetën dy pistoleta me vlerë 10 mijë euro, detaje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës, policia i ndoqi nga Morina dhe i vuri prangat në autostradë

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i 2 shqiptarëve të Kosovës, Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia pasi ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë.
    Blutë kanë pasur informacion për ardhjen e tyre me qëllim trafikimin e armëve, dhe i kanë ndjekur që prej momenteve që kanë kaluar kufirin në Morinë dhe është ndërhyrë për arrestim në autostradë.Lexo edhe :Related Posts
    Pistoletat, me vlerë afro 10 000 euro, janë prodhim i ri dhe dyshohet se kanë përfunduar në duart e 2 të arrestuarve prej trafikimit nga një vend në tjetrin.

    Njëra prej tyre, prodhim belg, konsiderohet e veçantë dhe ka çmim relativisht të lartë, jo si të pistoletave të zakonshme.
    Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
    2 të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët./vizionplus.tv

  • EMRAT/ Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro me qëllim shitjen, pranga dy shtetasve kosovarë

    EMRAT/ Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro me qëllim shitjen, pranga dy shtetasve kosovarë

    Uniformat blu kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

    Në kuadër të operacionit “Suspend”, u arrestuan dy shtetasit kosovarë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
    Ata dyshohen se kanë trafikuar dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe municion luftarak.
    “Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro me qëllim shitjen, pranga dy shtetasve kosovarë

    Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro me qëllim shitjen, pranga dy shtetasve kosovarë

    Uniformat blu kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

    Në kuadër të operacionit “Suspend”, u arrestuan dy shtetas kosovarë, të cilët dyshohen se kanë trafikuar dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe municion luftarak.
    “Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Del katalogu me qindra pronat e sekuestruara, në listë Arben Ahmetaj, Monika Kryemadhi, Malltezi dhe…

    Del katalogu me qindra pronat e sekuestruara, në listë Arben Ahmetaj, Monika Kryemadhi, Malltezi dhe…

    Politikanët dhe pushtetarët shqiptarë duket se lundrojnë në luksin më të thellë, ndërsa pasuritë e sekuestruara, që përfshijnë vila luksoze dhe apartamente të shtrenjta, flasin vetë për mënyrën e jetesës së disa prej emrave më të njohur të politikës dhe krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një katalog, teksa zbulon pasuri që kapin vlera marramendëse, deri në 17 milionë euro. Me vila dhe apartamente në zonat më luksoze të Tiranës dhe Durrësit, përfshirë vilat e familjes Berisha, të eksponentëve si Arben Ahmetaj dhe Monika Kryemadhi, ky katalog zbulon të vërteta tronditëse. Pra kjo është një pamje e pastër e luksit dhe mundësive të panumërta që kanë shfrytëzuar ata që kanë qenë në pushtet dhe janë përfshirë në skema të dyshimta.
    Detajet
    Konkretisht mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dallojnë ato miliona euro të bosëve të krimit të organizuar dhe të hetuarve për korrupsion. Me tyre 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Nga apartamentet që jeton mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’, pasqyrohen me detaje nga AAPSK 13 prej 25 pasuritë e sekuestruara, të shoqëruara me fotot në ambientet e brendshme të tyre. Mësohet se ato shkojnë mbi 17 milionë euro pasuri. 5 apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh. Kjo vilë në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 187.7 m2 ka një vlerë prej 11.9 milionë lekë, bashkë me truallin.
    Apartamenti luksoz, i cili shihet edhe nga pamjet e ambienteve të brendshme, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, vlerësohet nga gjykata me 48.5 milionë lekë, rreth 485 mijë euro, dhe ka një sipërfaqe 208.2 m2. Jo më pak luksoz është edhe apartamenti tjetër në rrugën “Mustafa Matohoti, 128.3 m2, që sipas autoriteteve vlerësohet 15.3 milionë lekë. Apartamenti me sipërfaqe 356.3 m2 në kompleksin “Magnet”, i cili sipas pamjeve është shfrytëzuar për zyra, ka vlerë 44.3 milionë lekë, ose rreth 443 mijë euro. Në të njëjtin kompleks ndodhet një tjetër apartament zyrë, me sipërfaqe 375 m2 është, me vlerë 46,6 milionë lekë, mbi 460 mijë euro.
    Një apartament i tretë që shfrytëzohet për zyra ndodhet në “Magnet”, 346.1 m2, vlerësuar me 43 milionë lekë të reja, ose 430 mijë euro. Tjetër pasuri e Malltezit, me vlerë shumë të madhe është kjo sipërfaqe e madhe toke prej 3 mijë m2 që është sekuestruar në Priskë të Madhe, e cila kap vlerën e 134.4 milionë lekëve, ose mbi 1.3 milionë euro.  Pasuritë e tjera të familjes Berisha, janë disa apartamente, garazhe apo edhe bodrume, edhe këto në zona të shtrenjta të Tiranës.
    Sekuestrimi
    Në katalogun prej 614 faqesh, dallojnë pasuritë e sekuestruara të çiftit në proces divorci Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ish zv. Kryeministrit Ahmetaj dhe eksponentëve të rrezikshëm të krimit të organizuar. Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, në arrati, në Hamallaj të Durrësit, gëlon mes luksit, nga pishina te arredimi i kujdesshëm dhe vlerësohet me 26.8 milionë lekë, në sipërfaqe të përbashkët me truallin, 620 m2. Gati dyfish më shumë kushton vila në “Green Cost” e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, plotë 43.8 milionë lekë, me sipërfaqe bashkë me trualli në 650 m2.
    Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit, mes luksit dhe arredimit të përzgjedhur me kujdes, vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2. Kjo ndërtesë e rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, Sajmir Taullau, pranë rrethrrotullimit të Plugut, bashkë me pikë karburanti, është vetëm njëra prej dhjetëra pasurive të sekuestruara të tij, që dyshohen nga aktivitet kriminal. Ajo ka vlerën e 65.4 milionë lekëve. Kjo vilë në Shkallnur të Durrësit është vetëm një pjesë e vogël e pasurive marramendëse të familjes Çilotaj, të dyshuara me të ardhura krimi. 509 m2 në total, me vlerë 38.8 milionë lekë. Familja fierake, që prej viteve ’90 ka ngritur pasuritë, ndërsa vëllezërit Muhamet dhe Shkëlqim Çilotaj rezultojnë të kenë shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë barbarisht Nurie Hoxhën, një të re nga Patosi.
    Pasuritë
    Në katalogun e pasurive të sekuestruara të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, figuron edhe kjo vilë, godinë dhe sipërfaqe ndërtimi me totalin prej 4670 m2, e cila nuk dihet kujt i përket, ndërsa vlera e saj totale shkon në 193 milionë lekë (ose rreth 2 milionë euro). Në sy bie edhe kjo vilë në Drac të Durrësit me 282 m2, e cila kap vlerën e 16.4 milionë lekëve, ndërsa në rrugën Cërrik-Elbasan ndodhet ky Hotel me bar dhe restorant, 565 m2, me vlerë 32 milionë lekë. Në katalog rezultojnë të jenë përfshirë 15 nga më shumë se 30 pasuri sekuestruar bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh, Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë.