Marco Tardelli, legjenda e Juventusit, ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur fillimisht te trajneri aktual Igor Tudor:
“Tudor është treguar trajner i mirë dhe i besueshëm, por nëse ke mundësinë të marrësh Conte, atëherë mos hezito… Antonio është më i strukturuari për të fituar kampionatin. E tregoi edhe këtë vit me Napolin”.
Sa iu përket bazave për rindërtimin e skuadrës, Tardelli e nis nga emri më i përmendur i sezonit: “Do ta nisja patjetër nga Yildiz, është një nga të preferuarit e mi. I ri, me cilësi dhe me shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Më pëlqen edhe Koopmeiners. Këtë sezon e penalizuan ambientimi i vështirë dhe dëmtimet, por meriton një shans tjetër”.
Në lidhje me të ardhmen e skuadrës bardhezi, Tardelli shtoi: “Duhet parë kush do të largohet, si Conceição, Kolo Muani, Veiga… Dhe pastaj çfarë do të ndodhë me Vlahovic. Nëse largohet sulmuesi serb, duhet patjetër një zëvendësues”.
Për repartin ofensiv, përmendet emri i Osimhen si kandidat për të zëvendësuar serbin, por Tardelli është i qartë: “Osimhen është sulmues i mirë, di të shënojë, por edhe ai ka nevojë për skuadrën. Ashtu si Vlahovic. Më mirë sesa Osimhen, në Juventusin e së ardhmes unë do të shihja vetë Vlahovic. Thjesht duhet ndihmuar më shumë”.
Në fund, një ide për mesfushën: “Do i jepja prioritet Tonalit. Një lojtar i shkëlqyer, italian, do ishte goditje e nivelit të lartë”.
Tag: vlahovic
-

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse do ta fitosh titullin kampion
-

Vlahovic drejt La Liga-s, ja shuma që kërkon Juventus për sulmuesin
19 Maj 2025
15:00
Telesport
Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventus-it, Dusan Vlahovic.
Sipas La Gazzetta dello Sport , Juventus-i është i përgatitur të marrë në konsideratë ofertat për lojtarin serb këtë verë.
Atletico është në kërkim të një sulmuesi të ri, pavarësisht suksesit të Alexander Sorloth këtë sezon.
Dhe Vlahovic po shfaqet si një objektiv kryesor për gjigantët spanjollë.
Kontrata e sulmuesit me Juventus-in zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe bardhezinjtë janë të përgatitur ta shesin për rreth 40 milionë euro. -

Juventusi, gjithçka për ta rrëmbyer Tonalin: Pjesë e marrëveshjes Douglas Luiz dhe Vlahovic
Juventusi dëshiron ta rikthejë në Serie A Sandro Tonalin. Siç shkruan sot e përditshmja “Tuttosport”, nuk është më një sekret që bardhezinjtë e shohin ish-mesfushorin e Milanit si njeriun ideal për të ngritur nivelin e mesfushës. Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë, ta marrin nga Newcastle, klub me fuqi financiare që nuk ka nevojë për të shitur.
Për momentin, çmimi i vendosur nga klubi anglez është rreth 70 milionë euro. Shumë e rëndësishme, që Juventusi do të donte ta ulte përmes përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje. Një nga emrat që është në tryezë është Douglas Luiz, i cili vazhdon të tërheqë interesin e disa klubeve angleze, pavarësisht një sezoni të vështirë në Serie A.
Veçanërisht, braziliani mund të bëhet zëvendësuesi ideal i Bruno Guimarães, objektivi i deklaruar i Manchester City. Një lloj “derbi merkatoje” mes fuqive të Gjirit Persik, me New/castle i mbështetur nga PIF dhe Manchester City nga “City Football Group” i Emirateve.
Por nuk mbaron me kaq. Edhe Dusan Vlahovic mund të përfshihet në operacion. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, ka një pagë shumë të lartë (12 milionë euro neto në sezon), që vetëm pak klube mund ta përballojnë. Newcastle është një nga këto, ndaj mund të jetë i interesuar ta shtojë një profil si i tij në skuadër, në funksion të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. -

E duan në Premier, gati oferta e klubit anglez për Vlahovic
2 Prill 2025
14:35
Telesport
Aston Villa duket se po planifikon një lëvizje ambicioze për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic këtë verë.
25-vjeçari është shfaqur si një objektiv për skuadrën e Unai Emery, teksa ata kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese.
Sipas Teamtalk, Juventusi është gati të minimizojë humbjet ndaj Vlahovicit dhe do të pranojë një ofertë prej rreth 40 milionë euro pas një sezoni jo shumë pozitiv.
Vlahovic ka qenë i lidhur me një lëvizje tek Arsenali gjatë sesioneve të kaluara të merkatos, por kuptohet që interesimi i tyre është ftohur dhe ata kanë lëvizur drejt objektivave të ndryshëm.
Serbit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe Juventus do të preferonte ta shesë tani për të siguruar një shumë të rëndësishme për kartonin e tij. -

Vlahovic dhe Juventus do të ndahen në fund të sezonit, zbulohet ëndrra e madhe e Giuntoli-t
Ardhja e Igor Tudor i riktheu buzëqeshjen Dusan Vlahvoic, teksa ai u kthye si titullar tek Juventus kundër Genoa-s.
Sigurisht që nuk ishte një paraqitje për t’u mbajtur mend, por përshtypja është se nga tani deri në fund të kampionatit sulmuesi serb vështirë se do të mbetet në stol.
Pjesërisht sepse trajneri kroat beson në cilësitë e tij, pjesërisht sepse klubi e ka bërë të kuptojë se nuk mund të rrezikojnë të zhvlerësojnë vlerën e tij ekonomike.
E përkthyer kjo do të thotë se ish-lojtari i Fiorentina-s do të shitet te ofertuesi më i lartë në verë. Dhe pa paraqitje që të përputhen me çmimin e blerjes, do të jetë e vështirë të pritet ndonjë marrëveshje marramendëse.
Të vetmet klube që mund të bëjnë diçka të çmendur janë ato angleze, me Arsenalin dhe Newcastle që deri më tani janë kufizuar në disa sondazhe indirekte.
Nëse largimi i Vlahovic duket pothuajse i sigurt, është më pak e ditur se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij.
Ndarja nga Thiago Motta ka distancuar mundësinë e qëndrimit të Kolo Muanit në Torino, por gjithçka do të varet nga një gjë: kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.
Çdo objektiv transferimi do të lidhet me një përfundim mes katër të parëve në kampionat.
Nuk është mister që Giuntoli e pëlqen vërtet Victor Osimhen. Drejtuesi i Juventus-it u takua me përfaqësuesit e nigerianit, aktualisht i huazuar nga Napoli te Galatasaray.
Ekziston një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh e futur nga De Laurentiis për një lëvizje jashtë vendit, por deri më tani askush nuk është përpjekur ta zbatojë atë dhe kështu Juve po pret të shohë nëse ata mund të bëjnë lëvizjen.
Gjithmonë nëse e mundësojnë Vlahovic dhe Champions League.