Tag: vlahovic

  • Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

    Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

    Milan dhe Juventus po shqyrtojnë mundësinë e një shkëmbimi në merkaton e verës, që mund të marrë formë pas mesit të gushtit.
    Kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e Dusan Vlahovic, ndërsa bardhezinjtë kanë shfaqur interes për Malick Thiaë. Megjithatë, dy klubet kanë diferenca të qarta në vlerësimin e lojtarëve dhe synojnë të regjistrojnë plusvalenca në bilancet përkatëse.
    Milan e vlerëson Thiaw mbi 30 milionë euro, ndërsa Juventus kërkon të paktën 20 milionë për sulmuesin serb. Bisedimet e para janë zhvilluar, por palët nuk pritet të ulen zyrtarisht në tavolinë para 15 gushtit. Gjithsesi, operacionet nuk janë të ndërlidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi menaxhohen në mënyrë të pavarur.
    Një tjetër skenar te Juventusi është shitja e Vlahovic jashtë Italisë, me klube nga Premier League apo Arabia Saudite që mbeten të interesuara.

  • Capello: Për Vlahovic i besoj Allegrit, e ka parë çdo ditë për dy vite e gjysmë

    Capello: Për Vlahovic i besoj Allegrit, e ka parë çdo ditë për dy vite e gjysmë

    4 Gusht 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, ka komentuar në faqet e “Gazzetta dello Sport” mbi mundësinë që Dusan Vlahovic të transferohet te kuqezinjtë. Kjo është analiza e tij: “A është Vlahovic-Milan një ‘martesë’ që duhet të ndodhë?
    Nuk dua të hyj në çështjet ekonomike, sepse ato janë komplekse dhe nuk i njohim të gjitha detajet. Le të përqendrohemi më mirë tek aspektet teknike dhe taktike, duke nisur nga një detaj që në fakt nuk është aspak i vogël: Milanin sot e drejton Massimiliano Allegri, dikush që e njeh shumë mirë sulmuesin e Juventusit.
    Çfarë do të thotë kjo? E thjeshtë: nëse Max mendon se Vlahovic përshtatet mirë me skuadrën e tij aktuale, ka me siguri arsyet e tij. E ka parë çdo ditë në stërvitje për dy vjet e gjysmë, e di cilat janë cilësitë dhe mangësitë e tij, si futbollist dhe si njeri. Sepse ne shohim vetëm ndeshjen të dielën, por një trajner ‘e jeton’ lojtarin gjatë gjithë javës, duke vënë re edhe potencialin që nuk është shfaqur ende”.
     

  • Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm, Dusan Vlahovic në këmbëim të qendërmbrojtësit

    Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm, Dusan Vlahovic në këmbëim të qendërmbrojtësit

    Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët. Tashmë dihet interesi i Milanit mbi Dusan Vlahovic, serbi është lojtari i preferuar nga Max Allegri për sulmin e kuqezinjve.
    Edhe pse Vlahoviv ka bërë përshtypje të mirë gjatë parasezonit të tij me Juventusin, gjigantët italianë janë të etur ta shesin lojtarin për t’u çliruar nga rroga e tij e majme dhe qartësisht po kërkojnë mundësi të tjera. Objektivi i tyre kryesor në sulm është rikthimi përfundimtar i Randal Kolo Muani.
    Juventus e vlerëson sulmuesin serb 20 milionë euro, shifër shumë e ulët në krahasim me atë që u pagua për kartonin e tij te Fiorentina, por kontrata e Vlahovic skadon vitin tjetër dhe bardhezinjtë nuk duan ta humbin si lojtar të lirë, ndaj janë të hapur për shitjen e tij këtë verë.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit po mendojnë të “përdorin” një lojtar që nuk është në planet e Max Allegrit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin gjerman, Malick Thiaw. 23-vjeçari mund të ishte një përforcim i mirë për mbrojtjen e Igor Tudor.
    Vlera e gjermanit në treg është 15 milionë euro, ndërsa vlera e Dusan Vlahovic 20 milionë euro. Gjithsesi, pavarësisht kësaj diference, dy ekipet po punojnë për të gjetur rrugën e duhur për të konkretizuar këtë shëkmbim.

  • Vlahovic i dërgon një “sinjal” Milan-it, Allegri është gati të sakrifikojë yllin e ekipit

    Vlahovic i dërgon një “sinjal” Milan-it, Allegri është gati të sakrifikojë yllin e ekipit

    Goli i Dusan Vlahovic në një miqësore kundër Reggiana-s duket se i drejtohet më shumë Massimiliano Allegri-t dhe Milan-it sesa Juventus-it. Është sikur të thotë: “Shikoni, nuk e kam humbur nuhatjen time për gola”.
    Siç vuri në dukje La Gazzetta dello Sport, serbi po stërvitet shumë për të qenë gati, edhe nëse goli nuk e ndryshon të ardhmen e tij te bardhezinjtë, e cila tani po i afrohet fundit.
    Dusan Vlahovic mbetet emri kryesor midis kandidatëve të ndryshëm për sulmin e Milan-it.
    Ai nuk është i vetmi, thekson Gazzetta, por është ai që është i rrethuar me të kuqe më shumë se çdo tjetër në një listë që ende e sheh Hojlund duke u ngjitur në radhët e lojtarëve; Boniface, Jackson dhe Goncalo Ramos duke u bërë opsione interesante; dhe Nunez të paarritshëm për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Liverpooli prej mbi 60 milionë eurosh.
    Milan që po vlerëson lëvizjet e ardhshme dhe po përpiqet të përcaktojë kohën më të mirë për të bërë një lëvizje, duke shpresuar për ndihmë nga Parisi dhe që Juventus-i të sigurojë përsëri Kolo Muanin.
    Një zgjidhje tjetër mund të jetë përfshirja e një lojtari në një marrëveshje shkëmbimi, dhe Thiaw mund të jetë një kandidat i mundshëm.
    Ajo që është e sigurt është se vetë Vlahovic do të duhet të ulë pagën e tij nga 12 milionë euro neto që fiton vitin e ardhshëm për të bërë që gjithçka të funksionojë.
    Është e mundur që serbi të pranojë një shifër rreth 6-7 milionë euro, e cila do të ishte ende një nga pagat më të larta në skuadrën e Milan-it, së bashku me atë të Leao-s, dhe mund të shkaktojë kërkesa për rinovime nga lojtarë të tjerë në skuadër.
    Të gjitha këto janë gjëra që Milan-i do të duhet t’i marrë në konsideratë.

  • Milani në kërkim të një sulmuesi, mes Vlahovic dhe Nunez del një i panjohur

    Milani në kërkim të një sulmuesi, mes Vlahovic dhe Nunez del një i panjohur

    3 Gusht 2025

    8:55

    Telesport

    Milani është përqendruar të gjejë një lojtar për të forcuar sulmin, i cili aktualisht ka vetëm Santiago Gimenez.
    Dusan Vlahovic është përfolur vazhdimisht, një telenovelë që do të vazhdojë deri në ditët e fundit të merkatos, por tani ka dalë lajmi se kuqezinjtë janë shumë të interesuar për Darwin Nunez.
    Midis të gjithë këtyre emrave, është edhe ai i Arnaud Kalimuendo, 23-vjeçari i Rennes.
    Sipas raporteve të mbledhura nga Calciomercato.it, Tare ka zhvilluar diskutime paraprake, të cilat ende nuk kanë rezultuar në ndonjë hap konkret apo negociatë, për të testuar situatën.
    Klubi francez, me të cilin lojtari ndërkombëtar francez ka kontratë deri më 30 qershor 2027, është gjithashtu i gatshëm ta shesë lojtarin për një ofertë prej jo më pak se 25 milionë euro.
    Milan po lëviz në disa fronte, duke pritur të bëjë goditjen vendimtare. Allegri po pret dhe po përgatitet për sezonin e ri me optimizëm të ripërtërirë. Rivalët janë të paralajmëruar.

  • Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

    Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

    Juventusi i ri e nis parasezonin me barazimin 2-2 në shtëpi, në miqësoren kundër Reggiana. Skuadra e Igor Tudor e pa veten fillimisht në disavantazh (nga goli i Girma), por përmbysi me Conceição dhe Vlahovic (për serbin edhe një shtyllë). Sidoqoftë, 20 minuta para fundit të lojës, rezultati u barazua nga Gondo përfundimisht.
    Tudor hodhi në fushë dy formacione të përziera mes titullarëve dhe rezervave, nga një për secilën pjesë loje. Ai u pa të kërkonte vazhdimisht intensitet dhe shpejtësi në pasime. Lajmi më i mirë i pjesës së parë ishte prania e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes, 300 ditë pas dëmtimit të rëndë në gju, që pësoi thuajse një vit më parë në Leipzig.
    Braziliani, ende në fazë “ngrohjeje” më shumë se të tjerët, nuk e kurseu veten në duelet dhe përplasjet fizike. Shenja inkurajuese edhe nga bomberi i ri Jonathan David (ish-lojtar i Lille), në fushë në pjesën e parë, me Miretti dhe Conceição pas tij dhe afër golit në dy raste.
    Në këtë pjesë shënoi Conceição (me një goditje të ulët), duke përmbysur brenda një minute avantazhin e papritur të Reggiana, realizuar nga Girma (22’). Juventusi ishte dukshëm i rënduar fizikisht pas një jave me dy seanca stërvitore në ditë dhe pune të fortë fizike. Kalulu gaboi në spastrim zone, por edhe portieri Di Gregorio nuk ishte i pakalueshëm në goditjen e Girma. Kelly zhgënjeu, disa lëvizje të mira u panë nga Kostiç në të majtë, ndërsa Koopmeiners luajti në qendër të mesfushës me Locatelli.
    Në pjesën e dytë zbriti në fushë një Juventus tjetër, një formaion tërësisht ndryshe: nga Pinsoglio në portë, te blerja e re Joao Mario në të djathtë, Thuram në mesfushë, Yildiz pas sulmuesit dhe Vlahovic në majë si “pykë”. Serbit i mjaftuan vetëm dy minuta për të shënuar (2-1) me një devijim pranë portës.
    Reggiana nuk pranoi të dorëzohej dhe, duke përfituar nga një tjetër gabim i Juventusit, gjeti barazimin 2-2, kur kishin mbetur edhe 20 minutë lojë para fundit. Stulac shpiku një asist dhe Gondo shënoi me kokë mes Djaló dhe Gatti.
    Douglas Luiz, Weah dhe Arthur nuk ishin as në stol. Pra, ata janë gjithnjë e më pranë largimit. Pas ndeshjes, bardhezinjtë u nisën drejt Gjermanisë. Deri më 9 gusht do të stërviten në qendrën e Adidas-it në Herzogenaurach, ndërsa më 10 gusht do të luajnë miqësoren e dytë të sezonit kundër Borussia Dortmundit, në transfertë.

  • “Vlahovic?”, Corvino: Nuk mund t’i kërkohet më shumë

    “Vlahovic?”, Corvino: Nuk mund t’i kërkohet më shumë

    1 Gusht 2025

    15:51

    Telesport

    Në një intervistë me Tuttosport, Pantaleo Corvino, drejtori teknik aktual i Lecce-s, u përqendrua te Dusan Vlahovic, i cili është drejt largimit nga Juventus-i.
    “Që nga mbërritja e tij, ai ka shënuar vazhdimisht nga një gol çdo dy ose tre ndeshje. Si mund të kërkosh më shumë?! Është e vështirë të gjesh një sulmues më të frytshëm në një fazë rindërtimi si kjo. Ai ka marrë shumë kritika”.
    Në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me Juventus-in sezonin e kaluar, Vlahovic shënoi 17 gola dhe dha 5 asiste.

  • Kolo Muani, gjithnjë e më afër kthimit te Juve. Kështu, Vlahović mund të largohet, Milani bën ofertën e parë

    Kolo Muani, gjithnjë e më afër kthimit te Juve. Kështu, Vlahović mund të largohet, Milani bën ofertën e parë

    Juventusi ka realizuar një goditje të zgjuar, duke siguruar shërbimet e Jonathan David, përmes një operacioni me 12.5 milionë euro komisione. Një marrëveshje që mund të bëhet edhe më e rëndësishme nëse Randal Kolo Muani i bashkohet gjithashtu. “La Repubblica” analizon sot lëvizjet ofensive të “Zonjës së Vjetër” në merkato.
    Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Comolli, po punon për të mbyllur marrëveshjen me PSG-në, duke pranuar që e drejta e blerjes të shndërrohet në detyrim: 10-15 milionë euro menjëherë për huazimin, plus 30-35 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare në vitin 2026.
    Ky përshpejtim vjen në një moment kur gjithçka lidhet edhe me të ardhmen e Dusan Vlahović, që gjithnjë e më shumë është në qendër të kalimit të mundshëm te Milani. Kuqezinjtë kanë hequr dorë nga pritja dhe, sipas gazetës italiane, kanë dërguar ofertën e parë zyrtare te Juventusi: 10 milionë euro “cash”, plus kartoni i Ismaël Bennacer, një nga lojtarët që pëlqehet më shumë nga drejtuesit bardhezinj, më shumë se Adli, Chukwueze, Okafor apo Musah.
    Përgjigjja e parë e Juventusit ka qenë e ftohtë, por fakti që bisedimet janë hapur tregon se diçka po lëviz. Sinjal i rëndësishëm vjen edhe nga qëndrimi pozitiv i Vlahović ndaj një transferimi te Milani. Ndjesia është që marrëveshja mes klubeve mund të jetë më e lehtë se ajo mes lojtarit dhe palëve, por negociatat tashmë janë futur në fazën vendimtare dhe e ardhmja e Vlahović mund të marrë gjithnjë e më shumë ngjyrat kuqezi.

  • “Te Vlahovic ndikojnë kostot. David? Fanella e Juventusit ndryshon nga të gjitha”

    “Te Vlahovic ndikojnë kostot. David? Fanella e Juventusit ndryshon nga të gjitha”

    Luigi Di Biagio, aktualisht trajner i kombëtares U-23 të Arabisë Saudite, ishte i ftuar në studiot e “Sky Sport”. Ndër temat e diskutuara ishte edhe kalimi i mundshëm i Dusan Vlahovic te Milani: “Për atë që është krijuar ndër vite, mendoj se është më mirë që ai të mos qëndrojë te Juve.
    Personalisht e shoh si një lojtar të jashtëzakonshëm, me potencial ndoshta ende të paplotësuar. Pritej më shumë prej tij, ndaj mendoj se në fund do të largohet nga Juventusi. Kushdo që e merr, do të bëjë një goditje të madhe. Paga e serbit është e lartë, por ai është një djalë i lindur në vitin 2000 dhe mund të shpërthejë përfundimisht”.
    Në Firence dukej një lojtar i jashtëzakonshëm…Në bazë të gjithçkaje qëndron ajo për të cilën është paguar dhe paga e tij. Vlerësimi i një lojtari varet nga këto gjëra. Në Firence theksohen gjërat pozitive, por fanella e Juventusit peshon shumë.
    Me Motta nuk funksionoi…Unë mendoj se një trajner duhet të vihet në shërbim të lojtarëve, të shfrytëzojë karakteristikat e tyre. Thiago Motta kërkonte një lloj pune, që mendonte se Vlahovic mund ta bënte, por pati vështirësi. Megjithatë, kthehemi tek ajo që thashë: nëse nuk paguhet 10 milionë, por 2 milionë euro në vit, vlerësimet për të nga tifozët do të ishin krejt të tjera.
    Çfarë mendimi ke për Jonathan David?Është ndryshe. Edhe ai është një lojtar që sulmon hapësirat dhe ka bërë rrugën e tij. Sidoqoftë, kur vjen te Juve, gjithçka ndryshon.

  • Allegri kërkon një 9-sh, Igli Tare po ndjek dy emra. Njëri luan te rivalët, tjetri te PSG

    Allegri kërkon një 9-sh, Igli Tare po ndjek dy emra. Njëri luan te rivalët, tjetri te PSG

    29 Korrik 2025

    20:09

    Telesport

    Pas zyrtarizimit të Pervis Estupinan për krahun e majtë mbrojtjes dhe të qenurit shumë afër transferimit të Ardon Jshararit, drejtuesit e Milanit po punojnë për të sjellë një sulmues të ri.
    Max Allegri kërkon një 9-sh dhe i preferuari i tij është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është pranë largimit nga Juventusi. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026 dhe duke qenë së palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovim, Vlahovic mund të largohet te rivalët për një shifër 18-20 milionë euro.
    Problemi më i madh në këtë mes ëhstë paga që ai merr aktualisht, 12 milionë euro në sezon, shifër që nuk ia ofron dot Milan. Në rast se bie pista Vlahovic, Igli Tare po punon për të sjellë një tjetër emër të njohur në sulm si Goncalo Ramos, sulmuesi portugez i PSG-së.
    Tare kërkon të përfitojë nga marrëdhëniet e mira mes Jorge Mendes, agjentit të lojtarit dhe klubit të Milanit. PSG kërkon një shifër të majme, rreth 60 milionë euro për sulmuesin portugez, por nuk përjashtohet mundësia për huazimin me të drejtë blerjeje.