Luciano Moggi, një nga figurat më të njohura të drejtimit në futbollin Italian, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar në “Libero” barazimin pa gola mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”. Sipas tij, sfida nuk ishte aspak e bukur: “Jo e këndshme ndeshja Juve-Milan, që përfundoi 0-0. Mes fishkëllimave të publikut, bardhezinjtë u përqendruan më shumë në prishjen e lojës së Milanit sesa në krijimin e lojës së tyre.
Milani pa t’i shpëtonte nga duart një fitore me shumë peshë për shkak të episodeve, duke nisur nga penalltia e humbur nga Pulisic. Duke përdorur një metaforë nga boksi, me pikë do të kishte fituar Milani, por në futboll fitohet me gola. Përveç penalltisë së Pulisic, edhe Leao humbi dy raste të pastra, ndaj barazimi pa gola është rezultati më i drejtë”.
Sa i përket Juventusit, Moggi ka treguar se ku qëndron, sipas tij, problemi kryesor: “Te Juve vazhdon problemi i qendërsulmuesit. Openda dhe David janë për t’u harruar për momentin, ndërsa Vlahovic nuk po shënon më as kur futet si zëvendësues. “Është ende herët për gjykime përfundimtare, por për mua kjo Juve nuk është për titull. Milani, në të kundërt, mund të bëhet pretendent i vërtetë për titullin, por duhet të tregojë më shumë guxim”.
Tag: vlahovic
-

Moggi: Ky Juventus nuk e meriton titullin, s’ka qendërsulmues. Vlahovic nuk po shënon më
-

Vlahovic me valixhe në duar, Juventus gjen pasuesin e serbit. Kushton 35 milionë euro
6 Tetor 2025
17:04
Telesport
Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventus gjatë merkatos së janarit. Bardhezinjtë nuk duan ta humbin falas lojtarin në verë, ndaj po përgatiten për shitjen e tij në janar.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit po punojnë që tani për të gjetur zëvendësuesin e Vlahovic në sulm. “TEAMtalk” raporton se objektivi kryesor i Juventus për të forcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Vlahovic është Gabriel Jesus.
Sulmuesi brazilian, aktualisht i dëmtuar, pasi nuk e ka marrë veten nga dëmtimi i rëndë i sezonit të kaluar, pritet të largohet nga Arsenal gjatë merkatos së janarit. Vlera e tij mendohet të jetë rreth 35 milionë euro.
Gabriel Jesus do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësira tek londinezët, ndaj një transferim në Serie A te Juventus mund të ishte një lëvizje e mirë për të, aq më tepër që para është Kupa e Botës dhe sulmuesi mund të thirret nga Ancelotti vetëm nëse këto muaj luan rregullisht dhe bëhet protagonist. -

“Mirupafshim” Juventus dhe Serie A, dy klube të mëdha në garë për Vlahovic
30 Shtator 2025
21:15
Telesport
Dusan Vlahovic e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Megjithatë, e ardhmja e tij duket larg Juventusit dhe Serie A.
Kontrata e sulmuesit serb skadon në qershorin e vitit të ardhshëm dhe te Juventus po mendojnë për shitjen e tij për në merkaton e janarit, në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë në verë.
Mediat britanike raportojnë se e ardhmja e Vlahovic do jetë në Bundesligë ose Premier League. Bayern Munich dhe Manchester United, janë aktualisht dy ekipet më të interesuara për sulmuesin serb.
Të dy ekipet në fjalë dëshirojnë ta transferojnë atë si lojtar të lirë, por nuk përjashtohet mundësia për një lëvizje gjatë merkatos së janarit, gjithmonë nëse Juventus nuk e tepron me çmimin e kërkuar. -

Bayern e ka seriozisht, vendosin kontaktet e para me Vlahovic
Prej një muaji merkato e verës uli siparin, por ky fakt nuk largon Vlahovic nga tregu. Sulmuesi serb po kalon një moment shumë të mirë, me 4 gola të shënuar, 2 në Serie A dhe 2 në Champions, por kaq nuk mjafton për të bindur “Zonjën e Vjetër”, me këtë të fundit që kërkon të lirohet nga Vlahovic gjatë janarit, një përpjekje kjo për të mos e humbur më pas falas në fund të këtij sezoni, pasi sulmuesi është futur në vitin që i përfundon kontrata.
Nga Gjermania, pak ditë më parë, bënë me dije se për Vlahovic ka një interesim konkret nga Bayern Munich. Sipas Bild, Bayern kërkon një zëvendësues për Harry Kane, me këtë të fundit që ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni, me një çmim të fiksuar prej 65-70 milionë euro. Nuk është një sekret që drejtuesit e Bayer e pëlqejnë Vlahovic pasi në verën e vitin 2022 kur nga Mynihu u largua Robert Lewandowski, shfaqën interesim konkret për Vlahovic, por në atë kohë kërkesa e Fiorentinës për 80 milionë euro u vlerësua e lartë.Lajmi i bërë publik nga Bild, gjen konfirmim edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizo Romano: “Bayern po vlerëson të blejë një tjetër sulmues në 2026. Drejtuesit kanë vendosur kontakte me Vlahovic për të marrë informacione në lidhje me situatën e tij. Për momentin thekson Fabrizo Romano nuk ka një ofertë kontrate, por situata është në vazhdën e sondazheve”. Jo vetëm Bayern, për Vlahovic ka interesim edhe nga klube të tjera Evropiane.
()
© BalkanWeb -

“Luani” Kane “josh” Real Madrid, Bayern kthen vështrimin nga…Vlahovic
Harry Kane është “bomberi” i momentit në Evropë, me kapitenin e “Tre Luanëve” që kapi një shifër rekord 100 gola në 104 ndeshje. Këto periudhë është folur shumë mbi të ardhmen e tij, fill pasi Bild zbuloi që në kontratën e firmos me Bayern ekziston një klauzolë që e lejon të largohet në fund të këtij sezoni. Po e përditshmja gjermane Bild, zbulon se Harry Kane është kthyer në një objektiv të Real Madrid, me këta të fundit që kërkojnë një qendërsulmues, në një kohë që po hasin vështirësi në mbylljen e aksioneve.
Kane ka një kontratë të vlefshme me Bayern deri në 2027, por në botën e futbollit çdo lojtar e ka një çmim. Nga Gjermania bëjnë me dije, se drejtuesit e Bayern, pavarësisht rendimentit të frikshëm të Harry Kane, me 12 gola në 8 ndeshje këtë sezon, po studiojnë tregun për të gjetur një pasues, fundja në Kane është 33 vjeç.Një opsion për fazën ofensive është Dusan Vlahovic, kjo pasi sulmuesi i Juves përfaqëson një okazion. Serbi është futur në vitin që i përfundon kontrata, për këtë arsye drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë ta shesin që në janar, sigurisht me skonto për të mos e humbur më pas falas.
()
© BalkanWeb -

Golat nuk mjaftojnë, Juve i bën dalje Vlahovic, në shitje me “skonto”
Të shënosh shpesh në futboll mund edhe mos të mjaftojë, aq me tepër te një ekip si Juventus, me një fazë ofensive të mbipopulluar. Ky është rasti i Dusan Vlahovic, me serbin që është kthyer në njeriun gol në këtë fillim sezoni, por ky fakt nuk ndikon aspak te trajneri Igor Tudor, me këtë të fundit që vijon ta shoh Vlahovic si zëvendësues.
Plani i tij nuk ndryshon, Tudor kërkon ta përdor Vlahovic si një zëvendësues luksi, fundja kjo lëvizje po funksionon, por ky plan nuk i shkon përshtat drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, nuk mund të mbajnë në stol një lojtar i cili paguhet 12 milionë euro në sezon.La Gazzetta
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus nuk po përpiqet të bind Vlahovic të rinovojë, por shpresojnë që me këto paraqitje, serbi të tërheq edhe një herë admirues në Evropë, në mënyrë që ta kenë me të lehtë për ta shitur në janar. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që mund të vijnë nga klube si Chelsea dhe Man.United.
Sigurisht, Juve nuk është në një pozicion komod për të negociuar, kjo për vetë faktin se Vlahovic është futur në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026. Për këtë janë të qartë edhe në klub, ndaj nuk pretendojnë të përfitojnë shifra të çmendura nga kartoni i Vlahovic, thjesht kërkojnë të përfitojnë diçka pasi në të kundërt në fund të sezonin serbi do largohej falas.
()
© BalkanWeb -

Toni për sulmuesit e Juventusit: Duhet të shënojnë së bashku 50 gola në sezon
26 Shtator 2025
10:30
Alfred Lleshi
Luca Toni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka analizuar treshe sulmuese të Juventusit; Vlahovic, Openda dhe David: “Janë tre qendërsulmues ndryshe. Vlahovic është një ‘killer’ në zonë, David shënon, por di edhe të lidhë lojën, ndërsa Openda është mes një 9-shi klasik dhe sulmuesi të dytë. Mua më pëlqen 9-shi që bën gjithmonë gol. Tudor do të ketë preferencat e tij, por duhet të jetë i zgjuar t’i alternojë sipas meritës”.
Toni thekson objektivin: “E rëndësishme është që të tre së bashku të arrijnë të paktën 50 gola. Jam optimist, sepse e pashë nga afër Juventusin dhe më impresionoi uniteti i grupit. Tudor ka rikthyer shpirtin juventin dhe ka bërë punë të madhe në dhomën e zhveshjes. Kush hyn në lojë jep maksimumin, kush del inkurajon shokët”.
Mbi presionin e golit: “Është thelbësore të ndjesh besimin, sidomos kur nuk shënon. Në vendin e Vlahovic, David e Openda do mendoja vetëm një gjë: të shënoj sa herë të kem rast. Më duket se Juve mori David e Openda si mbulim në rast largimi të Dusan, që në fund mbeti”. -

Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic
20 Shtator 2025
21:13
Telesport
Dusan Vlahovic e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Sulmuesi serb është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes tyre, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se në garë për të nënshkruar me sulmuesin serb janë tre klube të mëdha: Atletico Madrid, Barcelona dhe Man. Uited. Të treja këto klube kanë pasur interes prej kohësh për Vlahovic, por duke ditur që ai do largohet falas verën që vjen, interesimi sa vjen e rritet më shumë.
Edhe pse gjatë merkatos së fundit u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Vlahovic te Milan, në fund nuk ndodhi. Problemi i vetëm është rroga e madhe e Vlahovic 12 milionë euro në sezon, e cila nuk përballohet dot nga kuqezinjtë. -

Vlahovic, bomber si kurrë më parë. Ka mesataren më të mirë të golave në gjithë Europën
Kur Juventusi e bleu, pritej të ndiqte gjurmët e sulmuesve legjendarë bardhezinj. Golat nuk munguan, por asnjëherë nuk arriti të bëhej “mbreti” i shënuesve. Gjithë kësaj vere, klubi bardhezi tentoi ta shiste, por në fund mbeti, edhe pse kontrata i skadon në qershor 2026.
Sot kjo gjë nuk ka rëndësi as për Tudor, as për Vlahovic, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, duke u bërë sulmuesi me mesataren më të lartë të golave në Europë, përpara Kane, Haaland e Mbappé.
Një gol çdo 35 minuta – Vlahovic ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje, por vetëm në 141 minuta lojë. Kjo do të thotë një gol çdo 35 minuta lojë, mesatare e jashtëzakonshme. Nëse do ta mbante këtë ritëm, do të thoshte rreth 2 gola për ndeshje. Deri tani ka realizuar dopietë ndaj Borussia Dortmund (plus një asist, në gjysmë ore lojë), si dhe golat ndaj Parmës e Genoa në Serie A.
Krahasimi me “gjigantët”Harry Kane: 7 gola në 330 minuta → një çdo 47.5 minuta lojë.Erling Haaland: një gol çdo 70 minutaKylian Mbappé: 6 gola në 5 ndeshje → një çdo 74.5 minuta lojë.
-

Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min
Në Torino, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, tentuan deri në sekondat e fundit t’i vendosnin në dispozicion trajnerit Tudor një sulmues të ri, në një kohë kur Vlahovic nuk bënte pjesë në planet e tyre. Shpresuan gjithashtu që serbi të largohej për të shmangur aktivizimin e klauzolës që i detyronte ta paguanin 12 milionë euro në sezon. Për ironi të fatit apo jo, Vlahovic është kthyer në liderin e ekipit këtë sezon, edhe pse Tudor vijon ta aktivizojë si zëvendësues.
Pavarësisht se ka humbur statusin e tij si titullar, Vlahovic ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme. Nëse Juve është në majat e Serie A, me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, kjo është për meritë të padiskutuar të Vlahovic, autor i 2 golave. Serbi ishte përcaktues është në sfidën e parë të Champions League, ku përballë Dortmund realizoi 2 gola dhe dhuroi një asist. Në raport me minutat që ka pasur në dispozicion, Vlahovic është sulmuesi më i mirë në qarkullim, jo vetëm në Serie A, por dhe në Evropë.Serbi ka një mesatare prej 1 gol çdo 35 minuta. Askush nuk ka bërë më mirë se Vlahovic, as emra si Harry Kane apo Kylian Mbappe. Pavarësisht se në Torino këtë verë erdhën lojtarë si Openda apo David, Vlahovic mbetet lideri i Juves në fazën sulmuese.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb