Tag: vlahovic

  • Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

    Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

    2 Nëntor 2025

    17:23

    Telesport

    Dusan Vlahovic mund të largohet që në merkaton e janarit nga Juventusi. Sulmuesi serb dhe klubi bardhezi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
    Për Vlahovic ka një interes të madh nga dy klubet e mëdha të La Ligës: Barcelona dhe Atletico Madrid. Klubi katalanas intereoshet për transferimin e tij si lojtar i lirë në fund të seoznit, ndërsa “Colchoneros” e duan që në janar.
    Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid do t’i propozojë Juventusit një shkëmbim të pjesshëm: Vlahovic në Madrid, Alexander Sorloth në Torino. Një ide interesante në fakt, por që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga bardhezinjtë apo jo.

  • Nga çështja “Vlahoviç” te merkato, Juventusi kërkon një “regjisor”

    Nga çështja “Vlahoviç” te merkato, Juventusi kërkon një “regjisor”

    Drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të nxitohen në merkato, por ardhja e Luçiano Spaletit ka hapur diskutimet për përforcime të mundshme në janar.
    Trajneri i ri kërkon kohë për të njohur mirë skuadrën, por tashmë kanë nisur reflektimet mbi nevojat reale të ekipit dhe sistemin e lojës që do të përdoret. Çështja më e ndjeshme është ajo e Dushan Vlahoviç, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Sulmuesi serb ka qenë protagonist në këtë fillim sezoni, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Pagat e larta dhe mungesa e rinovimit e bëjnë të mundshme një shitje të mundshme gjatë merkatos dimërore, në mënyrë që klubi të shmangë largimin me parametra zero.
    Megjithatë, Spaleti e vlerëson lojtarin dhe nuk dëshiron të humbasë një qendërsulmues të tillë në mes të sezonit. Vendimi përfundimtar pritet të merret në varësi të formës së skuadrës dhe renditjes në kampionat pas ndeshjeve të dhjetorit. Nga ana tjetër, stafi teknik po analizon mundësinë për të shtuar një regjisori të pastër në mesfushë, i aftë të japë ritëm dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Emri i përforcimit do të varet nga moduli që Spaleti do të konfirmojë 4-3-3, 4-2-3-1 apo ndonjë variant me tre mbrojtës.
    Nëse trajneri zgjedh të luajë me krahë ofensivë, prioriteti i merkatos do të bëhet një sulmues anësor, i aftë të japë thellësi dhe shpejtësi. Drejtuesit janë të vetëdijshëm se për të përballuar fazën e dytë të sezonit do të nevojitet më shumë cilësi dhe rotacion. Për momentin, merkato mbetet në fazë analize, por sinjalet janë të qarta: Juventus po mendon për ndërhyrje të mençura dhe të balancuara, në përputhje me idetë e trajnerit të ri.

  • Juve, shpresa… gjeografike; 11 nga 14 titujt e fundit mbajnë firmën e një trajneri toskan

    Juve, shpresa… gjeografike; 11 nga 14 titujt e fundit mbajnë firmën e një trajneri toskan

    1 Nëntor 2025

    9:10

    Alfred Lleshi

    Juventusi mirëpret Spallettin me shpresën se origjina e tij toskane do t’i sjellë fat. Nga 14 titujt e fundit të bardhezinjve, 11 janë fituar nën drejtimin e trajnerëve nga Toskana. I fundit ishte Maurizio Sarri më 2020, para tij Massimiliano Allegri me 5 tituj radhazi (2015–2019) dhe Marcello Lippi me 5 të tjerë (1995, 1997, 1998, 2002, 2003).
    Ndërkohë, debutimi i Spallettit në stolin e Juventusit nis me mungesa të rëndësishme. Kenan Yildiz nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Cremonese për arsye parandaluese, prej një shqetësimi në gju, teksa pritet të kthehet në Champions ndaj Sporting Lisbona. Jashtë mbetet edhe Lloyd Kelly për lodhje muskulore.
    Në vend të Yildiz pritet të luajë Conceiçao, përkrah Openda, pas Vlahovic, ndërsa Rugani do të kompletojë mbrojtjen me Kalulu dhe Gatti. Zgjedhjet janë të kufizuara, me Zhegrova në garë për një vend si mesfushor ofensiv dhe David që vështirë se do ta zëvendësojë Vlahovic.
     

  • “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    30 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Walter Sabatini, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Juventusit dhe ardhjen e Luciano Spallettit. Ai tha se trajneri i ri mund t’i përmirësojë performancat e tre sulmuesve, që deri tani nuk kanë shkëlqyer:
    “Loja e Spallettit është bujare dhe e favorshme për sulmuesit. Icardi tek Interi shënonte pothuaj një gol për ndeshje, po ashtu Osimhen. Luciano sjell gjithmonë 5-6 lojtarë në zonë me linja pasimi të sakta. David do të rifitojë ritmin e Lille, edhe Vlahovic do të shfaqë më të mirën e tij”.
    Sabatini shtoi se Dusan Vlahovic, edhe me kontratë në përfundim, duhet të luajë gjithmonë: “Tani rëndësi kanë ndeshjet dhe kualifikimi në Champions, jo e ardhmja. Vlahovic mund t’i japë shumë Juventusit”.
    Ai e sheh Kenan Yildiz si një talent të jashtëzakonshëm: “Turku mund të jetë si Kvaratskhelia për Napolin e Spallettit. Yildiz ka ndikim të madh në skuadër dhe ndeshje, edhe pse karakteristikat me gjeorgjianin janë të ndryshme”.
     

  • E bujshme nga Anglia: “Vlahovic dëshiron të bashkohet me klubin e Premier League, qysh në janar”

    E bujshme nga Anglia: “Vlahovic dëshiron të bashkohet me klubin e Premier League, qysh në janar”

    20 Tetor 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    Dusan Vlahovic mund të transferohet te Tottenham në janar, sipas një indikacioni nga Anglia. “Football Insider” ka marrë deklarata nga Keith Wyness, ish-CEO i Evertonit (2004-2009), tani në krye të një kompanie konsulence për klubet e Premier League: “Kam dëgjuar që Vlahovic po synon Tottenham dhe kjo është logjike. ‘Spurs’ kanë nevojë për një sulmues me përvojë, do të përshtatej mirë. Ka ende kohë, por gjithçka mund të ndodhë në janar”.
    Në rast të shitjes, Juventusi do ta shmangte humbjen e Vlahovic pa pagesë, si dhe do të kursente gjysmën e 12 milionë eurove të sezonit të fundit kontraktual. Ndërkohë, Tudor është nën “lupë”. Drejtuesit e Juventusit nuk po mendojnë ende për shkarkimin, por rezultatet dhe mungesa e vazhdimësisë, si pas humbjes me Como, mund ta ndryshojnë situatën shpejt.
    Në mesjavë, skuadra bardhezi do të luajë ndaj Real Madridit në “Bernabeu”, në xhiorn e tretë të Champions-it. Një tjetër rezultat negativ mund t’i përshpejtojë vendimet drastike për trajnerin kroat.
     

  • Nga Asllani te Vlahovic, Barça kërkon një zëvendësues për Lewandowskin

    Nga Asllani te Vlahovic, Barça kërkon një zëvendësues për Lewandowskin

    Në Barcelonë, stafi drejtues po punon për një projekt të ri, janë të fokusuar totalisht në gjetjen e një sulmuesi të ri, fundja Roberto Lewandowski është në moshë, 37-vjeç. Sulmuesi polak mbetet pikë referimi në fazën sulmuese, por pa diskutim Leva nuk përfaqëson të ardhmen. Ëndrra e madhe e Laporta-s quhet Erling Haaland, por në të njëjtën kohë është edhe objektivi më i vështirë i mundshëm, me biondin që sapo ka rinovuar kontratën e tij me Man.City.
    Në kushte të tilla, drejtori Deco dhe pjesa tjetër e stafit po mendojnë për një tjetër emër. “Sky Sport” raporton se mes emrave që Barça po ndjek ka përfunduar edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani. Sulmuesi i Hoffenheim po kalon një moment fantastik, kjo reflektohet edhe në vlerën e tij të kartonit në “Transfermak” që ka pësuar një rritje shumë të madhe nga 8 në 18 milionë euro. Asllani gjithashtu realizoi një gol 3 pikësh me shumë peshë për Kosovën në suksesin 0-1 në Suedi.

    Një tjetër emër në listën e dëshirave është edhe Dusan Vlahovic. Sulmuesi i Juves është futur në vitin që i përfundon kontrata, në verë përfaqëson një okazion të vërtetë për Barcelonën pasi mund të sigurojnë falas shërbimet e tij. Për Vlahovic, gjithnjë nëse nuk rinovon me Juven, në verë pritet të ketë shumë konkurrencë pasi edhe Bayern Munich e sheh si pasuesin e Harry Kane.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • (VIDEO) Anglia siguron Botërorin, Serbia fiton ndaj Andorës me autogol dhe penallti skandaloze

    (VIDEO) Anglia siguron Botërorin, Serbia fiton ndaj Andorës me autogol dhe penallti skandaloze

    Ndërsa Shqipëria luante miqësore me Jordaninë, sot janë luajtur dy ndeshje të Grupit K të kualifikuesve të Botërorit ku ajo bën pjesë.
    Anglia, me një fitore 5-0 ndaj Letonisë, ka siguruar vendin e parë në grup edhe matematikisht, duke u bërë ekipi i parë i zonës së Europës që siguron biletën për në Botërorin 2026.
    Ndërkohë, ndeshja që i interesonte më shumë Shqipërisë ishte ajo në Andorra ku vendasit përballeshin me Serbinë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh, por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan falë një autogoli të çuditshëm të Garsia i cili la të shtangur edhe portierin e vet.
    Vlahoviç përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa fitorja përfundimtare 3-1 erdhi me penallti skandaloze të dhënë në dëm të vendasve, pas një simulimi të Mitroviç pas një ndërhyrje po të Garsia i cili më pas ekzekutoi nga pika e bardhë.
    Kësisoj, Serbia i afrohet me 1 pikë Shqipërisë, duke u kthyer përsëri kërcënuese për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt play-off.
    REZULATTET 
    LETONI-ANGLI 0-526′ Gordon, 44′, 45’+3′ (p) Kejn, 59′ (ag) Tonisevs, 86′ Eze
    ANDORRA-SERBI 1-317′ Lopez / 19 (ag) Garsia, 54′ Vlahoviç, 77′ (p) Mitroviç
    Goli i Lopez (VIDEO)
    Autogoli i Garsia (VIDEO)
    Goli i Vlahoviç (VIDEO)
    Goli i Mitroviç (VIDEO)
    gijotina.com/

  • “Isha i çmendur”/ Vlahoviç tregon prapaskenën në dhomën e zhveshjes dhe sulmon shokët te Serbia

    “Isha i çmendur”/ Vlahoviç tregon prapaskenën në dhomën e zhveshjes dhe sulmon shokët te Serbia

    Dushan Vlahoviç u shfaq i tronditur pas humbjes së Serbisë me Shqipërinë. Te kuqezinjtë mjaftoi goli i Rei Manajt për fitoren historike në Leskovac.
    Vlahoviç u shpreh pas ndeshjes duke përmendur ndër të tjera edhe minutat që lojtarët kanë me klubet respektive. Po ashtu tregoi si ndihej në dhomën e zhveshjes:
    “Nuk është e lehtë, është padyshim humbja më e vështirë për mua që kur kam qenë në ekipin kombëtar dhe mendoj se edhe djemtë e tjerë ndihen njësoj. Një ditë e vështirë për ne, një mbrëmje e vështirë, nuk ka asgjë për të shtuar.
    Nuk luajtëm mirë, nuk fituam disa ndeshje, pati një humbje të vështirë kundër Anglisë dhe është normale që njerëzit janë të pakënaqur. Mendoj se ky është realiteti për momentin. Është e qartë. Sidomos nëse shohim minutat e luajtura nga lojtarët tanë dhe klubet për të cilat luajmë, mendoj se ky është realiteti. Le të ecim përpara, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Atmosfera mes nesh është shumë e mirë. Mendoj se kemi një ekip të mirë në këtë drejtim. Patjetër që do të ketë ulje-ngritje, ka shumë djem të rinj që duhet të mësohen.
    Atmosfera? Ne u përqendruam në fushë, vetëm kur topi nuk është në lojë mund të dëgjosh diçka. Kur luan dhe kur je i përqendruar, rrallë dëgjon diçka nga tribunat. Mendoj se duhej të kishim fituar sot. Ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, por nuk ia dolëm. Do të shkojmë në Andorra dhe sigurisht që do të jetë e vështirë për ne, por duhet të rikuperohemi nga kjo ndeshje dhe sigurisht që duhet të fitojmë. Duhet të vazhdojmë të shpresojmë.
    Mungesa e golit? Nëse do ta dija… Do të doja të kisha shënuar. Sigurisht më shumë se kushdo tjetër. Nuk ia dola, e thashë këtë në dhomën e zhveshjes, më vjen shumë keq. Doja më të mirën, nuk ka shumë për të thënë. Nuk po kërkoj alibi apo diçka të tillë. Është e vështirë të flasësh për këtë. Pajtohem me ty, duhet të kisha shënuar. Nëse do të kisha shënuar në pjesën e parë, loja do të kishte marrë një kthesë tjetër dhe mendoj se do të kishim fituar.
    Mendoj se është më mirë që gjërat që thamë në dhomën e zhveshjes të mbeten në dhomën e zhveshjes. Isha i çmendur kur fola dhe sigurisht që duhet të kisha bërë më mirë. Çfarëdo që të ketë, më vjen shumë keq, më vjen shumë keq. Le të ecim përpara, kemi një ndeshje të re pas tre ditësh. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt në futboll. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, por le të flasim për ndeshjen, jo për llogaritjet”, u shpreh Vlahoviç.

  • Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola

    Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola

    11 Tetor 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Kush më mirë se David Trezeguet mund të flasë për repartin ofensiv të Juventusit? Ish-sulmuesi francez analizoi për “Gazzetta dello Sport” momentin e skuadrës bardhezi, që megjithëse ka cilësi përpara me Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda, po has vështirësi në konkretizim:
    “Besoj se të gjitha skuadrat janë në një fazë përshtatjeje, kampionati sapo ka nisur dhe disa lojtarë duhet ende të kuptojnë se si funksionon Serie A. Ajo që bie më shumë në sy tani është vështirësia e Juves për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj ofensiv, që është i madh”.
    Trezeguet foli edhe për të ardhmen e Vlahovic: “Nuk jam i sigurt se Vlahovic do të largohet nga Juve. Gjithçka të bën ta mendosh këtë, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Edhe unë, gjatë 10 viteve në Torino, shpesh mendoja të largohesha, por nuk ndodhi kurrë, sepse te Juve ndihesha shumë mirë”.

  • Juventusi uron në shqip Zhegrovën, Serbia: Skandal, Vlahovic do të shokohet

    Juventusi uron në shqip Zhegrovën, Serbia: Skandal, Vlahovic do të shokohet

    Juventusi uroi në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën, pak para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovenisë. Fat të mbarë, Edon”, shkruhej në publikimin e Juves përkrah fotos.

     
     
    Kaq ka mjaftuar që në portalin serb “Kurir.rs”, ta cilësojnë si skandaloz postimin e bardhezinjve.
    “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”.