Tag: vlahovic

  • Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Dushan Vlahoviç i është nënshtruar mëngjesin e sotëm në Londër një ndërhyrje kirurgjikale, pas dëmtimit që sulmuesi serb mori gjatë sfidës të fundjavës së kaluar ndaj Cagliarit. Testet mjekësore treguan një dëmtim të rëndë në adduktorin e këmbës së  majtë, ndaj klubi bardhezi vendosi menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për të parandaluar komplikime të mëtejshme.
    Operacioni u krye me sukses, ndërsa mjekët parashikojnë një rikthim të mundshëm në mars 2026. Kjo do të thotë se Vlahoviç nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Spaleti në pjesën më të madhe të sezonit, me klubin torinez që pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit. Kujtojmë që Vlahoviç ka realizuar deri më tani 7 gola në të gjitha kompetizionet me fanellën e Juventusit.

  • Chiellini: Lëndimi nuk i ndryshon planet me Vlahovic, Yildiz ka kontratë afatgjatë

    Chiellini: Lëndimi nuk i ndryshon planet me Vlahovic, Yildiz ka kontratë afatgjatë

    3 Dhjetor 2025

    9:29

    Alfred Lleshi

    Giorgio Chiellini, drejtor te Juventusi, foli para sfidës së Kupës së Italisë ndaj Udinese, e fituar 2-0: “Është një ndeshje që duhet përballuar me përgjegjësi dhe seriozitet. Duam të bëjmë mirë dhe t’u japim vazhdimësi fitoreve”.
    Për Yildız shtoi: “Ajo që po bën nuk na surprizon. Kemi shumë vlerësim për të. Është aq special, sa ka nevojë për më shumë kohë se të tjerët. Ka kontratë afatgjatë dhe jemi të bindur se do të jetë pjesë e Juventusit në të ardhmen”.
    Dusan Vlahovic do të mungojë për shkak të një dëmtimi të rëndë: “Është mungesë e rëndësishme, më vjen keq për të. I uroj shërim të shpejtë, kjo është mundësi për të tjerët. Rinovimi? Do të flasim me Dusan, lëndimi nuk i ndryshon planet e merkatos. Ka respekt të ndërsjellë”.
    Për merkaton e janarit, Chiellini tha: “Comolli ka folur së fundi për këtë, nëse del ndonjë mundësi, do ta shfrytëzojmë. Dhjetori është i rëndësishëm; janari është ende larg”.

  • Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi dënohet me 1 vit e 9 muaj burg

    Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi dënohet me 1 vit e 9 muaj burg

    Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi Vesna Medenica u dënua me një vit e nëntë muaj burg në shkallën e parë, ndërsa gjyqtarja e Gjykatës Tregtare Milica Vlahoviç Milosavljeviç u dënua me gjashtë muaj burg.
    Vendimi u shpall nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Branislav Leković, i cili deklaroi se gjykata padyshim kishte vërtetuar përgjegjësinë e tyre penale.
    Prokuroria kërkoi tre vjet burg për Medenicën.
    Gjykata vendosi që Medenica e inkurajoi Vlahoviç Milosavljeviç të abuzonte me detyrën e saj zyrtare.
    Aktakuza paraqiti se Medenica, si kryetare e Gjykatës Supreme, ndikoi te gjyqtarja që të merrte një vendim në favor të kumbarit të saj Rad Arsić, në dëm të kompanisë ruse “Corporacija Ten”.
    Prokuroria pretendoi se kjo pengoi mbledhjen e kërkesave të kompanisë ruse dhe kërkoi dy vjet burg për gjyqtarin e pezulluar Vlahoviç Milosavljeviç.

  • “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    1 Dhjetor 2025

    19:49

    Telesport

    Edhe pse Luciano Spalletti në konferencën për shtyp sot tha se Dusan Vlahovic do të mungojë për 2-3 muaj, e vërteta është paksa ndryshe. “Sky Sport” zbulon se sulmuesi serb do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj, që do të thotë se ky sezon është mbyllur këtu për të.
    Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t dhe la fushën e lojës mes lotësh, duke e kuptuar që bëhej fjalë për një dëmtim tejet serioz.
    Ndërkohë ende nuk dihet nëse drejtuesit e Juventusit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit për një qendër sulmues të ri, apo do të mbështeten vetëm te Lois Openda dhe Jonathan David.

  • Lajm i keq për Juventusin/ Vlahovic mungon gjatë, konfirmohet dëmtimi i rëndë

    Lajm i keq për Juventusin/ Vlahovic mungon gjatë, konfirmohet dëmtimi i rëndë

    Ajo që i frikësoheshin te Juventusi, tashmë është konfirmuar. Dëmtimi i Dusan Vlahovic është i rëndë.
    Sipas komunikatës zyrtare të klubit, bëhet fjalë për një “lezion të shkallës së lartë në bashkimin muskulor-tendinoz të aduktorit të majtë”, një diagnozë që nënkupton një problem të rëndësishëm fizik dhe që kërkon vlerësime të mëtejshme për të përcaktuar trajtimin e duhur. Stafi mjekësor do të zhvillojë konsultime të tjera për të kuptuar nëse rasti kërkon ndërhyrje kirurgjikale ose nëse mund të ndiqet një terapi, duke shmangur operacionin.
    Vendimi përfundimtar do të merret duke u bazuar në këshillat e specialistëve, por edhe në ndjesitë dhe vlerësimin e vetë lojtarit. Shembujt e fundit, si rastet e Kevin De Bruyne dhe Anguissa te Napoli, tregojnë se dëmtimet e këtij lloji mund të trajtohen me qasje të ndryshme. Megjithatë, çdo rast është specifik dhe koha e rikuperimit mund të ndryshojë ndjeshëm.
    Ajo që dihet deri tani është se mungesa e Vlahoviç nuk do të jetë e shkurtër. Edhe në skenarin më pozitiv, kthimi i tij në fushë mund të kërkojë 3 deri në 4 muaj. Nëse nuk mund të flitet ende për mbyllje të sezonit, periudha e rikuperimit mbetet e gjatë dhe me ndikim direkt në planet sportive të Juventusit.

  • Dëmtimi i ndryshon të ardhmen Vlahovic. Asnjë largim në janar, Juve do të provojë sërish

    Dëmtimi i ndryshon të ardhmen Vlahovic. Asnjë largim në janar, Juve do të provojë sërish

    1 Dhjetor 2025

    13:37

    Alfred Lleshi

    Viti sportiv 2025 i Dusan Vlahovic ka përfunduar të shtunën, pas dëmtimit që do ta mbajë jashtë për një kohë të gjatë. E ardhmja e tij mbetet ende e pasigurt, por një gjë është e qartë: Juventusi nuk do ta shesë në janar. Klubi nuk kishte ndërmend ta bënte këtë para dëmtimit, ndërsa tani është edhe më e pamundur, duke qenë se sulmuesi do të mungojë gjatë.
    Vetëm pas 1 shkurtit do të ketë zhvillime konkrete, kur serbi mund të arrijë marrëveshje me cilindo klub, përfshirë edhe vetë Juventusin. Në Torino nuk duan ta humbasin, sidomos jo me parametra zero. Negociatat për rinovimin janë bllokuar, por jo të mbyllura. Siç ka njoftuar Comolli, do të rihapen në fund të sezonit, kur lojtari të kuptojë pozicionin e tij.
    Juve do të bëjë një përpjekje të re, por vetëm sipas kushteve të veta, larg kontratës aktuale prej 12 milionë euro (8+4). Pista e Bayern Munich është ftohur, ndërsa Barcelona kërkon një qendërsulmues, por pa hapa konkretë. Në Itali, Milani mund të rikthehet në lojë, pasi e kishte “sonduar” gjatë verës.

  • Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

    Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

    Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin, një ditë para ndeshjes kundër Cagliari-t. Rikthimi i tij i jep trajnerit Spalletti fleksibilitet në mbrojtje, duke shmangur mbingarkesën për lojtarët e dëmtuar. Gjithashtu, Dusan Vlahovic është rikthyer plotësisht, duke kryer të gjithë seancën stërvitore me shokët për ditën e dytë radhazi, gjë që e bën atë kandidat të fortë për formacionin startues.
    Përballë Cagliari-t, Di Gregorio pritet të kthehet në portë. Kushtet e Kalulusë duhen vlerësuar, pasi ka luajtur shpesh dhe ka nevojë për pushim, ndoshta pas një tjetër ndeshje para Kupës së Italisë. Në qendër të mbrojtjes, përkrah Koopmeiners, që pritet të jetë sërish aty, mund të luajë Gatti ose Kelly.
    Në mesfushë, Locatelli dhe Thuram pritet të mbajnë ekuilibrin, ndërsa Cambiaso dhe Kostic do të operojnë në krahë. Në sulm, Conceiçao pritet të zërë një pozicion strategjik pranë Yildiz, në mbështetje të Vlahovicit, i cili është parashikuar të nisë ndeshjen nga minuta e parë.

  • Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti

    Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti

    6 Nëntor 2025

    14:13

    Alfred Lleshi

    Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, foli për “Tuttosport” mbi ndikimin e trajnerit të ri Luciano Spalletti te bardhezinjtë: “Fjala që përshkruan më mirë këtë Juventus është ‘bindja’. E shoh te të gjithë, te Koopmeiners në atë rol të ri, te Vlahovic që po shkëlqen. Në Torino fjala ‘titull’ nuk duhet të shkaktojë frikë. Dhe me kaq kam thënë gjithçka”.
    Për ish-trajnerin Tudor, u shpreh: “Më vjen keq për të, por skuadra ishte bërë e sheshtë, mungonte reagimi dhe dëshira për të fituar. Me Spalletti, karakteri është kthyer. Ai është një perfeksionist, një ‘çekiç’ mbi kokën e secilit, do që gjithçka të  bëher mirë”.
    Në fund, për Koopmeiners dhe Vlahovic: “Holandezi ka bërë më shumë në dy ndeshjet e fundit sesa në një vit e gjysmë. Spalletti gjeti një ide të zgjuar me të. Ndërsa Vlahovic tani është më reaktiv dhe i përfshirë, Spalletti e ka vlerësuar në mënyrën e tij”.

  • “Vlahovic? Porta mbetet e hapur nga të dyja palët. Spalletti, njeriu i duhur për të hapur një cikël”

    “Vlahovic? Porta mbetet e hapur nga të dyja palët. Spalletti, njeriu i duhur për të hapur një cikël”

    5 Nëntor 2025

    8:02

    Alfred Lleshi

    Giorgio Chiellini, përpara ndeshjes së Champions-it mes Juventusit dhe Sporting Lisbona, foli për të ardhmen e Vlahovic dhe punën e Spallettit: “Që në fillim të sezonit kam thënë se Vlahovic është i përqendruar dhe mendon vetëm për Juven.
    Në kohën e duhur do të bëhen vlerësimet së bashku, por nuk ka asnjë derë të mbyllur nga asnjëra palë. Gjithçka është e hapur. Të dyja palët duan të ulen dhe të flasin”.
    Sa i përket trajnerit, Chiellini shtoi: “Mendoj se Luciano ka përvojën dhe autoritetin për të krijuar një cikël të ri. Dëshira e të dyja palëve është të ndërtojnë një projekt që ta kthejë Juven aty ku ka qenë gjithmonë. Ndikimi i tij ka qenë shumë pozitiv”.

  • Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    5 Nëntor 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Dusan Vlahovic shënoi ndaj Sporting Lisbona, por mbeti i pakënaqur me barazimin e Juventusit. Sulmuesi serb zbuloi pas ndeshjes: “Ndjeva një dhimbje të vogël në fleksor dhe kërkova të ndërrohem. Më vjen keq që nuk e mbarova ndeshjen, sepse gjatë përgatitjeve nuk kam luajtur shumë dhe as më pas nuk kam bërë gjithmonë 90 minuta”.
    Vlahovic theksoi se skuadra mund të bënte më mirë: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse mund të fitonim. Luajtëm më mirë se portugezët, edhe pse ata kanë kontroll të mirë topi. Na mungoi vetëm goli i dytë, tani shpresojmë t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura”.
    I pyetur për të ardhmen e tij, serbi u tregua i prerë: “Nuk mendoj për merkaton. Kam folur me Spallettin, por dua të qëndroj i përqendruar te ndeshja e radhës, derbi që duam ta fitojmë”.