Tag: vladimir

  • Restorante, kafe, biznese dhe…një TV/ Prokurori Mara zbulon detaje, Dumani: Një prej grupeve kriminale më të fuqishme

    Restorante, kafe, biznese dhe…një TV/ Prokurori Mara zbulon detaje, Dumani: Një prej grupeve kriminale më të fuqishme

    Vladimir Mara

    TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e bandës së drogës Itali-Shqipëri. Në konferencën për mediat, Altin Dumani sqaron se me anë të hetimeve të kryera, është goditur grupi më i fuqishëm në Shqipëri për trafikun ndërkombëtar të drogës.
    “Jemi këtu nga ambientet e SPAK të bëjmë publike rezultate e hetimit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, përkatësisht Prokurorisë së Barit. Ky operacion përfaqëson një hap tjetër në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar. Nënvizoj se është arritur të jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilin ka dyshime se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogërave më të forta dhe në pastrimin e parave. Kjo është dëshmi kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohjes BKH-së, Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë italianë për kontributin e tyre,”-tha Altin Dumani.
    Më shumë detaje mbi operacionin ka dhënë edhe prokurori i çështjes, Vladimir Mara. Në fjalën e tij, po në të njëjtën konferencë për mediat, Mara tha se janë sekuestruar para, biznese dhe një televizion lokal në qytetin e Vlorës.
    Vladimir Mara: Ka qenë një hetim i përbashkët me antimafian e Barit dhe SPAK. Janë kryer hetime paralele në Shqipëri dhe në Itali. Janë shkëmbyer të dhëna në mënyrë të përditshme. është realizuar sekuestrimi i lëndëve narkotike në Itali. Janë rikonstrukstruktuar të dhënat duke përdorur informacionet nga SkyECC. nga analizimi i këtyrë të dhënave kemi rindërtuar dhe zbulojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Itali, në Puglia dhe më pas në të gjithë territorin italian. Sot janë “prerë” masat e sigurimit për 12 persona, janë ekzekutuar 12 masa. Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion, për zyrtarë shtetërore dhe një avokat. Sot janë ekzekutuar edhe vendimet për sekuestrimin e pasurive. Pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 veprimtari tregtare dhe një televizion lokal në qytetin e Vlorës./ZËRI

  • Putin viziton Kurskun për herë të parë pas çlirimit nga forcat ukrainase

    Putin viziton Kurskun për herë të parë pas çlirimit nga forcat ukrainase

    Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të martën rajonin Kursk në Rusinë perëndimore në kufirin me Ukrainën, për herë të parë që kur ushtria ruse dëboi forcat ukrainase nga rajoni, njoftoi sot Kremlini.
    Sipas të njëjtit burim, Putin u takua me përfaqësues të organizatave vullnetare dhe vizitoi termocentralin bërthamor Kursk-II.
    Kremlini tha se Vladimir Putin dje bëri një vizitë pune në rajonin e Kurskut, ku u takua me guvernatorin në detyrë Alexander Kinstein.

    Rusia njoftoi në fund të prillit se kishte rimarrë të gjitha zonat në rajonin e Kurskut që forcat ukrainase i kishin marrë nën kontroll pas pushtimit të tyre të papritur në gusht 2024.
    /vizionplus.tv

    ‼️🇷🇺 Vladimir #Putin visited the Kursk region. #Russia pic.twitter.com/jCxSwKIuRZ
    — Maimunka News (@MaimunkaNews) May 21, 2025

  • Çfarë diskutuan për 2 orë! Trump optimist – por i pakët në detaje, Putini doli para mediave (E PLOTË)

    Çfarë diskutuan për 2 orë! Trump optimist – por i pakët në detaje, Putini doli para mediave (E PLOTË)

    Donald Trump dhe Vladimir Putin

    SHBA- 2 orë është zhvilluar biseda mes dy presidentëve, Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pas përfundimit të bisedës, Trump ndau detaje në rrjetin e tij social “Social Truth”, por u tregua i kujdesshëm që ta paraqiste çdo paqe të ardhshme si diçka që mund të ishte ekonomikisht e dobishme si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën. Po ashtu, Reuters raporton se këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, u tha gjithashtu gazetarëve se të dy udhëheqësit diskutuan shkëmbimin e nëntë qytetarëve rusë dhe nëntë amerikanëve, si pjesë e një diskutimi më të gjerë mbi përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo ky detaj nuk përmendur në postimin e presidentit amerikan. 
    POSTIMI I PLOTË I TRUMP:
    Sapo përfundova një bisedë dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim, dhe më e rëndësishmja – për FUNDIN e luftës. Kushtet do dakordësohen midis dy palëve, sepse kjo është e vetmja mënyrë – ato i dinë detajet e negociatave që askush tjetër nuk mund t’i dijë. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishin, do ta thoja tani, jo më vonë. Rusia dëshiron TREGTI të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të mbarojë kjo “gjakderdhje” katastrofike, dhe unë do pajtohem me këtë propozim. Ekziston një mundësi e madhe për Rusinë për të krijuar një numër të madh vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po kështu, Ukraina mund të jetë një fituese e madhe në tregti, gjatë rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. E informova Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Presidentin francez Emmanuel Macron; Kryeministren italiane Giorgio Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb për këtë telefonatë – të gjithë më kontaktuan menjëherë pas bisedës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka shprehur interes të madh për të pritur bisedimet. Le të fillojë procesi.
    Por ndryshe nga Trump që reagoi në rrjetet sociale, Putin doli para gazetarëve. Presidenti rus Vladimir Putin tha se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë “në rrugën e duhur” dhe se Moska është e gatshme të punojë me Ukrainën për një memorandum mbi një marrëveshje paqeje në të ardhmen.
    “Shkaqet themelore të krizës në Ukrainë duhet të eliminohen. Atëherë mund të negociojmë paqen,”- tha Putin dhe i intrigoi shumë njerëz të mendonin se çfarë donte të thoshte saktësisht dhe nëse “thumboi” presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
    “Ne ramë dakord me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Rusia do të propozojë dhe është e gatshme të punojë me palën ukrainase mbi një memorandum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen, e cila do të përcaktonte elementë të shumtë, parime të zgjidhjeve, por edhe do përcaktonte afate kohore për një marrëveshje të mundshme,”- u tha Putin gazetarëve pranë vendpushimit Soçi në Detin e Zi.
    Putin tha se nëse arrihen marrëveshje të përshtatshme, mund të arrihet një armëpushim, duke shtuar se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës “japin arsye për të besuar janë përgjithësisht në rrugën e duhur”.
    “Dua të theksoj se qëndrimi rus është i qartë. Për ne, gjëja më e rëndësishme është të eliminojmë shkaqet rrënjësore të kësaj krize. Është e nevojshme vetëm të përcaktohen mënyrat më efektive për të arritur paqen. Ishte një bisedë shumë informuese dhe mjaft e sinqertë, dhe shumë e dobishme në këtë drejtim. Para së gjithash, e falënderova presidentin amerikan për mbështetjen e SHBA-së në vazhdimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje të mundshme paqeje.  Presidenti amerikan shprehu qëndrimin e tij për armëpushimin. Nga ana ime, përmenda se Rusia gjithashtu mbështet një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të arritur paqen,”-tha Putin.
    Megjithatë, vlen që të theksohet se Vladimir Putin dhe Donald Trump nuk diskutuan një afat kohor për një armëpushim në Ukrainë. Ndaj, në këto kushte, arsyet për optimizmin e Trumpit nuk janë veçanërisht të qarta./ZËRI

  • ‘Shpresojmë të kemi bërë diçka’/ Telefonata Putin-Trump, REAGIMET e para, nuk ndalet as presidenti amerikan

    ‘Shpresojmë të kemi bërë diçka’/ Telefonata Putin-Trump, REAGIMET e para, nuk ndalet as presidenti amerikan

    Donald Trump dhe Vladimir Putin

    SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi sot me homologun e tij amerikan, Donald Trump për më shumë se 2 orë. Vëmendja e të gjithë botës është përqendruar te biseda telefonike, madje edhe tek liderët e tjerë botërorë. Madje edhe presidenti Trump ka bërë edhe një tjetër reagim sërish në rrjetet sociale.
    Von der Leyen: Trump, faleminderit!
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ajo dhe udhëheqës të tjerë të BE-së, si dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, morën një raport nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump pas bisedës telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin.
    “Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që SHBA-të të mbeten të angazhuara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelenskyy-n në arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë,”-tha von der Leyen.
    Meloni thotë se Italia është gati të bëjë pjesën e saj – por a mund të organizojë Vatikani bisedime paqeje?
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mirëpritur sugjerimet se Vatikani mund të përdoret për të pritur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Madje, Donald Trump, pas telefonatës së tij me Vladimir Putinin, zbuloi se Papa Leo XIV i kishte ofruar rezidencën e tij të re si vend për bisedime.
    “Gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatikan u konsiderua pozitive. Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të lehtësuar kontaktet dhe për të punuar për paqen.”
    ‘Shpresojmë të kemi bërë diçka’; thotë Trump
    Sërish në rrjetin e tij social, “Social Truth”, Trump tha se telefonata 2.5-orëshe tregon se mes dy palëve “është bërë përparim”.
    “Shpresojmë të kemi bërë diçka. Ne folëm me krerët e shumicës së vendeve të Europës me të cilët po përpiqemi që të përfundojmë sa më mirë këtë “çështje”. Por lufta nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe po i kushton jetën mijëra njerëzve çdo javë. Madje Putin bëri shaka duke më thënë se ata [rusët], e respektojnë Zonjën e Parë, Melania Trump,”-reagoi sërish presidenti amerikan.
    Megjithatë, vlen që të theksohet se Vladimir Putin dhe Donald Trump nuk diskutuan një afat kohor për një armëpushim në Ukrainë. Ndaj, në këto kushte, arsyet për optimizmin e Trumpit nuk janë veçanërisht të qarta./ZËRI

  • Putin tregon detaje nga biseda me Trump: Ne folëm sinqerisht!

    Putin tregon detaje nga biseda me Trump: Ne folëm sinqerisht!

    Vladimir Putin dhe Donald Trump

    SHBA- Biseda telefonike midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka përfunduar. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar amerikan dhe medias shtetërore ruse TASS. Telefonata zgjati gati dy orë.
    Putin tha se biseda me Trump ishte “e sinqertë dhe substanciale”. Kjo gjithmonë TASS. Vetë Vladimir Putin iu drejtua mediave pas bisedës me Trumpin duke u shprehur se luftimet në Ukrainë duhet të ndalen, por duhet të gjenden rrugë për paqe.
    “Si ne, ashtu edhe Ukraina duhet të gjejmë kompromise. Jam mirënjohës ndaj Trump për rinovimin e negociatave. Presidenti i Shteteve të Bashkuara shprehu qëndrimin e tij në lidhje me përfundimin e armiqësive,”-tha Putin.
    Tashmë, pritet që edhe Trump të dalë me një konferencë për shtyp për të ndarë detaje nga telefonata./ZËRI

  • Dy orë bisedë/ Përfundon telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, presidenti rus zbardh detaje

    Dy orë bisedë/ Përfundon telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, presidenti rus zbardh detaje

    Telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin përfundoi pas dy orësh.
    Putini e quajti telefonatën “informuese, të sinqertë dhe shumë të dobishme”, raportoi RIA Novosti.
    Televizioni shtetëror rus raporton se Vladimir Putin ndodhet në një shkollë muzike në qytetin turistik jugor rus të Soçit, ku po viziton sot një qendër lokale arsimore atje.
    Shtëpia e Bardhë përpara telefonatës tha se Trump është “i frustruar” me Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
    Vetë udhëheqësi amerikan shprehu shpresa për një “ditë produktive”.
    Shtëpia e Bardhë tha më parë se Trump ishte i hapur për t’u takuar me udhëheqësin rus.
    Por një takim midis palëve nuk po përgatitet për momentin, sipas mediave shtetërore ruse që cituan Kremlinin.
    Putini dëshiron një samit të shpejtë për të “dalë nga statusi i tij i përjashtuar”.
    “Ai do të përpiqet të manipulojë si datën ashtu edhe modalitetet e çdo samiti që ka me Trumpin, për t’i dhënë atij hapësirën maksimale për të vazhduar luftën”, tha analisti i Sky News Michael Clarke.
    Ndërkohë, pas telefonatës me Putinin, Trump do të zhvillojë edhe një telefonatë me Volodymyr Zelenskyn.

  • Telefonata Trump-Putin, presidenti rus po flet nga një shkollë muzike

    Telefonata Trump-Putin, presidenti rus po flet nga një shkollë muzike

    Vladimir Putin dhe Donald Trump

    SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, Putin po flet nga një shkollë muzike në qytetin turistik jugor rus të Soçit.
    Aktualisht, dy kanalet kryesore televizive në Rusi po diskutojnë telefonatën Putin-Trump në emisionet e tyre politike të mbrëmjes. Sipas njoftimit, Trump duhej të bisedonte me Volodymyr Zelenskyy pas Putinit, por orari u ndryshua. Biseda për paqen fillimisht ka nisur me Putin dhe më pas do të vazhdojë me presidentin rus.
    Presidenti amerikan tha se temat kryesore të bisedës me Putinin do të jenë: Ndalimi i “gjakderdhjes” që vret mesatarisht më shumë se 5,000 ushtarë rusë dhe ukrainasë në javë dhe tregtia.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha sot se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i drejtohet publikut pas një bisede telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas saj, Trump është i hapur për një takim të mundshëm me Putinin./ZËRI
     

  • Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë, palët në tryezë me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të shtetit

    Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë, palët në tryezë me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të shtetit

    Në Stamboll ka nisur raundi i parë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022. Këto diskutime po zhvillohen nën ndërmjetësimin e Turqisë, me synimin për të gjetur një mundësi për paqe dhe për të ndalur luftën që ka shkaktuar dhimbje dhe humbje jetësh.
    Ndihmësi i Vladimir Putinit, Vladimir Medinsky, po drejton delegacionin rus ndërsa ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ekipin negociues ukrainas. E pranishme është edhe pala amerikane me në krye sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio.
    Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, foli shkurt përpara dy delegacioneve para nisjes së takimit trepalësh.

    “Sot ka dy rrugë: Njëra çon në paqe dhe tjetra do të shkaktojë më shumë shkatërrim dhe humbje jetësh. Të dyja palët do të zgjedhin se cilën rrugë do të ndjekin. Mikpritja e të dyja palëve tregon vullnetin tonë të fortë për t’i dhënë fund luftës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që një armëpushim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se është i gatshëm të takohet drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, duke besuar se vetëm një takim i tillë mund të çojë në fundin e luftës. Megjithatë, kreu i Kremlinit ka vendosur të mos marrë pjesë në këto bisedime, duke lënë hapësirë për delegatët që të diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje.
    Ky është një moment i rëndësishëm për diplomacinë ndërkombëtare, pasi çdo hap drejt një armëpushimi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në këtë luftë që ka tronditur botën. Pavarësisht vështirësive, shpresa për një të ardhme paqësore mbetet një objektiv i rëndësishëm për të dyja palët dhe për komunitetin ndërkombëtar.
    /vizionplus.tv

  • Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

    Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

    Teksa Evropa po kërcënon Rusinë me sanksione vetëm disa orë para bisedimeve të rëndësishme në Stamboll për negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se bisedimet u shtynë deri të enjten pasdite.

    Por sa e mundshme është që në fund të fundit të ketë një takim kokë më kokë midis Donald Trump, Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky dhe ndoshta Rexhep Tajip Erdogan për një armëpushim në frontet e luftës? Edhe pse delegacionet ukrainase dhe ruse të rangut të ulët kanë mbërritur tashmë në Turqi, askush nuk e di nëse udhëheqësit do të ulen përfundimisht në tryezë së bashku për të vendosur mbi kushtet e përfundimit të luftës.
    Me fjalë të tjera, Vladimir Putin mund të shfaqet nëpërmjet sekretarit të shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov, për të deklaruar se nuk do të shkojë në Stamboll, por fakti që delegacione diplomatike të rangut të ulët ndodhen në vendin fqinj tregon se asgjë nuk është finalizuar dhe një surprizë e minutës së fundit nuk përjashtohet. Në fund të fundit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është tashmë në Ankara dhe Donald Trump jo vetëm që deklaroi se “do të shkoj nëse është e nevojshme”, por gjithashtu nxitoi të shtonte për presidentin rus: “Pse duhet të shkojë ai nëse unë nuk shkoj?”
    Sigurisht, mbërritja e Zelensky-t në Ankara u shënua nga deklarata agresive kundër përfaqësuesve rusë, me reagimin e Moskës që nuk vonoi shumë. “Delegacioni i Putinit është dekorativ”, tha presidenti ukrainas, ndërsa Kremlini e quajti atë “një klloun dhe një dështak që flet për njerëz të respektueshëm”.
    Putini, bisedimet dhe sanksionet kundër Rusisë
    Vlen të përmendet se Presidenti rus Vladimir Putin kishte propozuar që negociatat të mbaheshin në Turqi, në përgjigje të kërcënimeve të Evropës për sanksione të reja kundër Rusisë. Volodymyr Zelensky e kishte pranuar propozimin për bisedime, por vuri në dyshim qëndrimin e Putinit se ai do të merrte pjesë.
    Megjithatë, kohët e fundit, udhëheqësit evropianë – përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron – kishin folur për një tjetër lojë nga presidenti rus për të vonuar sanksionet.
    Deri më tani, të dhënat tregojnë se Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë. Përveç kësaj, emri i tij nuk ishte në listën e zyrtarëve të planifikuar për të marrë pjesë në bisedime.
    Por asgjë nuk mund të përjashtohet, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve që udhëtonin me të në turneun e tij në Lindjen e Mesme se Vladimir Putin do të merrte pjesë në bisedime vetëm nëse ai vetë do të ishte atje. Axhenda e presidentit amerikan, e cila ishte planifikuar për të enjten, nuk i la atij hapësirë ​​për të udhëtuar drejt Stambollit.
    “Po mendoja të shkoja, por është shumë e vështirë”, tha Donald Trump, duke shtuar: “Por, e dini, nëse do të ndodhte diçka, do të shkoja të premten”. “Por kemi njerëz që po negociojnë tani.”
    Mundësia e shfaqjes së Donald Trump në Stamboll të premten i bën shumë njerëz të mendojnë se ndoshta Vladimir Putin më në fund do të shfaqet në Dolmabahce. Në fund të fundit, presidenti rus ka provuar të jetë më i miri në këtë lojë diplomatike.
    Edhe pse Volodymyr Zelensky kishte deklaruar disa ditë më parë se do të takohej vetëm me Vladimir Putinin për bisedime sot në Turqi dhe jo me anëtarët e tjerë të delegacionit rus, është një “frymëmarrje” para Stambollit, pasi ai është në Ankara.
    Në deklaratat e tyre të para menjëherë pas mbërritjes në Ankara, presidenti ukrainas tha: “Duhet të presim një zgjidhje të drejtë. Mendoj se duhet të presim që një zgjidhje e drejtë të dalë nga takimi me Presidentin Erdogan.”
    Duke iu përgjigjur komentit të Zelensky-t në lidhje me delegacionin rus, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha: “Një klloun dhe një humbës po flet për njerëz të respektueshëm”.
    Qëllimi i negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll është eliminimi i shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Ukrainë, tha Maria Zakharova.
    Megjithatë, në fund të fundit mbetet për t’u parë nëse bisedimet e planifikuara për armëpushim do të japin “fryte” apo do të jenë një tjetër fiasko, në të cilën Erdogan përpiqet të “luajë” rolin e paqebërësit.

    Top Channel

  • Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

    Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

    Presidenti rus Vladimir Putin ka përcaktuar përbërjen e delegacionit rus që do të marrë pjesë në negociatat e ardhshme me Ukrainën në Stamboll, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

    Misioni do të kryesohet nga këshilltari i presidentit rus, Vladimir Medinsky, ndërsa ekipi përfshin gjithashtu zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, drejtorin e Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Igor Kostyukov dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Alexander Fomin.
    Këto negociata synojnë të ringjallin dialogun që u ndërpre në vitin 2022 me iniciativën e Kievit dhe pas presionit nga Perëndimi.

    Top Channel