Tag: vladimir

  • Modelja u fut në burg për Haxhiun, kërkohet hapja e dosjes. Kush e bëri Ziza Pajazitin grua të Kurtit?

    Modelja u fut në burg për Haxhiun, kërkohet hapja e dosjes. Kush e bëri Ziza Pajazitin grua të Kurtit?

    Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
    Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
    Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

    Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.

    Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
    Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prkurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesnin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
    Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
    Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
    Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
    Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.

  • Modelja u fut në burg për Laert Haxhiun/ Nisin hetimet, skaner disa femrave eskortë

    Modelja u fut në burg për Laert Haxhiun/ Nisin hetimet, skaner disa femrave eskortë

    Nga Elton Qyno, ORA NEWS

    Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.

    Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

    Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

    Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.

    Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.

    Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.

    Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.

    Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.

    Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

    Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.

  • Trump – Putin: Telefonata e fundit zbulon të vërtetën e hidhur rreth marrëdhënies së tyre

    Trump – Putin: Telefonata e fundit zbulon të vërtetën e hidhur rreth marrëdhënies së tyre

    Vladimir Putin dhe Donald Trump

    SHBA- Telefonata e re e Donald Trump me Vladimir Putin nuk ndryshoi asgjë. Përveç përshëndetjeve të presidentit rus Vladimir Putin më 4 korrik për homologun e tij amerikan, e para në 5 vjet, kur Putin e kishte telefonuar përsëri Trumpin përpara se t’ia dorëzonte frenat Bidenit – biseda e djeshme nuk kishte shumë pika të tjera të këndshme, të paktën kur bëhej fjalë për temën kryesore të diskutimit, Ukrainën.
    Ajo që u bë e qartë edhe një herë ishte kjo: Putini nuk do të tërhiqet nëse qëndrimet e tij nuk pranohen, dhe ai nuk tregon asnjë prirje për të negociuar, edhe pse duket i gatshëm të ulet në tryezë me ukrainasit. Vendosmëria e tij për të mos u tërhequr ishte edhe një herë e dukshme disa orë pas telefonatës (e gjashta e tij me Trumpin që kur republikani mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë), kur rusët sulmuan përsëri Kievin dhe qytete të tjera ukrainase me… dronët e tyre të dashur iranianë, duke plagosur të paktën 23 persona.
    Putin i qëndrueshëm që nga fillimi, Trump pikëpyetje
    Në këtë rast, me Putinin që është i vendosur dhe i qartë që nga fillimi për atë që dëshiron, pikëpyetja e madhe është qëndrimi i Donald Trump ndaj “kundërshtarit” dhe bashkëbiseduesit të tij më të vështirë. Të mërkurën, Pentagoni njoftoi papritur pezullimin e dërgesës së në Ukrainë, të cilat ishin “të stacionuara” në Poloni. Ndër sistemet që u “ngrinë” janë interceptorët për sistemet ‘Patriot’, municione precize për artilerinë dhe raketa ‘Hellfire’ të përdorura nga F-16 dhe dronët ukrainasë.
    Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, ky vendim u mor pas një shqyrtimi të stoqeve dhe furnizimeve të municioneve që SHBA-të dërgojnë në vende të tjera. Megjithatë, ka shumë që theksojnë se shumë nga armët, dërgesa e të cilave ishte “ngrirë”, nuk janë përdorur as nga ushtria amerikane ose aleatët për dekada të tëra. Rezultati është se numri i kufizuar i municioneve që ishin menduar të kalonin kufirin polako-ukrainas nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar as edhe më të voglin nga boshllëqet e mëdha në zinxhirët e furnizimit amerikan për vite me radhë. Kështu, pyetja e madhe që lindi është pse Pentagoni vendosi të bllokojë pikërisht sistemet që Ukrainës i duhen për të mbrojtur veten?
    Konstatimi zyrtar thotë se rezervat amerikane janë ulur për shkak të përdorimit në rritje të armëve për të mbrojtur Izraelin dhe objektivat amerikane në Lindjen e Mesme. Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë koordinimi brenda administratës Trump që u dërgon një mesazh kontradiktor palëve të interesuara: nga njëra anë, presidenti flet për “paqe përmes forcës”, dhe nga ana tjetër, Pentagoni po dobëson të vetmin instrument që i jep Ukrainës një monedhë negociuese.
    Ndërhyrja dinamike e fundit e presidentit amerikan në objektet bërthamore iraniane tregoi se ai e kupton që forca është mjeti për paqe. Por mesazhi që po i dërgohet tani Kremlinit është pikërisht e kundërta: një mesazh dobësie që i konfirmon Putinit se nuk ka nevojë të bëjë asnjë lëshim.
    Historia ka vërtetuar se paqja fitohet kur agresori e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për të fituar. Ndërprerja e dërgesës së armëve në Ukrainë bën pikërisht të kundërtën./ZËRI

  • Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

    Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera Bozha.
    Pandeli Bozha, babai i Limonera Bozhës i dha para për t’i blerë votën Vladimir Lushkajt, ku Bozha i futi lekë në xhep Lushkajt dhe i tha se duhet të votonte për vajzën e tij.
    Bozha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, ndërsa Lushkaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.
    “Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

  • Bleu vota për vajzën! SPAK dërgon për gjykim babain e kandidates së PSD dhe Vladimir Lushkajn

    Bleu vota për vajzën! SPAK dërgon për gjykim babain e kandidates së PSD dhe Vladimir Lushkajn

    Limonera Bozha dhe i ati

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pandeli Bozha akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” pasi bleu vota për vajzën e tij, kandidate të PSD, Limonera Bozha. Ndërkohë Vladimir Lushkaj akuzohet për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, pasi dyshohet se ka marrë paratë nga Bozha në këmbim që t’i jepte votën për vajzën kandidate për deputete.
    Konkretish SPAK, njofton se më 8 maj Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.

    Njoftimi i SPAK:
    SPAK përfundon hetimet dhe dërgon çështjen në gjykatë për korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal
    Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
    Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.
    Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.
    Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

  • Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen (Emrat)

    Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen (Emrat)

    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD.
    Njoftimi i SPAK:
    SPAK përfundon hetimet dhe dërgon çështjen në gjykatë për korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
    Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal
    Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
    Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.
    Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.
    Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

  • “I futi një kartëmonedhë në xhep dhe…”, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

    “I futi një kartëmonedhë në xhep dhe…”, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Pandeli Bozha  dhe Vladimir Lushkaj.

    Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal, ndërsa Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
    Hetimet thotë SPAK për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.
    Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.
    Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli.
    Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

    Top Channel

  • Për herë të parë/ Putin bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

    Për herë të parë/ Putin bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

    Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me Papën e ri, Papa Leoni i XIV, kjo është biseda e parë telefonike. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se Putin i ka shprehur mirënjohje Papës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ukrainase.
    Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij  shkojnë te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.
    Më herët është konfirmuar  edhe një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

  • Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

    Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

    Rusia thotë se është gati të vazhdojë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës me Ukrainën midis 7 dhe 9 qershorit, me rreth 1,200 nga secila palë.

    Qëllimi i Moskës u njoftua nga këshilltari i presidentit rus, Vladimir Medinsky, pas një takimi të Vladimir Putin me anëtarët e qeverisë ruse.
    Siç vuri në dukje Medinsky, ky mund të jetë shkëmbimi më i madh deri më sot dhe theksoi se pala ruse është plotësisht e gatshme për zbatimin e tij.
    Të dy palët vazhdojnë të formojnë listën përfundimtare, duke u dhënë përparësi të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe të burgosurve të luftës deri në 25 vjeç.
    Ky shkëmbim i ri pritet të jetë një vazhdim i marrëveshjes së arritur në Stamboll më 16 maj, e cila çoi në përfundimin e procesit të shkëmbimit të të burgosurve “1,000 për 1,000” më 25 maj.
    Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral Alexander Fomin, marrëveshja e Stambollit është zbatuar plotësisht për sa i përket shkëmbimit.

    Top Channel

  • Trump, mesazh për Putin: Nëse zbulojmë se po tallet, do të reagojmë ndryshe

    Trump, mesazh për Putin: Nëse zbulojmë se po tallet, do të reagojmë ndryshe

    Vladimir Putin dhe Donald Trump

    SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu gatishmërinë e tij për të zhvilluar një takim të përbashkët me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyun, nëse është e nevojshme.
    “Tani për tani, po punojmë me Presidentin Putin dhe do të shohim se ku do të jemi. Do ta bëj, nëse është e nevojshme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse do të merrte pjesë në një takim të përbashkët me Putinin dhe Zelenskyun, edhe nëse ai zhvillohet në Gjenevë.
    Lidhur me refuzimin e tij për të vendosur sanksione ndaj Rusisë deri më sot, ai tha se po e bën këtë në mënyrë që të mos dëmtojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
    Kur u pyet nëse besonte se Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj:“Nuk mund t’ju ​​them, por do t’ju ​​njoftoj pas rreth dy javësh. Brenda dy javësh, do ta dimë shumë shpejt. Do ta zbulojmë nëse po tallet apo jo, dhe nëse po, do të reagojmë pak më ndryshe. Por do të duhen rreth një javë e gjysmë. Megjithatë, jam i zhgënjyer nga ngjarjet që ndodhën dy netë më parë, ku njerëz u vranë në mes të asaj që do t’i quanim negociata.”