Tag: vladimir

  • Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasje?

    Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasje?

    A ka dalë nga shinat marrëdhënia mes Donald Trump dhe Vladimir Putin?

    Një gazetë e njohur ruse mendon se po. Ajo iu referua trenave për të ilustruar gjendjen aktuale të marrëdhënieve SHBA-Rusi.

    “Një përplasje kokë më kokë duket e pashmangshme”, deklaroi së fundmi tabloidi Moskovsky Komsomolets.

    “Lokomotiva Trump dhe lokomotiva Putin po lëvizin me shpejtësi drejt njëra-tjetrës. Dhe asnjëra nuk ka ndërmend të ndalojë apo të kthehet pas.”

    Për “lokomotivën e Putinit”, është avull i plotë përpara me të ashtuquajturën “Operacioni Special Ushtarak”, luftën e Rusisë në Ukrainë. Kreu i Kremlinit nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për të ndalur armiqësitë apo për të shpallur një armëpushim afatgjatë.

    Ndërkohë, “lokomotiva Trump” ka rritur përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftimeve: Ka dhënë afate, ultimatume, kërcënime për sanksione shtesë kundër Rusisë dhe tarifa të rënda ndaj partnerëve tregtarë të saj, si India dhe Kina.

    Shto këtu edhe dy nëndetëset bërthamore amerikane që Presidenti Trump pretendon se i ka afruar pranë Rusisë.

    Kur kalon nga metaforat me lokomotiva te nëndetëset bërthamore, kuptohet që gjërat janë bërë serioze.

    Por a do të thotë kjo se Shtëpia e Bardhë është realisht në një “kurs përplasjeje” me Kremlinin për çështjen e Ukrainës?

    Apo vizita këtë javë në Moskë nga i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, është një shenjë se, pavarësisht retorikës, një marrëveshje mes Rusisë dhe Amerikës për t’i dhënë fund luftës mbetet ende e mundur?

    Një fillim i ngrohtë pas rikthimit të Trump
    Në javët e para të mandatit të dytë të Trump si president, Moska dhe Uashingtoni dukeshin në rrugë të mbarë për të rindezur marrëdhëniet mes tyre.

    Asnjë shenjë përplasjeje. Përkundrazi. Në disa momente dukej sikur Vladimir Putin dhe Donald Trump ndodheshin në të njëjtin vagon, duke udhëtuar në të njëjtin drejtim. Në shkurt, Shtetet e Bashkuara dolën në krah të Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke kundërshtuar një rezolutë të hartuar nga Evropa që dënonte “agresionin” e Rusisë në Ukrainë.

    Në një telefonatë gjatë atij muaji, të dy presidentët diskutuan për vizita në vendet e njëri-tjetrit. U krijua ndjesia se një samit Putin-Trump mund të ndodhte nga momenti në moment.

    Ndërkohë, administrata Trump po ushtronte presion ndaj Kievit, jo ndaj Moskës, dhe po përplasej me aleatë tradicionalë të Amerikës, si Kanadaja dhe Danimarka. Në fjalime dhe intervista televizive, zyrtarët amerikanë ishin shumë kritikë ndaj NATO-s dhe udhëheqësve evropianë.

    E gjitha kjo ishte muzikë për veshët e Kremlinit.

    “Amerika tani ka më shumë të përbashkëta me Rusinë sesa me Brukselin apo Kievin”, deklaroi në mars për gazetën Izvestia, Konstantin Blokhin, nga Qendra për Studime të Sigurisë në Akademinë Ruse të Shkencave.

    Po ajo gazetë shkruante në prill:

    “Trumpistët janë revolucionarë. Janë përmbysës të sistemit. Ata vetëm mund të mbështeten për këtë. Uniteti i Perëndimit nuk ekziston më. Gjeopolitikisht nuk është më një aleancë. Trumpizmi e ka shkatërruar konsensusin transatlantik me vendosmëri dhe shpejtësi.”

    Ndërkohë, i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, ishte bërë një vizitor i rregullt në Rusi. Ai bëri katër vizita në pak më shumë se dy muaj, duke kaluar orë të tëra në bisedime me Putinin. Pas një takimi, lideri i Kremlinit i dhuroi një portret të Donald Trump për ta çuar në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti Trump thuhet se ishte “ndjerë i emocionuar” nga gjesti.

    Por ai kërkonte më shumë sesa një pikturë nga Moska. Donte që Presidenti Putin të pranonte një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në Ukrainë.

    Zhgënjimi në rritje i Trump

    I sigurt në avantazhin e tij në fushëbetejë, Vladimir Putin ka qenë i papërkulur për të ndalur luftën, pavarësisht pretendimeve të tij se Moska është e hapur për një zgjidhje diplomatike.

    Kjo është arsyeja pse Donald Trump është gjithnjë e më i zhgënjyer me Kremlinin.

    Në javët e fundit, ai ka dënuar sulmet e pandalshme të Rusisë ndaj qyteteve ukrainase si “të neveritshme”, “të turpshme” dhe ka akuzuar Putin se flet “një mal me marrëzira” për Ukrainën.

    Muajin e kaluar, Trump shpalli një ultimatum 50-ditor ndaj Putin për t’i dhënë fund luftës, duke kërcënuar me sanksione dhe tarifa. Më pas, ai e shkurtoi atë afat në vetëm dhjetë ditë. Ky afat skadon në fundjavën që vjen. Deri tani, nuk ka asnjë shenjë se Putin do t’i nënshtrohet presionit të Uashingtonit.

    Por, sa presion ndjen realisht Vladimir Putin?

    “Pasi Trump i ka ndryshuar aq shumë herë afatet dhe është kthyer sa në një drejtim sa në një tjetër, nuk besoj se Putin e merr seriozisht”, thotë Nina Khrushcheva, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në New School, New York.

    “Putini do të luftojë sa të mundet, përveç nëse Ukraina thotë: ‘Jemi lodhur, jemi të gatshëm të pranojmë kushtet tuaja’. Besoj se Putin rri në Kremlin dhe mendon se po realizon ëndrrat e carëve rusë dhe të sekretarëve të përgjithshëm si Stalini, duke i treguar Perëndimit se Rusia nuk duhet trajtuar me përçmim.”

    Një marrëveshje është ende e mundur
    Nga tabloja që kemi paraqitur deri tani, mund të duket sikur përplasja mes lokomotivave Trump dhe Putin është e pashmangshme.

    Por jo domosdoshmërisht.

    Donald Trump e sheh veten si mjeshtër të marrëveshjeve dhe, nga sa kuptohet, ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të siguruar një të tillë me Vladimir Putin.

    Steve Witkoff pritet të kthehet këtë javë në Rusi për bisedime me kreun e Kremlinit. Nuk dihet çfarë oferte mund të sjellë me vete.

    Por disa komentues në Moskë parashikojnë se do të ketë më shumë karrota sesa shkopinj. Nuk kaloi pa u vënë re fakti që të dielën, Presidenti Trump tha se Rusia “duket se është shumë e aftë për të shmangur sanksionet”.

    Të hënën, Ivan Loshkarev, pedagog i teorisë politike në Universitetin MGIMO në Moskë, i tha Izvestia-s se, për të nxitur dialogun, Witkoff mund të paraqesë “oferta bashkëpunimi të favorshme [për Rusinë], që do të mundësoheshin pas një marrëveshjeje për Ukrainën”.

    A do të mjaftojë kjo për të bindur Kremlinin të pranojë paqen pas tre vitesh e gjysmë lufte?

    Nuk ka asnjë garanci.

    Sepse deri tani, Vladimir Putin nuk ka lëvizur asnjë hap nga kërkesat e tij maksimale për territore, për neutralitetin e Ukrainës dhe për përmasat e ushtrisë ukrainase.

    Donald Trump kërkon një marrëveshje. Vladimir Putin kërkon një fitore./Shkrim nga BBC

  • Analizë/ Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasjeje?

    Analizë/ Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasjeje?

    Donald Trump kërkon një marrëveshje. Vladimir Putin kërkon një fitore.
    Shkrim nga BBC

  • ‘Jam i zhgënjyer!’/ Biseda telefonike e Trump me Netanyahun dhe Putin, çfarë i tha presidenti amerikan

    ‘Jam i zhgënjyer!’/ Biseda telefonike e Trump me Netanyahun dhe Putin, çfarë i tha presidenti amerikan

    Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij pas bisedave telefonike me Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahun. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar publikisht se bisedat e kryera nuk kanë sjellë rezultate pozitive për paqen.

    “Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë vetëm sa po vjen dhe po përshkallëzohet, pavarësisht përpjekjeve për ta përfunduar atë.

    Po aq skeptik ishte edhe për telefonatën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë kur lufta në Gaza ka hyrë në një fazë të zymtë, e shoqëruar me një krizë të rëndë humanitare.

    “Ishte disi zhgënjyese”, u shpreh Trump, duke theksuar se situata në Lindjen e Mesme po ndikon negativisht edhe brenda partisë së tij, ku përçarjet rreth mbështetjes për Izraelin po bëhen gjithnjë e më të thella.

    Sipas rrëfimit të Trump, Putin thotë një gjë, pastaj bën një gjë tjetër të ndryshme nga ajo që thotë.

    Zemërimi i Trump me Putinin është shtuar prej muajsh, i nxitur pjesërisht nga “paaftësia” e presidentit amerikan për të shfrytëzuar atë që dikur e konsideronte një marrëdhënie pozitive, në një marrëveshje të suksesshme paqeje.

    Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare.

    Megjithëse Presidenti Trump kishte shfaqur besimin se lidhjet e tij personale me Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahu do të ndihmonin në zgjidhjen e shpejtë të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza, këto kriza ende vazhdojnë pa një zgjidhje të dukshme, rezultat ky, i cili po kufizonë mundësinë mundësitë e Trump për të fituar Çmimin Nobel për Paqen.

    Ndërkohë tashmë, ai është qartësisht i frustruar që nuk mund të zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin e konsideroi si një dështim në politikën e jashtme.

  • Putin humb mikeshën e ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

    Putin humb mikeshën e ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

    Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Irina Podnosovës, presidente e Gjykatës Supreme të Rusisë dhe mikesha e tij prej kohësh, e cila ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin.

    Putin u shfaq dukshëm i trishtuar gjatë ceremonisë në një spital të Moskës, ku ishte vendosur një arkivol i hapur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ai u përkul mbi arkivolin, bëri shenjën e kryqit, vendosi një buqetë me lule të kuqe dhe foli me anëtarët e familjes së të ndjerës.
    Irina Podnosova dhe Vladimir Putin ishin shokë klase në Fakultetin e Drejtësisë në Leningrad (Shën Petersburgu i sotëm) gjatë viteve 1970. Ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e afërta të asaj periudhe që më vonë u ngjit në poste të larta në institucionet shtetërore pas ardhjes në pushtet të Putinit.
    Podnosova kishte pak më shumë se një vit në krye të Gjykatës Supreme të Federatës Ruse, përpara se të ndërronte jetë nga një sëmundje e rëndë. Vdekja e saj përfaqëson një humbje të ndjeshme për presidentin rus dhe për rrethin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve që e kanë shoqëruar që prej fillimeve të karrierës.

    Top Channel

  • Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, pala ukrainase propozoi një samit mes Zelenskyt dhe Putin

    Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, pala ukrainase propozoi një samit mes Zelenskyt dhe Putin

    Ukraina i ka propozuar Rusisë një samit midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, sipas kreut të delegacionit ukrainas që merr pjesë në raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll.

    Rustem Umerov, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, tha se Kievi po kërkon të mbajë takimin midis dy udhëheqësve para fundit të gushtit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
    Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje palës ruse t’i qaset negociatave me një “qasje konstruktive dhe realiste”, duke theksuar se qëllimi kryesor i Ukrainës është një armëpushim.
    Kreu i delegacionit rus që udhëtoi për në Stamboll për raundin e tretë të bisedimeve me përfaqësuesit e Kievit, kur u pyet për propozimin ukrainas për një takim Zelensky-Putin, Medinsky komentoi se një samit i tillë mund të mbahej vetëm për nënshkrimin e një traktati, jo për negociata.
    Ai theksoi gjithashtu se hendeku në qëndrimet e shprehura nga të dy palët mbetet i pakapërcyeshëm.
    “Ne diskutuam në detaje qëndrimet e shprehura nga të dyja palët në memorandumet që shkëmbyem herën e fundit. Këto qëndrime janë mjaft larg njëra-tjetrës”, tha Vladimir Medinsky në një konferencë për shtyp.
    Kreu i delegacionit rus tha gjithashtu se ai përsëriti propozimin e Moskës për Kievin për një armëpushim “24-48 orësh” në vijën e frontit, në mënyrë që të dyja ushtritë të mund të nxjerrin të vdekurit dhe të plagosurit nga fusha e betejës.
    “Ne i propozuam përsëri palës ukrainase të shqyrtojë vendosjen të një armëpushimi 24-48 orësh në vijën e frontit, në mënyrë që ekipet mjekësore të mund të nxjerrin të plagosurit dhe komandantët të mund të nxjerrin trupat e ushtarëve të vrarë”, tha Vladimir Medinsky në një konferencë për shtyp.
    Raundi i tretë i negociatave, i cili u zhvillua sot në Stamboll, përfundoi në pasdite dhe zgjati rreth 40 minuta, sipas informacionit të raportuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS. Siç raportohet, të dyja palët ranë dakord për shkëmbimin e të burgosurve, si ushtarakë ashtu edhe civilë.
     
    Top Channel

  • Arrestohet në Greqi oligarku moldav Vladimir Plahotniuc, i akuzuar për mashtrimin 1 miliard dollarësh

    Arrestohet në Greqi oligarku moldav Vladimir Plahotniuc, i akuzuar për mashtrimin 1 miliard dollarësh

    Një nga figurat më të diskutuara të politikës dhe biznesit në Moldavi, Vladimir Plahotniuc, është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, mashtrim dhe pastrim parash.

    Policia moldave njoftoi se u informua nga zyra e Interpolit në Athinë për ndalimin e Plahotniuc dhe një shtetasi tjetër moldav, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Plahotniuc u largua nga Moldavia në vitin 2019, në kulmin e një skandali të madh financiar që përfshinte zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga një bankë moldave – një shumë që përfaqësonte rreth një të tetën e PBB-së së vendit në atë kohë.

    Ish-lideri i Partisë Demokratike dhe një nga njerëzit më të pasur të Moldavisë u shpall person i padëshiruar nga SHBA në vitin 2020 dhe iu vendosën sanksione nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor e zgjedhor të vendit. Gjatë këtyre viteve, vendndodhja e tij mbeti e panjohur.

    Zyrtarë moldavë thanë se kanë nisur procesin e ekstradimit të tij nga Greqia, ndërsa arrestimi i Plahotniuc pritet të përshëndetet nga presidentja Maia Sandu dhe aleatët e saj në BE, në një moment kur Moldavia po përgatitet për zgjedhje kyçe në shtator dhe përballet me ndërhyrje ruse përmes fushatave dezinformuese.

  • Italia anulon koncertin e planifikuar të dirigjentit rus për shkak të lidhjeve të ngushta me Vladimir Putin

    Italia anulon koncertin e planifikuar të dirigjentit rus për shkak të lidhjeve të ngushta me Vladimir Putin

    Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, është anuluar pas reagimeve të forta publike dhe ndërkombëtare.
    Gergiev do të drejtonte një orkestër lokale në festivalin muzikor “Un’Estate da Re” më 27 korrik në Reggia di Caserta, një ish-rezidencë mbretërore pranë Napolit dhe monument i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
    Menaxhmenti i këtij institucioni njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se performanca e tij është anuluar.
    Kjo do të ishte paraqitja e parë e Gergiev në Evropë që nga nisja e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Koncerti ishte mbështetur nga presidenti i rajonit të Campanias, Vincenzo De Luca, ndërkohë që festivali organizohet dhe financohet nga autoritetet rajonale.
    Vendimi për anulimin e koncertit erdhi pasi mbi 16,000 persona, përfshirë laureatë të Çmimit Nobel, politikanë italianë dhe ndërkombëtarë, si dhe aktivistë, nënshkruan një letër drejtuar De Lucas dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar që Gergiev të mos lejohej të performonte.
    Koncerti shkaktoi përplasje të forta politike në Itali, ku ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, shprehu shqetësimin se një ngjarje e tillë mund të dërgonte një mesazh të gabuar.
    “Arti është i lirë dhe nuk mund të censurohet”, tha Giuli, por shtoi se “propaganda, edhe kur realizohet me talent, është diçka tjetër.”
    Kritikët e koncertit e përshëndetën anulimin si një fitore.
    Valery Gergiev është një nga figurat më të fuqishme të kulturës ruse. Ai ka shfaqur publikisht mbështetje për Putinin, duke përfshirë një video të fushatës së vitit 2012 dhe mbështetje për aneksimin e Krimesë në 2014.

  • FOTOT- Rishfaqet djali SEKRET i Putinit

    FOTOT- Rishfaqet djali SEKRET i Putinit

    Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva

    RUSI- Foto të reja të “djalit sekret” të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të habitshme me të atin, ndërsa ndjek hapat e nënës së tij atlete. Djali, tani 10 vjeç, është lindur nga e dashura sekrete e presidentit rus, 42-vjeçarja që fitoi medaljen e artë olimpike në gjimnastikë ritmike, Alina Kabaeva.
    Imazhe të reja tregojnë djalin e Putinit në një seancë stërvitore në qershor 2025 në Valdai, atje ku presidenti rus ka pallatin e tij të dashur.

    Alina Kabaeva

    Foto të tjera të Ivanit në u zbuluan nga kanali antiqeveritar i Telegramit VChK-OGPU, i cili në prill publikoi fotot e para të një fëmije që e quajti “djali më i vetmuar në Rusi”. Krahas fotove, Kanali shkroi: Ivani është në një grup djemsh. Ai po merrte pjesë në një performancë të quajtur ‘Lezginka’ në një festival të organizuar nga nëna e tij. Ivani nuk është një djalë i zakonshëm. Gjatë shfaqjeve, seancave stërvitore dhe ngjarjeve të tjera që zhvillohen brenda, ai ka tetë persona në ekip që e shoqërojnë kudo. 

    Ivan Putin

    Nëna e tij, Alina Kabaeva, drejton një akademi gjimnastike dhe është përgjegjëse për stërvitjen në Valdai. Kanali raportoi se Ivani nuk duket se ka marrë pjesë në “evente masive” që nga viti 2023, por ai ende shfaqet në fotot e ekipit të tij. Ivani ka një vëlla më të vogël, Vladimir Junior, tani pesë vjeç, i cili ende nuk është fotografuar.

    Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva

    Ivani, ashtu si nëna e tij, duket se ka arritur shumë si gjimnast i ri dhe garoi në të njëjtin festival ku garues të tjerë ishin nga vende të tilla si Kina, Kuba, Uzbekistani, Kazakistani dhe Bjellorusia. Putini nuk e ka konfirmuar kurrë marrëdhënien dhe fëmijët e tij me Kabaevën – e cila është tre dekada më e vogël se ai. Megjithatë, në një moment vitin e kaluar, ai pranoi se kishte parë filma me përralla ruse me “fëmijët e tij të vegjël”.
    Putini u tha gazetarëve: Përrallat tona historike dhe historitë epike po ringjallen. Dhe unë vetë ndonjëherë i shikoj me kënaqësi me të vegjëlit e mi.

    Pavarësisht se Putini dhe Kremlini mohojnë me forcë çdo marrëdhënie midis tij dhe Kabaevës, gazetarët e pavarur rusë konfirmojnë se ata kanë dy djem së bashku. Putini ka edhe një vajzë tjetër sekrete, Ekaterina Krivonogih, 22 vjeçe – e njohur edhe si Louisa Rozova – e lindur nga ish-e dashura e tij, Svetlana Krivonogih, 50 vjeçe./ZËRI

  • Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

    Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

    Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
    Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

    Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.
    Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.
    Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
    Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
    Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
    Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
    Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
    Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./ OraNews/

  • Pas burgosjes së modeles për Laert Haxhiun, vazhdojnë hetime për rrjetin e eskortave

    Pas burgosjes së modeles për Laert Haxhiun, vazhdojnë hetime për rrjetin e eskortave

    Vetëm dy ditë pasi u publikua skandali i hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
    Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
    Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.
    Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.
    Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
    Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
    Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
    Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
    Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
    Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.