Avioni i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është ulur në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.
Aty e pret Presidenti amerikan Donald Trump, avioni presidencial i të cilit zbarkoi rreth 30 minuta më parë.
Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport.
Tag: vladimir
-

Takimi me Trump, mbërrin edhe Vladimir Putin në Alaskë
-

“Witkoff i di të gjitha”, Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë në Alaska
Delegacioni rus ka mbërritur i pari në Alaskë, vendi ku do të zhvillohet takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u pa hyjë në hotel. Lavrov është një nga anëtarët e delegacionit rus që merr pjesë në takimin e ardhshëm. Më pas ai që ka zbritur në Alaska është Ministri i Financave të Rusisë. Kjo pasi pjesë e diskutimeve përveç Ukrainës do të jenë edhe çështjet ekonomike mes dy vendeve.
Ndërkohë bëhet e ditur se Presidenti rus Vladimir Putin u ndal në qytetin portual të Magadanit në Lindjen e Largët përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaskë. Ministri i Jashtëm rus, ka deklaruar para mediave në Alaksa se Moska nuk i ka ndryshuar qëllimet e sajë për Ukrainën. Lavrov përmendi të dërguarin special të SHBA-së, Steven Witkoff, i cili sipas tij është në dijeni të çdo gjëje
“Ne kurrë nuk parashikojmë paraprakisht. Ne e dimë që kemi argumente dhe kemi një qëndrim të qartë. Do ta shpjegojmë atë.
Shumë është bërë tashmë gjatë vizitave të (të Dërguarit Special të Presidentit të SHBA-së) Steven Witkoff. Presidenti (Vladimir Putin i Rusisë) foli për këtë. Witkoff foli në emër të Presidentit Trump. Shpresoj që do ta vazhdojmë këtë bisedë shumë të dobishme nesër.” -

EMRAT- 5 burrat që do i bashkohen Putinit në negociatat me Trump
Vladimir Putin
MOSKË- Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të liderëve SHBA-Rusi që nga viti 2021. Lista e personave hedh dritë mbi axhendën e mundshme të takimit në Alaskë.
Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin:
Ndihmësi presidencial Yuri UshakovMinistri i Jashtëm Sergei LavrovMinistri i Mbrojtjes Andrei BelousovMinistri i Financave Anton SiluanovKreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev
Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë veteranë që janë thelbësorë në formësimin e politikës së jashtme ruse. Lavrov ka udhëhequr ministrinë e jashtme për më shumë se 20 vjet dhe Ushakov, një këshilltar kyç presidencial për më shumë se një dekadë, më parë shërbeu si ambasador i Rusisë në SHBA. Përfshirja e Belousov dhe Siluanov sinjalizon se axhenda do të mbulojë jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe çështjet strategjike të sigurisë dhe çështjen e lehtësimit të sanksioneve.
Dmitriev është i njohur për lidhjet e tij me familjen Putin dhe për ndihmën që i jep Kremlinit për të ndërtuar lidhje me SHBA-në dhe bizneset ndërkombëtare./ZËRI -

Mesazhi i fuqishëm i Putin para se të niset drejt Alaskës
Vladimir Putin
MOSKË- Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po bën përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim para samitit të Alaskës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se si pjesë e përgatitjeve për takimin në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me anëtarët e udhëheqjes së lartë të vendit.
Sipas Peskov, Putin i tha gjithashtu anëtarëve të udhëheqjes se nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje të re mbi kontrollin e armëve në të ardhmen.
“Administrata Trump po bën përpjekje efektive për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë. Paqja do të arrihet nëse Rusia dhe SHBA-të arrijnë të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore,”-mësohet se është shprehur Putin.
Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të takohen, nesër, më 15 gusht në Alaska. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë. Kjo deklaratë, ngriti shqetësime të shumta në Kiev dhe gjithë Evropën./ZËRI -

Pas 2 ditësh do takohet me Trump, Putin telefonon Kim Jong Un
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
MOSKË- Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un diskutuan dje në një telefonatë pwr takimin e ardhshëm të presidentit rus me Donald Trump. Lajmin e dha agjencia ruse e lajmeve “TASS”.
“Presidenti rus gjithashtu ndau me Kim Jong Un informacion në lidhje me bisedimet e tij të ardhshme me Presidentin e SHBA-së Donald Trump,”- tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas TASS .
Gjatë bisedës, Putin falënderoi Kim për mbështetjen e Phenianit në luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
“Presidenti rus vlerësoi edhe një herë mbështetjen e ofruar nga (Republika Popullore Demokratike e Koresë) dhe guximin, heroizmin dhe shpirtin e vetëmohimit të treguar nga ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane në çlirimin e Kurskut, një pjesë e territorit rus,”- raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut “KCNA”.
Koreja e Veriut po e mbështet Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës duke dërguar trupa dhe duke siguruar armë për të forcuar përpjekjet e saj. Sipas një vlerësimi nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, Koreja e Veriut pritet të dërgojë deri në 35,000 ushtarë shtesë për të luftuar përkrah Rusisë, duke trefishuar numrin e trupave të dërguara tashmë./ZËRI -

Shtëpia e Bardhë zbulon qytetin ku do takohet Putin dhe Trump në Alaskë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt njoftoi sot se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut rus, Vladimir Putin, do të mbahet në Anchorage. Zëdhënësja Caroline Levitt njoftoi lajmin gjatë një konference për shtyp, duke thënë se bisedimet midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Rusisë do të zhvillohen në qytetin më të madh të Alaskës.
‘Të premten në mëngjes (sipas orës lokale), Presidenti Trump do të udhëtojë nëpër vend drejt Anchorage, Alaska, për një takim dypalësh me Presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet. Siç e ka deklaruar vazhdimisht, ai gjithmonë do të preferojë paqen dhe bashkëpunimin, sa herë që këto rezultate mund të arrihen. Nuk ka udhëheqës në botë tani që është më i përkushtuar për të parandaluar ose përfunduar luftërat sesa Presidenti Trump’, tha zëdhënësja e qeverisë amerikane.
E pyetur nëse Zelenskyy nuk është ftuar në takim, ajo tha:
‘Ky takim po zhvillohet sepse Presidenti i Rusisë i ka kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të takohet, përmes të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Wittkoff. Presidenti Trump e ka pranuar këtë takim me kërkesë të Presidentit Putin. Kjo administratë ka përdorur vërtet çdo mjet, ka marrë çdo masë për të arritur paqen përmes një zgjidhjeje diplomatike. Vetëm një nga palët e përfshira në këtë luftë do të jetë e pranishme, kështu që presidenti do të shkojë atje për të kuptuar më mirë se si mund ta përfundojmë, shpresojmë, këtë luftë.’
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në takimin që do ta ketë me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 gusht. Trump u shpreh se bisedimet në Alaskë do të jenë të natyrës fillestare, dhe kanë për qëllim të bindin Putinin për t’i dhënë fund luftës, dhe që do të ketë disa shkëmbime territoresh.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Të dy ministrat diskutuan përgatitjet për takimin e Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten. Ministria e Jashtme ruse tha se të dyja palët konfirmuan qëllimin e tyre për të zhvilluar bisedime produktive.
-

Pse takimi i Trump me Putinin i shqetëson Kievin dhe evropianët
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Takimi i Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht është padyshim zhvillimi më i madh në negociatat e armëpushimit në Ukrainë kohët e fundit. Megjithatë, kjo nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë…
Si Ukraina ashtu edhe evropianët duken të shqetësuar për atë që do të diskutohet gjatë takimit vendimtar kokë më kokë, dhe veçanërisht për planin e ri të paqes, i cili do të vihet në tryezë pa u dëgjuar fare qëndrimet e Kievit. Raportohet se Vladimir Putin përcolli, nëpërmjet të dërguarit të posaçëm të Donald Trump, Steve Witkoff, mesazhin se Moska nuk do të vazhdojë me një armëpushim nëse nuk ka lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi. Putin dëshiron, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, tërheqjen e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit dhe ruajtjen e kontrollit mbi Donetskun, Luganskun dhe sigurisht Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.
Gjatë deklaratave të tij nga Shtëpia e Bardhë të premten, Donald Trump deklaroi: Po flasim për një rajon për të cilin ata kanë luftuar për 3.5 vjet. Shumë rusë janë vrarë. Shumë ukrainas janë vrarë… Është shumë e komplikuar. Do të marrim disa mbrapsht, do të ketë shkëmbime. Do të ketë shkëmbime territoresh…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e bëri të qartë të shtunën në mëngjes se vendi i tij nuk do të pranojë kurrë t’ua lëshojë territorin pushtuesve. Ai gjithashtu e kishte bërë të qartë në të kaluarën se kushtetuta e Ukrainës nuk mund të lejojë shpërblimin e Rusisë, e cila filloi luftën. Deklarata e tij sugjeron se ekziston shqetësim serioz në Ukrainë dhe në Evropë në tërësi për faktin se Trump dhe Putin do të diskutojnë të ardhmen e Ukrainës vetëm.
Nevojiten veprime konkrete
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Presidenti Donald Trump thoshte rregullisht se lufta në Ukrainë do të mbaronte një ditë pas zgjedhjes së tij. Megjithatë, armëpushimi doli të ishte më i vështirë nga sa kishte parashikuar presidenti amerikan dhe tani, 8 muaj më vonë, udhëheqësi është dukshëm i irrituar. Retorika e Trump ndaj homologut të tij rus është bërë shumë më e ashpër kohët e fundit, por Kievi beson se vetëm kjo nuk mjafton.
Donald Trump ka deklaruar në të kaluarën se Ukraina duhet t’ia lëshojë një pjesë të territorit të saj Rusisë në këmbim të paqes. Megjithatë, Zelenskyy nuk duket i gatshëm ta pranojë një gjë të tillë – ose të paktën kjo është e qartë nga deklarata e tij e fundit.
Megjithatë, ai ishte veçanërisht i kujdesshëm dhe u sigurua që të mos e kritikonte Donald Trumpin në asnjë mënyrë.
Siç shkruan BBC në analizën e saj, lodhja e madhe është e dukshme brenda shoqërisë dhe ushtrisë ukrainase, me shumë që pranojnë – megjithëse me ngurrim – fillimin e bisedimeve të paqes pa pjesëmarrjen e Kievit. Kjo ndoshta për shkak të luftimeve të pafundme të tre viteve të fundit dhe sulmeve të vazhdueshme me raketa nga Rusia kohët e fundit. Megjithatë, Ukraina dhe ukrainasit nuk duken të gatshëm të pranojnë paqen me çdo kusht.
Sidomos nëse dikush e imponon, pa u dëgjuar “zëri” i vendit.
Gjatë vizitës së tij në Moskë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i sugjeroi Vladimir Putinit pas takimit me Trump që të kishte një takim trepalësh me pjesëmarrjen e Volodymyr Zelenskyy-t. Presidenti rus e bëri të qartë se kjo nuk do të ndodhë – të paktën jo njëherë për njëherë.
“Unë nuk jam përgjithësisht kundër kësaj mundësie, është e mundur, por do të duhet të krijohen kushte të caktuara që kjo të ndodhë,”- tha Vladimir Putin dhe vazhdoi: Ne jemi ende larg krijimit të këtyre kushteve./ZËRI -

Trump dhe Putin, ‘kokë më kokë’! Zelenskyy në dhomë tjetër, bisedime me europianët
Vladimir Putin. Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
RUSI-Pas një propozimi nga pala amerikane, u ra dakord që të mbahet një samit dypalësh në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump. Vendi i takimit është rënë dakord gjithashtu dhe do të shpallet më vonë.
Nëse takimi zhvillohet, do të jetë samiti i parë midis udhëheqësve amerikanë dhe rusë që nga viti 2021. I dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff diskutoi me Vladimir Putinin, një ditë më parë mundësinë e një takimi trepalësh midis Putinit, Trump dhe Volodymyr Zelenskyy. Ky i fundit sipas CNN ka filluar bisedimet me partnerët europianë, por mundësia për tu përballur me Putin është e vogë.
Presidenti rus e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë në të njëjtën dhomë me Volodymyr Zelenskyy-n, por është i gatshëm të zhvillojë një samit të paracaktuar me Donald Trump. Takimi do të përbënte një moment të rëndësishëm në luftë, ndonëse nuk ka asnjë garanci që një takim i tillë do të sjellë fundin e luftimeve, pasi Rusia dhe Ukraina mbeten shumë larg në kërkesat e tyre. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme. Megjithatë, Ushakov vuri në dukje se është ende e vështirë të përcaktohet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet për samitin. -

Takimi me Presidentin Trump, Putin zbulon vendin ku mund të ndodhë
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend i mundshëm për takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Putin e bëri njoftimin në Kremlin pas takimit të tij me Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Edhe një zyrtar i Kremlinit tha më parë se një takim Trump-Putin mund të zhvillohet që javën e ardhshme, megjithëse nuk është konfirmuar asnjë datë.
Lajmin e parë për takimin Putin-Trump e dha këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, por nuk dha as datë dhe as vend.
Takimi do të jetë i pari mes SHBA-ve dhe Rusisë që nga viti 2021, kur ish-Presidenti Joe Biden u takua me Putinin në Gjenevë. Ky do të jetë një moment i rëndësishëm drejt përpjekjeve të Trump për t’i dhënë fund luftës, megjithëse nuk ka garanci se do të ndalojë luftimet pasi Moska dhe Kievi mbeten shumë larg dakordësisë së kushteve të tyre për paqe./ZËRI -

“Kemi bërë përparim”/ Trump zbardh takimin Witkoff-Putin: Bisedë jashtëzakonisht produktive
Vladimir Putin-Steve Witkoff
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se i dërguari amerikan Steve Witkoff bëri “përparim të madh” në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, këtë të mërkurë në Moskë. Përmes një postimi në platformë, Thruth Social, Trump u shpreh me optimizëm, teksa thotë se pas takimit informoi disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit. “U bë një përparim i madh!”, vuri në dukje Trump në Truth Social.
Postimi i plotë i Trump:
I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!Witkoff mbërriti në Moskë të mërkurën në vizitën e tij të pestë në Rusi që nga fillimi i vitit. Ai u takua për herë të fundit me Putinin më 25 prill. Vizita erdhi dy ditë para afatit 10-ditor të Trump që Rusia të arrinte një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën./ZËRI