Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, në qytetin italian të Fontanafredda. Viktima është 43-vjeçari shqiptar Vladimir Topjana, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë pas një konflikti të çastit me dy bashkatdhetarë, baba e bir.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.
Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.
Mediat italiane shkruajnë se utori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.
Tag: vladimir
-

Emrat/ Kush janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën
-

Vrasja në Itali/ Kush janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën, zbardhen emrat
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, në qytetin italian të Fontanafredda. Viktima është 43-vjeçari shqiptar Vladimir Topjana, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë pas një konflikti të çastit me dy bashkatdhetarë, baba e bir.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.
Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike. Mediat italiane shkruajnë se utori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë. -

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali/ Zbardhen emrat e autorëve babë e bir, pas debatit mes tyre qëlluan me plumb në kokë 43-vjeçarin
Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij.
Topjana po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre. Personat që zbritën nga Audi, babë e bir, Roger Shota, 34 vjeç dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç kanë debatuar fillimisht me viktimën.
Më pas debati ka agravuar në tone të larta derisa në një moment 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Autorët u arratisën menjëherë nga vendi i ngjarjes por u vunë në pranga pas pak orësh. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje
-

Vrasja e Vladimir Topjanës! Në pranga babë e bir, Pren dhe Rogert Shota janë miq me familjarët e viktimës
Pren dhe Rogert Shota
ITALI-Personat që shihni në foto janë Pren dhe Rogert Shota, babë e bir të akuzuar për vrasjen e e ndodhur në Itali, ku Vladimir Topjana mbeti i vrarë. Mediat e huaja raportojnë se ishte Roger Shota, ai që qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me ‘Audi-n’.
Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit ai është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI -

Ekzekutimi me plumb në kokë i Vladimir Topjanës në sy të të birit, zbulohet identiteti i autorit të krimit
Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir).
Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota.
Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.
Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.
Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim. -

Krimi makabër, ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali
Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë. -

DETAJE-Vladimir Topjana u vra në sy të djalit, ndalohet dhe babai i autorit nga Fushë-Kruja
Vladimir Topjana
ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Itali, mbëmjen e 6 prillit, ku Vladimir Topjana, 43-vjeç u vra me armë zjarri nga bashkëatdhetari i tij 30-vjeçar. Autori është vendosur në pranga, ndërsa është shoqëruar në Polici edhe i ati i tij.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori 30-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit 30-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI
-

Atentat ndaj presidentit rus? Shpërthen makina e autokolonës së Putin para FSB
Pamje nga shpërthimi
MOSKË- Një limuzinë që i përket autokolonës së presidentit rus Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë. Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./ZËRI
-

Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus
Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë.
Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat.
Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.JUST IN: 🇷🇺 Luxury limousine from Russian President Putin’s official motorcade exploded on the streets of Moscow, just blocks from the FSB headquarters.
It’s unclear if this is an attempted ass*ssination attempt pic.twitter.com/Da4tcUoZEU
— BRICS News (@BRICSinfo) March 29, 2025Top Channel
-

‘Çdo gjë do mbarojë’, Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin
UKRAINË-Presidenti ukrainas në një dekkaratë të tijën ka thënë se homologu i tij Vladimir Putin do të vdesë së shpejti. Në një deklaratë shokuese, ai i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.
Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas, shkruan The sun.
Prej kohësh është përfolur se Vladimir Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të parkinsonit. Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, teksa Volodymyr Zelenskyy ka aluduar më parë për shëndetin e keq të presidentit rus.
Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi. Kremlini e ka mohuar gjithmonë se Putini nuk është mirë, ndërsa 72-vjeçari nga ana e tij ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo./ZËRI