Tag: vladimir

  • Takim “kokë më kokë” me Vladimir Putin? Trump i gatshëm të shkojë në Turqi: Do e mendoj seriozisht

    Takim “kokë më kokë” me Vladimir Putin? Trump i gatshëm të shkojë në Turqi: Do e mendoj seriozisht

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është i hapur për të marrë pjesë në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që pritet të zhvillohen në Turqi, nëse në to merr pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

    Gjatë udhëtimit nga Riadi drejt Dohas, Trump u shpreh për gazetarët se është i gatshëm të angazhohet personalisht për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.
    “E di që Putini do të donte që unë të isha atje. Kjo është një mundësi. Nëse do të mund ta përfundonim luftën, do ta mendoja seriozisht këtë”, tha Trump.
    Ai shtoi se nuk është i sigurt nëse presidenti rus do të merrte pjesë në bisedime nëse vetë Trump nuk do të ishte i pranishëm.
    Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të përfaqësojë SHBA-në në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë që zhvillohen nesër në Turqi, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane

    Top Channel

  • Pas ultimatumit të djeshëm, Putin i kërkon Erdoganit negociata me Kievin më 15 maj

    Pas ultimatumit të djeshëm, Putin i kërkon Erdoganit negociata me Kievin më 15 maj

    Presidenti rus Vladimir Putin tha se do t’i kërkojë nesër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të organizojë negociata të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit më 15 maj në Stamboll, duke mos përjashtuar mundësinë që kjo të çojë në një armëpushim të zgjatur.

    Propozimi vjen pas takimit të djeshëm në Kiev të udhëheqësve të koalicionit të Vullnetarëve me presidentin ukrainas Zelensky, në fund të të cilit iu dërgua një ultimatum Putinit: Rusia duhet të pranojë një armëpushim 30-ditor ose të përballet me sanksione të reja nga BE dhe SHBA, në të cilin ishin të pranishëm Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, ndërsa të tjerë folën nga distanca, si kryeministrja Meloni.

    Në deklaratën e tij herët të dielën, Putin nuk e përmendi armëpushimin 30-ditor dhe i quajti ultimatumet e lëshuara dje nga Kievi dhe udhëheqësit e vendeve të gatshme “të papërshtatshme ”, duke theksuar se “ata që duan paqe nuk mund të mos e mbështesin” propozimin e Moskës. Në një deklaratë të vonë natën për gazetarët, të raportuar nga Ria Novosti, Putin akuzoi Kievin se ka refuzuar disa propozime për armëpushim, përfshirë armëpushimin e fundit tre-ditor, i cili skadoi në mesnatë.

    “Pavarësisht gjithçkaje ne u propozojmë autoriteteve të Kievit të rifillojnë negociatat që i ndërprenë në vitin 2022, të rifillojnë negociatat e drejtpërdrejta dhe pa parakushte. Ne propozojmë të fillojmë pa vonesë të enjten e ardhshme, më 15 maj, në Stamboll, ku u mbajtën më parë dhe ku u ndërprenë”.

    Putini gjithashtu falënderoi administratën amerikane të Donald Trump për përpjekjet e saj të ndërmjetësimit. Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte “i bindur” se “herët a vonë” do të ketë “lëvizje drejt rivendosjes së marrëdhënieve konstruktive” midis Rusisë dhe “shteteve evropiane”, “përfshirë ato” që ai tha se po i drejtoheshin Moskës “në një mënyrë thelbësisht të vrazhdë dhe përmes ultimatumeve”.

    Në agim të sotëm, vetëm disa orë pas përfundimit të armëpushimit 72-orësh të shpallur nga Putini, Rusia nisi një sulm me dron mbi Kievin.

    Macron: Propozimi i Putinit është hapi i parë, por jo i mjaftueshëm

    Propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës është “një hap i parë, por jo i mjaftueshëm”, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron. “Një armëpushim pa kushte nuk paraprihet nga negociatat”, u tha Macron gazetarëve ndërsa zbriti nga një tren në qytetin polak Przemysl, duke u kthyer nga vizita e tij në Ukrainë dje. Putini po “kërkon një rrugëdalje, por prapëseprapë dëshiron të fitojë kohë”, shtoi ai.

    Trump: Unë do të vazhdoj të punoj me palët për t’i dhënë fund luftës

    Donald Trump përsëriti këtë mëngjes qëllimin e tij për të “vazhduar të punojë me të dyja palët” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Potencialisht një ditë e shkëlqyer për Rusinë dhe Ukrainën!” shkroi presidenti amerikan në llogarinë e tij në Truth Social, pas propozimit të presidentit rus Vladimir Putin për negociata “të drejtpërdrejta” midis Kievit dhe Moskës dhe thirrjes së Perëndimit për armëpushim që të hënën. “Mendoni për qindra mijëra jetë që do të shpëtohen me fundin shpresëdhënës të kësaj ‘gjakderdhjeje’ të pafundme… Do të vazhdoj të punoj me të dyja palët për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

    Guvernatori rus: Dron ukrainas në Belgorod, një i plagosur

    Guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një burrë u plagos këtë mëngjes pas një sulmi me dron ukrainas ndaj një automjeti në lëvizje, raporton Tass. “Në qytetin Valuiki, një burrë u plagos në një sulm me dron ndaj një makine në lëvizje. Burri u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta nga shrapnela në shpinë”, thuhej në mesazhin e postuar në Telegram. Dy automjete u dëmtuan në sulm, shtoi guvernatori. 

  • U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë?

    U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë?

    Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë ndaluar nga autoritetet italiane pasi dyshohen si autorë të vrasjes së bashkëkombësit të tyre, Vladimir Lleshi. Viktima, 35 vjeç, humbi jetën pas një sulmi me thikë që ndodhi pasditen e 8 majit, në kryqëzimin mes rrugëve Corridoni dhe Baracca në qytetin e Pratos.

    Të rinjtë u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci. Sipas deklaratave të tyre, konflikti nisi për shkak të disa mesazheve që kishin të bënin me një vajzë. Takimi me Vladimir Lleshin ishte planifikuar pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja, dhe ai kishte ardhur i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

    Debati u përshkallëzua shpejt në një përplasje fizike që përfundoi me pasoja tragjike për Lleshin. Dyshohet se të rinjtë e sulmuan atë dhe më pas u larguan me nxitim nga vendngjarja.

    Nga përplasja mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte ndërhyrë për të ndalur përleshjen. Ai u gjet i lënduar në vendin e ngjarjes dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Putini shpalli armëpushimin treditor, Ukraina: Të zgjasë një muaj

    Putini shpalli armëpushimin treditor, Ukraina: Të zgjasë një muaj

    Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, tha Kremlini.
    “Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull”, thuhet në deklaratë.
    “Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqësore pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”, thekson Kremlini.
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ndërkohë zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës ata theksuan “rëndësinë e konsolidimit të parakushteve të reja për fillimin e negociatave për Ukrainën, me synimin për të rënë dakord për një rrugë të besueshme për një paqe të qëndrueshme afatgjatë”, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate.
    Në përgjigje të saj ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën e njëanshme të Putinit për një armëpushim tre-ditor nga 8 maji.
    “Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, duhet të pushojë menjëherë zjarrin. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndalet tani dhe armëpushimi të mbahet për 30 ditë, do të ishte një hap i vërtetë përpara, jo vetëm një gjest për një paradë”, tha ai.
    Presidenti i SHBA Donald Trump kishte shprehur më parë zhgënjimin e tij të thellë me Rusinë, duke thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë të shtënat dhe të arrijë një marrëveshje.

  • Putini shpalli armëpushimin treditor, Kievi: Të zgjasë një muaj

    Putini shpalli armëpushimin treditor, Kievi: Të zgjasë një muaj

    Bota E Hënë, 28 Prill 2025 16:37
    Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit.
    “Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull“, thuhet në deklaratë.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën e njëanshme të Putinit për një armëpushim tre-ditor nga 8 maji. “Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, duhet të pushojë menjëherë zjarrin. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndalet tani dhe armëpushimi të mbahet për 30 ditë, do të ishte një hap i vërtetë përpara, jo vetëm një gjest për një paradë”, tha ai.

  • “Mercenarët koreanoveriorë, heronj”, Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

    “Mercenarët koreanoveriorë, heronj”, Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

    Një buton shtypet dhe “përbindëshi” rreth dy tonësh përfundon në det pasi fluturoi për mbi 1100 kilometra. Ushtria e presidentit Vladimir Putin lëshoi raketën Kalibr, të gjatë mbi 6 metra me vlerë miliona dollarë, siç u tha në njoftimin zyrtar, “për të ngacmuar nëndetësen e armikut” në Paqësor.
    E gjithë kjo pjesë e një stërvitje për të treguar muskujt ushtarakë. Megjithatë lufta e vërtetë është në anën tjetër. Rajone të ndryshme të Ukrainës janë bombarduar nga ushtria e Rusisë, e cila në sulmet e saj ka përdorur dhe shumë dronë.
    Sipas raportimeve, 5 civilë janë vrarë në Donjeck, ndërsa të plagosur mbetën të paktën 6 të tjerë. Në anën tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar 115 dronë të lëshuar nga ushtria e Ukrainës. Raportohet për një person të vrarë në rajonin e Brianskut
    Presidenti rus, Vladimir Putin, falenderoi ushtarët e Koresë së Veriut, siç thotë ai, “për çlirimin e rajonit të Kurskut nga pushtimi ukrainas”. Madje u thotë mercenarëve të Kim Jong Un se janë heronj. Kështu raporton vetë Kremlini që ka publikuar deklaratën e firmosur nga Putin. Konfirmimi për pjesëmarrjen e tyre në fushën e betejës përbën një akt kriminal, sipas Koresë së Jugut.
    Por për Penianin është një çështje krenarie, por edhe përfitimi. Rusia konfirmon gatishmërinë për të garantuar ndihmë ushtarake për Korenë e Veriut nëse do të ketë nevojë. Një alarm ky që tregon se në rast lufte, krah trupave të Kim Jong Un mund të jenë edhe ushtarët e Putinit.

  • “Vladimir Stop!”, Trump për sulmet ruse në Kiev: Të kryejmë marrëveshjen e paqes

    “Vladimir Stop!”, Trump për sulmet ruse në Kiev: Të kryejmë marrëveshjen e paqes

    Presidenti amerikant Donald Trump ka reaguar për sulmet ruse në Kiev, ku mbetën të vrarë 9 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën.Në rrjetin e tij social Truth, Trump apelon Putin të ndalojë, ndërsa kërkon të arrihet sa më parë marrëveshja e paqes.
    “Unë nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Të panevojshme, dhe në një kohë shumë të keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të kryhet Marrëveshja e Paqes!”-shkruan Trump.Në orët e para të ditës së sotme, Rusia lëshoi raketa dhe drone në Kiev, ku raportohen zyrtarisht 9 të vdekur dhe të paktën 70 të plagosur nga shërbimet e emergjencës. Sulmi u komentua nga Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE Kaja Kallas. Ajo shkroi në “X” pas sulmeve se pengesa për paqen nuk është Ukraina, por Rusia.

  • Sulmet ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, stop!

    Sulmet ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, stop!

    Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kivein.

    Duke shkruar në llogarinë e tij në Truth Social pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington DC, Trump dënoi sulmet vdekjeprurëse në Kiev .
    “Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi ai.
    Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë.
    “Ai [Zelensky] mund të ketë paqe ose, ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin,” shkroi Trump të mërkurën, duke shtuar se Zelensky ishte “njeriu pa letra për të luajtur”.
    Mesazhi i Trump për Putinin është një dënim relativisht i rrallë i sulmeve pothuajse të përditshme ruse në Ukrainë, dhe një shenjë e zhgënjimit të tij.

  • Sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, STOP!

    Sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, STOP!

    Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kivein.

    Duke shkruar në llogarinë e tij në Truth Social pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington DC, Trump dënoi sulmet vdekjeprurëse në Kiev .
    “Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi ai.
    Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë.
    “Ai [Zelensky] mund të ketë paqe ose, ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin,” shkroi Trump të mërkurën, duke shtuar se Zelensky ishte “njeriu pa letra për të luajtur”.
    Mesazhi i Trump për Putinin është një dënim relativisht i rrallë i sulmeve pothuajse të përditshme ruse në Ukrainë, dhe një shenjë e zhgënjimit të tij.
     

    Top Channel

  • VLADIMIR STOP! Trump reagon pas sulmit rus në Kiev

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur kritikën e tij ndaj Moskës për sulmin e mbrëmshëm me raketa dhe dron rus në Kiev.

    Duke u shprehur në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk është e nevojshme, dhe një kohë shumë e keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të firmosim Marrëveshjen e Paqes!” 

    Dje, Trump u shpreh se e kishte më të lehtë të negocionte me Moskën sesa me Ukrainën, duke thënë se mendonte se “kishte një marrëveshje me Rusinë”. 

    Ai gjithashtu kritikoi presidentin ukrainas Zelenskyy për zgjatjen e luftës në Ukrainë për shkak të qëndrimit të tij mbi Krimenë.