Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rekomandimit të UNESCO për të shpallur Luginën e Vjosës një Rezervat Biosfere. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari.
Kryeminstri theksoi se kjo është arritur falë një pune të madhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm”, shprehet ndër të tjera Rama.
Lajmin më herët e ka bërë të ditur ministri e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila në postimin e saj në Facebook, shprehet se rekomandimi i UNESCO është një vlerësim ndërkombëtar që vjen punës intensive të institucionit që ajo drejton, si dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm.
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, shkruan Rama.
Tag: vjosës
-

“Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere”, Rama: Lajm që na mbush me krenari!
-

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës
UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës dhe miratimi pritet të kryhet në muajin shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
Kumbaro e cilësoi këtë hap si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.
“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon,” shkruan Kumbaro, raporton A2 CNN.
Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global.
Postimi i plotë:
Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës ????????
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit -

UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
Ai u shpreh se ky është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, “është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”.
“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, ka shkruar Rama.Top Channel
-

SHBA/ Aktivistët shqiptarë frymëzojnë botën, thirrje për mbrojtjen e lumenjve
Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Opera House të San Franciskos, aktivistët shqiptarë të mjedisit, Besjana Guri dhe Olsi Nika, u nderuan të martën me çmimin prestigjioz “Goldman Prize”, i njohur gjerësisht si “Nobeli i Mjedisit”. Ky vlerësim ndërkombëtar i jepet çdo vit aktivistëve që kanë treguar angazhim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e natyrës dhe komuniteteve lokale.Guri dhe Nika u shpërblyen për përpjekjet e tyre të palodhura mbi një dekadë për të shpëtuar lumin Vjosa – një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë – nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve. Aktivizmi i tyre luajti një rol kyç në shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar i një Lumi të Egër nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023, duke e kthyer Shqipërinë në një shembull unik për ruajtjen e ekosistemeve të ujërave të egra.Ceremonia, e organizuar gjatë Javës së Tokës, mblodhi mbi 3,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota: aktivistë, liderë komunitetesh, filantropë dhe figura publike. Në fjalën e saj përshëndetëse, Besjana Guri theksoi rëndësinë e veprimeve të vogla me ndikim të madh:“Suksesi ynë në mbrojtjen e lumit Vjosa është fitorja e parë madhore mjedisore e Shqipërisë. Ky çmim është një kujtesë se kur njerëzit bashkohen, mund të bëjnë të pamundurën, të mundur.”Ndërkohë, Olsi Nika ngriti alarmin për gjendjen kritike të lumenjve në botë dhe bëri thirrje për më shumë nisma si ajo e Vjosës:“Lumenjtë e egër po zhduken me një ritëm alarmant. Historia e Vjosës është një model shprese, veçanërisht sepse ndodhi në një vend ku për dekada të tëra çështjet mjedisore nuk kishin asnjë shans. E pranoj këtë çmim me zotimin për të vazhduar punën për mbrojtjen e lumenjve tanë.”Krahas dy aktivistëve shqiptarë, këtë vit çmimi Goldman iu dha edhe pesë fituesve të tjerë nga rajone të ndryshme të botës: Semia Gharbi (Tunizi), Batmunkh Luvsandash (Mongoli), Carlos Mallo Molina (Ishujt Kanarie), Laurene Allen (SHBA) dhe Mari Luz Canaquiri Murayari (Peru).Çmimi Goldman për Mjedisin, i themeluar në vitin 1989 nga filantropët Richard dhe Rhoda Goldman, është një nga nismat më të rëndësishme globale për të nxjerrë në pah kontributin e individëve në mbrojtjen e natyrës. Deri më sot, ai ka nderuar 233 fitues nga 98 vende, përfshirë 106 gra që kanë lënë gjurmë në mbrojtjen e planetit.
-

Belinda Balluku: “Mes Semanit dhe Vjosës”, një projekt fantastik, që do të jetë nga më të bukurit në Mesdhe
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre ka publikuar sot projektin më të ri të qarkut Fier, “Mes Semanit dhe Vjosës”, një projekt fantastik, që do të jetë nga më të bukurit në Mesdhe. Ky projekt ndryshon krejt zonën e Myzeqesë, duke e kthyer gjithçka në interes të agroturizmit. Por jo vetëm të qarkut Fier, por do të jap hov turizmit të huaj që do të rrisë numrin e tyre drejt Shqipërisë.
Projekti do të ketë edhe të parën fushë golfi në Shqipëri, buzë detit. -

Çmimi mjedisor “Goldman” 2025 për dy aktivistë shqiptarë, Besjana Guri dhe Olsi Nika
Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.
Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.
“11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
“E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
Një fitore mes sfidash
Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
Në nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
E ardhmja e Vjosës
Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e stukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
Ndërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme.
)Rashela Shehu korrespondente nga Tirana për DW) -

Çmimi mjedisor “Goldman 2025” për dy aktivistë shqiptarë
Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.
Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.“11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
“E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
Një fitore mes sfidash
Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.
Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartëNë nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
‘’Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje” – thotë biologu Nika.
E ardhmja e Vjosës
Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e stukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
Shushica mund të humbasë statusin e Parkut KombëtarNdërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme./DW
