Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
‘Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europë’, tha ajo.
Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.
Tag: vjosa
-

Spiropali takohet me Vjosa Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës
-

Vjosa gati për në UNESCO, aprovohet dosja e aplikimit për shpalljen “Rezervat Biosfere”
UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet “Rezervat Biosfere”. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, duke hapur rrugën për vendimin përfundimtar që pritet të merret në shtator këtë vit gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera). Ndërsa për Ministrinë e Turizmi dhe Mjedisit që ndau në faqen e saj dhe lajmin që UNESCO ka dhënë rekomandim zyrtar, që Lugina e Vjosës të shpallet “Rezervat Biosfere”, kjo është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
“Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm. Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon, ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, shprehet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Nëse miratohet, Lugina e Vjosës do të përfshihet në listën globale të pasurive natyrore, duke fituar një status prestigjioz që i njeh ndërkombëtarisht rëndësinë ekologjike dhe biodiversitetin, siguron vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, etj. Lugina e Vjosës u shpall park kombëtar nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023. Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij janë ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve të specieve, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të vlerësuara si të kërcënuara globalisht nga IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës). -

Vjosa një hap larg UNESCO-s! Dosja e aplikimit miratohet, kur pritet të vijë konfirmimi
Lumi Vjosa është më pranë se kurrë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës, pas një suksesi të rëndësishëm këtë javë.
Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, duke hapur rrugën për vendimin përfundimtar që pritet të merret në shtator 2025, gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera).
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila në një reagim publik u shpreh se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë.
“Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar – është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta për ta mbrojtur. Vjosa sot nuk është vetëm një lumë – është një model i zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Kumbaro.Procesi i aplikimit për përfshirjen e Luginës së Vjosës në UNESCO ka kaluar përmes një pune të gjatë dhe të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.
Ky përkushtim u konkretizua që prej vizitës së Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, në shkurt të vitit 2023, e deri në shqyrtimin teknik të detajuar të dosjes në shkurt 2025.
Në datat 17–21 shkurt 2025, gjatë takimit të 31-të të Komitetit Ndërkombëtar të Këshillit për Rezervat e Biosferës, Departamenti i Shkencave Ekologjike dhe të Tokës pranë UNESCO-s konkludoi se dosja e Vjosës përmbush kriteret dhe rekomandoi miratimin përfundimtar.
Nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive, në shtator 2025 Vjosa do të shpallet zyrtarisht Rezervat i Biosferës në listën e UNESCO-s, duke forcuar statusin e saj si simbol i mbrojtjes së natyrës në Europë dhe model i bashkëjetesës së komuniteteve me mjedisin.Top Channel
-

Në shtator pritet miratimi, UNESCO: Vjosa të shpallet Rezervat i Biosferës
UNESCO ka rekomanduar që Vjosa të shpallet Rezervat i Biosferës. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit, Mirela Kumdaro.
Në vijim postimi i plotë i Kumbaros:Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës 🇪🇺Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm.Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon, ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit.
-

“Janë nis me të vra”/ Vjosa Osmani merr tjetër mesazh, kërcënohet me vdekje
Vjosa Osmani
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar sërish përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës. Edhe në këtë mesazh, presidentja kërcënohet me vdekje. Mesazhi është bërë publik në të gjitha mediat e Kosovës.
“Janë nis me të vra ku** dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara,”- shkruhet në mesazhin kërcënues.Edhe ky rast pritet të dërgohet për t’u hetuar nga Prokuroria e Kosovës, nga e cila pritet që të ndërmerren veprimet e nevojshnme.
Edhe disa javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar, sërish përmes adresës së saj zyrtare.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruar në mesazhin e mëhershëm kërcënues.
Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin dhe se po hetohet për kapjen e autorit./ZËRI -

“Janë nis me të vra k*rve”/ Tjetër email kërcënues ndaj presidentes Vjosa Osmani, publikohet mesazhi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj. Raportohet se një tjetër email kërcënues është dërguar në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.
Në mesazhin kërcënues shkruhet se janë nisur për të vrarë Osmanin ndërsa e ofendojnë atë duke e quajtur ku***. Më tej theksohet se personat që janë nisur jan spiuna të Serbisë dhe policë më armë të kontrabanduara.
“Janë nis me të vra k*** edhe shpijuna e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues që ka shkuar në adresë të presidencës. Media në Kosovë gjithashtu kanë publikuar foto nga mesazhi i dërguar në emailin e Presidencës.Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.
Sadriu i cilësoi këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai theksoi se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.
Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional. -

“Jan nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale. Një tjetër email kërcënues ka ardhur në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.
Ndryshe edhe javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar po ashtu përmes adresës zyrtare të institucionit që ajo drejton.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruajtur në mesazhin e mëhershëm kërcënues.
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre dhe se kanë caktuar një prokuror që do të merret me këtë qështje.
“Të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”, njoftuan nga Prokruroria Speciale.
Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.
Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional. -

“Përmes aleancave”/ Presidentja Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Paqja nuk vjen duke qëndruar e izoluar
Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohje për rolin e shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që siç tha ajo sollën paqe në një rajon të Evropës që “nuk kishte njohur kurrë paqe më parë”.
“Paqja nuk vjen duke ecur vetë apo duke qëndruar e izoluar, por përmes partneriteteve dhe aleancave”. Ky ishte mesazhi i Osmanit nga darkën e organizuar nga Kongresi amerikan dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s. Marrëdhëniet e dëmtuara me SHBA-në gjatë qeverisë Kurti, madje të cilësuara nga Richard Grenell, emisar për misione të posaçme të administratës Trump, si më të këqijat në 35 vitet e fundit, duket se po përpiqet ti ribalancojë presidentja Vjosa Osmani.
“Mbi të gjitha, ne i detyrohemi një falënderim burrave dhe grave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s, edhe ata në uniformë, edhe diplomatët në kostum, që qëndruan me neve në momentet më të vështira. Ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s erdhën jo vetëm si paqe-bërës, por si heronj, si mbrojtësit tanë dhe si shokët tanë. Në momentet tona më të brishta, prezenca e tyre u bë strehë jo vetëm për shtëpitë tona por edhe ëndrrat tona, sepse falë tyre, fëmijët e Kosovës më në fund flenë të sigurt. Falë tyre, një komb i tërë pati guxim të ngrihej nga hiri”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo falënderoi ushtarët dhe diplomatët që shërbyen në Kosovë në ato qe i quajti orët më të vështira të historisë se Kosovës.
“Drejtuar SHBA-së dhe të gjithë partnerëve në NATO; përkrahja juaj ka qenë dora e fortë që na ka ndihmuar të vazhdojmë para, ju na keni dhënë arsye të qëndrojmë si kombi më pro-amerikan dhe pro-NATO në tokë. Dhe drejtuar çdo ushtari amerikan që ka ecur në rrugët tona, ka mbrojtur qytezat tona dhe ka qëndruar rojtarë i shpresës tonë, ne e themi këtë me sinqeritet të palëkundshëm: shërbimi juaj nuk do të shkojë dëm dhe do të keni gjithmonë një shtëpi në Kosovë”, është shprehur ajo. Osmani po qëndron në SHBA-së si pjesë e sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, edhe pse Kosova nuk është ende pjesë e Aleancës ushtarake. -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë zyrtare të Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit mbahet në qytetin Dayton.
Ky sesion vjetor është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi përkon me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Si rrjedhojë, e gjithë veprimtaria e sivjetshme është e fokusuar në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë forum të nivelit të lartë po marrin pjesë krerë shtetesh nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani pritet të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të agjendës së saj, përfshirë:
Fjalime në darkën zyrtare të organizuar nga Asambleja,Pjesëmarrje në panele tematike,Si dhe takime bilaterale me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse.Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë forum nënvizon rolin e Kosovës si një partnere e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe përforcon bashkëpunimin e saj me aleatët strategjikë. -

“Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës”/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së saj në Zvicër nga shumë shqiptarë që dikur kishin emigruar si refugjatë dhe që sot janë qytetarë të integruar të këtij shteti mik të Kosovës.
Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani shprehu falënderimin e saj për pritjen e ngrohtë që i ishte bërë në Bernë, duke theksuar lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe diasporës shqiptare.
Vjosa Osmani:
“Sot qindra mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët mirëkuptimi. Kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi krijuar një partneritet unik, të pasur me miqësi dhe me lidhje mes njerëzve. Bijtë dhe bijat e atyre që dikur erdhën si punëtorë dhe refugjatë, sot janë mjekë dhe inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës. Ata po ndërtojnë qëllimin e jetës, po forcojnë komunitetet e tyre këtu në Zvicër. Dhe çdo ditë ata ndihmojnë në shtyrjen përpara të mirëqenies së shtëpisë së tyre të re – Zvicrës.”