Tag: vjosa

  • Ndotja me naftë e lumit Vjosa, reagon Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

    Ndotja me naftë e lumit Vjosa, reagon Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

    Kompania Albpetrol ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për mediet pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta.
    Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

    Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
    “Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
    “Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kësaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne i zbatojmë rigorizisht sot për eliminimin e tyre.
    “Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.
    Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve.
    “Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
    Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, njoftoi Albpetrol.
    Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.ATSH

  • Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

    Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

    Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili tregoi në rrjetet sociale se si kishte ndryshuar ngjyrë lumi Vjosa për shkak të ndotjes nga nafta.
    Albpetrol shkruan se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit në zonë prej gjashtë dekadash, kompania shkruan se ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, “të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike“
    “Të cilat ne zbatojmë rigorozisht sot për eliminimin e tyre”, thuhej në deklaratë.
    Albpetrol thotë se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
    “Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, deklaroi Albpetrol.
    Sipas tyre, kjo njollë “aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve”,
    “Ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave. Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, deklaroi Albpetrol.
    Ai që i bëri publike pamjet e masakrës mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës ishte CEO i River Watch, Ulrich Eichelmann. Lumi Vjosa cilësohet si më i egri në Europë.
    “Çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë këtu? Si është e mundur që qeveria nuk reagon menjëherë, pasi kjo nuk është një zbulim plotësisht i ri. 7 vite më parë, kur ne erdhëm për herë të parë këtu, pamë që kishte naftë që lundronte në rrjedhjen e poshtme të lumit Vjosa nga këtu. Dhe kishte artikuj në gazeta që thonin se nafta vinte nga fushat e naftës në rrjedhjen e sipërme, rreth 1 kilometër larg, por asgjë nuk ndodhi. Tani situata është edhe më keq, jam i sigurt”, shprehej ai.
    Për shkak të situatës edhe gjallesat që jetonin në atë habitat kanë ngordhur.
    Eichelmann është një ekologjist dhe ambientalist gjerman që jeton në Vjenë prej 29 vjetësh. Ai është autor i një dokumentari për abuzimet me mbrojtjen e klimës dhe pasojat e të ashtuquajturave energji të gjelbra. Ndërsa në vitin 2012, ai themeloi organizatën për ruajtjen e lumenjve “River Watch”.
    Lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, është shpallur nga Qeveria Shqiptare si “Park Kombëtar”.
    Lugina e Vjosës, një muaj më parë, ka marrë edhe rekomandimin zyrtar nga UNESCO për shpalljen “Rezervat Biosfere”, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e saj në listën e trashëgimisë natyrore të agjencisë ndërkombëtare./tvklan

  • Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

    Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

    Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte.
    Pamjet tregojnë qartësisht ndotjen masive në Lumin Vjosa.
    Kjo ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave që jetojnë në këtë habitat.
    Katastrofa mjedisore është parë nga afër nga CEO i “Riverwatch”, Ulrich Eichelmann, i cili përmes një video tregon se si lumi Vjosa ka ndryshuar tërësisht ngjyrë për shkak të naftës.
    Në një postimin në Instagram, ai thotë se situata është e rëndë. Sasi e naftës së derdhur në lum ka krijuar një shtresë të paktën rreth 10 centimetra të trashë.
    Kujtojmë se në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare. Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë.
    Parku Kombëtar i Vjosës është shtrirë në një sipërfaqe mbrojtjeje prej 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore së bashku me të tre degët e lumit Vjosë (Lumi Drino, Lumi Bënçë dhe Lumi i Shushicës)./tvklan

     

  • Derdhet naftë në Vjosë! Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

    Derdhet naftë në Vjosë! Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

    Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte.

    Pamjet tregojnë qartësisht ndotjen masive në Lumin Vjosa.

    Kjo ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave që jetojnë në këtë habitat.

    Katastrofa mjedisore është parë nga afër nga CEO i “Riverwatch”, Ulrich Eichelmann, i cili përmes një video tregon se si lumi Vjosa ka ndryshuar tërësisht ngjyrë për shkak të naftës.

    Në një postimin në Instagram, ai thotë se situata është e rëndë. Sasi e naftës së derdhur në lum ka krijuar një shtresë të paktën rreth 10 centimetra të trashë.

    Kujtojmë se në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare. Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë.

    Parku Kombëtar i Vjosës është shtrirë në një sipërfaqe mbrojtjeje prej 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore së bashku me të tre degët e lumit Vjosë (Lumi Drino, Lumi Bënçë dhe Lumi i Shushicës).

  • Sasi të mëdha nafte derdhen në Parkun Kombëtar të Vjosës, a rrezikohet marrja e statusit nga UNESCO?

    Sasi të mëdha nafte derdhen në Parkun Kombëtar të Vjosës, a rrezikohet marrja e statusit nga UNESCO?

    Dy vite më parë, Vjosa mori titullin ‘lumi i fundit i egër në Evropë’. Por, përpos titullit sot, Parku Kombëtar i Vjosës sot, gjendet përballë një kërcënimi tejet të rrezikshëm.

    Ulrich Eichelmann, CEO dhe koordinator i projektit ‘Zemra Blu’, ka denoncuar ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës nga impiantet e asfaltit dhe naftës, të cilat po derdhin në ujin e lumit të fundit të egër në Evropë, sasi të mëdha nafte.

    Faqja e Blue Heart Rivers ka ndarë në Instagram disa pamje skandaloze se si Parku Kombëtar i Vjosës është shndërruar në një vend për derdhjen e naftës dhe mbetjeve të industrive të asfaltit.

    Eichelmann thekson se derdhja e naftës po kërcënon seriozisht habitatet dhe jetën e egër teksa i bën thirrje qeverisë shqiptare ta mbrojë Parkun Kombëtar të Vjosës jo vetëm me titull, por edhe me vepra.

    Dy javë më parë, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”. Por, skandali i fundit mund të vendosë në pikëpyetje marrjen e statusit “Rezervati i Biosferës”.

    Ajo që kryeminsitri e cilësoi krenari, dy javë më parë, sot ndodhet përballë rrezikut që kërcënon lumin e fundit të egër të Evropës dhe kjo për shkak të dorës së njeriut, i cili do të duhej ta mbronte.

    “Derdhje nafte në pragun e Parkut Kombëtar të Vjosës. A është kjo pamja e mbrojtur?

    Impiantet qeveritare të naftës dhe asfaltit po derdhin naftë në kufijtë e parkut kombëtar të lumit të egër Vjosa, duke dëmtuar lumin. Vetëm disa litra naftë mund të ndotin mijëra litra ujë, dhe ajo që rrjedh këtu është shumë më tepër, duke kërcënuar habitatet dhe jetën e egër në rrjedhën e poshtme. Kjo nuk është vetëm ndotje, është një shkelje. Standardet e Parkut Kombëtar i ndalojnë këto kërcënime në zonat e mbrojtura.

    Ky është shembulli më i keq i shkatërrimit të lumit që kam parë ndonjëherë dhe fakti që ai derdhet në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa është një turp.

    Përcaktimi i Parlamentit Kombëtar duhet të nënkuptojë veprim, jo ​​vetëm një titull.

    Këto vende duhet të pastrohen dhe të mbyllen.

    Ta mbajmë Vjosën të egër, jo të mbuluar nga nafta.

    Ne kërkojmë që qeveria shqiptare të mbrojë parkun tonë të Vjosës tani”, shkruan Blue Heart Rivers./Politiko/

  • Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

    Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

    Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të futet në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO, në kuadër të programit ndërkombëtar “Njeriu dhe Biosfera”.
    Ky lajm u bë i ditur gjatë një takimi në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore.
    Ministrja Kumbaro tha: “Audrey Azoulay është një mike e çmuar e Shqipërisë, me të cilën kemi bashkëpunuar ngushtë në fushën e kulturës. Tani po arrijmë një sukses të ri: përfshirjen e Vjosës në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, që simbolizon bashkëjetesën mes natyrës dhe njeriut.”
    Ajo shtoi se vendimi zyrtar për këtë do të jepet në shtator, duke e bërë Vjosën një zonë unike natyrore dhe pjesë të listës së trashëgimisë botërore.
    Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë rajonin, duke forcuar pozicionin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.
    Lumi Vjosa njihet si “lumi i fundit i egër në Europë”, sepse rrjedh lirshëm për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos) deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.
    Lugina e Vjosës është një ekosistem i veçantë, që përfshin habitatet e ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, me mbi 1100 lloje bimësh dhe kafshësh, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë. Ajo shërben gjithashtu si korridor migrimi për shumë shpendë dhe është një zonë e rëndësishme për biodiversitetin në Europë./Agjencia Telegrafike Shqiptare

  • Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

    Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

    Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë dhe e përpjekjeve të saj për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe natyrore.
    “Audrey Azoulay, një mikeshë e vyer e Shqipërisë me të cilën kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e kulturës. Tani po kurorëzojmë një tjetër arritje të përbashkët: përfshirjen e Vjosës në trashëgiminë e UNESCO-s, si simbol i harmonisë mes natyrës dhe njeriut”, u shpreh ministrja Kumbaro.

    Kumbaro shtoi se vendimi zyrtar për përfshirjen e Vjosës pritet në shtator, çka do ta bëjë këtë zonë unike natyrore pjesë të listës prestigjioze të trashëgimisë botërore. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, duke e përforcuar statusin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.
    Lumi Vjosa është i njohur si “lumi i fundit i egër në Europë”, pasi rrjedh në mënyrë të lirë për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos), deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.Lugina e Vjosës është një ekosistem unik, që përfshin habitate të ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, më shumë se 1100 lloje bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë, është një korridor migrimi për shumë shpendë dhe një zonë e rëndësishme për biodiversitetin europian.

  • Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.
    Vendimi erdhi pas shqyrtimit të propozimeve nga subjektet politike dhe analizës së plotë në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
    Ky hap ka për qëllim përgatitjen e plotë të procesit zgjedhor, duke garantuar administrimin e standardeve të larta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet përkatëse.

  • Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë

    Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të propozimeve politike dhe analizës së afateve kushtetuese, me qëllim përgatitjen e plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
    “Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
    Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet e tjera relevante, “me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”.

  • Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani/ Ja tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale

    Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani/ Ja tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale

    Albulena Haxhiu, përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim tha se preferojnë datën 5 tetor, sipas tyre sa më herët.
    Partitë politike kanë përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin këtë të mërkurë.
    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu tha që pajtohen me datat e propozuara edhe pse preferojnë datat 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.