Tag: vjosa

  • Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten disa banesa pranë urës së Mifolit

    Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten disa banesa pranë urës së Mifolit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.
    Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës.
    Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.
    Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.
    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.

  • Shqipëria nën “pushtetin” e motit të keq! Banesa të përmbytura e rrugë të dëmtuara, Vjosa del nga shtrati

    Shqipëria nën “pushtetin” e motit të keq! Banesa të përmbytura e rrugë të dëmtuara, Vjosa del nga shtrati

    Lumi vjosa-tale e lezhës

    TIRANË- Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e motit të keq prej disa ditësh, teksa situata problematike janë regjistruar në disa zona të vendit. Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit në lagunë ka dëmtuar argjinaturën, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar pa ndërprerje për të forcuar argjinaturën dhe për të minimizuar pasojat.
    Lumi Vjosa në zonën e Novoselës ka arritur në pikën kritike të tij. Prurjet kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bërë që lumi të dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit. Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura. Ndërkaq, nuk ka probleme në akset rrugore të cilat janë të kalueshme.
    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës. Sheper, rruga që lidh Zagorinë me Poliçanin rrezikon të bllokohet. Ndërsa rruga Suhë-Poliçan është bllokuar. Dëmtime ka pësuar dhe ujësjellësi, e për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa ujë.
    Në Bashkinë e Fushë Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. Gjithashtu ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra. Problematika paraqiten edhe në Bashkinë Pukë, ku raportohet për dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret./ZËRI

  • Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

    Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit.

    Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura.
    Ndërkohë, Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri por ka njoftuar dhe banorët e zonës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën e Përmetit dhe të Gjirokastrës, Memaliaj, pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e reja në Kosovë, zbulohet lëvizja e fundit e Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës

    Zgjedhjet e reja në Kosovë, zbulohet lëvizja e fundit e Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim partitë politike.
    Në këtë takim konsultativ do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dështimit të formimit të qeverisë.
    Takimi do të mbahet nesër nga ora 10:30.

  • Video/ Pamje me dron, Lumi Vjosa në pikë kritike pasi rrezikon të dalë nga shtrati

    Video/ Pamje me dron, Lumi Vjosa në pikë kritike pasi rrezikon të dalë nga shtrati

    Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, prurjet në lumin Vjosë janë rritur. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se lumi Vjosë po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati.

    Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa. Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
    Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës se lumit të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
    Deri tani niveli ka arritur 6 metër, ndërkohe qe pika kritike është 6.8 metër.

    Top Channel

  • VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

    VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

    Reshjet e shiut të cilat prej dy ditësh kanë përshkuar të gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve. Për shkak të prurjeve të larta edhe lumi Vjosa është ngritur ndjeshëm duke rritur rrezikun e përmbytjeve në orët në vijim.

    Pamjet me dron të kapura nga “Euronews Albania” nga Novosela tregojnë Vjosën të fryrë dhe me prurje të larta. Nga ajri dallohet qartë zgjerimi i shtratit të lumit. Vjosa gjithashtu nga prurjet e larta ka një rrjedhë të shpejtë të ujit.

  • Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, autoritetet apel për t’u evakuuar

    Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, autoritetet apel për t’u evakuuar

    Reshjet që kanë përfshirë jugun e vendit po japin efektin e tyre edhe në prurjet e lumit Vjosa, i cili është ndër lumenjtë më të rrezikshëm sa i takon përmbytjeve që shkakton kur del nga shtrati.
    Gjatë një inspektimi pranë urës së Mifolit, kryetari i Bashkisë së Fierit deklaroi se prurjet po rriten nga ora në orë ndërsa u ka bërë thirrje banorëve pranë rrjedhës së lumit që të marrin masa për evakuime.
    Sakaq, Emergjencat Civile të Bashkisë së Fierit po monitorojnë nga afër situatën me prurjet e lumit Vjosë, ndërsa konfirmohet se deri më tani edhe hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.

  • Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

    Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

    Pavarësisht se reshjet e shiut në qytetin e Vlorës kanë qenë me një intensitet të ulët deri mesatar, situata në lumin Vjosë nuk paraqitet aspak e qetë. Në njësinë administrative Novoselë lumi ka tendencë të prurjeve në rritje e sipër. Kjo për shkak të prurjeve që vijnë nga Përmeti dhe Memaliaj të cilat janë edhe aty në rritje.
    Situata në Vjosë po mbahet në monitorim pasi rrezikon daljen nga shtrati. Nëse prurjet do të jenë në kuota të larta përgjatë orëve në vijim situata do të jetë kritike.
    Momentalisht Vjosa po shkon në kuotën e 4.2 metrave teksa kur arrin kuotën 7.5 metra nis përmbytjen e zonave përreth.
    Banorëve të zonës ju është bërë thirrje të jenë në gatishmëri pasi në nivelin mbi 6-6.5 metra do të nisë evakuimi i banesave të para që gjenden afër lumit.

  • Shira të rrëmbyeshëm, Vjosa arrin në pikën 5 metra

    Shira të rrëmbyeshëm, Vjosa arrin në pikën 5 metra

    Në njësinë administrative Novoselë, niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur 5 metra.
    Sipas raportimeve, situata momentalisht është e qetë dhe lumi nuk ka dalë nga shtrati. Megjithatë, nëse lumi arrin nivelin 7.5 metra, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, duke kërcënuar tregun e vjetër të Mifolit.
    Duke qenë se prurjet janë në rritje, situata mbahet ende nën monitorim, dhe pritet të shihet në orët në vazhdim se sa do të rritet niveli dhe nëse do të kemi dalje të lumit nga shtrati.

  • Lumi Vjosa në Kashisht, Fier mbetet në gjendje normale pavarësisht intensitetit të reshjeve.

    Lumi Vjosa në Kashisht, Fier mbetet në gjendje normale pavarësisht intensitetit të reshjeve.

    Reshjet e shiut, të cilat kanë filluar pasditen e djeshme dhe vijojnë në të gjithë qarqet e Shqipërisë, nuk kanë ndikuar në prurjet e lumit Vjosa. Në fshatin Kashisht, Fier, situata rezulton të jetë e qetë dhe pa ndonjë kërcënim real për banorët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fotot e dërguara nga banorët e zonës , tregojnë se lumi ndodhet brenda shtratit , ndërkohë që autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për çdo situatë të paparashikuar. Ekspertët e hidrologjisë po monitorojnë vazhdimisht nivelin e ujit dhe deri në këto momente, nuk janë raportuar rritje të rrezikshme të prurjeve në këtë zonë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Banorët e Kashishtit janë të qetë , pasi situata aktuale nuk paraqet rrezik, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vijojnë të dendura edhe gjatë ditëve në vijim në disa qarqe të vendit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”