Tag: vjosa

  • Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:22
    Këtë mbrëmje prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë. Shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra. Situata vijon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit. Niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike. Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

  • Vjosa arrin në pikën 8.25 metra, 10 banesa të përmbytura në Novoselë dhe Fitore

    Vjosa arrin në pikën 8.25 metra, 10 banesa të përmbytura në Novoselë dhe Fitore

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra, evakuohen 10 familje në Novoselë

    Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra, evakuohen 10 familje në Novoselë

    Niveli i lumit Vjosa ka arritur në pikën kritike të 8 metrave.

    Në Njësinë Administrative Novoselë janë evakuuar gjithsej 10 familje si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet. Prej tyre, 7 familje janë nga fshati Novoselë dhe 3 nga fshati Fitore.
    Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për sistemimin e tyre të përkohshëm dhe vijojnë monitorimin e situatës.

    Top Channel

  • Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit

    Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit

    Ashtu siç u parashikua, prurjet në Vjosë nga reshjet intensive u shtuan duke përmbytur toka bujqësore.
    Qindra hektarë tokë bujqësore në Çerven dhe Kashisht janë nën ujë teksa Vjosa arriti pikun këtë të enjte, në 7.1 metra mbi nivelin e detit. 30 efektivë të Forcave të Armatosura me pompa thithëse dhe varka u pozicionuan në afërsi të Çervenit për të ndërhyrë në rast përkeqësimi të situatës..
    Kreu i emergjencave civile Haki Cako teksa monitoroi urën e Mifolit tha se janë evakuuar disa familje pranë shtratit të lumit. Ndërkohë vërshimi i ujit në kanalin kryesor kullues çau argjinaturën në Tale duke rrezikuar banorët e shtatë fshatrave.
    Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë është dëmtuar dhe segmenti rrugor Rrëshen–Bukmirë në Bashkinë e Mirditës. Shembjet në disa pjesë të rrugës rrezikojnë bllokimin e qarkullimit për banorët e zonës. Ekipet e emergjencës po punojnë për të evituar izolimin e fshatrave.

  • Vjosa kalon pikën maksimale, shtohet sipërfaqja e përmbytur

    Vjosa kalon pikën maksimale, shtohet sipërfaqja e përmbytur

    Niveli aktual i Vjosës ka kaluar pikën e saj maksimale duke arritur në 7.8 metra.
    Për rrjedhojë janë mbytur të tjera toka bujqësore, teksa uji i lumit ka arritur edhe në oborret e tre shtëpive dhe njësive të biznesit.
    Kjo konsiderohet si pika maksimale e Vjosës. Pritshmëritë në vazhdimësi janë për një rënie të nivelit pasi prurjet si në Memaliaj dhe në Përmet janë në ulje.
    Shpresohet që situata mund të shkojë drejt normalizimit në orët e ardhshme

  • Niveli i Lumit Vjosë në 7.75 metra, përmbyten disa toka në Novoselë, rrezikohet një biznes

    Niveli i Lumit Vjosë në 7.75 metra, përmbyten disa toka në Novoselë, rrezikohet një biznes

    Kronikë E Enjte, 20 Nëntor 2025 18:37

    Niveli i lumit Vjosë ka arritur në nivelin 7.75 metra. Për pasojë uji ka përmbytur disa toka në zonën e Novoselës si dhe është afruar pranë një biznesi thertore. Ndërkohë që janë evakuuar 3 familje, ndërdsa emergjencat janë ende në terren.
    Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për zhbllokimin e akseve rrugore! Nën monitorim edhe lumi Vjosa

    ETIKETA lumi Vjosa

  • Kosova më 28 dhjetor në zgjedhje të jashtëzakoshme 

    Kosova më 28 dhjetor në zgjedhje të jashtëzakoshme 

    Vjosa Osmani

    KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 28 Dhjetor. Osmani ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë disa marrëveshje me rëndësi për vendin. Partitë më të mëdha politike nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani. Takimi është mbajtur një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor. Për pasojë, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

    /ZËRI

  • ZYRTARE – Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të votojë sërish Kosova për parlamentin e saj…

    ZYRTARE – Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të votojë sërish Kosova për parlamentin e saj…

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
    Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij. Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shirat e dendur, niveli i Vjosës në pikën kritike. Lumi del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

    Shirat e dendur, niveli i Vjosës në pikën kritike. Lumi del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

    Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.
    Si pasojë e rënieve së inerteve segmenti rrugor Salari-Nivicë, Dukaj-Kordhaj është bllokuar.

    Edhe aksi Suhë-Poliçan, bashkia Libohovë janë të paqarkullueshme si pasojë e dëmtimit të urës në fshatin Suhë.

    Ndërkohë në fshatrat e Dropullit problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike.

    Situata vijon të jetë problematike edhe në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.
    Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.
    Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.

  • Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.
    Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës.
    Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.
    Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.
    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.
    Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë të cilat arritën pikun gjatë orëve të natës dhe deri në mëngjes, janë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në toka bujqësore në zonën e Frakullës dhe Kashishtit. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
    Në Memaliaj, niveli i Vjosës ka arritur deri në 7 metra, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat përreth. Edhe në fshatin Çerven raportohet për toka të përmbytura dhe vështirësi për fermerët.