Tag: vjosa

  • Apartamente, makina dhe llogari bankare/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

    Apartamente, makina dhe llogari bankare/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025, ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë publike deklarimet e pasurisë për vitin 2024, të cilat janë publikuar së fundmi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë që posedon, duke përfshirë këtu edhe banim, tokë, shtëpi, veturë e të tjera.
    Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.
    Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.
    Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.
    Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro. Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).
    Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.
    Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.
    E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.
    Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan : Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.
    Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e  udhëtimet jashtë vendit.
    Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro
    Banesë 67.00 m² – 59,760 €
    Garazh kolektiv 14.00 m² – 6,000 €
    Shtëpi në Australi 150.00 m² – 170,000 €
    Tokë 5.10 ari – 35,000 €
    Banim 244.00 m² – 208,000 €
    Banim në Australi 218.00 m² – 510,000 €
    Veturë të përbashkët Mercedes-Benz, me vlerë 10,000 €.
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë të cilin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
    Kurti i ka deklaruar 1 mijë e 800 euro të gatshme kursime nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar ka pasur 1 mijë e 550 euro.
    Sipas deklarimit, Kurti ka pasur të ardhura vjetore 20 mijë e 278.12 euro nga paga neto si kryeministër.
    Kurti s’ka deklaruar të ketë përfituar nga mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përpos pagës si kryeministër.
    Te pronat e paluajtshme, ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes.
    Sipas tij, vlera e kësaj prone është 400 mijë euro që sipas deklarimit është marrë me kredi që zgjat deri më 2052. Banesa është blerë në vitin 2018.
    Paga neto e bashkëshortes së tij e deklaruar është 44 mijë e 100 euro, e punësuar në “NUPI” në Norvegji.
    Ai ka deklaruar detyrime me vlerë 250 euro për qiranë e banesës dhe 170 mijë euro të mbetura për ta paguar blerjen e apartamentit në emër të bashkëshortes.
    Banesë në vlerë prej 400,000 €.
    Rreth 1,800 € para të gatshme.
    Bashkëshortja e tij 15,000 € në një bankë në Norvegji
    500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.
    Qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës./ Revista Monitor

  • Çmimi mjedisor “Goldman” 2025 për dy aktivistë shqiptarë, Besjana Guri dhe Olsi Nika

    Çmimi mjedisor “Goldman” 2025 për dy aktivistë shqiptarë, Besjana Guri dhe Olsi Nika

    Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.
    Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.

    Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.
    “11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
    “E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
    Një fitore mes sfidash
    Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
    Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
    Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.

    Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
    Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
    Në nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
    E ardhmja e Vjosës
    Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e stukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
    Ndërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
    Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
    Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
    Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme.
    )Rashela Shehu korrespondente nga Tirana për DW)

  • Çmimi mjedisor “Goldman 2025” për dy aktivistë shqiptarë

    Çmimi mjedisor “Goldman 2025” për dy aktivistë shqiptarë

    Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.
    Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.“11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
    “E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
    Një fitore mes sfidash
    Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
    Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
    Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.
    Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
    Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
    Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartëNë nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
    ‘’Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje” – thotë biologu Nika.
    E ardhmja e Vjosës
    Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e stukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
    Shushica mund të humbasë statusin e Parkut KombëtarNdërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
    Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
    Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
    Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme./DW

  • Kampionati i Rafting në Vjosë: Adrenalinë dhe turizëm në zemër të Përmetit

    Kampionati i Rafting në Vjosë: Adrenalinë dhe turizëm në zemër të Përmetit

    Përmeti mikpriti për herë të 8-të Kampionatin Kombëtar të Rafting 2025 në lumin e fundit të egër të Europës – Vjosa duke e kthyer për dy ditë me radhë, në datat 11 dhe 12 prill, në shtëpinë e sportistëve amatorë e profesionistë të cilët lundruan dhe konkurruan për çmimin e madh.Nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Përmet, ky eveniment kombëtar u zhvillua nga Federata Shqiptare e Rafting dhe merrnin pjesë 8 ekipe nga lumenjtë, Vjosa, Osumi, Drini të Zi, Bënçë, Bistricë, Shkumbini dhe Drinos.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi se “ky kampionat në Përmet dhe trajnimet e guidave të reja, janë një prej atyre ngjarjeve me nivel të lartë profesionalizmi dhe shumë domethënëse për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëvjetor”.Kampionati Kombëtar për Rafting 2025 shënoi një nivel të ri konkurrence dhe bashkëpunimi në ujërat e Vjosës Edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, i zhvilluar në Përmet, shënoi një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri.Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, u shpreh se profesionalizmi, gara dhe miqësia mes skuadrave e ngritën nivelin e këtij edicioni.Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte dukshëm më konkurrues dhe me një pjesëmarrje më të gjerë ekipesh nga të gjitha trevat, falë edhe organizimit paralel me javën stërvitore për guidat e reja të rafting.Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting.Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit.Kjo ngjarje përmbylli me sukses katër ditët intensive të stërvitjes dhe garës. Ambicia e radhës për Federatën Shqiptare të Rafting është ngritja e një kampi të përhershëm për rafting në qytetin e Përmetit, i pajisur me porta sllallomi, për të rritur kapacitetin organizativ dhe konkurrues të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Lumi Vjosa, me rrjedhën e tij të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, ofron potencialin ideal për këtë vizion.Fitues i parë i Kampionatit u shpall Vjosa me kapiten Aldo Sakollari, lumi Bënça në vend të dytë me kapiten Pajtim Vraniçin dhe Vjosa 2 në vend të tretë me kapiten Jonas Ibrahimin.

  • Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

    Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

    Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku vlerësimet dhe mesazhet e miqësisë nuk munguan.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi Erdoganin si një “lider që i ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, në çdo sfidë dhe në çdo sukses”, duke e quajtur atë një mik të dëshmuar të vendit, zë të fuqishëm për të drejtat e popullit të Kosovës dhe shtyllë të fortë mbështetëse gjatë procesit të shtetndërtimit.
    Presidentja theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët, dhe se Turqia do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin në rajon.
    Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan, për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalias, i cili u hap sot dhe do të zgjasë dy ditë. Ngjarja organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, nën patronazhin e Presidentit turk, dhe këtë vit trajton temën: “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”.
    Tema e forumit pasqyron sfidat aktuale globale dhe nevojën urgjente për rikthimin e diplomacisë si një forcë stabilizuese, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje. Marrë pjesë liderë, diplomatë dhe përfaqësues nga e gjithë bota, për të ndarë ide dhe strategji për një bashkëpunim më të qëndrueshëm ndërkombëtar.

  • Presidentja, Vjosa Osmani kujton masakrën e Polacit dhe Qabiqit: E vërteta nuk guxon të harrohet

    Presidentja, Vjosa Osmani kujton masakrën e Polacit dhe Qabiqit: E vërteta nuk guxon të harrohet

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar maskarën e Polacit dhe Qabiqit.
    Osmani ka theksuar se në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb, ku brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë.

    “Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë”, ka theksuar Osmani.

    Presidentja ka shtuar se më 7 prill të atij viti, makineria vrastare serbe sulmoi edhe Qabiqin, ku ekzekutoi 10 civilë, në një tjetër krim që dëshmon përmasat e terrorit që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare në atë kohë.
    “Këto masakra nuk janë vetëm kujtime të dhimbshme, por pjesë e historisë sonë, e të vërtetës që nuk guxon të harrohet. Duke nderuar martirët dhe dëshmorët, ne kujtojmë sakrificën, mbrojmë të vërtetën dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, është shprehur Osmani. /Telegrafi/

  • Kurti përshëndet njohjen e pavarësisë nga Kenia, falënderon presidenten Vjosa Osmani

    Kurti përshëndet njohjen e pavarësisë nga Kenia, falënderon presidenten Vjosa Osmani

    Kosova E Mërkurë, 26 Mars 2025 19:23
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan. Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli. ”Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”,-tha Kurti.
    Postimi i plotë

    Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.
    Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.
    Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.
    Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.

  • Dita e Pyjeve! Aksion për ripyllëzimin e bregut të Vjosës, mbillen 7000 bimë: Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës

    Dita e Pyjeve! Aksion për ripyllëzimin e bregut të Vjosës, mbillen 7000 bimë: Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, në Tepelenë u vijua me aksionin “ReForest Vjosa”, dedikuar restaurimit të pyjeve breglumore në Luginën e Vjosës, pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

    Nisma e gjerë për ripyllëzimin e zonës me bimë autoktone, gjatë viteve të fundit është një hap i rëndësishëm për restaurimin e ekosistemit për të forcuar rezistencën natyrore të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Aktivistët bënë një pasqyrë të progresit të deritanishëm, përfshirë krijimin e fidanishtes së parë me bimë autoktone dhe mbjelljen e mbi 7000 kalemave të specieve të ndryshme si plep i zi, plep i bardhë, rrap dhe shelg në zonën e Shelgut, Tepelenë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Me mbjelljen e këtyre pemëve ne po synojmë që të imitojmë natyrën. Si fillim në fidanishte mbillen kalema nga pemët e zonës dhe lihen aty deri sa të rrënjëzohen, një proces që zgjat 1-2 vite e më pas zhvendosen në natyrë. Në të njëjtën kohë po mbjellim edhe në zonë duke marrë kalema e duke u kujdesur për ta”, thotë aktivistja e mjedisit, Besjana Guri.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Gjithë filozofia qëndron në përdorimin e llojeve autoktone.Gjithë materiali mbjellës është marrë nga drurë të shëndetshëm pa sëmundje të cilët u përdorën si kalema”, shprehet Gligor Dushi, përfaqësues i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

    “Kam kënaqësinë të vij këtu për Vjosën përgjatë 13 viteve të fundit dhe të mbështes këtë projekt ripyllëzimi. Dua ta bëj të qartë se Vjosa është njohur ndërkombëtarisht si një lum i egër por ajo çka nuk është e mirë për Vjosën është që s’ka mbetur më pyll e ky është një nga minuset e mëdha të parkut kombëtar. Prandaj duam të ngremë një pyll natyral rreth Vjosës dhe arsyet për këtë janë të qarta tani”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch.

    Një mbështetje e rëndësishme erdhi edhe nga Ministrja e Mjedisit të Qeverisë Gjermane, Steffi Lemke, e cila vizitoi fidanishten dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes. Gjatë aktivitetit, mbi 1000 kalemave të plepit të zi, plepit të bardhë, rrapit dhe shelgut u mbollën nga të rinjtë e Tepelenës dhe nxënësit e shkollës “Abaz Shehu”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”