Tag: vjosa

  • Rama poston videon informuese: ”Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

    Rama poston videon informuese: ”Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

    Trashëgimi, art e kulturë përgjatë rrjedhës së lumit të egër Vjosa. Këtë pritet të ofrojë edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të artit “Vjosart”, që do të zhvillohet në datat 21-31 maj 2025 përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video informuese nga ky festival, për organizimin e të cilit po përgatiten tri bashkitë respektive. ”Vjosa e egër me art të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa informoi mbi këtë event kulturor. Përmeti, Fieri dhe Vlora do të mirëpresin 200 artistë të muzikës dhe artit pamor nga 7 vende të ndryshme, të cilët do të performojnë në lokacione të ndryshme në datat 21-31 maj 2025.

    Festivali hapet më 21 maj në zemër të Përmetit me homazh për ikonën Laver Bariu dhe përurimin e bustit të tij pranë shatërvanit të qytetit. Nga 21 deri më 31 maj 2025, Përmeti, Fieri dhe Vlora do të pulsojnë në ritmin e artit me koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne.

  • Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

    Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë. Zyra presidenciale bën me dije se në e-mailin e presidentes Osmani ka mbërritur një mesazh kërcënues.

    Në foton e mësipërme është edhe mesazhi kërcënues që ka arritur në e-mailin e Presidentes Osmani. Ndërkohë autoritet po punojnë për të identifikuar personin që qendron pas adresës nga është dërguar mesazhi.

    Ky nuk është kërcënimi i parë me vdekje për Vjosa Osmanin. Kërcënime të tilla janë shpeshtuar kohëve të fundit.
     

  • Kosovë/ Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, autoritetet nisin hetimet

    Kosovë/ Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, autoritetet nisin hetimet

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili anonim. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
    Në mesazhin kërcënues, i cili është bërë publik, përdoren shprehje të ashpra dhe gjuhë e papërshtatshme, që synojnë frikësimin dhe denigrimin e kreut të shtetit. Kërcënimi përmban fjalë si:
    “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”.
    Deri në këtë moment, nuk janë dhënë detaje shtesë mbi identitetin apo motivimin e autorit të këtij kërcënimi. Autoritetet kompetente pritet të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit.

  • Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me jetë

    Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me jetë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani. Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti. “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

  • Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.
    Ngjarja është konfirmuar edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
    E-mail kërcënues në drejtim të Presidentes Vjosa Osmani është dërguar në datën 15 maj.

    Sipas e-mailit kërcënues, Vjosa Osmani duhet t’i japë të drejtën partisë së dytë në Kosovë që të bëjë qeverinë, pasi ka dështuar që Lëvizja Vetëvendosja të konstituojë Kuvendin e ri të Kosovës, i cili ka mbetur i bllokuar për shkak se nuk po arrihet shumica për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

  • Osmani nga Tirana: BE u hap derën atyre që takojnë Putin, punën tonë s’e vlerëson

    Osmani nga Tirana: BE u hap derën atyre që takojnë Putin, punën tonë s’e vlerëson

    Vjosa Osmani

    Vjosa Osmani: Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

  • Ku pritet kështu Vjosa Osmani?

    Ku pritet kështu Vjosa Osmani?

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë në Kuala Lampur, kryeqytet i Malajzizë, një shtet musliman i Azisë së Largët, që siç shkruan ajo, është ndër të parët që ka njohur Kosovën.

    “Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anëar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën tone”, shkruan presidentja Osmani.

    Siç mund të dallohet, pritja është e një stadi ceremonial shumë të lartë. Asaj i bëhen të gjitha llojet e nderimeve e jo thjesht korteziale apo thjesht protokollare. /tesheshi.com/   
     
     

  • Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë

    Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka patur një takim me presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Franceskut.

    Siç duket nga foto, ata kanë shtrënguar duart në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.

    Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeçare pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u ofruar një bekim besimtarëve në pikën kulmore të kalendarit të krishterë.

  • Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut, Presidentja Vjosa Osmani takohet me Trump

    Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut, Presidentja Vjosa Osmani takohet me Trump

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Romë.
    Në një video të shpërndarë nga Presidenca, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
    Pas tyre, dallohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

  • Vjosa Osmani shtrëngon duart me presidentin e SHBA Donald Trump para ceremonisë

    Vjosa Osmani shtrëngon duart me presidentin e SHBA Donald Trump para ceremonisë

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës.
    Nga Kosova, përveç Osmanit atje është edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti.

    Të dy ata arritën më herët në sheshin Shën Pjetri në Vatikan.
    Në këtë shesh arritën më shumë se 50 liderë shtetesh dhe mijëra besimtarë për nderimet e fundit të Papa Françeskut.
    Në Romë janë mbledhur liderë botërorë për funeralin e Papa Françeskut.