Tag: vjetra

  • Spahiu: Çudi, por të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja

    Spahiu: Çudi, por të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja

    Juristi Kreshnik Spahiu flet për votën e emigrantëve. Ai thotë se PS ka epërsi ndaj partive të tjera. Për të të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja.
    ”4 parti kanë epërsi për votën e diasporës, ato që kanë më aktive PD, PS ‘Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia’, pasi kanë punuar më shumë në diasporë. Në diasporë do të ketë probleme, sepse fleta e votimit i shkon një familje në një adresë dhe ata të gjithë do e plotësojnë bashkë.

    Unë kam parë në Milano në Breshia në disa qytete të tjera që janë një grup emigrantësh që marrin pjesë në çdo miting në partitë e reja ose të vjetra dhe kjo e bënë të paparashikueshme rezultatin. Edhe shqiptarët janë bërë pak mjeshtra duke luajtur me 3 ose 4 porta. Por socialistët do kenë epërsi tek vota e emigrantëve sepse kanë punuar më shumë”.

  • ‘Partitë e vjetra, pa demokraci të brendshme’, Kikia: Forcat e reja, pa një profil të qartë

    ‘Partitë e vjetra, pa demokraci të brendshme’, Kikia: Forcat e reja, pa një profil të qartë

    Analisti Mentor Kikia ka kritikuar partitë tradicionale në Shqipëri, duke argumentuar se ato nuk bëjnë përpjekje për të krijuar institucione të mirëfillta votimi dhe vuajnë nga mungesa e demokracisë së brendshme. Sipas tij, strukturat partiake janë kthyer në “klube miqsh” apo “biznese private”, ku kryetarët veprojnë si drejtues ekzekutivë.
    “Partitë e vjetra nuk janë të kalcifikuara vetëm për shkak të moshës së drejtuesve, por edhe për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme. Strukturat e tyre janë të mbyllura dhe nuk promovojnë përfshirjen përmes votës. Edhe kur përpiqen të ndërtojnë institucione votimi, këto mbeten të padobishme,” tha Kikia.
    Nga ana tjetër, ai komentoi edhe partitë e reja, duke theksuar se disa prej tyre nuk kanë një profil të qartë. Sipas tij, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka një pozicionim të qartë majtas, ndërsa Agron Shehaj përfaqëson shtresën e biznesit si një alternativë e djathtë. Megjithatë, ai vlerësoi se iniciativa si “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma” mbeten të paqarta dhe të vendosura në një hapësirë të mesme politike.
    Kikia gjithashtu ngriti shqetësimin se shumë parti të reja rrezikojnë të kthehen në “vegla” të partive të vjetra. Ai tha se shpeshherë kryetarët e këtyre partive përfitojnë nga pozita e tyre dhe më pas largohen nga skena politike, duke bërë që këto parti të mos arrijnë të krijojnë një strukturë kolegjiale të qëndrueshme.

  • Një karrierë nëpër “luftëra”/ Majko: Rama, një nga familjet e vjetra politike. Kryesocialisti, i nevojshëm për PS

    Një karrierë nëpër “luftëra”/ Majko: Rama, një nga familjet e vjetra politike. Kryesocialisti, i nevojshëm për PS

    Për deputetin socialist Pandeli Majko, Rama është i nevojshëm për socialistët. I ftuar në programin ‘Real Story’ Majko u shpreh se Rama vjen nga një prej familjeve më të vjetra politike dhe se gabimet e kundërshtarëve kanë qenë pikërisht nënvlerësimi që i kanë bërë liderit socialist.
    “Realitetin Rama e kam pranuar qëkur u bë kryetar i PS. Ishte një bashkëjetesë e natyrshme në një parti mes asaj që ishte dhe asaj që po vinte. Pas disa vitesh duhet të pranoja që isha pjesë e asaj që ishte. Mendoj që përshtatje e listave të PS në thelb tregoi që një nga gabimet e kundërshtarëve të Ramës ishte që e nënvlerësuan. Personi që thoshte nëpër takime që nuk është politikan, përfaqëson një nga familjet më të vjetra politike.
    Dhe brenda PS e nënvlerësuan, madje thanë që do e mbyllte karrierën e tij me humbjen e 2007. Nga lufta vijmë, nga lufta shkojmë dhe tjetër fat nuk kërkojmë. Politika nuk kërkon cilësitë, por nevojat. Mendoj që Rama hynë te njerëzit e nevojshëm për PS. Votat do të tregojnë a jam i nevojshëm. “