Tag: vjetra

  • Fëmijë e të rritur mësojnë së bashku mbi xhubletën

    Fëmijë e të rritur mësojnë së bashku mbi xhubletën

    Në Durrës u zhvillua aktiviteti krijues i cili mblodhi fëmijë dhe të rritur në një proces ndërveprues, ku përmes artit dhe dorës së tyre, ata u njohën me simbolet tradicionale të xhubletës dhe disa nga elementet karakteristike të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit.

    “Trashëgimia kulturore nuk është vetëm për t’u ruajtur, por për t’u ndjerë, eksploruar dhe rikrijuar”, shkruhet në faqen online të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, e cila e mbështeti këtë projekt.

    Në fokus ishte xhubleta, një veshje simbolike me histori mijëravjeçare, e cila u interpretua nga fëmijët përmes qepjes me rruaza dhe motive dekorative. Në një tjetër kënd, pjesëmarrësit punuan mbi modele të dyerve të vjetra të qytetit, të cilat i zbukuruan me qëndisje dhe ngjyra, duke sjellë histori të reja mbi simbole të vjetra.

    MEKI tha se, kjo punëtori ndërvepruese lehtësoi njohjen dhe kuptimin e trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive dhe krijuese./atsh/KultPlus.com

  • Universiteti i Oksfordit ka publikuar një hartë që tregon universitetet më të vjetra në botë

    Universiteti i Oksfordit ka publikuar një hartë që tregon universitetet më të vjetra në botë

    Universiteti i Oksfordit ka publikuar një hartë që tregon universitetet më të vjetra në botë:

    1. Universiteti Ez-Zitouna në Tunizi (737)

    2. Universiteti Al-Qarawiyyin në Marok (859)

    3. Universiteti Al-Azhar në Egjipt (972)

    4. Universiteti i Bolonjës në Itali (1088)

    5. Universiteti i Oksfordit në Angli (1096)

    Shënim: Tre universitetet e para dhe më të vjetra në histori ishin në botën arabe/myslimane.

  • Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike

    Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike

    Arkeologët në Turqi kanë gjetur disa nga shembujt më të hershëm të skulpturave në vendet parahistorike që mund të lidhen me Biblën, njoftoi Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, e cila mbikëqyri gërmimet, në fund të muajit të kaluar.

    Në zonën Karahan Tepe në Turqinë juglindore, ekspertët gjetën një figurë njerëzore me përmasa mbi shtatë metra të gjatë. E quajtur “një nga skulpturat më realiste të periudhës” nga Ministria, skulptura përshkruan një burrë me shprehje realiste të fytyrës, së bashku me brinjë të gdhendur, një shtyllë kurrizore dhe kocka shpatullash. Kjo mund të jetë statuja më e vjetër njerëzore e llojit të saj e zbuluar deri më tani, pasi vendi daton rreth 9 mijë 400 vjet para erës sonë. Për më tepër, një statujë tjetër u identifikua në afërsi.

    I ndodhur në rajonin e Mesopotamisë së Epërme dhe shtëpia e komuniteteve të lashta bujqësore, Karahan Tepe është rreth 50 kilometra në lindje të Şanlıurfa, që besohet të jetë qyteti antik Ur. Qyteti mendohet të jetë vendlindja e Abrahamit, babait të tre feve “abrahamike” dhe konsiderohet një vend i shenjtë midis hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve.

    Në vendin e afërt të Göbekli Tepe, u zbulua një statujë gëlqerore me përmasa reale të një derri të egër. E veshur me mbetje pigmenti të kuq, të bardhë dhe të zi, është “skulptura e parë e pikturuar e gjetur nga ajo periudhë”. Statuja u gjet gjithashtu me dekorime simbolike në formë H, një gjysmëhënë, dy gjarpërinj dhe tri maska për fytyrën e njeriut.

    Lexo më shumë Kur Fishta detyroi shkrimtarin serb të dalë jashtë Konferencës Ndërkombëtare të Letërsiesë në RomëGjatë një studimi të përbashkët nga universitetet në Stamboll dhe Chicago në vitin 1963, Göbekli Tepe u zbulua megjithatë, gërmimet vazhduan deri në vitin 1995. Göbekli Tepe besohet të jetë i lidhur me një tregim biblik të Noas. Është një nga qendrat më të vjetra dhe më të mëdha të adhurimit, që daton në 9 mijë e 600 vjet para erës sonë. (Art News)

  • Pse njerëzit nuk buzëqeshnin në fotot e vjetra?

    Pse njerëzit nuk buzëqeshnin në fotot e vjetra?

    Të gjithë pak a shumë i kemi lidhur fotot me buzëqeshjen. Ndoshta kjo është për shkak se ne mendojmë se dukemi më mirë kur kamera kap një anë më të këndshme prej nesh. Në veçanti, ne besojmë se një foto e buzëqeshur pasqyron mirëqenien tonë, një mendim mjaft i zakonshëm tani që mediat sociale janë të moderuara. Por nëse kapim fotot e vjetra të shekullit të 19-të apo të 20-të, e kuptojmë menjëherë se atëherë nuk ishte kështu. Por për çfarë shkaktohet kjo? Pse njerëzit, të paktën shumicën e kohës, nuk buzëqeshin në fotot e vjetra?

    Pse nuk buzëqeshin në fotot e vjetra?

    Ka disa teori që mund të japin një shpjegim të mundshëm për këtë. Sado e çuditshme të duket, në fotografitë e vjetra subjektet, pavarësisht moshës, klasës shoqërore, gjinisë, rrethanës apo gjendjes psikologjike, nuk buzëqeshnin kurrë. Ata duket se kanë fytyra të ngrysyra gjatë gjithë kohës, ndërsa herët e tjera duket se nuk kanë fare emocion. Vështrimi i tyre ishte i ngulur në hapësirë.

    Por çfarë ndodhte në të vërtetë? Sipas priftit francez, John Baptist Delasalle, dhëmbët e pambuluar ishin një shenjë e pahijshme. E njëjta gjë besohej në epokën viktoriane. Por, një ndryshim i vogël në këtë teori, i jep një tjetër dimension arsyes pse njerëzit fshehin dhëmbët. Kjo për shkak se dhëmbët e tyre ishin të keq dhe për këtë arsye shmangnin shfaqjen e tyre.

    Një tjetër teori është se njerëzit që pozonin për foton ishin të rraskapitur me të drejtë. Koha që duhej të qëndronin në këmbë ose të qëndronin në vend ishte objektivisht e mjaftueshme për t’i bërë ata të humbnin durimin. Kjo sigurisht me kamerat e reja që u shfaqën në vitet 1900, është diçka që ndryshoi. Shkrepja “perfekte” nuk kërkonte më shumë kohë. Sado e çuditshme që mund të na duket që njerëzit nuk buzëqeshin në fotot e vjetra në krahasim me sot, padyshim që ka një shpjegim logjik pas kësaj. Megjithatë, këto foto gjithmonë do të kenë pak… mister.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JA SI ISHTE JETA DIKUR: FOTOGRAFI TË VJETRA TË REALIZUARA NË SHQIPËRI

  • “Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

    “Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

    Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut.
    “Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të dëmtohen më shumë janë ndërtimet e vjetra, ndërtime që kanë vite në treg do të penalizohen ose mund të mbeten edhe të pashitura” shprehet agjenti imobiliar Ervin Demirxhiu pas publikimit të çmimeve të reja të referencës.
    Çmimet e referencës për apartamentet po përgatisin qytetarët për një valë të re rritjeje në vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër, ato sjellin një penalitet të drejtpërdrejtë për pallatet e vjetra. Tirana, zona e plazhit në Durrës dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat ku pritet të ndihen më së shumti efektet e reja të çmimeve.
    “Normalisht do të ndikojnë negativisht sepse do të jetë një barrë për qytetarin, dhe kjo do të vihet re më shumë tek pronat që janë nën nivelin e çmimeve të referencës,”- u shpreh ai.
    Rritjen më të madhe të çmimeve të referencës e kanë marrë sigurisht zonat ku po ndërtohet Porti i ri i Durrësit nga miliarderi Mohamed Alabbar me çmime që arrijnë deri në 2000 euro/m², si dhe Ishulli i Sazanit, ku pritet të ndërtohen resortet luksoze nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
    “Për bregdetin ishte e pritshme që do të kishim një rritje të madhe sepse ka vite që në bregdet nuk janë rishikuar çmimet e referencës dhe çmimet e tregut janë shumë të larta,”- deklaroi Demirxhiu.
    Edhe zonat e tjera bregdetare si Shkëmbi i Kavajës, Golemi, Lezha dhe Saranda, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të çmimeve të referencës, duke zhvendosur vëmendjen e investitorëve drejt bregdetit.

  • Këshilltarja e Mirditës ikën nga ‘Thurje’ dhe sulmon Lapajn: Besa dhe fjala janë institucione më të vjetra se…

    Këshilltarja e Mirditës ikën nga ‘Thurje’ dhe sulmon Lapajn: Besa dhe fjala janë institucione më të vjetra se…

    Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurrje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me mandatin e vetëm që fitoi koalicioni “Shqipëria Bëhet”.
    Ajo thumbon Adriatik Lapajt, teksa thotë se për të besa dhe fjala janë institucionet më të vjetra, duke iu referuar faktit se ai kërkoi të merrte mandatin edhe pse më parë kishte deklaruar se nëse merrnin një të vetëm s’do hynte në parlament.
    “Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur. Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.”, shkruan ajo.
    Më tej, ajo shton se për një mandat nuk u dëmtuan vetëm dy partitë e koalicionit, por u minua gjithashtu edhe rruga e forcave të reja politike.
    “Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.”
    Në fund, teksa njofton largimin, thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këshillit bashkiak si e pavarur.
    Reagimi i plotë:
    “Burri lidhet për fjale jo për konopi”
    Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që ndodhën në lidhje me mandatin e vetëm të ” Nisma Shqipëria Bëhet” shpreh indinjatën time dhe mosdakortësinë absolute se si rrodhën ngjarjet.
    Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur.
    Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.
    Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.
    Për një mandat të vetëm nuk janë dëmtuam vetëm dy parti, një kualicion, por është dëmtuar dhe minuar rruga e të gjitha forcave të reja politike edhe atyre që ndoshta do dilnin nesër.
    Besoja dhe kemi sakrifikuar fort që c’do mandat, që ky mandat, të zbriste te lista e hapur. Por kjo nuk ndodhi, dhe nuk ndodhi në menyrën më të keqe të mundshme.
    Prandaj që sot unë nuk jam më e angazhuar politikisht me “Nismën Thurje” ama do vijoj të jem një elektron i lirë në të voglën time.
    Patjetër që edhe në Këshill Bashkiak, do të kaloj zyrtarisht e pavarur, fundja e pavarur kam qënë gjithmonë.
    As nuk dua t’ja di për patitë e individëve, mua më intereson Mirdita ime, Shqipëria ime.

  • ‘Jetoj me 115 mijë lekë të vjetra në muaj’/ Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Qytetarit i nevojitet PET-Scan, por s’ka në shtet

    ‘Jetoj me 115 mijë lekë të vjetra në muaj’/ Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Qytetarit i nevojitet PET-Scan, por s’ka në shtet

    Një denoncim i rëndë është bërë publik së fundmi nga gazetari Osman Stafa përmes një bisede të zhvilluar në rrjetet sociale, ku një qytetar i sëmurë rëndë i kërkon ndihmë për të realizuar një ekzaminim jetik, PET-Scan, i cili nuk ofrohet nga sistemi shëndetësor publik në Shqipëri.

    Qytetari në fjalë shprehet se jeton vetëm me një pagesë invaliditeti prej 115 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe është në pamundësi të përballojë kostot e larta të ekzaminimeve mjekësore në privat.

    Sipas tij, çmimet për një PET-Scan variojnë nga 1300 euro në spitalin Hygeia në Tiranë, në 1100 euro në Turqi, ndërsa një opsion më i lirë kushton 700 euro, pa përfshirë udhëtimin dhe akomodimin.

    “Deri tani i kam bërë me lekë, po s’kam më mundësi se jam zhytur në borxhe”, – shprehet ai me dëshpërim.

    Ekzaminimi i PET-Scan është kërkuar nga mjeku pneumolog në Sanatorium, pas një skaneri me kontrast që pacienti kishte kryer pak ditë më parë. Mjekët kanë kërkuar edhe kryerjen e PTC (probabilisht një procedurë tjetër diagnostike e specializuar).

    Gazetari Osman Stafa konfirmon gjithashtu në bisedë se PET-Scan nuk ofrohet në spitalet publike, duke theksuar boshllëkun që ekziston në shërbimet e avancuara diagnostike për qytetarët në nevojë.

    Ky rast ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit kanë ngritur shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale dhe sociale për njerëzit me probleme serioze shëndetësore.

  • Skema fiktive e tenderave që po “rrjep” QSUT-në: Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho “bëjnë golin” 2 milionë Euro

    Skema fiktive e tenderave që po “rrjep” QSUT-në: Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho “bëjnë golin” 2 milionë Euro

    Në një tjetër episod të turpshëm të keqpërdorimit të fondeve publike, tre tendera të zhvilluar nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë fituar në mënyrë të dyshimtë nga e njëjta kompani – “O.E.S DISTRIMED” sh.p.k, në pronësi të Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos.
    Bëhet fjalë për një total prej rreth 2 milionë euro (afërsisht 1.9 miliardë lekë të vjetra me TVSH) të dhëna nëpërmjet tre procedurave që ndjekin të njëjtën skemë: garë fiktive, kompani të tjera që nuk japin asnjë ofertë, dhe një fitues i vetëm që merr thuajse të gjithë fondin limit.
    Tenderi i parë, me objekt “Materiale Sintetike për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, kishte një fond limit prej 89,960,350 lekë të reja pa TVSH, ndërsa vlera fituese është 89,500,000 lekë të reja pa TVSH, që përbën 99.5% të fondit limit. Duke përfshirë edhe TVSH-në, kjo shumë arrin rreth 1 miliard lekë të vjetra.

    Tenderi i dytë, për “Sutura Specifike Vaskulare”, kishte një fond limit prej 42,924,600 lekë të reja pa TVSH, dhe është fituar me 42,525,600 lekë të reja, ose 99.07% e fondit. Me TVSH, vlera kap 510 milionë lekë të vjetra.

    Tenderi i tretë, për “Materiale për Trajtim Endovaskular”, kishte një fond limit prej 32,355,943 lekë të reja, dhe është fituar me 31,950,100 lekë të reja, që përbën 98.75% të fondit limit. Me TVSH, afro 380 milionë lekë të vjetra.

    Skema e ndjekur është e njëjtë në të treja procedurat: disa kompani futen në garë vetëm për numër, por nuk japin asnjë ofertë ekonomike. Fituesi është gjithmonë i njëjtë – “O.E.S DISTRIMED” – që shpallet fitues me çmime afër tavanit maksimal të lejuar.

    Kjo praktikë përbën një formë të pastër të garës fiktive, ku përfituesi dihet paraprakisht dhe procedura përdoret vetëm për të ligjëruar ndarjen e fondeve publike. E gjitha ndodh në emër të shëndetësisë publike, ndërsa spitaleve shpeshherë u mungojnë edhe gjërat bazë.
    Në total, nga këto tre tendera, kompania e Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos ka përfituar mbi 205 milionë lekë të reja me TVSH, që përkthehet në gati 2 milionë euro të marra pa konkurrencë reale.

    /.JOQ/

  • Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit

    Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit

    Mjeshtëria e punimeve me dorë vijon të jetë një ndër vlerat më të spikatura të trashëgimisë kulturore në qytetin e Korçës.

    Artizanet jo vetëm që ruajnë teknikat e vjetra, por i japin atyre jetë përmes punimeve të reja duke i sjellë të përshtatura në tematikë, kohë dhe funksion.
    Një prej tyre është edhe Natasha Çapa, e cila prej vitesh i është përkushtuar punimeve tradicionale me grep, shtiza dhe gjilpërë. Për të promovuar këtë mjeshtëri, ajo ka çelur ekspozitën “Artizania”, ku ka sjellë një koleksion të pasur punimesh që përfshijnë elementë dekorativë dhe utilitarë, të realizuar me përkushtim dhe finesë.
    Ekspozita e cila jo rastësisht është quajtur Artizania, është një thirrje për ruajtjen e traditës, por edhe një frymëzim për brezat e rinj që duan të lidhen me artin dhe kulturën popullore.
     

    Top Channel

  • Projektligji/Balla: Do rinovohen banesat e vjetra. Panele diellore në çati e tarraca

    Projektligji/Balla: Do rinovohen banesat e vjetra. Panele diellore në çati e tarraca

    Taulant Balla, ministri i Shtetit për Parlamentin ka prezantuar në parlament  “Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave”.
    Sipas tij në fokus të kësaj nisme ligjore, do të jetë rinovimi i ndërtesave të vjetra për familje apo biznese, që do pasohet me kursim të energjisë elektrike.
    “Ky projektligj përafron edhe direktivën për performancën energjitike në ndërtesa, jemi vendi i parë në rajon që po e bëjmë këtë gjë dhe po ashtu mund të jemi në grupin e parë të vendeve anëtare të BE, që po aplikojnë këtë vendim. Një sipërmarrje ambicioze sepse vendos ca kushte të reja për ndërtimin në Shqipëri.
    Duke vënë në qendër të vëmendjes, efiçensën, komfortin dhe cilësinë më të mirë të jetës së qytetarëve. Kemi edhe planin kombëtar për rinovimin e ndërtesave, që mezi pritet nga qytetarët që jetojnë në banesa të vjetra. Synojmë transformimin, për t’i kthyer në 20 vitet e ardhshme në ndërtesa me konsum minimal energjie.”
    Po ashtu në Parlament, ministri Balla u shpreh se do integrohet energjia diellore në ndërtesat e reja dhe se do investohet ndjeshëm në panelet.
    “Në qendër të kësaj nisme, janë kryesisht familjet në vështirësi ekonomike në Shqipëri, që nuk kanë pasur mundësi të rinovojnë apartamentet e vjetra dhe me skemat e reja të mbështetjes teknike, në të sigurojmë që asnjë qytetar shqiptar të mos mbetet pas në nevojën për një transformim të madh. Përmes këtij projektligji, do integrojmë energjinë diellore në ndërtesat e reja. Në vend, në tarracat e pallateve është mundësia për të investuar në panele, këto panele të përdoren edhe për këtë qëllim.
    Çatitë edhe tarracat të shfrytëzohen pikërisht për këtë, duke ofruar kursime të ndjeshme për familjet dhe bizneset. Do ketë edhe pika të karikimit inteligjent, të automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, në përputhje me politikat e tjera që kjo qeveri ka sa i përket transportit.”
    Së fundmi, tha se Shqipëria ka një bilanc të suksesshëm në 12 vite, në sektorin e energjisë.
    “Nga viti 2013, humbjet në rrjetin e shpërndarjes ishin diku te 50%, gjysma e energjisë elektrike shkonte dëm ose vidhej, sot është tre herë më pak. Burimet sot nuk janë vetëm hidrike, 10% vjen nga fotovoltaikët, synimi ynë është që brenda mandatit të ri të shkojmë në 30%. Ky mandat do i japë Shqipërisë një pavarësi të plotë për nevojat energjetike. Kemi dyfishuar kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike. Një familje kursen mesatarisht 100 euro në vit vetëm nga ndërhyrja që bëmë në shkurt.”