Tag: vjetra

  • Falen 1 miliardë euro borxhe/ Malaj: Shuhen për bizneset detyrimet më të vjetra se 10 vjet

    Falen 1 miliardë euro borxhe/ Malaj: Shuhen për bizneset detyrimet më të vjetra se 10 vjet

    Falja e borxheve dhe paqja fiskale kanë nisur diskutimet në kuvend. 
    Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar nismën që parashikon faljen e borxheve që janë 10 vite të vjetra  ndërsa theksoi se nuk do të përfitojnë evazorët apo ato që kanë një vendim gjykate. Parashikohet të përfitojnë mbi 200 mijë tatimpagues me një efekt  financiar  prej 100 mld lekësh. 
    Një masë e rëndësishme parashikohet edhe për uljen e përdorimit të parave cash.  i financave tha se nuk do të lejohet që pagesat mes bizneseve me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë me para në dorë. 
    Nga janari I vitit 2026 parashikohet që të nisë zbatimi i rivlerësimit të pasurive. Të gjithë ata qytetarë që do të shesin një banesë do ti paguajnë shtetin 5% tatim nga 15 % që është aktualisht 
    Po ashtu një ndryshim tjetër  fiskal është edhe futja e Tvsh-së 10 % për fermerët . 
     

  • Hiqen nga qarkullimi 7 mijë makina të vjetra në gjithë vendin, ja mosha mesatare e tyre

    Hiqen nga qarkullimi 7 mijë makina të vjetra në gjithë vendin, ja mosha mesatare e tyre

    Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur, se gjatë periudhës janar- tetor të vitit 2025, janë larguar përfundimisht nga qarkullimi në të gjithë vendin 7.071 mjete.
    Këto mjete janë çregjistruar përfundimisht, pasi nuk plotësonin standardet e sigurisë në qarkullim; nuk përmbushnin kushtet teknike të detyrueshme dhe paraqisnin shkallë të lartë amortizimi dhe konsumimi.
    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, mosha mesatare e flotës së çregjistruar është rreth 22 vjeç. Ky proces, është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit rrugor në vend, pasi ndikon në sigurinë në rrugë, si dhe ka ndikim pozitiv në mjedis, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen që shkaktohet nga automjetet e vjetra.
    Ndërkohë, në të njëjtën periudhë është regjistruar një rritje prej 24% të numrit të testimeve teknike krahasuar me vitin 2023. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gjithsej 268.999 testime teknike për mjetet në qarkullim.
    Nga totali i mjeteve të testuara, automjetet personale përbëjnë shumicën me 86.2% , të ndjekura nga kamionët me 6.2 %, motomjetet me 4.9%, autobusët me 1.8%, ndërsa rimorkiot dhe mjetet e punës zënë përkatësisht 0.5 dhe 0.4 % të testimeve.
    Kjo rritje tregon një ndërgjegjësim më të lartë të drejtuesve të mjeteve, si dhe një përmirësim në kontrollin teknik dhe monitorimin e automjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.

  • Skandali ne Luvër: Passworde të thjeshta dhe sisteme të vjetra në zemër të muzeut më të famshëm

    Skandali ne Luvër: Passworde të thjeshta dhe sisteme të vjetra në zemër të muzeut më të famshëm

    Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 15:37
    Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit në Muzeun e Luvrit,  hetimet kanë zbuluar dobësi alarmante në sistemet e sigurisë,  duke përfshirë fjalëkalime të thjeshta dhe përdorimin e teknologjive të vjetruara.
    Fillimisht, Ministrja e Kulturës së Francës,  Rachida Dati,  deklaroi se sistemet nuk kishin treguar mosfunksionim menjëherë pas ngjarjes. Por 10 ditë më vonë,  ajo ndryshoi tonin,  duke pranuar para Senatit se:

    “Kishte vërtet boshllëqe në siguri. Do të hedhim dritë mbi dobësitë, lëshimet dhe përgjegjësitë.”

    Tre ditë më pas,  Dati njoftoi masa urgjente për të mbuluar mangësitë,  pas zbulimeve të hetimit që treguan probleme serioze në sigurinë dixhitale të muzeut.

    Sipas dokumenteve të publikuara nga CheckNews,  që nga viti 2014,  ekspertët e ANSSI (Shërbimi Kombëtar për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit) kishin paralajmëruar për fjalëkalime të dobëta në serverat kryesorë të muzeut: “Louvre” për serverin e mbikëqyrjes me video dhe “Thales” për softuerin e kompanisë Thalès.
    Raporti i vitit 2017 konfirmoi përdorimin e sistemeve operative të vjetra si Windows 2000 dhe XP,  me probleme të rregullta në pajisje.
    Në vitin 2025, një dokument zbuloi se softueri “Sathi”,  përgjegjës për mbikëqyrjen me video,  funksiononte në Windows Server 2003,  një version që nuk mbështetet më nga Microsoft.
    Luvri nuk ka komentuar publikisht mbi veprimet e ndërmarra,  ndërsa studiuesit paralajmërojnë se mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse ka ndikuar në përkeqësimin e sigurisë.

  • “Të heqin dorë nga skemat e vjetra”/ Përjashtimi me 15 ditë i deputetit, reagon analisti: Sjellja e opozitës anormale

    “Të heqin dorë nga skemat e vjetra”/ Përjashtimi me 15 ditë i deputetit, reagon analisti: Sjellja e opozitës anormale

    Tensionet në jetën parlamentare shqiptare vijojnë, teksa Sekretariati i Etikës vendosi këtë të hënë përjashtimin për 15 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opozitës, Gazment Bardhi.
    Lidhur me situatën e krijuar, analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, tha se sjellja e deputetëve në Kuvend është një pasqyrim i gjendjes në shoqëri, duke kritikuar ashpër opozitën për mungesë vizioni dhe veprime të papërgjegjshme.
    Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një arenë frike dhe tensioni, ndërsa opozita ka humbur kontaktin me qytetarin dhe është thellësisht e kompromentuar.
    “Ajo që reflektohet në sallën e Kuvendit, reflektohet edhe në shoqërinë shqiptare. Kur shikon deputetë të opozitës që duhet të ishin e kundërta e atyre që janë në mazhorancës, për të fituar besimin e qytetarëve. Sjella e saj është anoramle. Parlamenti është kthyer në një arenë ankthi dhe frike. Fokusi i opozitës duhet të jenë qytetarët dhe komunikimi me ata. Aleati më i rëndësishëm i saj duhet të jetë qytetari.
    Opozita duhet të heqë dorë nga skemat e vjetra. Nuk mund të flasë kundër korrupsionit një njeri i korruptuar, që nga i pari, Berisha e deri te i fundit. Ditën flasin për korrupsionin dhe drejtësinë, kurse natën bëjnë plane e marrëveshje për kulla dhe resorte. Opozita është e kompromentuar. Berisha këtë vit ka realizuar mentalitetin e asgjësë. ‘Opozitarët e rinj’, po sillen më keq se të vjetrit”, tha analisti Bejko.

  • “Kur e kaluara takon të ardhmen”, projekti i Shtegut të 12 dyerve të vjetra të Durrësit promovon trashëgiminë

    “Kur e kaluara takon të ardhmen”, projekti i Shtegut të 12 dyerve të vjetra të Durrësit promovon trashëgiminë

    Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit, një projekt i zhvilluar në kuadër të inicativës “Kur e kaluara takohet me të ardhmen” është pasuruar me element të rinj.
    Zbatimi i këtij projekti ka sjellë edhe përfitimet e para në kuadër të evidentimit të trashëgimisë kultuore ende të panjohur në Durrës dhe rritjes së numrit të turistëve.
    Inesa Sulaj thotë se qëllimi i këtij projekti ishte të sillnim atë pjesë të trashëgimisë kulturore që ishte lënë në harresë.

    Në turin e zhvilluar përgjatë Shtegut të 12 dyerve, turistët e pranishëm u shprehën se kjo pjesë e historisë së Durrësit është mjaft interesante dhe e vlefshme për ta, për të njohur më mirë historinë e qytetit.
    “Po shohim këtë shteg dhe kjo është dera e dytë që kemi ndaluar ta vëzhgojmë. Jemi informuar për familjet e rëndësishme të Durrësit dhe arkitekturën e dyerve të këtyre familjeve me emër. Duke ndjekur këtë tur mendoj se do ta kuptojmë më mirë historinë e Durrësit”, tha një turiste angleze.
    “Po shohim shtigjet e familjeve të vjetra të Durrësit, pamë kishën katolike Shën Lucia dhe tashmë jemi te kjo familje. I gjithë qyteti në fakt është shumë I bukur”, u shpreh turistja gjermane.
    Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të Durrësit është një shembull  i përpjekjeve për të ruajtur dhe përhapur trashëgiminë kulturore të një qyteti të lashtë, duke e lidhur këtë trashëgimi me të ardhmen dhe duke krijuar një tjetër vlerë të veçantë për këtë qytet.

  • Operacioni për pastrimin e makinave të vjetra vazhdon… (video)

    Operacioni për pastrimin e makinave të vjetra vazhdon… (video)

    “Kurbin – Vijojmë lirojmë hapësirat publike dhe operojmë edhe gangrenat mjedisore.
    Pa u ndalur asnjë ditë do t’u kthejmë qytetarëve mjediset e tyre dhe do të vazhdojmë përpara me Rilindjen Urbane 2.0”- shkruan ministrja e brendshme, Albana Koçiu.

  • Formacioni i Inzaghit dhe zakonet e vjetra. Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni” tek Interi

    Formacioni i Inzaghit dhe zakonet e vjetra. Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni” tek Interi

    25 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Cristian Chivu ka lënë pas imazhin e “rebelit” dhe është zhytur në “ujërat e vjetra” të Interit, ku kanë kaluar fitoret e fundit që e kanë stabilizuar paksa fillimin e sezonit. Trajektoria është ende e paqëndrueshme, kërkon kohë dhe verifikime të reja. Trajneri rumun ka zbehur ëndrrat utopike për një ekip ndryshe, duke kuptuar se pa përforcime të reja nuk mund të fillojë asnjë revolucion. Më e mençura është të mbështetet te “mielli” i vjetër i Inzaghit.
    Chivu, me eksperiencën e tij nga Karpatet tek Italia dhe Amsterdami, di të ëndërrojë, por edhe të bëjë zgjedhje të sigurta. Jo më kot po fokusohet te lojtarët e sprovuar si Calhanoglu. Evolucioni i ekipit po ndodh ngadalë, me rregullime taktike të vogla, duke ruajtur 3-5-2-in e Inzaghit. Pa një mesfushor muskulor si Manu Koné, ose sulmues të shpejtë si Lookman, sistemi mbetet i njëjtë, megjithëse Chivu tenton presing më të lartë dhe futboll më vertikal.
    Ai vetë ka deklaruar se nuk dëshiron të ndryshojë shumë: “Ekipi ka bërë gjëra të mira, dua të korrigjoj vetëm disa gabime”. Fitoret kundër Ajax dhe Sassuolo tregojnë drejtimin e saktë, me disa risitë si Akanji dhe Sucic, por pjesa tjetër e ekipit mbetet e njëjtë me atë të Inzaghi. Tranzicioni nga Inzaghi është në fillim, rruga për tek ekipi i Chivu ende e gjatë.

  • Qeveria fal borxhet e vjetra tatimore, ja si funksionon skema e re

    Qeveria fal borxhet e vjetra tatimore, ja si funksionon skema e re

    Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.
    Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.
    Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.
    Të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, përmes digjitalizimit të shërbimeve, si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit.
    Gjithashtu, inteligjenca artificiale do të zbatohet në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset.

  • ‘Qeveri e re me figura të vjetra’, Ivi Kaso propozon kandidatët e PD për Bashkinë Tiranë

    ‘Qeveri e re me figura të vjetra’, Ivi Kaso propozon kandidatët e PD për Bashkinë Tiranë

    Kryeministri Edi Rama shpalli pak ditë më parë në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtual.
    Në një emision televiziv, deputeti i PD, Ivi Kaso, tha se nuk ka qeveri të re, por figura të vjetra të PS.
    ‘Zhgënjeu pjesën më të madhe të njerëzve qeveria e re, u pa që u konfirmuan pjesa më e madhe figura të konsumuara. Jemi në kushtet që e ka degraduar rolin dhe funksionin e ministrit pjesa më e madhe e qytetarëve nuk i njohin janë anonim. Nuk kemi qeveri të re, kemi 17 mini ‘Edi Rama’ që janë drejtoruc të atij që është vet ministër arsimi, rendi dhe financash’, tha ai.
    Kaso u shpreh se krijimi i ministres virtuale ‘Diella’ është krijuar nga kryeministri Rama për të marrë vëmendjen e opinionit publik.
    “Kryeministri ka qef të marrë vëmendjen e opinionit publik. Besoj që një pjesë e madhe e interpretuan që krijuan një identitet njerëzor. Rama skandalet në pjesën më të madhe kanë ardhur nga prokurimet publike dhe një pjesë e kanë parë si një sajesë për të shpëtuar nga përgjegjësia. Për mua është kundër kushtetutës, sepse Kushtetuta parashikon që duhet të jetë qenie njerëzore dhe më një moshë të caktuar. Presidenti nuk ka dekretuar ministren virtuale, pasi Kushtetuta dekreton nëse është identitet njerëzor dhe jo virtual”, u shpreh Kaso.
    Deputeti përmendi edhe disa emra që do të ishin të denjë për të kandiduar për drejtues të Bashkisë së Tiranës. Ai tha se duhet një figurë që të mbështetet nga e gjithë opozita.
    ‘Alimehmeti, Tabaku do ishin emra të shkëlqyer për bashkinë e Tiranës dhe potenciale të jashtëzakonshme të PD, sikurse janë edhe figura të tjera. Mund të jetë edhe dikush nga jashtë strukturave të PD. Mirë do të ishte një kandidatë që të mbështetej nga e gjithë opozita’, tha ai.

  • Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

    Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

    Fermerët në disa fshatra të Fierit dhe Roskovecit po përballen me humbje të konsiderueshme pas një sezoni të vështirë për kultivuesit e bostanit.

    Dhjetëra hektarë të mbjella me shalqinj dhe qindra tonë prodhim kanë mbetur pa u vjelë, për shkak të mungesës së tregut dhe çmimeve shumë të ulëta.
    Gëzim Buzi, 54 vjeç nga Kallmi i Fierit, ka kultivuar këtë vit tre hektarë me shalqi të varieteti “Xhoker”, por afro 1,000 kuintal prodhim kanë mbetur në arë. Ai thotë se dëmi ekonomik i kalon 20 milionë lekë të vjetra.
    “Nuk ka treg. Tregtarët vijnë e na marrin shalqirin me 50 lekë të vjetra për kilogram dhe e shesin me 250. Fitimi i tyre është i paimagjinueshëm, ndërsa ne mbetemi me humbje. Shteti duhet të kontrollojë tregun dhe abuzimet me çmimet,” shprehet Buzi.
    Në të njëjtën situatë është edhe Mehmet Malko, 74 vjeç nga Suk i Rroskovecit, i cili këtë vit ka mbjellë pesë dynym me shalqi, por ka fituar vetëm 1 milion lekë të vjetra, shumë më pak nga pritshmëritë.
    “Me këtë fitim nuk laj dot as plehrat dhe punimet. Sivjet është mbjellë shumë bostan dhe nuk ka kërkesë nga tregu i huaj. Fermerët po falimentojnë dhe shumë prej nesh do heqin dorë nga ky kultivim,” thotë Malko.
    Sipas fermerëve, rreth 80% e prodhuesve në zonë nuk kanë shitur asnjë frut këtë sezon. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit si rregullator i tregut, për të shmangur abuzimet me çmimet dhe për të orientuar kultivuesit në përputhje me kërkesat reale të tregut.
    “Çdo prodhues duhet të mbajë përgjegjësi për produktin dhe sasitë e pesticideve që përdor. Prodhimi duhet të shitet vetëm me NIPT dhe me kontrolle të rrepta nga institucionet,” shton Malko.
    Fermerët paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa, do të braktisin kultivimin e shalqirit, pasi humbjet po bëhen të papërballueshme dhe shumë prej tyre po detyrohen të marrin kredi për të shlyer borxhet.

    Top Channel